Pas prezantimit të hapur që u zhvillua në ambientet e Fondacionit Ivanaj, kemi kënaqësinë ta risjellim edhe një herë z. Redon Skikuli për një uebinar (prezantim i hapur online) mbi të njëjtën temë, ku ai do ju ofrojë ca këshilla dhe një zgjidhje praktike me open source.
Uebinari u zhvillua online në datë 9 maj, ora 18:00-19:00
Pjesëmarrja ishte e hapur për të gjithë. Regjistrimin mund ta ndiqni duke klikuar butonin këtu poshtë:
Z. Skikuli do trajtojë sërish konceptet kryesore dhe se si funksionojnë modelet e biznesit duke përdorur teknologji open source.
Ai do ofrojë një shpjegim të shkurtër të kulturës open source dhe më pas disa raste konkrete biznesesh për t’u ndalur më gjatë në prezantimin tek Nextcloud, alternativa open source e aplikacioneve cloud si Dropbox, Google Drive etj.
Nëse dëshironi të kuptoni më mirë se si mund të gjeni zgjidhje për nevojat tuaja të biznesit nëpërmjet softeve dhe platformave Open Souce, si dhe të kuptoni si mund t’i menaxhoni të dhënat e biznesit, projektit apo sipërmarrjes tuaj me privaci të plotë, atëherë bëhuni pjesë e këtij prezantimi online.
Regjistrimin e prezantimit mund ta ndiqni duke klikuar butonin këtu poshtë:
Bio: Redon Skikuli
Redoni është një netizen i lindur në Elbasan dhe që aktualisht jeton në 41.3305N,19.7942E. Në vitin 2012 ai bashkëthemeloi Open Labs hackerspace dhe në vijim u angazhua në iniciativa si Open Source Conference Albania, Wiki Loves Monuments, CryptoParty Tirana, CopyFest Durrës dhe projekte të tjera që lidhen me kulturën e shpërndarjes dhe promovimit të dijes së hapur. Për më shumë se gjysëm dekade ai kontribuon vazhdimisht në projekte open source si OpenStreetMap, Wikipedia, ndërkohë që prej disa vitesh është Mozilla Tech Speaker. Profesionalisht ai është bashkëthemelues i Collective68 dhe Collective68.Cloud, kompani që ofron shërbime rreth teknologjive open source, platformave open data si dhe privatëcisë në internet.