Çfarë ndodh tani që bleva domain-in?

Nga: Elvis Plaku minuta lexim | 0 komente2579 lexime


E gjetët domain-in që deshët, më pas e regjistruat por tani çfarë ndodh?

Ka një numër në rritje personash të cilët kanë regjistruar një adresë me .al apo .com dhe më pas e kanë lënë atë në pritje. Por nëse ju nuk vendosni të bëni diçka me domain-in tuaj, atëherë ajo adresë është praktikisht ‘pa vlerë’ deri në momentin që ju vendosni të ndërtoni edhe një faqe interneti.

Ndërtimi i faqes në internet ju lejon ta shfrytëzoni në maksimum potencialin informues dhe ekonomik të adresës që keni zgjedhur për biznesin, organizatën apo qoftë edhe për hobin tuaj.

Por kjo, me sa duket, është edhe pjesa më e vështirë për ata prej jush të cilët dukshëm nuk kanë arritur ta realizojnë synimin e tyre pasi e kanë lejuar adresën e tyre, jo vetëm që të qëndrojë bosh (pa një faqe interneti), por madje edhe të skadojë fare si domain (shih shembuj te faqja Expired.al).

Në gjykimin tonë, pengesat apo sfidat kryesore janë dy:

  1. Zgjedhja e paketës së hostimit
  2. Ndërtimi i faqes tuaj në internet

Fillimisht, duhet të pranojmë se ‘sfida e parë’ (hostimi) është më e lehtë se sa ajo e dyta (ndërtimi i faqes në internet). Prandaj, do përpiqemi t’ju japim disa këshilla praktike se si mund ta vini në jetë potencialin e domain-it që ju keni regjistruar.

Zgjedhja e paketës së hostimit

Hapi i parë, mbas regjistrimit të domain name-it, sigurisht, është gjetja e një pakete hostimi. Për t’ju ndihmuar konkretisht me këtë situatë, ju sugjerojmë të lexoni fillimisht shkrimin mbi ‘llojet kryesore të shërbimeve të hostimit’.

Për shumicën prej jush, paketat e ‘hostimit të përbashkët’ janë ideale dhe mjaft praktike për nevojat dhe nivelin teknik, sidomos nëse jeni duke e bërë këtë gjë për herë të parë.

Nëse ju e keni regjistruar domain-in tuaj pranë WebHost.al, atëherë shtimi i shërbimit të hostimit është mjaft i lehtë dhe po ashtu edhe konfigurimi (lidhja) e domain-it tuaj dhe hostimit.

Ju duhen vetëm dy elementë: a) aksesi në panelin e domain-it tuaj dhe b) adresat NS (Name Server) të hostit tuaj.

Nëse ju e keni blerë domain-in dhe hostin pranë webhost.al atëherë nuk do keni nevojë ta modifikoni informacionin e adresave NS.

Por, nëse domain-in dhe hostin i keni blerë në vende të ndryshme, atëherë do t’ju duhet që të merrni informacionin NS (Name Server) nga hosti juaj, që të mund ta regjistroni më pas këtë informacion nëpërmjet panelit të domain-it tuaj. Zakonisht, adresat NS janë të formatuara kështu:

NS1.hostijuaj.com
NS2.hostijuaj.com

Ndërtimi i faqes

Ndërtimi i një faqeje profesionale interneti është shpesh sfida kryesore me të cilën mund të përballeni por edhe ky proces është bërë relativisht më i thjeshtë. Këto janë disa nga alternativat e përgjithshme që duhet të konsideroni:

  • Zgjidhni aplikacionin që ju ofron vetë hosti juaj për të ndërtuar faqen (Side builder)
  • Përdorni softuerin dhe ‘template’-t që vijnë falas (WordPress, Drupal, Joomla, etj.
  • Kontraktoni dikë apo një agjenci që t’ju ndihmojë të bëni diçka sa më profesionale

Në përfundim

Këto janë të gjitha vendime që kërkojnë kohën dhe përkushtimin e tyre, por e rëndësishme është që të filloni me diçka mbi të cilën, më pas, mund të përmirësoni apo krijoni diçka tjetër plotësisht të re.

Keni sugjerime apo komente? Atëherë, ju lutem kontribuoni për të mirën e të gjithë lexuesve duke i shkruar ato këtu poshtë.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


Gjithashtu mund të lexoni

Kurs: Si të përdoni SEO Press për WordPress

Kurs: Si të përdoni SEO Press për WordPress

Ka vetëm 3 mënyra si të rrisni biznesin tuaj

Ka vetëm 3 mënyra si të rrisni biznesin tuaj

Një mesazh i rëndësishëm për të gjithë ata që duan të investojnë në një biznes

Një mesazh i rëndësishëm për të gjithë ata që duan të investojnë në një biznes

9 Hapa Si Të Hapim Një Biznes Të Suksesshëm

9 Hapa Si Të Hapim Një Biznes Të Suksesshëm
Review Your Cart
0
Add Coupon Code
Subtotal
Total Installment Payments
Bundle Discount

 
>