Këshilla: Si të qëndroni të sigurt online? Pjesa e parë

0
3361
Siguria juaj online

Bota virtuale e internetit nuk është thjesht aq, “virtuale”. Efektet e saj prekin pothuajse çdo aspekt të jetës së përditshme dhe me rritjen e ndërveprimit tonë me internetin njëherazi rritet edhe ekspozimi ynë ndaj rreziqeve që kjo botë mban.

Kur flasim për sigurinë online, nuk nënkuptojmë thjesht viruset që zaptojnë kompjuterin tuaj por marrim në konsideratë çështje si:

  • vjedhja e identiteti,
  • vjedhja e të dhënave financiare,
  • përdhosja e imazhit/personit tuaj, apo
  • kërcënimet direkt dhe indirekt ndaj punës dhe jetës tuaj.

Fatkeqësisht, disa prej këtyre rreziqeve mund t’i keni mësuar duke i pësuar më parë, por ju mund të mbroheni lehtësisht ndaj morisë së rreziqeve duke shfrytëzuar morinë e informacionit edukativ dhe këshillave se si të lundroni më të sigurt. Ndaj, faktori kryesor që përcakton sigurinë tuaj online jeni vetë ju dhe vendimet që ju merrni, duke filluar me vendimin që të mësoni si të mbroheni.

Këshilla 1 – Nëse nuk e kontrolloni ju internetin, atëherë gjasat janë që ju kontrollon ai. Ndaj, duhet të kuptoni dhe të vendosni se për çfarë duhet dhe nuk duhet të përdoret.

Këshilla 2 – Bëni kujdes me informacionin personal që publikoni pasi shpesh gjasat janë që nuk do jeni në gjendje ta rimerrni mbrapsht pasi efektivisht bëhet pronë publike!

Këshilla 3 – Nëse ju nuk jeni vigjilent (të kujdesshëm) online, atëherë personi kryesor që mund t’ju dëmtojë më shumë mund të jeni ju vetë.

Këshilla 4 – Mënyra më e mirë për të qëndruar të sigurt online është duke u edukuar mbi rreziqet dhe përdorimin e duhur të internetit.

Në pjesën e dytë, do t’ju ofrojmë disa sugjerime praktike dhe teknike se si mund të mbroheni më mirë online. Së shpejti…