Sekretet që diferencojnë të pasurit nga të varfërit

Realitet – Cilat janë zgjedhjet që bëjnë diferencën mes një të pasuri dhe një të varfri? Që nga besimi te vetja deri te këmbëngulja për të arritur një rezultat në dukje të pamundur, këto janë arsyet përse të varfrit qëndrojnë të varfër dhe të pasurit pasurohen edhe më shumë …

Më të pasurit e njëpërqindëshit të botës aktualisht kontrollojnë 48 për qind të pasurisë botërore. Tetëdhjetë njerëzit më të pasur në botë kontrollojnë 1.9 trilionë dollarë, që është në fakt sasia që 3.5 miliardë njerëz kanë në anën tjetër të spektrit. Është e pabesueshme që 80 njerëz kanë pasuri të barabartë me 3.5 miliardë njerëz!

Pyetja që ngrihet është nëse jemi ne viktima të rregullave të krijuara nga të pasurit për ekonominë globale apo jemi shumë frikacakë për të krijuar pasurinë tonë? Mendohet që shumica e 80 personave ta kenë trashëguar pasurinë e tyre, por në fakt vetëm 11 prej tyre e kanë të trashëguar dhe 69 të tjerët e kanë krijuar vetë.

Kështu, nëse studiojmë gjërat që bëjnë të pasurit dhe fillojmë t’i bëjmë edhe vetë, kemi një shans më tepër për të fituar para.

 

Të pasurit besojnë te përfitimi prej rezultatit

Të pasurit besojnë se ata duhet të paguhen në lidhje direkte me vlerën që i shtojnë tregut të punës. Kështu, nëse ata prodhojnë një produkt, për të cilin ka nevojë e gjithë bota, ata duhet të marrin një kompensim për çdo kopje të shitur. Ndërsa një person jo i pasur beson se ne të gjithë duhet të paguhemi njëlloj, pavarësisht rezultatit që sjellim. Me këtë mendësi, shpikjet me shumë gjasa nuk do të ekzistonin dhe mirëqenia nuk do të zhvillohej.

 

Të pasurit përqendrohen te mundësitë, jo te pengesat

Është gjithçka çështje perspektive. Atje ku dikush sheh një treg të pamundur për t’u zhvilluar, një tjetër sheh një mundësi të artë për të krijuar nga e para një treg. Të varfrit shpesh shohin pengesat dhe heqin dorë shpejt, ndërsa të pasurit shohin mundësitë dhe hyjnë në zona ku shumë prej nesh nuk i kanë menduar.

 

Ata shoqërohen me njerëz pozitivë dhe të suksesshëm

Të pasurit e dinë se pozitivizmi është gjithçka. Nëse ata vazhdimisht do të dilnin me njerëz që ankohen për motin, shajnë qeverinë dhe flasin negativisht për ekonominë, atëherë me shumë gjasa do të fillonin të bënin të njëjtën gjë. Por nëse këta individë flasin për suksesin, mundësitë dhe aspektet e tjera pozitive të botës, atëherë do ta shohin realitetin nga një perspektivë tjetër.

 

Ata promovojnë veten dhe vlerat e tyre

Të pasurit nuk kanë frikë t’ju tregojnë se sa të mëdhenj janë. Shumicën e kohës, ata nuk janë të turpshëm për këtë, sepse kjo është e vërteta. Të varfrit mund të jenë të mirë në shumë gjëra, por ata nuk e promovojnë kurrë veten, sepse nuk kanë vetëbesimin e duhur. Kështu ju do të mendoni se ata nuk kanë aftësi. Nëse doni të bëheni të pasur, duhet të dini të ‘shisni veten’.

 

Të pasurit i tejkalojnë problemet e tyre

Kur të varfrit shohin një problem, të pasurit shohin një zgjidhje. Në vend që të bien në dëshpërim për fatin e tyre të keq, njerëzit e suksesshëm gjejnë një zgjidhje dhe nuk heqin dorë. Ata punojnë fuqishëm derisa të zbulojnë se si mund ta adresojnë problemin dhe të fitojnë në fund.

 

Të pasurit i kanë të dyja, jo njërën ose tjetrën

Ekonomistët zbuluan termin kosto oportune shumë kohë më parë. E thënë thjesht, kjo do të thotë se nëse zgjidhni diçka, po hiqni dorë nga një gjë tjetër. Kjo është edhe mënyra se si mendojnë të varfrit. Ata kanë një sasi të caktuar parash dhe mendojnë nëse do ta shpenzojnë në një gjë apo në një tjetër. Duket logjike, por të pasurit përqendrohen në mënyrën për t’i pasur të dyja.

Të pasurit gjejnë rrugën për të shitur diçka që të fitojnë mjaftueshëm para sa t’i blejnë të dyja.

 

Të pasurit flasin për fitime, të varfrit për të ardhura

Kur të varfrit flasin në termat e pagesës në orë, të pasurit flasin për fitimin në një orë. Dikush mund të fitojë shumë para, por nëse nuk mëson si t’i mbajë ato, do të përfundojë trokë. Një i pasur e di se sa më shumë para të fitojë aq më shumë mund të investojë.

 

Të pasurit mësojnë vazhdimisht

Nëse mendoni se ju duhet të përpiqeni sa për të arritur diçka dhe se nëse e arrini nuk do t’ju duhet të shqetësoheni më, atëherë e keni shumë gabim. Për të mbajtur pozicionin e dëshiruar do t’ju duhet të mësoni vazhdimisht dhe të rriteni si person, kjo është ajo që bëjnë të pasurit. Ata e dinë se sa më shumë të mësojnë, aq më shumë kanë gjasa t’ia dalin me sukses çdo sfide.

 

Të pasurit e marrin edhe rrugën e vështirë

Të varfrit shpesh mbeten të varfër, sepse ata marrin gjithnjë rrugën e lehtë, derisa e gjejnë veten në rrugë qorre. Të pasurit nuk e kanë problem të ndjekin rrugën e vështirë, sepse ata kanë një mentalitet afatgjatë. Jeta aktuale mund të jetë e vështirë, por ata e dinë se veprimet e tyre tani do t’i sjellin një gjë të mirë në të ardhmen, ndaj përqendrohen të vazhdojnë atë që kanë planifikuar të bëjnë.

I.D.

*Burimi: Business Insider

P.S. Këtu mund të lexoni intervistën e Elvisit pranë News 24, e organizuar bazuar mbi vetë tematikën e këtij shkrimi.

Read More
siguria e kompjuterit
Siguria online

Shtatë mënyra të reja dhe praktike për të shmangur piratimin e kompjuterit (2025)

Në ditët e sotme, kur çdo gjë lidhet me internetin, mbrojtja e kompjuterit nga piratët dhe hakerat është më e rëndësishme se kurrë. Piratimi nuk është thjesht një problem teknik – mund të ndikojë në punën, biznesin dhe jetën tuaj personale. Ja si mund ta mbrosh veten, me këshilla të thjeshta, të kuptueshme dhe të zbatueshme për çdo moshë!

1. Mos beso çdo email-i që merr

Shumica e sulmeve fillojnë me një email të rremë. Mund të duket si nga banka, shoku apo ndonjë kompani e njohur, por brenda mund të ketë viruse ose lidhje të rrezikshme. Si ta dallosh?

  • Kontrollo gjithmonë adresën e dërguesit. Nëse ka ndonjë shkronjë të tepërt ose ndonjë ndryshim të vogël, mos e hap.
  • Mos kliko kurrë në lidhje të dyshimta dhe mos hap bashkëngjitje që nuk i ke kërkuar.
  • Shembull: Nëse merr një email nga “banka”, por adresa është “[email protected]”, është mashtrim!

2. Kontrollo mirë çdo lidhje që të dërgojnë

Lidhjet e panjohura mund të të çojnë në faqe të rreme ose të infektuara. Përpara se të klikosh:

  • Vendos miun sipër lidhjes (pa klikuar) dhe shiko nëse adresa duket normale.
  • Mund ta kopjosh dhe ta ngjisësh në një shfletues të ri për të parë ku të çon.
  • Faqet me “https” dhe ikonë dryni janë më të sigurta.

3. Mos hap bashkëngjitje të panjohura

Nëse nuk e njeh dërguesin ose nuk ke kërkuar ndonjë dokument, mos e hap asnjëherë bashkëngjitjen. Shumë viruse fshihen në dokumente Word, Excel apo PDF.

  • Shembull: Një mik të dërgon një faturë që nuk e ke kërkuar? Pyete para se ta hapësh!

4. Përdor verifikimin me dy hapa (2FA)

Edhe nëse dikush merr fjalëkalimin tënd, nuk mund të hyjë në llogarinë tënde pa një kod që të vjen në telefon.

