fbpx

Shtatë mënyra si të shmangni piratimin e kompjuterit

Nga: Autorë të ndryshëm8 Prill 2015 | 0 komente


Teknologji – Nëse dëshironi të lundroni në internet me siguri maksimale, tregohuni të kujdesshëm për ato që shkarkoni dhe për faqet që përzgjidhni të hapni, pasi do të futeni te viktimat e hakerëve profesionistë.

Teknikisht, çdo gjë që lidhet me internetin mund të piratohet. Por ka disa gjëra që mund të bëni për të mbrojtur veten dhe të dhënat tuaja nga sulmet e hakerëve. Ja disa këshilla që do ju ndihmojnë t’i shmangeni rrezikut të vjedhjes së dokumenteve tuaja.

 

Dyshoni te email-et

Shumë sulme kibernetike bëhen përmes fushatave të thjeshta të email-eve të infektuara. Posta elektronike është një platformë e mrekullueshme e komunikimit, sepse ju mund të çoni çdo gjë te kushdo, por mund të jetë një rrezik i madh sigurie. Zakonisht kjo bëhet duke u çuar viktimave email-e që i çojnë në faqe të rreme interneti me kërkesën për të përditësuar informacionin e tyre personal.

Mënyra më e mirë për të shmangur mashtrimin është të siguroheni se dërguesi është ai që ju mendoni. Kontrolloni adresën e email-it për të parë nëse përputhet me atë që kishit menduar. Jini shumë të vëmendshëm për të kontrolluar edhe adresën IP të dërguesit.

Kontrolloni lidhjet

Mesazhet e panjohura përmbajnë lidhje me uebsajte të panjohura. Hyrja në një prej këtyre uebsajteve të panjohur mund të sjellë pasoja të padëshiruara. Ai mund të imitojë faqe që ju i besoni dhe ju bën kështu pré të lehtë. Ose mund të jetë i pasigurt dhe t’ju infektojë ndonjë virus. Nëse josheni të klikoni në një prej lidhjeve, më mirë ta dini se ku po ju çon. Mënyra më e mirë është ta kopjoni dhe ta hidhni lidhjen në një shfletues të ri për të parë se çfarë sajti është. Ato që janë të enkriptuara, janë më të sigurtat për t’u vizituar. E dini se është e sigurt nëse shihni HTTP në URL dhe një ikonë dryni.

Mos i hapni bashkëngjitjet

Një rregull i mirë për t’u ndjekur është të mos i hapni kurrë dokumentet e atashuara ose të bashkëngjitura nëse nuk jeni të sigurt se nga vijnë. Një nga mënyrat më të thjeshta për hakerët është të shkarkojnë kode virusesh në kompjuterin e viktimës, duke dërguar email-e me dokumente të infektuara.

Përdorni verifikimin me dy faktorë

Teksa kompanitë e mëdha piratohen, fjalëkalimet tuaja kanë shumë gjasa të shpërndahen te të tjerët. Sapo hakerët marrin fjalëkalimet, ata përpiqen të kuptojnë se cilat llogari personale mund të depërtojnë me të dhënat e vjedhura. Verifikimi me dy faktorë, që përdor jo vetëm fjalëkalimin, por edhe një konfirmim nga celulari, është mënyra më e mirë për të ndaluar sulmet dhe për të ruajtur fjalëkalimet tuaja. Shumë kompani po e bëjnë këtë standard për të hyrë në faqet e tyre.

Edhe nëse hakerët vjedhin të dhënat nga një kompani, ata nuk do të mund t’i përdornin nëse nuk kanë një send të tyrin personal, si për shembull një telefon. Nëse e keni këtë mundësi, jini të zgjuar dhe zbatojeni.

Përdorni fjalëkalime të vështira

Kjo mund të jetë këshilla më e hamendësueshme. Një fjalëkalim i vështirë përfshin shkronja të mëdha, të vogla, numra, shenja pikësimi dhe simbole. Mos e bëni fjalëkalimin një referencë personale dhe mos ruani një listë në një dokument.

