Në një botë të ndryshme dhe sfiduese për bizneset, është e rëndësishme të kuptoni se suksesi vjen nga strategjitë e menaxhimit të rritjes. Në këtë udhëheqës të shkurtër, do të shohim më gjerësisht tri mënyra kryesore për të arritur këtë qëllim: rritjen e klientëve, rritjen e vlerës mesatare për transaksionin dhe rritjen e numrit të transaksioneve për çdo klient.
1. Rrisni numrin e klientëve
E para dhe më themelore nga të treja është rritja e numrit të klientëve. Ky është një qëllim i cili ndërtohet në bazë të aftësive tuaja për të gjetur klientë, kapur tregun dhe për të ofruar produkte, shërbime apo zgjidhje të cilat i kënaqin dhe i bëjnë klientët të vijnë.
Për të rritur numrin e klientëve, mund të investoni në strategji marketingu që tërheqin vëmendjen e publikut të ri. Kjo mund të përfshijë përdorimin e mediave sociale, reklamat online, ose marrëdhëniet e partneritetit me biznese të tjera për të ndarë klientët.
2. Rrisni vlerën mesatare për cdo blerje
Mënyra tjetër e fuqishme për të rritur fitimet për biznesin tuaj është përmirësimi i vlerës mesatare për çdo blerje, pra nëse vlera mesatare për çdo blerje në biznesin tuaj është 1,000 lekë - atëherë filloni të shqyrtoni si mund të krijoni mundësi për ta rritur, qoftë duke ofruar incentiva apo oferta që i nxisin klientët të blejnë diçka më shumë për çdo herë që blejnë.
P.sh. një market mund ta masë lehtësisht vlerën mesatare të çdo blerje. Nëse çdo ditë vijnë 100 klientë, ata gjenerojnë X lekë xhiro ditore, atëherë vlera mesatare për çdo blerës del duke pjesëtuar totalin e xhiros me numrin e blerësve. Sfida e marketit është si ta rrisë këtë vlerë mesatare në bazë ditore, javore, mujore apo vjetore.
Një mënyrë tjetër është duke rishikuar vlerën e shërbimeve apo cmimin e produkteve që ofroni. Thënë ndryshe, rritja e çmimit të produkteve teke ose krijimi i paketave me disa produkte që, sic thamë, të ndikojnë në rritjen e vlerës mesatare për çdo blerje.
Për shembull, mund të ofroni opsione të përmirësuara të produktit ose shërbimit që klientët mund të zgjedhin, si p.sh. paketa bazë, paketa e mesme dhe paketa premium. Gjithashtu, mund të ofroni paketa të tjera me ulje për blerësit e rregullt. Gjithmonë me synimin e nxitjes se rritjes së vlerës mesatare për çdo transaksion.
3. Rrisni numrin e transaksioneve për çdo klient
Mënyra e tretë si të rrisni fitimin e biznesit tuaj është duke rritur numrin e blerjeve për çdo klient. Kjo mund të arrihet përmes strategjive të shitjeve me produkte shtesë, nëpërmjet promocioneve të përkohshme, ose ofrimit të shërbimeve shtesë që ndihmojnë klientët të vijnë më shpesh. P.sh. blej 2 me X përqindje ulje, etj.
Nëse përdorim shembullin e marketit, numri i transaksioneve për çdo klient mund të nxirret relativisht kollaj sidomos kur sistemi i blerjeve është elektronik ose kur keni një kartë besnikërie (loyalty card) që ndërsa i lejon klientët tuaj të fitojnë pikë dhe ulje, ju lejon dhe juve të shihni më qartë numrin e transaksioneve që çdo klient kryhen mesatarisht çdo javë, muaj apo periudhë 3, 6 mujore apo 1 vjeçare.
Përfundim
Në përfundim, këto tre mënyra janë kryesore për të rritur biznesin tuaj. Nuk është thjesht një çështje e rritjes së të ardhurave, por e krijimit të një modeli të qëndrueshëm të rritjes. Me përqendrim dhe strategji të mirëpërcaktuara, ju mund të ndërtoni një biznes të qëndrueshëm dhe të suksesshëm që plotëson nevojat e klientëve dhe mbetet konkurrues në treg.