• Kreu
  • /
  • Blog
  • /
  • Teknologjia
  • /
  • 10+ Plaftorma për Video Konferencë në Grup – gjeni zgjidhjen që po kërkoni!

10+ Plaftorma për Video Konferencë në Grup – gjeni zgjidhjen që po kërkoni!

Nga: Elvis Plaku minuta lexim | 1 komente500 lexime


Rishtazi është rritur ndjeshëm nevoja e bizneseve, organizatave dhe individëve për zgjidhje teknike që ju lejojnë të vazhdoni punën në kushtet e shtëpisë ose distancë duke përdorur internetin.

Video konferenca është një mënyrë komunikimi me video dhe audio. Zakonisht kryhet nëpërmjet kompjuterit duke mundësuar ndërveprimin e disa pjesëmarrësve njëherësh me opsione:

  • Video;
  • Audio;
  • Chat;
  • Prezantime;
  • Ndarje dokumentesh;
  • Regjistrim seance;
  • Transmetime live;
  • Etj.

Nisur nga pyetjet dhe për t’ju ardhur në ndihmë, po publikojmë një listë me disa nga platformat dhe softet që ofrojnë video konferenca, e që mendojmë do t’ju ndihmojnë.

Nuk është një listë e plotë, por një pikënisje për gjetjen e zgjidhjeve që ju përshtaten më mirë.

Ne do jemi duke e përditësuar e zgjeruar edhe me sugjerimet tuaja ndaj na shkruani te komentet ose bëni pyetjet që mund të keni.

Skype

Një nga platformat e para që e transformoi komunikimin video duke ofruar komunikim falas që në vitin 2003. Për ta përdorur, mjafton të instaloni aplikacionin në kompjuterin apo pajisjen tuaj ‘smart’ dhe duke krijuar një llogari ju mund të lidheni lehtësisht me një apo disa persona njëherazi. Kjo platformë është mjaft e mirënjohur ndaj nuk po zgjatemi për ta shpjeguar. (linku)


Vini re! Skype ka shtuar edhe funksionin "Meet Now" brenda aplikacionit, i cili ju lejon të bëni video konferenca edhe me persona që nuk e kanë Skype të instaluar. Kemi përgatitur një video që mund ta shihni pak më poshtë.

Skype per video konferenca

Avantazhet

  • Çdokush që ka një llogari email mund ta instalojë e fillojë ta përdorë.
  • Nuk ka kosto përdorimi, por duhet lidhje e mirë me internetin.
  • Nëse nuk plotëson gjithë nevojat tuaja, atëherë mund të kaloni në opsionin Skype Business me pagesë për më shumë pjesëmarrës dhe ndërveprim.

Disavantazhet

  • Çdo përdorues duhet të ketë llogarinë e vet.
  • Është e kufizuar në më pak se 10 persona.
  • Nëse kaloni 10 personat, do t’ju duhet versioni Skype Business që lejon deri në 250 pjesëmarrës.
  • Nuk mund ta përdorni nëse nuk keni një llogari.
  • Nuk mund ta përdorni pa instaluar softin/aplikacionin në pajisjen tuaj.
  • Nuk ofron shumë integrime jashtë ekosistemit të Microsoft.

Google Meet

Google Meet është një soft komunikimi prodhuar dhe zhvilluar nga Google. Kjo platformë u krijua duke përfituar nga aspekte të shërbime të menjëhershme si ‘Google+ Messenger’ dhe ‘Google Talk’. Tashmë është integruar edhe në shërbime të tjera. Është falas, por duhet të keni llogari me Gmail ose Google Apps për ta përdorur. Integrimi me YouTube ka bërë që të përdoret edhe për konferenca dhe transmetime te drejtpërdrejta (live) me mijëra dhe miliona ndjekës. (linku)

Google Hangout per video konference

Avantazhet

  • Ofrohet falas, me llogari në Gmail.com ose Google Apps.
  • Përdoret lehtësisht nga kompjuteri apo pajisjet e zgjuara (smartphone).
  • Mund të përdoret edhe pa u instaluar, direkt nga lundruesi në internet.

Disavantazhet

  • Është e kufizuar vetëm brenda shërbimeve të Google & Gmail.com
  • Nuk lejon përdorim jashtë shërbimeve të Gmail dhe Google Apps.
  • Nëse kaloni 10 personat, do t’ju duhet versioni Skype Business që lejon deri në 250 pjesëmarrës.
  • Nuk ofron gjithë tiparet dhe lehtësirat e shumicës së platformave që kemi prezantuar në këtë shkrim.