  • Aktivizo 2FA për email, rrjete sociale dhe llogari bankare.
  • Shembull: Kur futesh në Facebook, përveç fjalëkalimit, të kërkohet edhe një kod që vjen në SMS.

5. Zgjidh fjalëkalime të forta dhe ndrysho shpesh

Fjalëkalimet e forta janë si çelësa të fortë për derën e shtëpisë. Përdor shkronja të mëdha, të vogla, numra dhe shenja.

  • Mos përdor të njëjtin fjalëkalim për çdo llogari.
  • Ndrysho fjalëkalimet çdo 3-6 muaj.
  • Shembull: Në vend të “arber123”, përdor “Arb3r!2025”.

6. Kujdes me ruajtjen në “re” (cloud)

Çdo gjë që ruan në internet mund të bjerë në duar të gabuara. Mos ruaj dokumente shumë të rëndësishme ose sekrete në “cloud” pa i enkriptuar.

  • Përdor platforma të sigurta dhe aktivizo 2FA edhe aty.
  • Shembull: Nëse ruan një kontratë biznesi, vendos një fjalëkalim shtesë për dokumentin.

7. Mos përdor rrjete Wi-Fi publike për gjëra të rëndësishme

Rrjetet publike në kafene, hotele apo qendra tregtare janë të rrezikshme. Hakerët mund të shohin çfarë bën.

  • Mos bëj blerje online apo mos kontrollo bankën në Wi-Fi publik.
  • Nëse duhet patjetër, përdor një VPN që e fsheh trafikun tënd.
  • Shembull: Nëse je në një kafene, më mirë përdor internetin e telefonit sesa Wi-Fi-në publike.

Këshilla shtesë për 2025

  • Përditëso gjithmonë programet: Çdo përditësim sjell mbrojtje të reja kundër viruseve.
  • Instalo një antivirus të mirë: Edhe versionet falas janë më mirë se asgjë!
  • Mëso fëmijët dhe familjarët: Tregoji këto rregulla edhe atyre që nuk janë shumë të aftë me teknologjinë.
Shembull praktik: Si u mbrojta nga një mashtrim?

Një ditë më erdhi një email që më kërkonte të përditësoja fjalëkalimin e bankës. E kontrollova adresën dhe pashë që nuk ishte nga banka ime. Nuk e hapa lidhjen, por telefonova bankën për të pyetur. Ata më thanë që ishte mashtrim dhe më falënderuan që nuk rashë pre.

Si ta zbatosh këtë në jetën tënde?
  • Bëj një listë të llogarive që ke dhe kontrollo nëse ke aktivizuar 2FA.
  • Ndrysho sot fjalëkalimin e email-it dhe ruaje diku të sigurt.
  • Shpjego këto rregulla edhe në familje ose në punë, që të gjithë të jenë më të mbrojtur.

Mos harro: Siguria fillon nga ti! Kompjuteri është si dera e shtëpisë – mos e lër të hapur për këdo. Nëse ke pyetje ose do të ndash një eksperiencë, shkruaj poshtë në komente!

Read More

Gjashtë arsye përse duhet ta nisni ditën herët çdo mëngjes

Stil – Gjumi i mëngjesit është joshës i madh për shumicën prej nesh, por ai mund të jetë pengesa juaj më e madhe në arritjen e synimeve dhe në zhvillimin e karrierës. Jeta mund të ndryshojë shumë vetëm për disa orë zgjim më herët 

Njerëzit që e dëshirojnë suksesin e arrijnë atë. Ne e dimë se nëse ngrihemi herët do të përfitojmë në njëfarë mënyre prej kësaj, por shumë prej nesh nuk ia dalin të veprojnë kështu. Zgjimi herët në mëngjes dhe aplikimi i një rutine të hershme, mund të jetë i vështirë, por përfitimet janë shumë të mëdha. Ja cilat janë gjashtë arsyet për ta ndryshuar jetën tuaj njëherë e mirë.

  1. Keni kohë të planifikoni qëllimet

Shumë njerëz nuk i arrijnë qëllimet e tyre për shkak të mungesës së fokusit. Por, duke planifikuar qëllimet që në mëngjes herët dhe me mendje të freskët, do të mund të bëni më shumë veprime që ju sjellin pasojat e dëshiruara. Në vend që vetëm t’i thoni qëllimet tuaja, ju mund t’i bëni ato realitet dhe mund të mbikëqyrni progresin e objektivave të shkuara.

  1. Planifikoni ditën

Zgjimi herët do t’ju ofrojë mundësinë ta planifikoni të gjithë ditën që ju pret. Me një plan të saktë, ju mund të bëheni më shumë produktivë dhe të dobishëm për veten. Sapo t’i njihni qëllimet, do bëni planet shtesë të ditës për të mbërritur tek ato.

  1. Kohë për ushtrime fizike

Numri më i madh i justifikimeve për mungesën e stërvitjes është mungesa e kohës. Pas një dite të gjatë pune, të shkosh në palestër duket një prioritet i ulët. Por nëse zgjoheni në gjashtë të mëngjesit, mund të krijoni deri në tre orë kohë të lirë.

  1. Kohë për të ngrënë

Kemi dëgjuar të gjithë jetën se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Nëse zgjoheni herët në mëngjes, do të gjeni kohë për të. Ngrënia e rregullt e mëngjesit përmirëson ndjeshëm shëndetin tuaj në përgjithësi. Ashtu si makinat kanë nevojë për karburant, edhe trupi i njeriut ka nevojë për ushqim që të funksionojë siç duhet, veçanërisht në mëngjes.

  1. Njerëzit e suksesshëm e aplikojnë

Në një artikull për revistën “New York”, Jack Dorsey, themeluesi i “Twitter”, tha për lexuesit se ai e fillon ditën në orën 5:30 në mëngjes. Dorsey përdor mëngjesin për aktivitete si meditimi dhe vrap. Tim Cook, drejtori ekzekutiv i “Apple”, është i njohur se dërgon mesazhe të kompanisë në orën 4:30 në mëngjes. I fundit, por jo më pak i rëndësishmi, Richard Branson, themelues i “Virgin Group”, është një mbrojtës i madh i zgjimit herët. Në një intervistë, ai tha se zgjohet rreth 5:45 të mëngjesit për t’u stërvitur dhe për të ngrënë mëngjes përpara se të shkojë në punë.

  1. Qëndroni dy hapa para të tjerëve

Fillimi i ditës herët ju rrit vetëbesimin dhe kreativitetin. Çdo mëngjes pas zgjimit, adrenalina do t’ju ofrojë një panoramë tjetër të jetës. Është bukur të dish se teksa ti bën ëndrrat e tua realitet, konkurrentët e tu po flenë. Bëni detyrat tuaja më të ngutshme përpara orës tetë të mëngjesit dhe kështu do të jeni gjithë energji dhe kohë të lirë. Duke mbaruar punët më elementare herët, do të jeni dy hapa para të tjerëve dhe do të pakësoni stresin dhe ankthin.

Nëse e disiplinoni veten të zgjoheni dy orë e gjysmë më herët çdo ditë, prodhimtaria juaj gjatë ditës do të rritet ndjeshëm. Kjo do të thotë 17.5 orë më shumë në javë, 70 orë më shumë në muaj dhe 840 orë shtesë në vit. Mendojeni dhe mos hezitoni!

Si të zgjoheni herët?

Filloni ngadalë duke e vënë alarmin tuaj të mëngjesit nga 10-15 minuta më herët çdo ditë. Brenda pak ditëve do t’ia keni dalë të shkoni në një orë zgjim më herët e kështu me radhë.

Një natë më parë mendoni për diçka që do të bëni të nesërmen, e cila do t’ju entuziazmonte mjaftueshëm për të dalë nga shtrati. Bëni një gjë që e pëlqeni shumë dhe nuk do ta keni të vështirë të ngriheni nga gjumi.

Mos rrini në shtrat. Dilni prej tij menjëherë sapo t’ju hapen sytë dhe ndjeni bekimin që jeni gjallë edhe për një ditë tjetër. Një tjetër këshillë është që të mos e mbani alarmin pranë jush. Vëreni atë në ndonjë vend më të largët, në mënyrë që të mund të çoheni për ta fikur.

Çfarë të bëni pasi jeni ngritur?

Mos e humbni kohën duke lexuar lajmet! Pini një gotë ujë që të hidratoheni dhe që t’ju dalë gjumi. Meditoni për disa minuta. Shkruani ose bëni diçka kreative. Bëni ushtrime fizike për pak minuta. Shijoni një filxhan kafeje ose çaji dhe më pas përgatituni për ta nisur ditën siç duhet!

