Në pjesën e parë të këtij shkrimi ju sugjeruam katër parime bazë që duhet të orientojnë mënyrën se si ju lundroni online. Në pjesën e dytë do t’ju tregojmë disa gjëra më praktike dhe teknike se si të qëndroni të sigurt online. Nëse keni pyetje apo sugjerime, mos nguroni t’i shtoni te pjesa e komenteve.
Disa sugjerime praktike
Në këtë artikull (5 pjesë)
Mbrojtja e identitetit tuaj
Ashtu siç futeni ju online, ashtu futen edhe persona që mund të duan t’ju dëmtojnë.
Ndaj bëni kujdes pasi informacioni që publikoni mbi veten tuaj mund t’ju bëjë pre të sulmeve dhe abuzimeve nga persona të tjerë por edhe vete “miqtë” tuaj!
P.sh. çdokush mund të keqpërdorë:
- Fotot personale
- Adresën apo informacionet e tjera të kontaktit
- Datëlindjen juaj (për t’ju zbuluar fjalëkalimin, etj.)
- Rrjetin shoqëror (miqtë në Facebook apo rrjete të tjera kur marrin akses të llogarisë tuaj)
Këto informacione mund të përdoren për t’ju njohur apo gjetur informacione të tjera rreth jush. Shpesh herë, këto informacione mund të çojnë edhe në gjetjen e fjalëkalimit të llogarive tuaja në rrjetet sociale por edhe në vende të tjera.
Ndaj disa mënyra të përdorimit të sigurt të internetit kërkojnë që ju të:
- krijoni fjalëkalime të vështira,
- ndryshoni fjalëkalimin tuaj çdo disa muaj,
- tregoni shumë kujdes kur e përdorni internet në internet kafe (pasi aty ju kopjojnë të dhënat),
- mos ia tregoni askujt fjalëkalimin,
- aktivizoni opsionet e sigurisë së dyfishtë për email-in dhe rrjetet sociale,
- krijoni një adresë të dytë për faqet e dyshimta
Mbrojtja nga viruset
Një nga mënyrat kryesore se si mund të vidhen të dhënat tuaja personale është nëpërmjet viruseve që mund të instalohen në kompjuterin tuaj me ose pa dijeninë tuaj.
Kompjuterat në internet kafe janë vazhdimisht të mbushur me këto lloj virusesh
- Instaloni një program të mirë kundër viruseve (falas Microsoft Security, Avira, etj.)
- Skanoni kompjuterin të paktën një herë në muaj
Mbrojtja nga faqet e pasigurta
- Shumë faqe me informacion, por jo të gjitha të sigurta
- Përdorni ato që sugjerohen nga Google
- Përdorni një adresë tjetër Email-i ([email protected])
- Përditësoni lundruesin (brouserin) tuaj (sugjerohen Firefox & Chrome)
- Mos instaloni çdo toolbar apo extension që ju del përpara, sa më pak aq më mirë.
- Instaloni LastPass për menaxhimin e fjalëkalimeve në kompjuterin personal
- Mos e ruani fjalëkalimin tuaj brenda brouserit (lundruesit)
- Mos i fusni të dhënat tuaja nëse faqja nuk disponon certifikatën SSL që përëson sigurinë e faqes
Mbrojtja nga njerëzit që nuk i njihni dhe ofertat e dyshimta
- Mos u joshni nga ofertat për para të lehta me email.
(rasti i hakerave shqiptare që ishin lidhur me dikë për të marre informacionet e kartave te kreditit) - Mos i merrni parasysh ofertat e dyshimta për çmime në emrin tuaj (mesazhet nga Kenia, etj.)
- Mos i pranoni ftesat për t’u takuar me persona që nuk i njihni.
- Mos i pranoni ftesat nga njerëz që thonë se mund t’ju ofrojnë diçka, por që mund të kenë synime të tjera.
- Mos e jepni asnjëherë adresën tuaj të shtëpisë apo nr. e celularit njerëzve që nuk i njihni personalisht.
- Nëse keni dyshime për dikë me të cilin keni qenë duke biseduar, atëherë tregojini prindërve.
Sugjerime veçanërisht për Facebook-un
- Mbushni pyetjet e Sigurisë (Profili > Siguria)
- Aktivizoni lundrimin e sigurt “https” (Profili > Siguria > Shfletimi i sigurte)
- Shqyrtoni opsionet te “Privatësia” (Profili > Privatësia )
- Mos pranoni ftesa nga persona që nuk i njihni
- Mos pranoni ftesa thjesht për numër “miqsh”
- Mos pranoni ftesa kot!
- Bllokoni miqtë që abuzojnë me komente apo me fotot
- Raportoni profilet që mund të hapen në emrin tuaj
- Raportoni personat që mund të jenë duke abuzuar
Poshtëshënim:
Në shkurt 2013, pata mundësinë të merrja pjesë në një emisionin televiziv për të diskutuar me një grup të rinjsh, si dhe prindërish, mbi mënyrat se si mund të qëndroni më të sigurt online. Ndonëse audienca për prezantimin tim ishin kryesisht të rinjtë, parimet dhe këshillat që ndava janë të vlefshme për të gjitha grupmoshat që janë mbi të gjitha përdorues të internetit.
Personalisht jam përdorues i internetit që në vitin 1998 dhe duhet të pranoj se koha e shpenzuar, leximet e vazhdueshme dhe sigurisht eksperienca e fituar më kanë bërë që të jem shumë më i kujdesshëm, ndonëse mbetem një përdorues mjaft aktiv.
Pyetje të shpeshta
Si të jemi të sigurt në internet?
Krijoni fjalëkalime të vështira dhe mos ia tregoni askujt. Aktivizoni sigurinë e dyfishtë për email-in dhe rrjetet sociale dhe krijoni një adresë të dytë për faqet e dyshimta. Kini kujdes edhe me informacionin që publikoni për veten, sepse mund të keqpërdoret.
Si të mbrohemi nga viruset në kompjuter?
Instaloni një program të mirë kundër viruseve dhe skanoni kompjuterin të paktën një herë në muaj. Viruset janë një nga mënyrat kryesore se si vidhen të dhënat personale, dhe ato mund të instalohen në kompjuterin tuaj me ose pa dijeninë tuaj.
Si të njoh dhe të shmang faqet e pasigurta?
Përdorni faqet që sugjerohen nga Google dhe mos i futni të dhënat tuaja nëse faqja nuk ka certifikatë SSL, që tregon sigurinë e saj. Mbani të përditësuar shfletuesin dhe mos instaloni çdo toolbar apo extension që ju del përpara: sa më pak, aq më mirë.
A është e sigurt të përdor internetin në një internet kafe?
Duhet shumë kujdes, pasi në internet kafe të dhënat tuaja mund të kopjohen, dhe kompjuterat atje janë vazhdimisht plot me viruse.
Si të mbrohem nga ofertat e dyshimta dhe njerëzit që nuk i njoh?
Mos u joshni nga ofertat për para të lehta me email dhe mos i merrni parasysh çmimet e dyshimta në emrin tuaj. Mos pranoni ftesa për t’u takuar me persona që nuk i njihni dhe mos u jepni adresën e shtëpisë apo numrin e celularit. Nëse keni dyshime për dikë, tregojini prindërve.