Marketingut me email mbetet një nga mënyrat më kost-efektive të reklamimit online e cila ju ndihmon të krijoni një marrëdhënie të vazhdueshme dhe afat-gjatë me klientët tuaj. Por, si çdo formë tjetër marketingu, ajo mund të abuzohet! Nëse marketingu me email bëhet siç duhet atëherë ai ju lejon ta shfrytëzoni edhe më mirë bazën ekzistuese të klientëve që ju keni, duke forcuar më tej stabilitetin e vetë biznesit tuaj si dhe rritur mundësinë e gjetjes së klientëve te rinj. Por ju sqarojmë se ky shkrim ka për synim të evidentojë një nga mënyrat kryesore të abuzimit me këtë lloj marketingu ndaj nxjerrja në pah e disavantazheve nuk është një reflektim mbi këtë lloj marketingu, por vetëm ndaj formave abuzive.
Në kontekstin e bizneseve shqiptare, parimisht është mjaft pozitiv fakti që përdorimi i “Email Marketing” për dërgimin e mesazheve promocionale nga bizneset ka njohur një rritje të ndjeshme këto vitet e fundit. Kjo mund të shihet qartë edhe nga mesazhet që marrim të gjithë nëpër inbox-et tona. Por shumica e këtyre mesazheve duhet të themi që janë thjesht abuzive.
Tundimi për t’u dërguar një mesazh promocional 100 mijë apo 500 mijë adresave shqiptare është real për shumë biznese! Në pamje të parë kjo strategji marketingu për gjetjen e klientëve potencialë duket shumë e arsyeshme pasi kosto për çdo adresë është shumë më e ulët se sa ajo për printimin e fletushkave apo revistave që vendosen derë-më-derë.
Por abuzimi me përdorimin e listave të gatshme për dërgimin e mesazheve reklamuese me email në adresat e shqiptarëve rrit ndjeshëm edhe rastet kur mesazhet tuaja promocionale përfundojnë në dosjen e “SPAM-it” apo “BULK Mail”.
Kjo është më se normale pasi këto lloj fushatash promocionale janë në fakt mesazhe të “pa aprovuara” nga marrësit, pra janë pikërisht ato që kategorizohen si SPAM! Kushdo që ka një adresë email personale apo pune, e kupton shumë mirë se sa të padëshirueshëm janë mesazhet SPAM të cilat mbushin inbox-et tona me reklama për produkte apo shërbime që shumë shpesh nuk na interesojnë fare.
Konkretisht, të paktën 95% e mesazheve SPAM (pra të pa kërkuara nga ne) që vijnë në inbox-et tona janë plotësisht në kundërshtim me dëshirat apo nevojat tona. Por gjithsesi, ka mjaft biznese të cilat vazhdojnë t’i shfrytëzojnë këto lloj formash komunikimi me adresa abonentësh të cilët nuk kanë kërkuar t’u dërgohet një mesazh.
Pse mesazhet abuzive dëmtojnë edhe biznesin tuaj?
Por megjithëse dërgimi i një mesazhi promocional mund të kushtojë vetëm 100 euro për 100 mijë adresa/marrës, kosto e vërtetë për biznesit është disi më e lartë dhe nuk mbulohet dot nga këto lloj reklamash, përkundrazi rritet prej tyre!
Para se t’ju sugjerojmë disa zgjidhje për nevojat tuaja të komunikimin me klientët potencialë dhe ata ekzistues, le të sqarojmë disa prej avantazheve dhe disavantazheve kryesore të kësaj strategjie komunikimi:
Avantazhet e kësaj mënyre marketingu
- Aktualisht është një nga mënyrat më të lira për ti reklamuar një grupi të gjerë klientësh potencial pasi kosto e reklamës për adresë/marrës me email është mjaft e ulët, krahasuar me format e tjera të marketingut si p.sh. reklamat me fletushka, reklama me banner, etj.
- Ju lejon të ekspozoheni ndaj një game të gjerë klientësh potencialë (por që gama e këtyre klientëve është shumë e gjerë).
- Ndihmon që të nxjerrë emrin (brandin) tuaj përpara shumë njerëzve njëherësh,
- Etj.
Disavantazhet (në dëmin tuaj)
- Shumica e adresave të cilat marrin mesazhe të tilla i konsiderojnë ato si SPAM, pasi nuk kanë rënë dakord t’i marrin ato. Thënë ndryshe, adresa e tyre është marrë pa lejen e tyre dhe tani shfrytëzohet për t’u shitur te bizneset që duan t’u dërgojnë mesazhe promocionale.
