Pse ju duhet një domain name .AL

Nga: Elvis Plaku minuta lexim | 1 komente3505 lexime


Pengesat e zotërimit të një domain-i apo nëndomaine-i me .al tashmë janë ulur ndjeshëm. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) e ka liberalizuar tregun mjaftueshëm duke lejuar futjen e disa operatorëve privatë të cilët mundësojnë blerjen dhe regjistrimin e shpejtë online të një domain-i të tillë.

host i akredituar 2

Thënë ndryshe, nëse deri dje procedurat burokratike për blerjen e një domain-i me .al, koha e regjistrimit, kostot vjetore, etj., krijonin mjaft kokëçarje për të interesuarit, tashmë këto kufizime janë hequr ose minimizuar falë edhe automatizimit të tyre nëpërmjet regjistrimit online.

Si rrjedhojë, një numër në rritje biznesesh, organizatash dhe individësh kanë të gjithë mundësinë të prezantohen online duke përdorur një apo disa domain-e me .al.

host i akredituar

Në këtë fazë, sfida kryesore mbetet edukimi dhe nxitja e bizneseve/organizatave/individëve duke shpjeguar përfitimet apo avantazhet që ju ofron një domain name me .al

Atëherë cilat janë disa prej argumentet dhe përfitimet e zotërimit të një domain name-i me .al

Sipas, z. Gjergji Kokushta, cituar me leje nga Facebook-u

“Nëse biznesi apo organizata ka për qëllim një audience apo vizitore lokale të vendi të caktuar, p.sh. informacioni i publikuar është në lidhje me shqiptarët për shqiptarët, në këtë rast biznesi apo organizata duhet të zgjedhe një domain .al, si dhe gjuha me të cilën shkruan është shqip.

Nëse audienca është me e gjerë, është më mirë një domain .com dhe gjuha anglisht por mund të ndihmohet nëse informacioni vjen dhe në gjuhë të dytë apo të tretë, në varësi të audiencës që kërkohet të arrihet.”

Sipas z. Adion Gorani, administrator i WebHost.al, disa nga avantazhet janë:

1. Pozicionim më i mirë në Google (në rezultatet e Google në shqip)
2. Disponueshmëri më e lartë adresash të lira si p.sh. coffeebar.al – ku variantet me .com janë zakonisht të zëna.
3. Lehtësi për t’u kujtuar (emër i veçantë dhe me identitet të qartë shqiptar)
4. Pronësi më e drejt-për-drejtë ligjore e domain name-it

Për domain name-et me .al = (AKEP –> regjistruesi –> klienti)

Ndërsa, për domain name-et e tjera = (ICANN –> Regjistrues me shumicë –> Regjistrues me pakicë –> Shitës me shumicë –> shitës me pakicë –> klienti)

Po ju çfarë mendoni? Ju ftojmë të shtoni komentet dhe sugjerimet tuaja më poshtë..

  • AlbinDashi thotë:

    1. Pozicionim më i mirë në Google (në rezultatet e Google në shqip)
    kjo nuk eshte aspak e vertete sepse google nuk ben renditjen e faqeve ne
    baz domaini, personi ti cili e ka cituar nuk ka informacionin e duhur ,
    ju lutem korigjojeni sepse eshte nje info e pa sakte

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


    Gjithashtu mund të lexoni

    Kurs: Si të përdoni SEO Press për WordPress

    Kurs: Si të përdoni SEO Press për WordPress

    Video: Si të shihni prirjen e kërkimeve me Google Trends

    Video: Si të shihni prirjen e kërkimeve me Google Trends

    Si të arrini një audiencë të lartë me një fushatë marketingu

    Si të arrini një audiencë të lartë me një fushatë marketingu

    Testimi A/B: Si ta rrisni performancën e marketingut tuaj me metoda shkencore

    Testimi A/B: Si ta rrisni performancën e marketingut tuaj me metoda shkencore
    Review Your Cart
    0
    Add Coupon Code
    Subtotal
    Total Installment Payments
    Bundle Discount

     
    >