I.D

*Burimi: Elite Daily

Read More

Profesionet e duhura për njerëzit që nuk e pëlqejnë stresin

Karriera – Po kërkoni për një punë që nuk ju streson, por që njëkohësisht paguhet mirë? Që nga shkencëtarët e materies deri tek inxhinierët dhe arkitektët detarë, mund të fitoni shumë para dhe të vazhdoni ta doni punën tuaj

Nëse mendoni se nuk ka vende pune me paga të larta, por nivel stresi të ulët, mendohuni dhe një herë. Ekspertja e karrierës Laurence Shatkin, krahasoi rrogat me nivelin e stresit për 767 profesione për të gjetur vendet e punës që janë më të leverdishme për ata që preferojnë të punojnë në qetësi.

Shkencëtarë materie

Ky vend pune ka të bëjë me kërkimin dhe studimin e substancave në nivel atomik dhe molekular dhe mënyrën se si ato reagojnë me njëra-tjetrën. Me rezultatet e marra arrihet të zhvillohen produkte të reja të përmirësuara. Kërkesa e arsimimit për këtë profesion është e pakta një diplomë bachelor, pasi masteri dhe doktoratura janë shpesh të kërkuara në punët hulumtuese.

Shkencëtar ushqimi

Për t’u siguruar që ndërmarrjet bujqësore janë produktive dhe ushqimi është i sigurt, në lojë hyn shkencëtari i ushqimit që sigurohet se çdo gjë është sipas standardeve. Edhe në këtë profesion është e nevojshme së paku një diplomë bachelor.

Matematikan

Matematika mund të bëjë shumë njerëz të djersijnë me ta menduar atë, por për ata që ia kanë marrë dorën është një punë pa stres. Përshkrimi i kësaj pune parashikon kërkime në matematikën elementare ose aplikimin e teknikave matematikore për shkencë, menaxhim dhe fusha të tjera. Zgjidhja e problemeve në fusha të caktuara duke përdorur metoda matematikore do të ishte përkufizimi i duhur. Edukimi i nevojshëm: Bachelor ose master për ata që kërkojnë të punojnë në administratë dhe doktoraturë për kompanitë private.

Gjeograf

Me punë të mirëpaguar dhe stres të ulët, gjithçka duhet të bëjë një gjeograf është të studiojë natyrën dhe përdorimin e zonave të sipërfaqes së tokës. Ai duhet të bëjë kërkime mbi aspektet fizike të një rajoni dhe të kryejë kërkime mbi ndikimet e njerëzve në zona të ndryshme. Shumica e profesioneve kërkojnë nivelin master.

Shkenca politike

Rrogë më e lartë, stres jo edhe aq i madh, shkencëtari i politikës duhet të studiojë origjinën, zhvillimin dhe funksionimin e sistemeve politike. Arsimi i kërkuar: së paku Bachelor.

Fizikan

Për profesionistët e fushës, kjo është një punë që ata e kanë për zemër ta bëjnë. Kryerja e kërkimit të fenomeneve fizike, zhvillimi i teorive në bazë të vëzhgimit dhe eksperimenteve dhe përdorimi i metodave për të aplikuar ligjet dhe teoritë e fizikës, futet te punët me stres të pakët. Arsimi është ai që do t’ju ‘stresojë’, pasi duhet niveli doktoraturë.

Astronom

Çfarë bën një astronom? Vëzhgon, bën kërkime dhe analizon fenomenet astronomike për të rritur bazën e dijes apo aplikimin për një informacion të tillë dhe për probleme praktike. Si për shumicën e punëve kërkimore, niveli i arsimit është doktoraturë.

Profesor i drejtësisë

Pagesë e lartë për profesorët e së drejtës. Atyre u duhet të japin mësime për ligjin dhe të drejtën me një diplomë bazë bachelor.

Ekonomist

Ekonomistët studiojnë prodhimin dhe shpërndarjen e burimeve, të mirave dhe shërbimeve. Ata mund ta bëjnë këtë me një pagesë të lartë dhe vetëm me një diplomë bachelor.

Statisticien

Duke përdorur metoda statistike për të mbledhur dhe analizuar të dhëna mund të fitoni një rrogë të mirë dhe të mos lodheni aspak. Për më tepër do të ndiheni mirë, pasi do ndihmoni bizneset, inxhinierinë dhe shkencat të zgjidhin problemet e tyre.

Menaxher kompjuterash dhe informacioni (IT)

Me një rrogë të kënaqshme, gjithçka duhet të bëni është të ndihmoni në përcaktimin e synimeve teknologjike të një organizate dhe të jeni përgjegjës për zbatimin e këtyre qëllimeve duke përdorur sistemet e duhura kompjuterike. Arsimi i detyruar: Bachelor.

Drejtor arti

Puna që bëjnë drejtorët e artit konsiston në përgjegjësinë për stilin pamor dhe imazhet e shfaqura në gazeta, revistë, paketime produktesh, filma dhe prodhime televizive. Gjithçka do t’ju duhet është një bachelor dhe pak eksperiencë.

Gjeolog

Duke studiuar ndërtimin, strukturën dhe aspekte të tjera fizike të tokës do të fitoni rreth 105,000 dollarë në vit me një nivel stresi jo të lartë. Sigurohuni që të keni të paktën një nivel bachelor, por ndonjëherë do t’ju duhet edhe një licencë.

Inxhinier dhe arkitekt detar

Kjo punë përfshin projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e anijeve që nga më të thjeshtat deri tek ato ushtarake. Inxhinierët e marinës punojnë mbi sisteme mekanike, ndërsa arkitektët punojnë në projektimin bazë, si forma dhe qëndrueshmëria e objektit. Me një diplomë bachelor dhe pak eksperiencë do të punoni pa djersitur aspak.

I.D

*Burimi: Business Insider

Read More
Sjellja në punë (imazhi i 4 personave)

12 gjërat që nuk duhet t’i tregoni në vendin e punës

Karrierë – Për të qenë një punonjës i mirë, nuk mjafton që ta bëni punën mirë, por duhet të krijoni edhe integritet të qëndrueshëm. Tregohuni të kujdesshëm me fjalët dhe sigurohuni të mos kaloni kufijtë me ato që rrëfeni për veten

Nuk mund të ndërtoni një rrjet të fortë profesional, nëse nuk i ndani gjërat tuaja me kolegët, por nëse tregoni më shumë sesa duhet, kjo mund të kthehet në një katastrofë për karrierën tuaj.

Të ndani me të tjerët gamën e duhur të historive është mënyra e duhur për të fituar besimin, por edhe respektin e të tjerëve. Lista e mëposhtme ju tregon faktet që duhet t’i mbani për vete.

  1. Nëse e urreni punën

Gjëja e fundit që ndonjëri do të donte të dëgjonte në punë do të ishte ndonjë ankesë se sa shumë e urreni atë vend dhe punën që bëni. Nëse e shprehni këtë, do të etiketoheni si një person negativ që nuk di të punojë në grup. Kjo mund të ulë edhe moralin e grupit. Shefat i kapin shpejt ata që demoralizojnë të tjerët dhe i zëvendësojnë me ata që mezi presin pas derës.

  1. Mendimet për kolegët

Ka gjithnjë një person të paaftë në vendin e punës dhe gjasat janë që kushdo mund ta dijë se kush është. Por nëse nuk keni pushtetin ta ndihmoni atë të përmirësohet ose ta hiqni nga puna, nuk do të fitoni asgjë duke e përfolur.

  1. Sa para fitoni

Prindërit tuaj do të dëshironin shumë të dëgjonin se sa para po fitoni çdo muaj, por në vendin e punës, kjo sjell vetëm telashe. Është e pamundur të maten rrogat me drejtësinë më të madhe dhe zbulimi i rrogës suaj do të çonte në krahasim dhe ndoshta zemëratë. Nëse nuk dëshironi ziliqarë apo persona agresivë, mbajeni të ardhurën tuaj për vete.

  1. Besimin fetar apo politik

Besimi politik apo fetar i kujtdo është çështje personale që nuk ka përse të ndahet në vendin e punës. Ky i fundit është një ambient ku punohet për një të mirë të përbashkët dhe nuk është aspak e nevojshme të krijohen identitete apo mosmarrëveshje për pikëpamjet e perceptimit të ndokujt për botën.

  1. Aktivitetin në Facebook

Ka shumë mënyra se si mund të dukeni në pozita të këqija në Facebook. E mira e të mirave është ta mbani stafin e punës larg këtyre gjërave që të ruani një imazh sa më të mirë. Kujdesuni për gjërat që shpërndani në rrjetet sociale, në mënyrë që të mos ju ndikohet karriera.

