Mashtrimi i radhës me email!

Nga: Elvis Plaku minuta lexim | 2 komente4557 lexime


Sa herë keni marrë ndonjë mesazh me email për  një “ofertë fantastike” ku ju premtohej një laptop falas apo një dhuratë tjetër tërheqëse. Për ta përfituar duhej vetëm t’ia kalonit me email miqve tuaj apo ta shpërndanit në Facebook duke i dërguar një kopje të mesazheve një adrese tjetër “zyrtare për verifikim” ose duhet të regjistroheshit te një faqe “zyrtare, për verifikim”?

Ndërkohë ju ftoj t’i bëni vetes këto tre pyetje:

  • sa herë keni dëgjuar për ndonjë person i cili apo e cila e kishte fituar “dhuratën”?
  • sa herë keni fituar vetë?
  • Sa herë oferta që keni marrë në fakt ka qenë një mashtrim?

Rast mashtrimi për vjedhje email-ash

Para pak ditësh ri-morra një ofertë për “laptop falas”. Këtë ofertë identike e kisha parë edhe disa muaj më herët, por në fakt kam parë variacione të sajat mbi 10 vjet më parë.

Oferta ishte si më poshtë:

Te nderuar,
Firma ERICSON, ne promovimin e vet ne treg ndan pa te holla Laptop.
Kjo Kompani dëshiron t’i popullarizoje prodhimet e veta.
Nëse ketë e-mail ua dërgoni 8 personave, fitoni dhurate një laptop ERICSON T18. Nëse ua dërgoni me shume se 20 personave, fitoni laptop ERICSON R320.
Kopjen e këtij e-maili ia dërgoni përfaqësuesit te kësaj Firme, Znj.Pranvera Polani [email protected]

me respekt:
Hamdi Sylejmani

Oferta e mësipërme dukshëm është një formë mashtrimi që përdoret nga “hajdutët e email-ave” të cilët përdorin një adresë false për të mbledhur sa më shumë adresa reale për t’u dërguar më pas mesazhe SPAM.

Zakonisht, janë sipërmarrje të tilla si ato që u ofrojnë bizneseve dërgimin e mesazheve promocionale te 100,000 apo 500,000 adresa te vlefshme, të cilat përfitojnë më shumë nga këto lloj teknikash “vjedhjeje”!

Nuk dua të zgjatem shumë për ta shpjeguar, por duke qenë se kam parë mjaft njerëz që kanë rënë pre e këtyre formave të mashtrimit online, do desha të evidentoj shumë shkurt disa nga aspektet që duhet minimalisht t’ju bëjnë dyshues kur merrni “oferta fantastike” me email.

  1. Oferta nuk dërgohet nga vetë kompania (në këtë rast nga kompania ERICSON), por nga një miku/mikesha juaj, që tashmë ka rënë pre e mashtrimit duke u’a dërguar edhe juve.
  2. Oferta përpiqet të bëhet më e besueshme duke dhënë emra produktesh, në këtë rast laptopë, që duket sikur janë të vërtetë. Por nëse do t’i investigonit, atëherë do të kuptoni që në rastin konkret ERICKSON T18 dhe ERICKSON R320 nuk janë as laptopë, por në fakt modele celulari. Që për më tepër kanë dalë në treg në vitin 2000!!!!!
  3. Oferta kërkon që për ta përfituar, ju duhet t’ia kaloni atë edhe miqve tuaj (në këtë rast 8 ose 20 prej tyre). Por ajo që duhet t’ju bëjë të dyshoni është fakti se “për verifikim” duhet të përfshini edhe një adresë tjetër “zyrtare”. Në këtë rast, kërkohet që t’ia “dërgoni përfaqësuesit të kësaj Firme, Znj.Pranvera Polani [email protected]”!!! e cila nuk ka as adresë zyrtare kompanie si p.sh. [email protected] dhe nëse do ta kërkonit nga Google do t’ju dilte që as nuk punon atje e në mjaft raste as nuk ekziston si person!!!

Ka mjaft aspekte të tjera, disa pak më të fshehta, që do t’ju ndihmonin ta dallonit mashtrimin e këtyre lloj ofertash, por ideja është që nëse e keni pësuar një herë, atëherë përpiquni që mos të bëheni pre për herë të dytë.

Njëherazi, kur ju merrni pjesë në oferta të tilla mashtruese, si kjo e mësipërmja, fakti është që përveç jush, bëhen pre edhe miqtë dhe të njohurit tuaj, adresat e të cilëve u’a keni dorëzuar “hajdutëve” ju personalisht!

Si mund të mbroheni?

Ky do ishte një shkrim tjetër më vete, por shkurtimisht mund t’ju sugjeroj që:

  • Mos e jepni adresën tuaj të email vend e pa vend
  • Jepeni vetëm në faqe apo shërbime zyrtare të mirënjohura
  • Nëse keni dyshime, atëherë krijoni një adresë kot, ku nuk do keni probleme nëse ju vijnë SPAM-e (si p.sh. [email protected])

Duke qenë se çdo kush prej nesh ka pasur eksperiencat e veta ndër vite, do i vlerësoja shumë komentet, sugjerimet dhe këshillat tuaja pasi besoj se janë me vlerë për gjithë ata persona të tjera që do jenë duke e lexuar këtë shkrim.

  • Duke qenë se çdo kush prej nesh ka pasur eksperiencat e veta ndër vite, do i vlerësoja shumë komentet, sugjerimet dhe këshillat tuaja pasi besoj se janë me vlerë për gjithë ata persona të tjera që do jenë duke e lexuar këtë shkrim.

  • Gjergji Kokushta thotë:

    Erdha te ky artikull pasi po kerkoja per emrin e lartpermendur ne kete skeme mashtrimi. Pashe qe ky artikull daton Qershor 2013… dhe sot po ne Qershor 2014, ky email per te fituar laptopin qarkullon akoma. Si nuk mesuan keta njerez!!! Ajo qe me habit eshte se mesazhi qarkullon permes adresash institucionesh shteterore, private… duhen trajnuar te gjithe punonjesit se si te veprojne ne te tilla raste.

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


    Gjithashtu mund të lexoni

    Review Your Cart
    0
    Add Coupon Code
    Subtotal

     
    >