Zoom

Zoom Video Communication është një kompani me bazë në San Jose, Kaliforni që ofron shërbime konference në distancë nëpërmjet internetit. Zoom ofron softe komunikimi që kombinojnë video konferencat, takimet online, chat-et dhe bashkëpunimin me pajisjet mobile.

Aktualisht është një nga platformat që po përhapet botërisht dhe ka fituar mjaft përdorues. (linku)

Zoom per video konference

Avantazhet

  • Platformë shumë e qëndrueshme që mund të akomodojë lehtësisht një, dhjetëra dhe qindra përdorues në të njëjtën kohë nga e gjithë bota.
  • Ofron mjaft integrime që ju ndihmojnë me organizimin e takimeve, konferencave dhe uebinareve pavarësisht vendndodhjes.
  • Ofrohet falas deri në 25 pjesëmarrës.
  • Shumë integrime të tjera dhe opsione për marketing.

Disavantazhet

  • Kërkon pak kohë për nga përdoruesi për t’u familjarizuar me platformën.
  • Numër i kufizuar personash që mund të bashkëveprojnë në të njëjtën kohë për opsionet pa pagesë.
  • Nuk ofron transmetim me rezolucion 4K si Click Meeting.

ClickMeeting

Është një zgjidhje audio dhe video për uebinare e dizenjuar për organizata të të gjitha përmasave. Ofron një sërë opsionesh ndër to monetizimi, përshtatja e ndërfaqes, uebinaret me regjistrim, dhoma pritjeje, prezantime dhe tabelë online. (linku) Video shpjeguese

ClickMeeting per video konferenca

Avantazhet

  • Platformë shumë e qëndrueshme dhe me shumë opsione.
  • Më e vjetër se Zoom.
  • Shumë e përshtatshme për korporatat dhe organizata që kanë buxhete.
  • Lehtësisht e implementueshme pasi ofrohet direkt nga reja (‘cloud’) ose me instalim.
  • Shumë integrime të tjera dhe opsione për marketing.

Disavantazhet

  • Numër i kufizuar prezantuesish.

Jitsi

Jitsi është një projekt me kod-burim të hapur (open source) që lejon të ngrini dhe lançoni zgjidhje të sigurta me video konferencë. Duke qenë një platformë me kod-burim të hapur, ka edhe disa zgjidhje të tjera që mund t’i përgjigjen lehtësisht nevojave tuaja audio, telefon, regjistrim apo transmetim. (linku) Video shpjeguese

Jitsi per video konference

Avantazhet

  • Falas dhe me përdorim të gjerë.
  • Mund të instalohet në serverin tënd.
  • Një alternativë shumë e mirë e Skype.
  • Privacia dhe siguria janë në dorën tuaj.

Disavantazhet

  • Kërkon disa njohuri bazë teknike për t’u implementuar në serverin tuaj ose lidhur me zgjidhje të tjera për audio, regjistrimin, transmetimin, etj.

BigBlueButton

BigBlueButton është një soft me kod burim të hapur, i zhvilluar për mësimin në distancë. Kjo platformë siguron ndarjen në kohë reale të audiove, videove, slideve, chat-it dhe ekranit. Përveç shërbimeve të ndryshme të konferencave në internet, ka integrime për sistemet kryesore të mësimit dhe menaxhimit të përmbajtjes. (linku)

BigBlueButton per video konference ne grup

Avantazhet

  • I krijuar kryesisht enkas për mësimdhënien online.
  • Mjafton që dikush të regjistrohet dhe të tjerët mund të bashkohen me një link.
  • Falas, pa pagesë.
  • Respekton privacinë dhe sigurinë tuaj.

Disavantazhet

  • Duhen disa njohuri teknike për ta përdorur lehtësisht.
  • Seancat e regjistruara janë të disponueshme vetëm për 14 ditë.

Lifesize

Lifesize është një kompani tjetër që ofron video dhe audio telekomunikim, me bazë në Amerikë. Themeluar që në vitin 2003, kjo kompani ofron mjaft opsione soft dhe hard për t’ju ardhur në ndihmë kompanive dhe organizatave. (link)

Lifesize si zgjidhje per video konferenca

Avantazhet

  • Mundëson komunikimin sipas nevojave specifike të kompanisë/organizatës tuaj.
  • Ofrohet falas dhe me pagesë.
  • Nuk ka kufizime për nga numri i pjesëmarrësve.
  • Eksperienca e gjatë në treg dhe vijimësia janë tregues të seriozitetit dhe aftësisë për të ofruar zgjidhje.
  • Konkurent direkt i Zoom, i përmendur më sipër.