Më e rëndësishmja, mos përdorni të njëjtin fjalëkalim për shumë llogari. Ka disa mjete të mira që mund t’ju ruajnë me siguri fjalëkalimet. Gjithashtu, duhet ta ndryshoni fjalëkalimin shpesh, më së tepërmi atë të email-it dhe bankës.

Kujdes nga ‘reja’

Ka një rregull të artë, nëse nuk doni që njerëzit të gjejnë informacionet tuaja, mos i shpërndani. Kjo përfshin edhe ruajtjen cloud ose renë. Pavarësisht se sa e sigurt është një platformë, kini parasysh se po ia jepni dikujt tjetër ta ruajë sekretin tuaj. Edhe pse është në interes të kompanisë ta ruajë atë, shumë ekspertë të privatësisë thonë se çfarë hyn në internet ka gjasa të publikohet në internet.

Mos i shpërndani dokumentet në Wi-Fi

Po mendoni të bëni një blerje apo të kontrolloni një llogari ndërsa jeni ulur në një kafene? Mund të kini parasysh se kjo do menduar dy herë, pasi nuk jeni të qartë se sa e fortë mund të jetë siguria.

E njëjta gjë ndodh për hotelet dhe qendrat e konferencave. Kërkuesit e sigurisë sapo kanë zbuluar se pikat e shpërndarjes së internetit nëpërmjet Wi-Fi mund të hyjnë në të dhënat tuaja dhe nuk ka asnjë mënyrë si ta kuptoni.

Nëse duhet të hyni me patjetër në këto rrjete, atëherë përdorni mjete si rrjetet virtuale private (VPN), që enkriptojnë trafikun që rrjeti Wi-Fi të mos e shohë se çfarë po bëni. Më e mira do të ishte të shpërndanit internet nga celulari juaj.

I.D.

*Burimi: Business Insider

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


Gjithashtu mund të lexoni

7 mënyra për të qenë një lider i suksesshëm

7 mënyra për të qenë një lider i suksesshëm

A jeni bërë gati për festat e fundvitit?

A jeni bërë gati për festat e fundvitit?

Si kategorizohen faqet e biznesit?

Si kategorizohen faqet e biznesit?

Mozilla Tech Speakers Tirana #1 & OSCAL 2016

Mozilla Tech Speakers Tirana #1 & OSCAL 2016

Pse biznesi juaj duhet të ketë një blog?

Pse biznesi juaj duhet të ketë një blog?

Si të jeni një lider karizmatik dhe i pushtetshëm

Si të jeni një lider karizmatik dhe i pushtetshëm

ASANA: Aplikacion për menaxhimin e projekteve dhe punës në grup!

ASANA: Aplikacion për menaxhimin e projekteve dhe punës në grup!

3 Avantazhet e Marketingut me Email

3 Avantazhet e Marketingut me Email

Dy shërbime që mund t’ju interesojnë! ProtonMail & Amazon Drive

Dy shërbime që mund t’ju interesojnë! ProtonMail & Amazon Drive

7 arsyet për t’iu bashkuar një rrjeti profesionistësh

7 arsyet për t’iu bashkuar një rrjeti profesionistësh

Sfidat e punësimit për të rinjtë!

Sfidat e punësimit për të rinjtë!

RE: Përmbledhje me komentet & sugjerimet tuaja!

RE: Përmbledhje me komentet & sugjerimet tuaja!

7 këshilla si të gjeni punë nëpërmjet internetit

7 këshilla si të gjeni punë nëpërmjet internetit

6 pyetje përpara se të filloni biznesin ose sipërmarrjen tuaj

6 pyetje përpara se të filloni biznesin ose sipërmarrjen tuaj

Si të qëndrosh mbi shpatullat e gjigandëve!

Si të qëndrosh mbi shpatullat e gjigandëve!

Biznesi: Sa vlen koha e fansave tuaj në Facebook?

Biznesi: Sa vlen koha e fansave tuaj në Facebook?

Si të përballeni me sfidat e suksesit dhe të ardhmen!

Si të përballeni me sfidat e suksesit dhe të ardhmen!

