Mëso WordPress për 6 orë
Trajnuesi ka krijuar mbi 120 faqe dhe punuar me faqe të njohura, si:
Pse ky trajnim?
Sfida e mediave sociale
Nëse duam të tërheqim një audiencë të caktuar, të gjithë përdorim mediat sociale sepse na lejojnë të krijojmë profile dhe faqe ‘pa pagesë’. Aty e kemi të lehtë të tërheqim fansa dhe ndjekës me shumicë dhe kështu mund të ngremë një biznes, krijojmë një brand, promovojmë një nismë, apo thjesht marrim pëlqime (likes) nga miqtë dhe ndjekësit.
Por çfarë ndodh nëse thyhen rregullat?
Ç’ndodh nëse vetë mediat sociale ndryshojnë rregullat e tyre?
Personalisht njoh mjaft raste ku për një nga dy arsyet e mësipërme ose gabime të tjera, klientët e mi dhe persona të ndryshëm më kanë kontaktuar pasi kishin ngelur në baltë nga mediat sociale.
Javë, muaj, madje dhe vite punë të çuara dëm!
Tragjedia më e madhe ishte fakti që tani ata nuk kishin si t’i merrnin ndjekësit/fansat e tyre me vete dhe nëse kishin nerva dhe lekë, do duhet ta fillonin gjithë punën nga fillimi.
Ajo që dua të them është:
Ata, ju dhe unë, jemi të gjithë ‘qiraxhinj’ në mediat sociale.
Edhe ndonëse disa prej nesh mund të kenë ngritur ‘perandori’ me mijëra e mbase miliona fansa, në fund të ditës, përsëri mbetemi ‘qiraxhinj’ në mëshirën e fatit apo vullnetit të pronarëve të mediave sociale.
A bën sens kjo që po them?
Avantazhet e faqes tuaj
Në morinë e eksperiencave të mia në internet, që në 1999, kur krijova faqen e parë, kam parë me dhjetra e qindra raste ku fatet e projekteve të mia apo të klientëve të mi mbetën peng të një platforme apo sistemi që nuk ishte në dorën tonë.
Por kjo ndryshon kur ke faqen tënde të internetit.
Dua të them që në botën e internetit, e vetmja gjë që mund të quhet e jotja është ‘faqja jote’. Aty ti mund të ndërtosh një perandori apo edhe një mini-blog që ta quash tëndin dhe ta menaxhosh si dhe kur të duash, pa pasur frikë se si mund të shkojnë rrymat e mediave sociale apo të platformave ku bazohesh.
Më kujtohen plaftorma sociale dhe blogjesh si GeoCities, Hi5, MySpace, Google+… që ishin vërtetë shumë të mëdha në kohën e tyre por tashmë nuk janë më ose nuk ju kujtohet më as emri.
Ndërkohë sot kemi Facebook dhe Instagram, por edhe për sa kohë?
Ja pse ju duhet një faqe dhe tani është koha që të lini pas dore çdo justifikim dhe arsyetim që ju pengon të merrni hapin e duhur.
Pse ju duhet faqja juaj?
Nëse keni një projekt, biznes, organizatë apo jeni profesionist i mirëfilltë, atëherë ju duhet patjetër faqja juaj në internet pasi ajo është referenca e qëndrueshme që ju dhe puna juaj ekzistoni.
Nuk bëhet fjalë për një preferencë, por për një domosdoshmëri. Faqja juaj është si adresa e shtëpisë tuaj. Pra, nuk po flas për shtëpi me qira, si ato në mediat sociale! Një shtëpi e mirë është ajo te e cila ju investoni kohë, para dhe energji në plan afatgjatë, sepse e dini që do t’i rezistojë kohës dhe nuk ka gjasa të ndryshoni vendodhje peridikisht.
Publikimi i faqeve nuk është më sfidë
Nëse ndërtimi dhe publikimi i një faqeje ju duket ende një sfidë e pakalueshme nuk ka pse të jetë kështu.
Ndonëse mendoni se mediat sociale i përmbushin të gjitha nevojat për publikime, ato në fakt nuk i shërbejnë mirë kohës dhe nuk ju lejojnë të përmbushni nevojat në rritje të biznesit, projektit apo profilit tuaj si profesionist.
Tani duhet të pranoni faktin që edhe nëse para pak vitesh ishte sfidë të ndërtoje një faqe profesionale, tashmë kjo është mjaft e arritshme, gjë që mund të vërtetohet edhe nga moria e platformave dhe shërbimeve që e mundësojnë.
Oferta jonë 8,000 Lek nga €14000 Lek
Paketa bazë
8000 Lekë
Me transfertë bankare, kartë debit, krediti ose PayPal
Paketa PLUS
14,000 Lekë
Me transfertë bankare, kartë debit, krediti ose PayPal
Trajnim individual
Fillon nga
3000 Lek/ora
Me transfertë bankare, kartë debit, krediti ose PayPal
Formati i trajnimit
(do bihet dakord me pjesëmarrësit)
Trajnues
Që prej vitit 1999 ai ka krijuar, lançuar dhe menaxhon me dhjetëra faqe, shumica e të cilave të ndërtuara me WordPress. Ai ka ndërtuar dhe menaxhuar faqe për medie si Gazeta Shqip (4 vite), faqe e-commerce si ShtepiaeLibrit.com (mbi 15 vite) dhe faqe për mjaft klientë nga kompani dhe organizata me emër në Shqipëri dhe Amerikë.
Nëpërmjet këtij trajnimi ai do ndajë këshilla praktike nisur nga eksperiencat dhe ekspertiza e tij për këdo që dëshiron të publikojë faqen e vet në internet.
Elvis Plaku është sipërmarrës dhe konsulent me eksperiencë korporative dhe private. Aktualisht bashkë-menaxhon dy biznese private dhe shërben si konsulent dhe trajnues për disa biznese/organizata të mirënjohura në vend.
Ekspertiza e tij vjen nga ndërthurja e një sërë përvojash si në botën korporative ashtu edhe në atë private në Shqipëri dhe jashtë. Prirjet dhe dëshira e tij për të eksploruar drejtime të reja e kanë përballur me përvoja në fusha nga më të ndryshmet si: marketingu, psikologjia, komunikimi, burimet njerëzore, teknologjia, etj. Në 2011, përfundoi studimet e nivelit Master për administrim biznesi nga Regent University në Virginia Beach, Virginia, USA.