Miq!
Ju ftojmë të bëheni pjesë e trajnimit Marketingu strategjik në internet që e ofrojmë si pjesë e trajnimeve tona profesionale.
Ky trajnim prej 4-8 orësh, do ju ndihmojë të krijoni një kornizë pune (strategji) nëpërmjet së cilës mund të bashkëpunojnë sektori i shitjeve dhe i marketingut për arrijen e objektivave.
Sigurisht, fokusi do jetë te marketingu dhe konceptimi i hapave që do ju lejojnë t’i udhëhiqni klientët tuaj potencialë nga momentet e para të ndërgjegjësimit për produktin/shërbimin tuaj, te interesimi, te dëshira dhe te blerja e shërbimit apo produktit që ju ofroni.
Në këtë trajnim do orientohemi nga nevojat dhe rastet tuaja konkrete. Me anë të ushtrimeve dhe diskutimit të rasteve konkrete, shumicën e kohës do jeni ju vetë ‘në timon’ ndërkohë që do shohim së bashku se si aplikimi i strategjisë do t’ju lejojë të arrini objektivat për biznesin apo organizatën tuaj.
Axhenda dhe tematikat e trajnimit
01. Marketingu strategjik në internet
Hyrja dhe pak teori
02. Krijimi i strategjisë
Ushtrime praktike
Këtu do bëjmë bashkërisht disa ushtrime për të riparë strategjinë e përgjithshme dhe specifike të marketingut duke filluar nga bazat te detajet.
03. Udhëtimi i klientit, hinkat (funnels)
Teori & ushtrime praktike
Kjo është mbase edhe pjesa më interesante pasi do shohim bashkë dy prej koncepteve më praktike që e lejojnë çdo marketier të dijë si të pozicionohet dhe taktikat e ndryshme që mund të përdorë për të tërhequr dhe konvertuar audiencën e synuar.
04. Mjete, taktika dhe ‘analytics’
Raste konkrete
Kjo do jetë kohë për të diskutuar dhe parë bashkërisht raste konkrete bazuar mbi produktet, shërbimet dhe nevojat tuaja specifike. Kohë do t’i jepet edhe rishikimit të statistikave dhe identifikimit të treguesve kryesorë për suksesin e faqeve dhe kanaleve tuaja në internet.
Ndër pozicionet që e kanë përfituar këtë trajnim:
- Menaxher & specialist marketingu
- Menaxher & specialist shitjes
- Menaxher & specialist të shërbimit ndaj klientit
- Sipërmarrës & drejtues biznesi/organizate
Ndër kompanitë që e kanë përfituar këtë trajnim:
- Raiffeisen Bank
- Neptun Albania
- Tirana Ring Center
- Tring
- Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF)
- Credins Bank
- NAREA (Real Estate)
Disa foto dhe postim nga trajnimi me Tring
__TVE_SHORTCODE_RAW___
Pyetje të shpeshta
Çfarë synon trajnimi për marketing strategjik në internet?
Synon t’ju ndihmojë të krijoni një kornizë pune, ose strategji, nëpërmjet së cilës sektori i shitjeve dhe ai i marketingut mund të bashkëpunojnë për të arritur objektivat. Fokusi është te marketingu dhe te konceptimi i hapave për të udhëhequr klientët potencialë.
Si udhëhiqen klientët potencialë nga njohja te blerja?
Trajnimi përqendrohet te konceptimi i hapave që i udhëheqin klientët potencialë nga momentet e para të ndërgjegjësimit për produktin ose shërbimin, te interesimi, te dëshira dhe në fund te blerja e produktit apo shërbimit që ofroni.
Çfarë janë udhëtimi i klientit dhe hinkat (funnels) në marketing?
Janë dy prej koncepteve më praktike që e lejojnë çdo marketier të dijë si të pozicionohet dhe cilat taktika të përdorë për të tërhequr dhe konvertuar audiencën e synuar. Trajtohen në trajnim me teori dhe ushtrime praktike.
Çfarë përfshin agjenda e një trajnimi për marketing strategjik?
Ka katër pjesë: marketingu strategjik në internet (hyrje dhe pak teori), krijimi i strategjisë (ushtrime praktike), udhëtimi i klientit dhe hinkat (teori e ushtrime), si dhe mjetet, taktikat dhe analytics (raste konkrete dhe rishikim statistikash).
Kujt i duhet një trajnim për marketing strategjik në internet?
Trajnimin e kanë përfituar menaxherët dhe specialistët e marketingut, të shitjes dhe të shërbimit ndaj klientit, si dhe sipërmarrësit dhe drejtuesit e bizneseve ose organizatave. Shumicën e kohës pjesëmarrësit punojnë mbi nevojat dhe rastet e tyre konkrete.




