Zhbllokoni trurin tuaj! Ja mendimet që mund t’ju ndihmojnë

Nga: Autorë të ndryshëm minuta lexim | 2 komente2227 lexime


Këshilla – Për të marrë atë që doni, transformojini modelet e mendimit në një strategji të re. Çlironi potencialin dhe krijueshmërinë tuaj. Kështu do të mund t’i hapni rrugë edhe një jete të re

Frika bllokon iniciativën dhe “vret” kreativitetin. Kur ndodh një bllokim në mendje ndihemi viktima të rrethanave të jashtme, përjetojmë ankth dhe kemi ndjesinë se nuk do t’ia dalim dot një situate që duket tashmë jashtë mundësive tona. Është e mira që modelet e mendimit në këtë rast të ndryshohen.

Hapi i parë që duhet të bëni është e kundërta e asaj që mendoni: ju duhet t’i rezistoni tentativës për t’ia mbathur dhe të zhyteni në emocionet e thella. Uleni volumin e tingullit të celularit, gjeni dhjetë minuta kohë për vete dhe zgjidhni një vend komod. Mbyllni sytë, merrni frymë thellë. Ndjeni frikën tuaj: ju e dini më mirë se kushdo tjetër se për çfarë bëhet fjalë, por tashmë ka ardhur momenti të përballeni më të duke i kushtuar vëmendje. Pasiguria, ankthi i të prezantuarit në vende publike dhe frika nga dështimi mund t’ju jenë ngjitur që në fëmijëri, aq sa janë kthyer në mënyrën tuaj të të reaguarit.

Çfarë mund të ndodhë?

Ju keni identifikuar frikën tuaj dhe rezistencën që qëndron mes jush dhe ndryshimit që do të donit të bënit. Tashmë është momenti të pyesni veten se çfarë mund të ndodhë nëse ju dëshironi të shkoni drejt drejtimit që dëshironi! Shpesh është ndjesia e pasigurisë ajo që turbullon vizionin dhe që krijon konfuzion mendor. Kufizimi i besimit të varrosur brenda nesh ndonjëherë na bind se rreziku është negativ, por eksperienca e jetës çdokujt i ka treguar se, edhe një situatë në dukje e sigurt mund të rezervojë surpriza të mëdha. Kjo është një arsye më shumë për të pranuar të bëni një hap përpara me guxim.

Duhet të mendoni kështu: “Aftësitë e mia më bëjnë të fortë dhe këmbëngulës”. Cilat janë ato burime brenda vetes që mund t’i përdorni për të arritur objektivat tuaj? Mendoni për të gjitha gjërat që dini të bëni, për hobet dhe për gjithçka që ndez pasionet tuaja: përdorni këto momente për të krijuar hapësira gjatë të cilave mund të relaksoheni, të gjeni dimensione të reja dhe të rindërtoni besimin në vete. Personat pozitivë që njihni mund të ndërtojnë një mbështetje të rëndësishme. Ndajini projektet tuaja me ata që keni besim. Të ndieni mbështetjen e të tjerëve do t’ju ndihmojë të ndiheni më të sigurt me veten, ndërsa e gjitha kjo do t’ju japë forcë.

Mendoni gjithashtu se “Kur të bie(rrëzohem), do të di të buzëqesh”. Në vegjëli të gjithë karakterizohen nga kuraja. Bëjmë hapat e parë, vrapojmë dhe vazhdojmë…lëndojmë gjunjët. E jetojmë çdo ditë si një okazion për të zbuluar gjëra të reja dhe të mrekullueshme. Me kalimin e viteve dhe me eksperiencën e jetës bëhemi më kaotikë, ndoshta prej frikës për të rrezikuar. Ndaj e mira është që të hiqni maskën nga motivet tuaja dhe të pranoni gabimet. Këto të fundit janë leksione të çmuara.

“Kam kurajë dhe këtë duhet ta përdor”, ky është mendimi tjetër për të vënë disi rregull në kokën tuaj, nëse e keni përplot me mendime.

Të kaloni frikën nuk do të thotë të gënjeni veten, por të keni kurajë ta kuptoni atë dhe të veproni. Kthejeni frikën në dobi pozitive. Përpara se t’ju zërë gjumi, imagjinoni në dritë që ju udhëheq. Nga zemra juaj do të nxitet forca, elektriciteti dhe kuraja. Sekreti është që ta “mblidhni” këtë entuziazëm dhe të ndryshoni fjalor: në vend të “duhet” filloni të thoni “dua”. Pushoni së menduari thellë dhe kaloni në veprim. Momenti i duhur për ta bërë këtë është pikërisht tani, sepse ne nuk jetojmë në të kaluarën, por as edhe në të ardhmen: e tashmja është e vetmja kohë që keni në dispozicion për të ndryshuar gjërat.

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

    Etiketa


    Gjithashtu mund të lexoni

    Si mund të zgjidhni mes dy punëve?

    Si mund të zgjidhni mes dy punëve?

    Suksesi në jetë qëndron te inteligjenca emotive

    Suksesi në jetë qëndron te inteligjenca emotive

    7 zakonet e njerëzve shumë të suksesshëm, sipas një njeriu që shpenzoi 5 vite duke i studiuar ata

    7 zakonet e njerëzve shumë të suksesshëm, sipas një njeriu që shpenzoi 5 vite duke i studiuar ata

    Anketë: Çfarë aplikacioni/programi përdorni për të qenë prodhimtarë?

    Anketë: Çfarë aplikacioni/programi përdorni për të qenë prodhimtarë?
    Review Your Cart
    0
    Add Coupon Code
    Subtotal
    Total Installment Payments
    Bundle Discount

     
    >