Nëpërmjet këtij udhëzuesi do mësoni si të përdorni shërbimin Google Trends për të kuptuar prirjet botërore dhe ato lokale në Google për terma specifikë.
Shembulli që kemi zgjedhur për këtë video lidhet me pandeminë botërore, por ju mund ta përdorni këtë shërbim për çdo lloj termi tjetër që ju dëshironi ta hulumtoni.
Ky shërbim është i vlefshëm vecanërisht për marketierët që duan të kuptojnë cilët janë termat dhe prirjet e konsumatorëve dhe vizitorëve në internet.
Si ju duket si shërbim? A keni menduar sakaq për mënyra se si mund ta përdorni për nevojat tuaja? Ju lutem ndajini komentet/sugjerimet tuaja këtu poshtë.