Shtatë mëkatet e marketingut sipas Seth Godin

Nga: Elvis Plaku minuta lexim | 2 komente1569 lexime


Po filloni një biznes të ri, jeni sipërmarrës apo marketier? Atëherë duhet ta keni kuptuar vlerën e marketingut për suksesin dhe vijimësinë e biznesit tuaj.

Ky shkrim ju sfidon të shqyrtoni nëse jeni duke bërë marketingun e duhur bazuar mbi parimet e duhura që ju lejojnë të keni sukses afatgjatë.

Seth Godin është autor i mirënjohur botërisht dhe mjeshtër i marketingut. Këshillat e tij si autor dhe sipërmarrës vazhdojnë të jenë mishërimi i atyre që ai praktikon dhe mëson prej vitesh.

Ky është përkthimi i një prej shkrimeve të publikuara në blogun e tij

I paduruar ... marketingu i vlefshëm kërkon kohën e vet. Kur e bën gabim dhjetë herë rresht të kushton më shumë në para dhe kohë se sa po ta bësh ngadalë, siç duhet dhe për të njëjtin afat kohor.

Egoist ... ne si klientë kemi mundësi zgjedhje, ndaj nëse ndiejmë se ajo që po bën është vetëm për ty, jo për ne, atëherë zgjedhja jonë do jetë të shkojmë diku tjetër.

Gjithçka për ty ... ti nuk blen nga vetja jote por janë të tjerët që blejnë nga ty. Ata nuk shqetësohen fare për biznesin apo problemet e tua aq sa shqetësohesh ti.

Mashtrues ... hidhi një sy ‘egoistit’ pak më sipër. Nëse ti nuk na thua të vërtetën, ka shumë gjasa që je egoist. Janë vallë aq urgjente nevojat e tua sa të sakrifikosh të ardhmen për të fituar diçka tani?

Jo konsistent ... nuk është se jemi shumë të përqendruar, por kur të kushtojmë vëmendje ka shumë vlerë nëse ‘paraqitja’ është e ngjashme me atë që pamë herën e fundit.

I inatosur ... me ne. Pse na mban inat? Kjo nuk është diçka pjesë e të cilës duam të jemi, jo faleminderit!

Xheloz ... a është dikush tjetër që është më i suksesshëm se ju? Sigurisht që është. Do të jetë gjithmonë dikush që është më i suksesshëm se ju. Por nëse ju lejoni që xhelozia juaj të ndikojë aq sa të ndryshoni produktin, qëndrimin apo qasjen (fabulën – story) tuaj, atëherë ne thjesht do të largohemi.

Këto sigurisht që nuk janë mëkate të marketingut se sa janë dështime njerëzore.

Përulësia, ndjeshmëria, bujaria, durimi dhe mirësia, kombinuar me arrogancën e shpikësit brilant, janë një alternativë e fuqishme.

A mendoni se janë të vërteta?

Burimi: Seven Marketing Sins

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


    Gjithashtu mund të lexoni

    Video: Si të shihni prirjen e kërkimeve me Google Trends

    Video: Si të shihni prirjen e kërkimeve me Google Trends

    Si të arrini një audiencë të lartë me një fushatë marketingu

    Si të arrini një audiencë të lartë me një fushatë marketingu

    Testimi A/B: Si ta rrisni performancën e marketingut tuaj me metoda shkencore

    Testimi A/B: Si ta rrisni performancën e marketingut tuaj me metoda shkencore

    Ja pse mesazhet tuaja me email përfundojnë në SPAM?

    Ja pse mesazhet tuaja me email përfundojnë në SPAM?
    >