- Mesazhet e dërguara në këto adresa zakonisht përfundojnë në SPAM. Pra edhe investimi juaj përfundon në SPAM! Vetëm një pjesë shumë e vogël realisht i merr dhe i konsideron me vlerë, por mjafton që adresa e dërguesit (në këtë rast adresa e biznesit tuaj) të listohet si adresë SPAM-i nga disa marrës, dhe automatikisht mesazhet e dërguara në adresat e tjera fillojnë të shkojnë gjithashtu në SPAM.
- Nëse kompani serioze si Microsoft, Coca-Cola, etj., etj., do të fillonin të dërgonin mesazhe SPAM, atëherë klientët e tyre do të ndryshoni mendimin për seriozitetin e këtyre kompanive, pasi këto lloj mesazhesh do kishin një ndikim negativ në perceptimin e brand-it të këtyre kompanive. Thënë ndryshe, vlera e këtyre kompanive në sytë e publikut do të binte, që do të ndikonte më pas direkt në numrin e shitjeve!!
Marketingu me email është realisht një mënyrë shumë e mirë dhe efektive për çdo lloj biznesi, por nëse nuk bëhet siç duhet dhe mbi të gjitha duke respektuar vullnetin dhe dëshirën e klientëve tuaj potencialë për t’u informuar me email për brand-in apo produktet tuaja, atëherë do të kuptoni shumë shpejt se përpjekja juaj do të kthehet në kohë të humbur dhe acarim të klientëve me brandin tuaj.
Për më tepër, ndonëse ka mjaft biznese që e kanë nisur me marketingun me email me entuziazëm, dështimi apo rezultatet e dobëta i kanë bërë që të pothuajse plotësisht dorë.
Ja dhe një video ilustruese se si edhe brandet më të njohura përfundojnë në SPAM.
Çfarë opsionesh ekzistojnë?
Duke u nisur nga subjekti kryesor i këtij shkrimi nuk mund të zgjatem shumë këtu por minimalisht mund t’ju ofroj një listë sugjerimesh për të bërë marketing të pastër:
- Kërkojuni klientëve tuaj t’ju ofrojnë vullnetarisht adresat e tyre për mesazhe promocionale
- Krijoni një bazë adresash legjitime nga kontaktet që keni
- Vendosni një sqarim në hyrje të çdo mesazhi promocional për t’u çregjistruar nga lista juaj
- Respektoni në çdo moment kërkesat për t’u çregjistruar nga lista juaj
- Krijoni një formë mbledhje adresash në faqen tuaj
- Përdorni një program/softuerë që ju lejon të menaxhoni dërgimin e mesazheve
- Kërkoni konsulencë nga persona që e bëjnë këtë rregullisht, por që nuk abuzojnë me adresat
- Lexoni online shkrime dhe materiale që ju ndihmojnë të mësoni më shumë
- Etj., etj.
Shume i mire artikulli. Do te te citoja shume fort tek dy pikat:
Vendosni një sqarim në hyrje të çdo mesazhi promocional për t’u çregjistruar nga lista juaj
Respektoni në çdo moment kërkesat për t’u çregjistruar nga lista ju
Dakort qe spamohemi nga mengjesi deri ne darke me lloj lloj reklamash pa pike lidhje me interesat tona. Po te pakten mundesine per ta hequr e-mailin nga keto lista do me benin shume me te gatshem te perdorja produktin qe reklamohet. Gjithashtu ajo qe shpesh harrohet eshte se fale avancimit ne spam-filtering technoogy shumica e atyre 100000 emaileve te derguara nuk arrin kurre ne inbox-in e marresit e rrjedhimisht eshte nje humbje kohe sic e thua dhe ti tek pika 2 tek disavantazhet:
Mesazhet e dërguara në këto adresa zakonisht përfundojnë në SPAM. Pra edhe investimi juaj përfundon në SPAM!
P.S. Layout-i i postimit eshte spot-on dhe shume i organizuar!
Artikull me vlerë. Shpresoj që shumica e bizneseve që përdorin e-mail marketing-un ta kuptojnë dhe ta mirëperdorin. Kur përdoret siç duhet, mund të jetë një armë e suksesshme për marketingun në internet, kurse kur keqpërdoret mund të shndërrohet në një bumerang që rikthehet te ty e të dëmton. Jo çdo fishek në ajër rezulton i suksesshëm.