Shërbime për transferim dokumentesh në internet

Nga: Elvis Plaku minuta lexim | 0 komente2691 lexime


A ju kujtohen ditët kur për të kaluar një dokument nga një kompjuter në një tjetër ju duhej një floppy-disk, pastaj kaluam te disqet, pastaj te DVD-të, pastaj te USB-të dhe tani “bashkëlidhjet” me email? Përmirësimi dhe aksesi më i mirë në internet, si dhe teknologjitë kompjuterike janë sigurisht arsyet kryesore që situata është përmirësuar ndjeshëm.

Por, problemi mbetet, pjesërisht, i pazgjidhur, të paktën kur bëhet fjalë për transferimin e dokumenteve që janë më të mëdha se 25 MB, pra që nuk mund të transferohen lehtësisht me email.

Kjo është një listë shërbimesh dhe teknologjish që ju lejojnë të transferoni dokumente (foto, video, dokumenta, etj) nëpërmjet internetit sipas kufizimeve dhe avantazheve të ndryshme.

Dropbox është ndër shërbimet që preferoj dhe përdor më shumë, ndonëse është i kufizuar në madhësinë e hapësirës që ofron falas është mjaft praktik dhe i thjeshtë në përdorim.

Google Drive është gjithashtu mjaft praktik si dhe ka avantazhin që është i integruar brenda Gmail për ata që përdorin shërbimet e Google.

OneDrive ka të njëjtin avantazh, pra është i integruar, për ata që përdorin shërbimin e Hotmail/Outlook/Live të Microsoft-it.

WeTransfer është veçanërisht praktik pasi nuk kërkon që të jesh i regjistruar për ta përdorur. Mjafton adresa juaj e email dhe ajo e marrësit për të dërguar materiale.

Infinit funksionon njësoj si WeTransfer por ofron edhe mundësinë e dërgimit të dokumenteve nga njëri kompjuter te tjetri, që lejon transferimin e dokumenteve të mëdha me shpejtësi të lartë. Programi duhet të instalohet në kompjuter që të përdoret.

JustBeamIt është njësoj si Infinit por nuk është i detyrueshëm të instalohet për t’u përdorur pasi operohet direkt nëpërmjet lundruesit (browser-it).

Skype është gjithashtu mjaft praktik për ata që e përdorin këtë shërbim për telefonata dhe chat. Mjaft organizata me shumë punonjës e përdorin Skype si mjetin kryesor të komunikimit dhe transferimit të shpejtë të dokumenteve me të cilat punojnë.

Nëse keni sugjerime për shërbime të tjera, atëherë ju lutem mos nguroni t’i shtoni te komentet. Ju faleminderit.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


Gjithashtu mund të lexoni

10+ Plaftorma për Video Konferencë në Grup – gjeni zgjidhjen që po kërkoni!

10+ Plaftorma për Video Konferencë në Grup – gjeni zgjidhjen që po kërkoni!

6 këshilla si ta përmirësoni sigurinë e faqes tuaj

6 këshilla si ta përmirësoni sigurinë e faqes tuaj

Siguria e faqes tuaj: si dhe pse ta përmirësoni!

Siguria e faqes tuaj: si dhe pse ta përmirësoni!

Këshilla: Si të qëndroni të sigurt online? Pjesa e dytë

Këshilla: Si të qëndroni të sigurt online? Pjesa e dytë
>