Bizneset shqiptare po e kuptojnë me rritme të shpejta nevojën e një faqeje biznesi në internet. Madje gjithnjë e më shumë po shohim faqe interneti që reklamohen nëpër broshura, postera apo edhe kartvizitat e biznesmenëve shqiptarë. Dhe kjo është shumë pozitive. Por fatkeqësisht, për shumicën e faqeve në fjalë, kjo është pothuajse gjithçka që ndodh.
Shumica e bizneseve shqiptare (dhe botërore) që kanë marrë mundimin të krijojnë një faqe në internet për prezantimin e kompanisë së tyre, rrallë herë mendojnë ose mundohen që t’i përditësojnë ato. Shumica e faqeve të bizneseve, qofshin këto edhe nga ato të nivelit korporativ, nuk përditësohen shumë dhe informacioni në to duket sikur e ka zënë myku sa herë që kupton që data e publikimit është bërë tashmë disa vjeçare!
Por ka edhe arsye deri diku praktike pse shumica e bizneseve shqiptare nuk e përditësojnë faqen e tyre rregullisht. Arsyet vijojnë nga mungesa e aftësive teknike (pra nuk dinë ta ndryshojnë vetë), mungesa e dëshirës për të paguar dikë që ta mirëmbajë, apo edhe thjesht harresa e plotë e ekzistencës së faqes së tyre.
Por realiteti është kokëfortë. Vizitorët dhe klientët e sotshëm shqiptarë po migrojnë gjithnjë e më shumë drejt kërkimit dhe informimit nëpërmjet internetit. Dhe ky është fakt! Çështja mbetet çfarë duhet të bëjnë bizneset shqiptare të cilat dëshirojnë apo e kuptojnë sadopak që biznesi i tyre ka nevojë për t’u ekspozuar gjithnjë e më shumë nëpërmjet internetit.
Cilat janë disa alternativa?
Pse biznesi juaj duhet te kete nje blog
Së pari, duhet të sqarojmë që në momentin që ju keni krijuar një faqe për biznesit tuaj, ju keni një bazë të cilën mund ta shfrytëzoni për të sjellë më shumë vizitorë në faqen dhe rrjedhimisht në biznesin tuaj. Ka shumë biznese që tani po hapin vetëm një faqe në Facebook apo diku tjetër dhe kjo është pozitive në vetvete, pasi të paktën po bëjnë diçka. Personalisht mbetem mbështetës i krijimit të një faqeje të personalizuar me domain name-in tuaj pasi kështu keni kontroll të plotë mbi informacionin dhe mënyrën e prezantimit të biznesit tuaj. Në rast se krijimi i një faqe është i pamundur për momentin atëherë këto janë disa alternativa të tjera për të krijuar një prani të biznesit tuaj online falas:
- Facebook.com (Pages ose Group)
- Blogspot.com (blog)
- WordPress.com (blog)
- etj
- idealisht: www.kompaniajuaj.com/blog
Çfarë ndodh kur keni faqen tuaj?
Nëse ju e keni faqen tuaj, pra me domain name-in tuaj por keni vështirësi me përditësimin e informacionit në të, atëherë një nga alternativat më të sugjerueshme është përdorimi i një blogu ku ju mund të publikoni informacione dhe të reja më shpesh për biznesin dhe aktivitetin e kompanisë tuaj. Kjo është shumë e rëndësishmë pasi kështu ju krijoni një mënyrë më të thjesht për të ushqyer kërkesën e vizitorëve dhe klientëve tuaj me më tepër informacion për ju dhe shërbimet/produket që ju ofroni.
Çfarë është një blog?
Pse biznesi juaj duhet te kete nje blog
Në rradhë të parë duhet të sqarojmë shkurtimisht blog-u është një platformë komunikimi dhe marketingu në internet që ju mundëson publikimin e informacioneve, shkrimeve dhe materialeve të tjera rreth biznesit/kompanisë tuaj. Synimi i vërtetë i blog-t është të ofrojë një prezantim disi më pak zyrtar të biznesit/kompanisë tuaj me informacione dhe zhvillimeme interes për vizitorët dhe produktet/shërbimet e biznesit tuaj.
Vizitorët/klientët tuaj duhet t’ju njohin më nga afër
Pra nuk është e thënë të mbani një blog thjesht për të publikuar njoftimet zyrtare, por mbi të gjitha për të publikuar informacione me interes për vetë vizitorët dhe klientët e mundshëm të biznesit tuaj. E përsëris edhe një herë që duhet të jetë informacion më interes për vizitorët, pasi kështu ata do kenë arsye për të ardhur me shpesh te faqja juaj dhe rrjedhimisht për të konsumuar shërbimet apo produktet që ju ofroni. Njerëzve nuk u mungon më mundësia për të zgjedhur shërbimet apo produktet e një kompanie tjetër, ju thjesht po u tregoni atyre pse duhet t’ju zgjedhin ju!
Motorrët e kërkimit duan material të freskët
Arsyeja tjetër, që lidhet shumë ngushtë me arsyen e parë, ka të bëjë me kërkesën në rritje për materiale të freskëta nga motorrët e kërkimit siç janë Google.com; Bing.com (që përdoret edhe nga Yahoo.com), si dhe shumë motorrë të tjerë më vegjël kërkimi.
Zhvillimet e vazhdueshme në teknologjinë e motorrëve të kërkimit, por vetë kërkesa e përdoruesve të internetit (vizitorëve dhe klientëve tuaj potencialë) është për informacion të freskët dhe të besueshëm. Dhe kush tjetër, më mirë se sa ju, mund t’ua ofrojë atyre këtë informacion. Por ajo që është njëherazi me rëndësi, është që ky informacion të jetë i freskët. Thënë ndryshe, ju duhet të publikoni regullisht për biznesin, shërbimet/produktet dhe zhvillimet e tjera me interes për vizitorët që mund të jenë të interesuar për kompaninë tuaj.
Pse blog?
Blogu është një nga mjetet më ekfikase për këtë funsion pasi shumica e platformave (si disa nga ato që përmendëm pak më sipër) mund të mirëmbahet relativisht lehtë dhe mund të bëhet në çdo kohë nëpërmjet internetit. Blogu ndryshon disi nga faqet e medias sociale si Facebook.com, etj., pasi ndërveprimi me vizitorët tuaj është disi më i kufizuar, por fatmirësisht kjo situatë ka ndryshuar shumë pasi platformat aktuale të publikimit në internet po integrohen gjithnjë e më lehtësisht me shërbimet e faqeve të medias sociale si Facebook.com Twitter.com, Digg.com, etj, etj.