  1. Çfarë bëni në dhomën e gjumit

Rrëfimet për jetën tuaj seksuale duhet t’i lini jashtë derës së zyrës. Komente të çfarëdo lloji sigurohuni që të mos i ndani me kolegët tuaj. Jo vetëm që nuk do të ndiheni rehat, por kjo do të ndikojë në mënyrën sesi ata ju shohin. Mos krijoni një reputacion të keq.

  1. Opinionet për jetën seksuale të të tjerëve

Njerëzit me të cilët punoni nuk duan t’ia dinë se çfarë mendoni ju se bëjnë në dhomën e gjumit kolegët tuaj. Mos u bëni thashethemexhinj! Përdoreni mendjen për të punuar dhe jo për t’u marrë me fjalë! Nëse kërkoni respekt, filloni ta zbatoni edhe për të tjerët.

  1. Ambiciet për karrierë

Mos i thoni ambiciet tuaja të karrierës në punë sepse mund të bien në konflikt direkt me interesat e të tjerëve dhe kur vjen fjala për interesa, njerëzit bëhen aq egoistë sa nuk mban më. Punonjësit e mirë duan që e gjithë skuadra të arrijë sukses, jo vetëm ata. Pavarësisht motiveve aktuale, lajmërimi i qëllimeve egoiste nuk do t’ju ndihmojë t’i arrini.

  1. Argëtimin e kolegjit

E shkuara thotë shumë për ju. Sjelljet e moshës rinore mund t’u lënë të tjerëve të mendojnë se nuk jeni zhvilluar shumë që atëherë. Mbajeni për vete të shkuarën tuaj të egër dhe plot argëtime të çmendura.

  1. Sa ju pëlqen alkooli

Mund t’ju pëlqejë të bisedoni se sa shumë dëshironi të konsumoni alkool pas një dite të lodhshme pune, por kjo nuk është mënyra se si do të dëshironit t’ju shihnin në punë. Nëse ndani me të tjerët dashurinë për alkoolin nuk do të dukeni si persona argëtues, por në fakt si të paparashikueshëm, të papjekur dhe që i mungon gjykimi i drejtë.

  1. Shakatë ofenduese

Nëse ka ndonjë gjë që duhet të mbani parasysh është që të tregohuni shumë të kujdesshëm me ato që thoni. Shakatë ofenduese mund t’ju bëjnë të shfaqeni si të pasjellshëm në sytë e të tjerëve dhe nuk i dihet kurrë se kur mund ta kaloni kufirin.

  1. Që po kërkoni një punë të re

Mos i thoni qëllimet tuaja përpara se t’i realizoni ato. Mos i zbuloni planet për të lënë punën, pasi do të bëheni një humbje kohe për këdo tjetër. Ka mundësi që kërkimi për punën e re të mos rezultojë i suksesshëm dhe do të përfundoni duke u dukur keq në sytë e të tjerëve.

I.D

*Burimi: Business Insider

Read More

Tre arsye shkencore se pse jeni gjithnjë me vonesë

Psikologji – E konsideroni veten si person që vonoheni gjithmonë? Më poshtë do të njiheni me tre shpjegime të mundshme të “vrimës së zezë” që duket se gëlltit kohën tuaj si dhe ndonjë këshillë për të qenë më të përpiktë

Gjithkujt mund t’i ndodhë që të arrijë për ndonjë minutë me vonesë, por disa persona janë gjithnjë me vonesë. “Bombardoheni nga protestat” e miqve dhe të kolegëve? Në thelb të problemit tuaj, mund të jenë disa arsye shkencore, ashtu siç raportohet në një artikull të “Wall Street Journal”.

 

Defekti tendencë

Një nga shpjegimet më të qarta dhe të zakonshme është planifikimi i gabuar i kohës. Një pjesë e madhe e atyre që vonohen kanë tendencën që të mos llogarisin mirë kohën e nevojshme për të përfunduar një detyrë. Sipas Roger Buehler, psikologut të Universitetit Wilfrid Laurier të Waterloo, Ontario (Kanada), 40 për qind e njerëzve nuk e llogarisin mirë kohën e nevojshme për të përfunduar një veprim (pa marrë parasysh kompleksitetin e veprimit).

Ndajeni në më shumë pjesë

Për të kapërcyer këtë pengesë, ju mund të përdorni strategji të ndryshme, si për shembull duke u bazuar në përvojat e kaluara, ose në ndarjen e një detyre të caktuar në pjesë më të vogla, një proces që i bën përllogaritjet më precize.

 

Thojini jo multitasking-ut

A jeni, për shembull, një person multitasking (bëni shumë veprime në të njëjtën kohë)? Në bazë të një studimi të kryer në vitin 2003 nga Jeff Conte i Universitetit të San Diegos, vëmendja shpërqendrohet nëse bëni shumë detyra në të njëjtën kohë, në vend që të përqendroheni në një gjë, duke e kryer mirë atë. Për këto arsye, ju mund të arrini shpeshherë me vonesë në punë, shkollë, fakultet apo në takime të ndryshme.

 

Iluzioni se do të arrini

Personat që arrijnë me vonesë kudo, vuajnë edhe nga iluzioni se kanë për t’ia dalë mbanë, edhe pse janë nisur me vonesë. Por e vërteta është se iluzioni i krijuar nga vetë ata, kthehet në një faktor ndikues te vonesa. Ndaj, shmangeni sa më parë iluzionin në këtë pikë.

 

“Arti” i të qenët me vonesë është i lindur

“Arti” i të qenët gjithmonë me vonesë mund të varet nga një ndryshim në mënyrën se si ne e perceptojnë kohën. Një studim tjetër i Conte, i publikuar në vitin 2001, identifikon dy tipare të përsëritura të personalitetit, atë të tipit A, më frenetik dhe i përqendruar te arritja e objektivit dhe atë të tipit B, më i relaksuar dhe më “i ngathët”…që arrin me vonesë kudo.

 

Një minutë e pambarimtë

Në një eksperiment, nëpërmjet të cilit kërkohej të thoshin mbarimin e një minute kohë, individët e tipit A kanë thënë stop pas 58 sekondash (të përpiktë, madje para kohe); ata të tipit B, pas 77 sekondash. Një hendek që minutë pas minute, akumulohet duke u transformuar në një vonesë të konsiderueshme.

 

Si të mos jeni më me vonesë?

Sipas ekspertëve, që të mos vonohen, këta persona mund të përpiqen të:

-të ulin numrin e takimeve të lëna ose të impenjimeve të propozuara;

-të përgatisin një axhendë javore me afate më të shkurtra, por çdo 30 minuta;

-t’i dhurojnë vetes shpërblime sa herë që keni çuar deri në fund një punë (për shembull mund të pini një kafe brenda kohës që ju ka mbetur nga ajo që kishit caktuar për X punë);

– të kuptojnë se nuk mund të jenë në dy vende, në të njëjtën kohë dhe nëse nuk arrijnë t’i mbulojnë të dyja, mund ta anulojnë një prej takimeve. Të paktën mbërrini në kohë në njërin prej tyre!

N.A

Read More

Si të punoni më pak e të arrini më shumë

Këshilla – Dëshira për të bërë karrierë mund t’ju shtyjë të punoni më fuqishëm, por kjo nuk është e nevojshme për sa kohë mund të punoni më pak, por me më shumë zgjuarsi. Ndiqni këshillat për të arritur më shumë, duke u përkushtuar për një periudhë të shkurtër në punë

Nëse dëshironi të keni rezultate më të mira në punën tuaj pa punuar më shumë, por duke vepruar me zgjuarsi, atëherë do t’ju duhen këshillat e mëposhtme.