Disavantazhet

  • Mund të kërkojë investim kohor, financiar dhe teknik për t’u implementuar siç duhet.
  • Më pak i njohur për SME-të, pasi fokusohet më shumë te korporatat dhe kompanitë e mëdha.

EyesOn

Është një kompani austriake që ofron video konferenca në një mënyrë që funksionon shumë mirë edhe nëse shpejtësia juaj e internetit nuk është optimale. Teknologjia që përdor lejon që edhe kur janë më shumë se 3 apo 4 pjesëmarrës në të njëjtën kohë, ‘bandwidth’ juaj mos të ndryshojë. Thënë ndryshe është njësoj sikur po flisni vetëm një me një. Pra zgjidh një nga sfidat që kanë shumica e platformave të ngjashme që kërkojnë më shumë bandwidth me çdo pjesëmarrës të ri që i shtohet video konferencës. (linku)

EyesOn per video konferenca ne grup

Avantazhet

  • Kosto shumë të ulët për t’u përdorur.
  • Nuk kërkon të instaloni që, mund të përdoret lehtësisht nga lundruesi.

Disavantazhet

  • Mund t’ju duhet pak sa t’ia merrni dorën.
  • Nuk ofron gjithë lehtësirat për nga mënyra e menaxhimit të video konferencave me shumë persona.

NextCloud Talk

NextCloud është një soft me kod-burim të hapur (open source) të cilin ju mund ta instaloni në serverin tuaj, nga ku mund të ruani dhe menaxhoni dokumentet, përdoruesit, kalendarin, email-in, chat-in, punoni me dokumentet e kompanisë/organizatës tuaj, duke ruajtur tërësisht privacinë e të dhënave dhe përdoruesve tuaj.


NextCloud ofron një ndërthurje shërbimesh dhe aplikacionesh që ju lejojnë të zgjeroheni duke e shfrytëzuar në tërësi, pra pa kufizime, sipas nevojave tuaja, pa hequr dorë nga privacia juaj.


Aktualisht, shumica e platformave që ju kemi prezantuar janë platforma të hostura dhe mirëmbajtura në një kompani e cila hoston dhe mundëson ofrimin e shërbimit të video konferencës. Ndonëse, në shumicën e rasteve kjo është një lehtësi shumë e madhe, shpeshherë ky opsion ka edhe kufizimet e veta financiare dhe mbi të gjitha nga ana e privacisë së të dhënave të përdoruesve dhe vetë kompanisë tuaj.


NextCloud Talk vjen si një zgjidhje ideale për ata prej jush që e vlerësojnë privacinë dhe sigurinë e të dhënave tuaja. (linku)

NextCloud Talk per video konferenca dhe bashkepunim online

Avantazhet

  • Respekton në maksimum privacinë dhe sigurinë e të dhënave tuaja.
  • Ka kosto minimale, krahasuar me avantazhet që ofron.
  • Kostot janë më se të përballueshme, krahasuar me opsionet e ofruara nga kompanitë e tjera.

Disavantazhet

  • Është pjesë e një pakete shërbimesh, pra nuk ofrohet më vete.
  • Kërkon kohë dhe njohuri teknike për t’u implementuar.

Opsione të tjera

që nuk i kemi përshkruar, por duam t'i përmendim:

Në përfundim

Kjo është një listë e shkurtër e disa softeve të sugjeruara për komunikim dhe bashkëveprim në distancë nëpërmjet internetit, shumicën prej të cilave i kemi përdorur edhe vetë.

Por, duke qenë të vetëdijshëm që është e pamundur t’i përfshijmë të gjitha zgjidhjet e mundshme, ju ftojmë të jepni kontributin tuaj me sugjerime dhe sqarime te komentet këtu poshtë.

Nëse keni nevojë t'ju ndihmojmë me rastin tuaj, atëherë na kontaktoni.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

6 këshilla si ta përmirësoni sigurinë e faqes tuaj

6 këshilla si ta përmirësoni sigurinë e faqes tuaj

Siguria e faqes tuaj: si dhe pse ta përmirësoni!

Siguria e faqes tuaj: si dhe pse ta përmirësoni!

Këshilla: Si të qëndroni të sigurt online? Pjesa e dytë

Këshilla: Si të qëndroni të sigurt online? Pjesa e dytë

Kompjuteri dhe cilësia e jetës!

Kompjuteri dhe cilësia e jetës!
>