Efektet e dritës blu: Pse nuk duhet ta përdorni celularin para gjumit

Efektet e dritës blu: Pse nuk duhet ta përdorni celularin para gjumit

Mprehe sëpatën para se të fillosh punën!

Mprehe sëpatën para se të fillosh punën!

Pse Facebook ka filluar spastrimin e “Like”-ve nga faqet publike në Facebook?

Pse Facebook ka filluar spastrimin e “Like”-ve nga faqet publike në Facebook?

Si ta hostoj faqen: falas apo me pagesë?

Si ta hostoj faqen: falas apo me pagesë?

Reklamat online: Facebook, Google, LinkedIn, etj!

Reklamat online: Facebook, Google, LinkedIn, etj!

Pse duhet të keni një adresë profesionale?

Pse duhet të keni një adresë profesionale?

Përfitimet e një ditari profesional!

Përfitimet e një ditari profesional!

Si ta shmangni dhimbjen e shpinës në zyrë?

Si ta shmangni dhimbjen e shpinës në zyrë?

Hapësira e punës: 10 dizavantazhet e punës në një zyrë të hapur

Hapësira e punës: 10 dizavantazhet e punës në një zyrë të hapur

Komunikim: Si të kuptoheni me personat e vështirë

Komunikim: Si të kuptoheni me personat e vështirë

Diskutim: Pse nuk më do si klientin tënd?!!

Diskutim: Pse nuk më do si klientin tënd?!!

Si të filloni një blog tuajin!

Si të filloni një blog tuajin!

A e dini nga ju vijnë vizitorët e faqes tuaj?

A e dini nga ju vijnë vizitorët e faqes tuaj?

Alternativat e edukimit online!

Alternativat e edukimit online!

Pse ju duhet një domain name .AL

Pse ju duhet një domain name .AL

Si të krijoni strategjinë tuaj për median sociale

Si të krijoni strategjinë tuaj për median sociale

Qëndrimi ulur na bën vërtet keq për shëndetin?

Qëndrimi ulur na bën vërtet keq për shëndetin?

Nga rrezikohet siguria e privacia juaj online

Nga rrezikohet siguria e privacia juaj online

Këshilla: Si të qëndroni të sigurt online? Pjesa e parë

Këshilla: Si të qëndroni të sigurt online? Pjesa e parë

Si ta zgjeroni rrjetin tuaj profesional në LinkedIn?

Si ta zgjeroni rrjetin tuaj profesional në LinkedIn?

Naill Ferguson: 6 Idetë që i Sollën Mirëqenien Perëndimit

Naill Ferguson: 6 Idetë që i Sollën Mirëqenien Perëndimit

Si ta shfrytëzoni më mirë faqen e Facebook-ut?

Si ta shfrytëzoni më mirë faqen e Facebook-ut?

Kur duhet të postoni online në blog apo mediat sociale?

Kur duhet të postoni online në blog apo mediat sociale?

Çfarë ndodh kur dërgoni fushatë te 100 mijë adresa email!

Çfarë ndodh kur dërgoni fushatë te 100 mijë adresa email!

Pse duhet të keni një faqe zyrtare në Facebook?

Pse duhet të keni një faqe zyrtare në Facebook?

Menaxhimi: Meritat e vërteta të stilolapsit dhe letrës në biznes!

Menaxhimi: Meritat e vërteta të stilolapsit dhe letrës në biznes!

Pse duhet të keni një profil profesional në LinkedIn?

Pse duhet të keni një profil profesional në LinkedIn?

Pse bizneset shqiptare duhet të bëjnë marketing me email?

Pse bizneset shqiptare duhet të bëjnë marketing me email?

Jeni i pushuar! Shenjat që jua tregojnë

Jeni i pushuar! Shenjat që jua tregojnë

Si ndikon interneti në komunikimin tonë?

Si ndikon interneti në komunikimin tonë?

Si të ndiqni profesionistët e preferuar në LinkedIn?

Si të ndiqni profesionistët e preferuar në LinkedIn?
>