  1. Bëni një listë të gjërave që nuk duhen bërë. Përgatisni një listë të atyre gjërave me të cilat nuk duhet të humbni kohën tuaj, si detyra të panevojshme, takime që nuk duhen, telefonata të kota e të tilla me radhë. Më pas vendoseni pranë listës së gjërave që duhen bërë dhe zbatojini.
  2. Mbani një bllok dhe një stilolaps. Kështu vepronte Tomas Edison, Virxhinia Ulf dhe Çarls Darvin. Ata mbanin kudo që shkonin një bllok shënimi dhe shkruanin idetë që u vinin në mendje. Kjo është një mënyrë e mirë për të gjetur ide të reja dhe për të nxitur kreativitetin tuaj në çdo aspekt të jetës.
  3. Prezantimi. Gjeni një mënyrë për të përshkruar se kush jeni, çfarë bëni dhe se si një tjetër mund të përfitojë prej talenteve tuaja brenda 30 sekondave. Më pas pakësojeni sasinë e nevojitur të kohës në 15 sekonda. Praktikojeni që të dukeni të ndershëm, koncizë dhe interesantë.
  4. Krijoni një rutinë. Përpiquni ta filloni ditën në të njëjtën mënyrë. Nëse punoni nga shtëpia, bëni një ecje të shkurtër përpara se të nisni nga puna. Pini një filxhan çaji, lexoni ose meditoni më parë. Duke krijuar një rutinë do të lehtësoni mendjen, trupin dhe shpirtin.
  5. Krijoni një mbyllje. Duhet të dini se kur do të ndaloni së punuari. Përpiquni t’i jepni fund çdo dite pune sipas të njëjtës mënyrë. Rregulloni tavolinën e punës, sistemoni kompjuterin dhe bëni një listë të gjërave që ju duhen për nesër.
  6. Mësohuni me zhgënjimet. Duhet të keni të qartë se disa gjëra nuk shkojnë sipas dëshirave apo planeve tuaja. Jini të përgatitur për çdo rast dhe kini një mënyrë për të mos u ndikuar shumë nga të papriturat e hidhura.
  7. Mësoni. Bëhuni enciklopedi njerëzore me plot dije. Bëni pyetje. Dilni me njerëz të zgjuar. Lexoni. Dëgjoni audio-libra. Hyni në leksione të ndryshme. Vetëm përmes dijes e bëni jetën më interesante dhe më të gjatë.
  8. Pranoni dështimin. Nëse nuk dështoni gjëkundi, atëherë nuk po eksperimentoni asgjë të re. Kjo do të thotë se nuk do të arrini kurrë shumë larg në biznes dhe se ndiqni rrugën e sigurt, por që nuk ju çon shumë larg.
  9. Kontrolloni kalendarin. Sigurohuni që të jenë të përqendruar në një ose dy përparësi tuajat. Pyeteni veten nëse është kjo mënyra sesi doni ta kaloni kohën tuaj. Mos harroni se ju jeni kalendari i vetes suaj, respektoni oraret, datat dhe takimet.
  10. (Mos) Jini paranojak. Kohët e mira nuk zgjasin, por as ato të këqija. Bëjini llogaritë për të dyja rastet dhe veproni siç duhet.
  11. Afatet. Kurrë mos thoni se mund ta mbaroni punën përpara një afati, thjesht dorëzojeni përpara kohe dhe do të dukeni si heronj.
  12. Jini të shpejtë, por mos nxitoni. Askush nuk do të donte që të nxitoheshit në punë, sepse nxitimi shoqërohet me efekte anësore të gabimeve, ndërsa të qenët i shpejtë, është saktësi dhe kohë në një rezultat të vetëm të pëlqyeshëm.
  13. Përgjigjuni telefonatave dhe email-eve shpejt. Edhe nëse i shkruani se do ta kontaktoni më vonë, rëndësi ka të ktheni përgjigje të shpejtë brenda 24 orëve, sepse kështu njerëzit do ta vlerësojnë më shumë përpjekjen tuaj.
  14. Qeshni çdo ditë 10 minuta. E qeshura ju çliron nga stresi dhe e bën mendjen tuaj të funksionojë më pastër dhe më qartë. Qeshni të paktën 10 minuta çdo ditë dhe do të jeni më efektiv në punë.
  15. Bëni një ditë pushim. Pavarësisht sesa këmbëngulës jeni për të përfunduar punët, mos harroni, një ditë pushim është tepër e nevojshme dhe e domosdoshme. Bëni aktivitete jashtë punës që ju tërheqin shumë, të cilat nuk keni pasur mundësinë t’i ushtroni prej punës.
  16. E diela mbrëma ... Është diçka që ndodh te 99 për qind e njerëzve, ankthi që i kaplon të dielën në pasdite për ditën e ardhshme, që është e hëna e famshme e kthimit në punë. Shumica e njerëzve e përjetojnë këtë ndjesi vazhdimisht, që nga ditët e shkollës deri në daljen në pension. E hëna na thërret!

*Burimi: Time

Read More
Puna në kompjuter

Ja se çfarë duhet të bëni për të punuar më mirë në kompjuter

Këshilla – Në ditët e sotme, janë të paktë ata persona që mund t’ia dalin pa punuar apo pa ndenjur në kompjuter. Një pozicionim i mirë i trupit dhe ndonjë këshillë e thjeshtë do t’ju lejojnë të jetoni në harmoni të plotë me “shokun” tuaj më besnik në zyrë

Pozicionojeni mirë kompjuterin

Para së gjithash është thelbësore që kompjuterin ta vendosni në mënyrën e duhur. Kjo gjë do të minimizojë problemet e lodhjes vizive. Ideale do të ishte që ekranin e tij ta spostonit prapa dhe ta vendosnit në një distancë 50-70 cm larg jush. Ndërkohë është mirë që pjesa e sipërme e ekranit të jetë në drejtim të syve, në rast se nuk bëhet fjalë për një ekran me dimensione të mëdha.

Zgjidhni një ekran të mirë

Zgjidhni një ekran të mirë, antirefleks dhe kujtohuni që të rregulloni dritën në bazë të punës që duhet të zgjidhni (videoshkrim, dizajn etj.). Bëni kujdes edhe me ndriçimin e ambientit dhe mos e vendosni ekranin përballë ose anash një dritareje, sepse kjo mund të krijojë kthesa të dëmshme të reflektimit të dritës.

Përdorni një karrige të mirë dhe komode

Të punuarit për orë të tëra në pozicionin ulur, mund të shkaktojë kontraktim të qafës, të shpatullave dhe të shpinës. Këtë rrezik mund ta reduktoni duke zgjedhur një karrige të rehatshme, ku mund të qëndroni drejt dhe këmbët t’i mbani në dysheme. Nëse jeni të shkurtër ose tavolina e punës është shumë e lartë, te këmbët përdorni një mbështetëse.

Mbroni kyçet e duarve

Të favorizuara nga puna e vazhdueshme në kompjuter, shqetësimet muskulore të gjymtyrëve të sipërme po bëhen gjithnjë e më të përhapura. Në shënjestër janë sidomos kyçet e duarve, por edhe duart e shpatullat. Për të parandaluar këtë problem, vendoseni tastierën në një distancë 10-15 cm nga fillimi i tavolinës dhe punoni duke i mbajtur bërrylat tuaj në kënd të drejtë, në mënyrë që të shmangni lakimin e tyre. Zgjidhni një maus sa madhësia e dorës tuaj dhe mos e shtrëngoni atë shumë, sepse mund t’ju krijohen probleme te muskujt e gishtave.

Bëni pushime të shkurtra dhe të vazhdueshme

Lodhja vizive dhe dhembja e kokës mund të zhduken nëse bëni pushime të shkurtra me ndërprerje të rregullta. Mjaftojnë pesë minuta për të hequr sytë nga kompjuteri.

Pini ujë

Një ambient me temperaturë shumë të nxehtë kontribuon në rritjen e lodhjes vizive, ndërsa ajo është e dëmshme për qarkullimin e gjakut. Ndaj pini ujë mjaftueshëm. Kjo do t’ju ndihmojë, ndër të tjera, që të mos abuzoni shumë me kafen dhe me duhanin.

Eliminoni faktorët e stresit

Kur vjen puna te çështja e stresit, është më e thjeshtë ta shprehësh eliminimin e tij sesa ta zbatosh atë. Megjithatë, aq sa të jetë e mundur, përpiquni që të mos punoni shumë nën tension. Në fakt, është demonstruar se stresi rrit mundësinë e shfaqjes së shqetësimeve muskulore-skeletike. Mos i nënvlerësoni aftësitë tuaja të punës dhe mundohuni që ta organizoni sa më mirë, në mënyrë që të fitoni kohë. Vëreni punën përpara.

Bëni pak … gjimnastikë

Për të relaksuar qafën, shpinën, gishtat dhe kyçet e duarve nuk ka asgjë më të mirë sesa ushtrimet fizike. Zgjateni shpinën sikur dëshironi të arrini diçka lart dhe rrotullojeni kokën. Lëvizni edhe shpatullat.

… edhe për sytë

Edhe ushtrimet e syve janë shumë të dobishme. Pa lëvizur kokën, shikoni sa më lart dhe sa më poshtë të mundni, duke alternuar edhe anën e djathtë e të majtë të shikimeve sa më të largëta. Kjo gjë shërben për të parandaluar lodhjen e syve.

Në rast problemesh të mëdha konsultohuni me mjekun

Puna në kompjuter mbase nuk shkakton probleme vizive, por me siguri përbën një kusht për favorizimin e shfaqjen e anomalive të shikimit. Nëse ju djegin sytë shpesh dhe nëse keni përshtypjen se nuk shihni mirë, konsultohuni me mjekun specialist.

Read More

Papunësia ndryshon personalitetin e meshkujve dhe femrave

Nëse mendoni se personaliteti është i pandryshueshëm, gaboheni. Studiuesit kanë zbuluar se kur një person është i papunë për një periudhë kohe, ai kalon në disa faza të ndryshimit të personalitetit

Studimi

Njerëzit që nuk mund të gjejnë një punë shpesh thonë se kjo eksperiencë u ka dobësuar besimin. Tani, një studim i ri pretendon se papunësia ndryshon tiparet bazë të personalitetit të dikujt, duke e bërë më pak të ndërgjegjshëm dhe më jomiqësor.

Kërkuesit thonë se të tilla ndryshime të personalitetit shkaktojnë një rreth vicioz, duke e bërë më të vështirë për të papunin të gjejë një punë të re dhe për këtë arsye duhet të ketë më shumë mbështetje për ata që janë pa punë për të parandaluar ndryshimet në karakter.

“Rezultatet sfidojnë idenë se personalitetet tona janë ‘fikse’ dhe tregon se efektet e faktorëve të jashtëm si papunësia mund të kenë ndikime të mëdha në personalitet”, tha dr. Christopher Boyce, nga Universiteti Stirling, Skoci.

“Kjo tregon se papunësia ka ndikime më të gjera psikologjike nga sa mendohej më parë.”

Së bashku me kërkuesit nga universitete të tjera britanike, ai ka ekzaminuar një mostër prej 6769 të rriturish gjermanë që bënë një test standard personaliteti në dy periudha midis vitit 2006 dhe 2009.

Nga ky grup, 210 ishin të papunë për kohën nga një deri katër vjet gjatë eksperimentit, ndërsa 251 ishin të papunë për më pak se një vit përpara se të gjenin një pozicion.

Kërkuesit analizuan pesë tiparet kryesore të personalitetit, ndërgjegjen, nervozizmin, rënien dakord, ekstraversionin dhe të qenët i hapur.

Studimi zbuloi se burrat binin më shumë dakord gjatë dy viteve të para të papunësisë, krahasuar me ata që janë në punë, por pas dy viteve, burrat e papunë ishin më të pakëndshëm sesa ata që kishin punë.

Por për femrat, rënia dakord ulej për çdo vit papunësie.

“Në fazat e para të papunësisë, mund të ketë stimuj që individët të jenë në një mendje me të tjerët, në përpjekje për të siguruar një tjetër punë ose për të qetësuar të tjerët rreth tyre”, raportuan kërkuesit në studimin e publikuar në Revistën e Psikologjisë të Aplikuar.

“Por, në vitet e fundit, kur situata bëhet më e ndenjur, të tillë stimuj mund të dobësohen.”

Studimi zbuloi se sa më gjatë të rrinin pa punë burrat, aq më pak të vetëdijshëm bëheshin.

Në kontrast, femrat bëheshin më të vetëdijshme në fazat e para dhe të fundit të papunësisë, por përjetonin një krizë në mes të studimit.

Ekspertët teorizuan se kjo mund të ndodhë, sepse femrat fitonin pak kompensim duke u kujdesur për të tjerët.

Në një mënyrë të ngjashme, burrat e papunë ishin të hapur në vitin e tyre të parë të papunësisë, por bëheshin më të mbyllur dhe më të largët për sa më gjatë të vazhdonte ajo.

Dhe femrat ishin më pak të hapura në vitin e dytë dhe të tretë të papunësisë, por rikuperoheshin në të katërtin.

Dr. Boyce tha se njerëzit e papunë mund të paragjykohen padrejtësisht si rezultat i ndryshimit të pashmangshëm në personalitet dhe mungesa e punonjësve entuziastë mund të krijojë potencialisht një cikël vështirësie në tregun e punës.

“Politika publike ka një rol kyç për të luajtur në parandalimin e ndryshimit të personalitetit në shoqëri, duke ulur shkallën e papunësisë dhe duke ofruar mbështetje më të madhe për të papunët”, tha ai.

“Politikat për të pakësuar papunësinë janë jetësore jo vetëm për të mbrojtur ekonominë, por edhe për të nxitur tiparet pozitive të personalitetit të personave”, përfundoi drejtuesi i studimit.

Si të fitoni çdo vend pune?

Së pari, duhet të dini se sa më shumë kontakte të keni, aq më tepër gjasa ka të gjeni një vend pune që e dëshironi. Rreth 85 për qind e vendeve të punës të hapura nuk listohen askund. Bashkohuni me grupe dhe lidhje për të marrë sa më shumë oferta.

Së dyti, duhet të punoni për reputacionin tuaj. Sa më të besueshëm të jeni, aq më të kërkuar do të bëheni. Kjo, sepse çdo vend pune ka si kërkesë t’i jepet dikujt që është i besueshëm dhe ka reputacion të mirë për punën që ka bërë deri në atë pikë.

Për të qenë në gjendje të fitoni çdo vend pune që dëshironi, një karakteristikë tjetër e nevojshme është të jeni të aftë. Aftësia do të jetë asi nën mëngë, që do t’ju fusë kudo, edhe në ato vende pune që mund t’ju duken të padepërtueshme.

I.D.

*Burimi: “Daily Mail”

Read More

Personaliteti i njeriut, si të kuptohet që në sekondat e para

Psikologji – Shumë gjëra përcaktohen nga sekondat e para të njohjes me një njeri të ri. Nëse dëshironi të lini përshtypjen e duhur, duhet të mbani parasysh shkaqet që çojnë në perceptimin e statusit, karrierës dhe zgjuarsisë

Brenda pak minutave nga takimi me një person, ju mund të konstatoni të gjitha elementet e personalitetit të tij, që nga statusi tek inteligjenca dhe imoraliteti.

  1. Nëse është i besueshëm

Njerëzit vendosin nëse jeni të besueshëm në një të dhjetën e sekondës. Kërkuesit e Universitetit Princeton e zbuluan këtë duke i dhënë një grupi studentësh 100 milisekonda për të zbuluar shkallën e tërheqjes, kompetencën, pëlqyeshmërinë, agresivitetin dhe besueshmërinë e fytyrave të aktorëve.

Një grup tjetër mund të merrte kohën e duhur për t’u përgjigjur. Ndërsa karakteristikat e tjera vareshin nga koha e kaluar, duke parë foton, besueshmëria e dikujt ishte pothuajse njëlloj për nga koha e përcaktimit për të dyja grupet.

  1. Statusi i lartë

Një studim holandez zbuloi se njerëzit që veshin bluza të markave të njohura, shihen si me një status më të lartë sesa ata që nuk mbajnë veshje të njohura. “Perceptimet nuk u diferencuan në ndonjë nga dimensionet që mund të ndikojnë në produktin e ndërveprimeve sociale”, shkroi autori. “Nuk pati diferenca në perceptimin e tërheqjes, mirësisë dhe besueshmërisë, vetëm në status”.

  1. Homoseksual apo jo

Njerëzit mund ta kuptojnë orientimin seksual të një mashkulli në një të njëzetën e një sekonde, sasia minimale e kohës që duhet për të njohur me vetëdije një fytyrë. “Perceptimi i shpejtë dhe i saktë i orientimit seksual mashkullor, mund të jetë thjesht një simptomë tjetër e një mekanizmi të shpejtë dhe eficent për perceptimin e karakteristikave të të tjerëve”, – shkroi autori Nicholas O. Rule dhe Nalini Ambady.

  1. Zgjuarsia

Një studim i vitit 2007, i drejtuar nga profesoreshë Nora A. Murphy nga Universitetit Loyola Marymount, zbuloi se shikimi në sy i partnerit në bisedë, ishte kyç për të hamendësuar zgjuarsinë.

“Të shohësh teksa flet është një sjellje kyçe”, shkroi ajo. “Është e lidhur në mënyrë domethënëse me nivelin e inteligjencës, ka të bëjë me menaxhimin e shprehjeve të fytyrës dhe kontribuon në shkallën e perceptuar të inteligjencës”.

  1. Imoraliteti

Një studim britanik zbuloi se gratë me tatuazhe të dukshme, perceptoheshin si më pak tërheqëse, si alkooliste dhe femra më imorale sesa ato që nuk kishin tatuazhe. “Në Britani, të paktën, tatuazhet e femrave shpesh shihen si të lidhura me alkoolin, sportet, makinat e shpejta dhe gjëra të ngjashme”, shkruan autorët.

  1. Mbizotërimi

Mungesa e flokëve do të thotë pushtet. Një Universitet i Pensilvanisë zbuloi se burrat me koka të rruara cilësoheshin si më mbizotërues sesa burrat me flokë.

  1. Suksesi

Nëse dëshironi të dukeni të suksesshëm, atëherë duhet të gjeni një rrobaqepës. Një studim britanik dhe turk zbuloi se pjesëmarrësit i perceptonin burrat me kostume të qepura posaçërisht, si më të suksesshëm sesa ata me kostume të gatshme.

“Ky studim zbulon se burrat duhet të kujdesen shumë për veshjet që mbajnë, pasi nëse duan të duken të suksesshëm, duhet të blejnë kostume të qepura mirë ose sipas trupit të tyre”, thanë autorët.

  1. Rritja në detyrë

Nuk është vetëm statusi, por edhe fitimet. Në një studim të vitit 2011, shkencëtarët kanadezë morën në pyetje studentë universiteti të cilëve iu treguan foto të modeleve të veshur për punë, ose si zakonisht.

Sipas përfundimit, ata që ishin veshur me kostum e kollare si për punë perceptoheshin si të dhënë pas karrierës dhe pse nuk dukej se do të merrnin një rritje në detyrë së shpejti.

  1. Aventurier ose jo?

Njerëzit nuk ju lexojnë në fytyrë vetëm se kush jeni, por edhe ku doni të shkoni. Një studim i Universitetit Durham, u tregoi studentëve video të 26 studentëve të tjerë duke ecur, ca me hapa të mëdhenj e ca me hapa të vegjël.

Vetëm disa hapa u deshën për të dhënë një ide mbi personalitetin. Studentët i lidhën hapat e mëdhenj me të qenët ekstrovert dhe me aventurën, ndërsa hapat e vegjël me dëshirën për qëndrueshmëri.

I.D

*Burimi: Business Insider

Read More
Suksesi në një intervistë pune

Suksesi në një intervistë pune, 6 rregullat që duhet të ndiqni

Këshilla – Pavarësisht aftësive dhe përvojave të punës që keni pasur në një fushë të caktuar, kur viheni në kërkim të një pune të re duhet të keni parasysh që të bëni përshtypje të mirë gjatë një interviste pune. Ja se si…

Nëse jeni në kërkim të një pune, ose po dërgoni një duzinë me CV çdo ditë, dëshirojmë t’ju japim disa këshilla për të përballuar sa më mirë momentin e intervistës, sepse një kurrikulum i strukturuar mirë duhet të shoqërohet edhe me ndonjë masë tjetër për t’u vlerësuar sa më mirë mbi aftësitë që dispononi. Ja gjashtë rregulla që duhet të ndiqni, sipas përvojës së Lauren Ferrara, përzgjedhëse e punëkërkuesve në një agjenci në Nju Jork.

Rregulli 1: kurrë mos u prezantoni me vonesë në intervistë pune

Nuk pranohet asnjë minutë vonesë nga orari i caktuar. Kjo, për shkak se nëse nuk arrini me vonesë, mjaftojnë 10-15 minuta për të dhënë një përshtypje serioziteti që do të vlerësohet shumë nga përzgjedhësit tuaj dhe mbi të gjitha, do të krijoni idenë se jeni shumë të interesuar për pozicionin e punës që ju kanë propozuar.

Rregulli 2: kujdesuni për pamjen

Femrat nuk duhet të veshin taka shumë të larta, minifund, të trukohen në mënyrë të ekzagjeruar, ndërsa meshkujt duhet të bëjnë kujdes me xhelin e flokëve; zgjidheni veshjen tuaj me shumë kujdes. Nëse bëhet fjalë për një punë në zyrë, zgjidhni të vishni një kostum klasik. Por nëse jeni të interesuar për t’u punësuar te një agjenci krijuese, jini origjinal, sepse përgjithësisht ambienti është më pak formal dhe kështu që mund të vishni diçka trendi, por gjithmonë duke u kushtuar shumë vëmendje detajeve.

Rregulli 3: përgatisni një lloj skalete

Për të shprehur sa më mirë formimin, aftësitë dhe eksperiencat në punë, përgatisni një skaletë të vogël për ta referuar me natyrshmëri. Merrni me vete përpara një kopje të CV-së, por të reduktuar, në mënyrë që ta analizoni së bashku me personin që do t’ju marrë në pyetje.

Rregulli 4: buzëqeshni

Jepni përshtypjen e sinqeritetit dhe të gadishmërisë për takimin; Klima e agjencisë është shumë e kushtëzuar nga raportet me kolegët dhe nëse tregoheni një person miqësor, do të keni mundësi më të mëdha për t’u përzgjedhur dhe për t’u bërë pjesë e grupit të punës.

Rregulli 5: përpiquni që të mbani nën kontroll ankthin dhe nervozizmin

Aftësia për të fshehur stresin është një nga karakteristikat më të kërkuara nga shumë agjenci, sepse do të thotë se në të ardhmen do të mund ta menaxhoni punën edhe në momentet më me tension, dhe kjo do të jetë një pikë e mirë në favorin tuaj.

Rregulli 6: jini gjithmonë të sinqertë dhe transparentë

Nëse dëshironi të dilni nga vështirësitë, tregohuni të gatshëm që të mësoni të dëgjoni udhëzimet që do t’ju japin, sepse kjo do të thotë se jeni persona të hapur përballë përvojës së punës. Kjo, sigurisht se është edhe një arsye për rritje personale, por mbi të gjitha profesionale.

Por si mund të përgjigjeni efektivisht në një intervistë pune?

  • Mësoni të përdorni strategji efektive për ta kuptuar dhe për ta trajtuar sa më mirë një intervistë.
  • Vlerësojeni një intervistë nga pozicioni i intervistuesit, për t’iu përgjigjur më mirë pyetjeve.
  • Përdorni gjuhën e trupit dhe impresionin e parë për një sukses të vazhdueshëm të intervistës.
  • Përzgjidhni fjalët e duhura dhe formulojini ato në mënyrën e duhur, duke përdorur taktika të suksesshme, për një bashkëbisedim efektiv gjatë intervistës.
  • Përgjigjuni në mënyrë konfidenciale ndaj pyetjeve në një intervistë, duke përdorur strategjitë më të mira.
  • Kushtojini rëndësi edhe fundit të intervistës.
Read More

A na bën depresiv kapitalizmi?

Sociologji – Shpesh kapitalizmi bëhet fajtor për çdo të keqe që po na zë në ditët e sotme. Mirëpo a mund të fajësohet ai edhe për rritjen e numrit të të sëmurëve me simptoma psikike, e sidomos për depresionin? Çfarë thotë për këtë një psikiatër gjerman? 

Dr. Martin Dornes *

Shpesh kapitalizmi bëhet fajtor për çdo të keqe që po na zë në ditët e sotme. Mirëpo a mund të fajësohet ai edhe për rritjen e numrit të të sëmurëve me simptoma psikike, e sidomos për depresionin – të paktën kështu do të përshkruhej një kritikë e zakonshme psikosociale ndaj kapitalizmit, që gjen jehonë shpesh në opinionin publik.

Dy diagnoza të kundërta ofrohen në këtë rast. Njëra thotë se njerëzit vuajnë nga një tejngopje me liri dhe opsionet që kanë në dorë: që nga shtysa për të çuar përpara një jetë të formësuar vetë e mbingarkuar fizikisht, e cila sjell si pasojë edhe rritjen e “rraskapitjes mendore”, që të çon më pas edhe në depresion.

Kësaj teorie “postmoderne” i qëndron përballë një tetori tjetër “post-kapitaliste”. Sipas saj, drejt depresionit nuk të çon dhe aq liria, por një tejkalim i masës së kërkesave për rezultate pa kufi, çka i bën njerëzit të rraskapiten.

Si një sipërmarrës i palodhur i vetvetes, subjekti në fjalë duket se qëndron, por është qartazi i manipuluar, pasi dufi i tij tashmë nuk drejtohet prej kohësh drejt asaj që ndodhet jashtë vetes, siç bëhej më parë me luftën e klasave, por i kthehet vetvetes, kundër psikës së vet.

Mirëpo, me gjithë këto teori mund të tingëllojnë kaq iluminuese – faktet flasin të kundërtën. Kërkimet shkencore, të cilat trajtojnë përhapjen e sëmundjeve, pra të ashtuquajturave “studime epidemologjike”, të kryera nga 1947 deri në vitin 2012, nuk tregojnë asnjë rritje të depresioneve dhe shqetësimeve të tjera psikike të kësaj natyre.

Nuk ka dëshmi të vazhdueshme se këto sëmundje kanë pësuar rritje – si te të rriturit, ashtu dhe te fëmijët.

Mjekët kanë diagnostikuar sot sidoqoftë shqetësime më të shpeshta psikike. Praktika mjekësore ka ndryshuar, por jo shëndeti i njerëzve. Çfarë fshihet pas kësaj?

Vetëm vëmendja publike për disa figura të veçanta e të caktuara sëmundjesh, mund ta ndikojë shfaqjen e tyre reale apo të pretenduar. Si një shembull ekzemplar për këtë, prej kohësh na shfaqet diagnoza “Burn-out”. Disa vite me radhë tema “Burn-out” gjendej shpesh në rreshtat e para të mediave, dhe paralel me të pësoi rritje edhe numri i sëmundjeve të diagnostikuara.

Ndërkaq, rastet e sjella nga institutet e sigurimeve shëndetësore bëjnë me dije se, po kaq shpejt, ato kanë pësuar edhe ulje. “Burn-out” duket pra se ka dalë sërish nga moda, le të themi.

Nisur nga të tilla koniunktura, në thelb ka tri arsye për diferencën që bie në sy mes shpeshtësisë së sëmundjeve reale e atyre të diagnostikuara. E para, sëmundjet psikike më parë nuk janë njohur aq shpesh, janë diagnostikuar si sëmundje fizike në mënyrë të gabuar apo janë parë si “goditje të fatit”.

Pas rritjes së diagnozave fshihet pjesërisht pra një ndriçim i dëshiruar i pjesës së errët të kësaj historie. E dyta është gatishmëria e rritur, që të shkodojmë edhe çrregullime të humorit në sëmundjet që trajtojmë, pasi sensibilitetet dhe metri ynë për të përcaktuar problemet me shëndetin mendor, tashmë kanë ndryshuar.

E treta, ka ndryshuar edhe metodologjia studimore mjekësore-psikiatrike. Mes viteve 1952 – 2014, numri i sëmundjeve të ndryshme të regjistruara, që një mjek apo psikolog mund të konstatojë – sipas manualit të diagnostikimit për sëmundjet psikike – thuajse është katërfishuar, pra ka shkuar nga 106 në 400.

Në të njëjtën kohë vlerat e pragjeve, nga të cilat mund të dëshmohet një sëmundje, kanë rënë.

Për shembull, për të diagnostikuar depresionin te një pacient, në vitin 1980 duhet të merreshin në analizë një sërë simptomash si humor i munguar, apo shqetësime nga pagjumësia përgjatë një viti. Nga viti 1994 ia nisën që për të njëjtën diagnozë të shiheshin simptomat në fjalë për një kohëzgjatje dy apo trieujore, dhe që nga viti 2014, tashmë mjaftojnë edhe dy javë.

Ajo çka më parë pra nuk do të mjaftonte kurrë për ta përshkruar diçka si sëmundje, sot mund të çojë shpejt në përfundimin se je i sëmurë. Për këtë arsye, një numër në rritje i diagnozave të depresionit, nuk dëshmon në asnjë mënyrë se kjo sëmundje sot në fakt shfaqet më shpesh.

Shto këtu edhe të ashtuquajturat “deformime” të shkaktuara nga densiteti i përkujdesjes. Kështu për shembull, një lidhje goxha e fortë qëndron tashmë mes densitetit të përkujdesjes mjekësore dhe shpeshtësisë së diagnozave. Qyteti i Vyrcburgut në Gjermani për shembull, dëshmon numrin më të madh të psikiatërve për fëmijë – dhe numrin më të madh të diagnozave ADHS. A duhet të besojmë ne për këtë arsye, se deficitet në vëmendshmëri dhe hiperaktivitet do të ndodhnin si pasojë me të vërtetë më shpesh sesa për shembull, në Hamburg apo Berlin?

Dhe a janë njerëzit në landin e pasur të Bottom of Form

Baden-Vyrtembergut pra në fakt më depresivë sesa në landet “e varfra” gjermane si Mecklenburg-Vorpommern, siç dëshmojnë pra statistikat e institutit shtetëror të kujdesit shëndetësor?

A mos po i vret paksa mirëqenia gjermanojugorët? Shumë i debatueshëm dëshmohet numri i madh i diagnozave me depresion, nëpërmjet densitetit të madh me kujdesin mjekësor në landin e Baden-Vyrtembergut. Në këtë rast vlen rregulli: sa më shumë mjekë, aq më shumë vizita, dhe sa më shumë vizita, aq më shumë diagnoza.

Edhe studimet empirike nga fusha të tjera, e kundërshtojnë tezën e kapitalizmit që e rrit vazhdimisht ngarkesën psikike. Ato nuk tregojnë asnjë trend për përkeqësim të situatës, e madje dëshmojnë të kundërtën e saj. Përqindjet e rasteve të vetëvrasjeve që nga viti 1980 kanë rënë, numri e vrasjeve gjithashtu.

Përkundrazi, kënaqësia subjektive me jetën në tre të katërtat e 52 vendeve të marra në shqyrtim, në të cilat janë bërë studime, mes viteve 1981 e 2007, ka pësuar rritje. Ngaqë kjo periudhë kohore përkon me përhapjen globale të kapitalizmit, kritika antikapitaliste e argumentuar ndaj globalizimit, duhej të qëndronte. Me ç’duket prevalojnë pasojat afatgjata të modernizimit ekonomiko-shoqëror mbi ato negative, sidoqoftë në shumicën e vendeve të marra në shqyrtim.

Edhe pse shoqëritë bashkëkohore e kanë bërë jetesën në disa pikëpamje edhe më të vështirë, dhe disa “stresorë” socialë kanë pësuar rritje, janë rritur gjithashtu edhe kompetencat individuale dhe burimet sociale për përballimin e stresit dhe zgjidhjen e problemeve.

Rritja e përbashkët e mbarë botës, fleksibiliteti social, mobiliteti profesional, përshpejtimi i përgjithshëm, rritja e pritshmërive në arsim, pluralizmi i vlerave dhe multikulturalizmi, përputhshmëria mes familjes dhe profesionit – e gjitha kjo nuk përmban pra vetëm kërkesa shtesë, por edhe mundësi për çlirim nga paternalizmi dhe detyrimi.

A duhet të na vijë vërtet keq që bota moderne e punës është bërë edhe më komplekse dhe kërkon kështu më shumë përgjegjësi e iniciativë, më shumë shpirt grupi e kompetenca komunikative?

A nuk do të thonë ngarkesat e veprimtarive profesionale në punë të grave, edhe rritje të lirive për gratë ( edhe rritje për burrat madje)?

A s’është përparim fakti se prindërit kurrë më parë nuk kanë kaluar aq shumë kohë me fëmijët e tyre dhe nuk kanë derdhur kurrë më parë kaq shumë mund e vëmendje për arsimimin e tyre sa sot?

A nuk shpjegojnë shifrat e mëdha të divorceve se njerëzit janë çliruar nga detyrimi për të kaluar “me dhunë” një jetë të palumtur derisa të mbyllin sytë? – A s’ndihmon një pluralizëm i irrituar i stileve të ndryshme të jetesës edhe që të zgjerojmë horizontet tona?

Procesi i modernizimit shoqëror ka sjellë me vete një sërë ndryshimesh të thella e të prekshme. Në botën e punës; një ndryshim i strukturave të kërkesave nga monotonia deri te përballimi i kompleksiteteve. Në politikat sociale; një ndryshim strukturor të solidaritetit, nga shteti mbrojtës social, tek ai i mirëqenies sociale.

Dhe në rrafshin individual, tekefundit, ka sjellë një ndryshim strukturor të psikës nga një personalitet më shumë i shtrënguar, tek ai më fleksibël.

Me modernizimin e botës është modernizuar edhe jeta shpirtërore: është bërë më e çlirët dhe më e depërtueshme sesa më parë, kur karakterizohej nga impulse të brendshme tabu. Ndoshta nëpërmjet kësaj, ajo po bëhet më e irrituar e më e orientuar drejt manovrave. Ku lihen pas dore iniciativa e krijimtari të brendshme e të jashtme, rriten edhe kërkesat për aftësitë drejtuese vetjake, por edhe hapësirat individuale për krijimtarinë e lirinë. Në to, njeriu mund të dështojë. Por nuk ka dëshmi bindëse për faktin se një numër në rritje i njerëzve, janë të mbingarkuar shpirtërisht prej kësaj.

A.P

Marrë nga “Die Zeit”

*Dr. Martin Dornes është sociolog dhe psikolog zhvillimor. Dr. Martin Altmeyer punon si psikolog dhe psikoterapeutist

Read More