Pse bizneset duhet të bëjnë marketing online (dixhital)?

Nga: Albin Dashi minuta lexim | 0 komente7365 lexime


“Interneti do ta krijojë fituesin dhe do ta varrosë të prapambeturin”, kështu është shprehur një nga ekspertët e studiuesit më të mirënjohur në fushën e marketingut Filip Kotler. Jo pa arsye kjo shprehje mjaft ka të vërteta brenda. Në një kohë kur çdo gjë po vërtitet rreth internetit dhe rrjeteve sociale as biznesi nuk mund t’i shmanget suksesit që ai sjell.

Interneti po nxjerr në pah atë i cili është i aftë të bëj më të mirën për biznesin e tij duke përdorur në mënyrën e duhur çdo përfitim  që dhuron realiteti online. Pse një biznesi duhet të bëjë marketing online? Logjika e thjeshtë të çon drejt një përgjigje shumë të thjeshtë. Sepse ky mekanizëm të bën të njohur në të gjithë botën në çdo kohë pa shpenzuar shumë por duke përfituar mjaft.

Pse nuk përfundon gjithçka me ndërtimin e një faqeje në internet?

Në ditët e sotme një biznes është thuajse i detyruar të krijojë një faqe nëse do që të jetë i suksesshëm në internet. Një strukturë e thjeshtë për t’u krijuar por nuk përfundon gjithçka me krijimin e tij. Natyrshëm të lind pyetja pse nuk mjafton thjeshtë të ndërtosh një faqe? Sepse shikueshmëria i faqes tuaj kërkon një sërë elementësh teknik e profesional për të arritur një pozicionim të mirë në motorët e kërkimit, (google, bing, etj). Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që nuk është e lehtë që në një pafundësi materiali në internet një përdorues të spikas faqen tuaj. Këtu fillon te shfaqet aftësia profesionale e të bërit marketing nëpërmjet internetit dhe faqes suaj.

Pse duhet t’i shtoni vizitorët në faqen tuaj në internet?

Kur një biznes ka një faqe të tijën në internet, duhet të dijë se si ky mekanizëm funksionon. Më sipër dolëm në konkluzionin se nuk mjafton thjesht krijimi i një faqeje në internet. Nuk përfundon aty, sepse krijimi është thjesht hapi i parë drejt një pune të gjatë e cila nuk ka një pikë të përcaktuar përfundimi.

E keni pyetur veten ndonjëherë se sa vizitorë ka faqja juaj? Të kesh vizitorë në faqe do të thotë që ajo është e suksesshme dhe si pasojë dhe biznesi që ajo prezanton. Në varësi të numrit të vizitorëve në faqe mund të arrijmë në konkluzione konkrete. Sa më i lartë të jetë ky numër vizitorësh aq më shumë shikueshmëri ka faqja e rrjedhimisht përdoruesit e faqes mund të bëhen dhe klientët tuaj potencial ose realë.

Një fushatë e vërtetë marketingu online, efikase dhe plot fitim

Numri i lartë i përdoruesve të internetit në ditët e sotme bën që rëndësia të jetë e lartë. Një arsye tjetër është ulja e kostove duke bërë marketing në një formë shumë efikase dhe në një kohë relativisht jo të gjatë. Nëpërmjet një fushate marketingu online në ditët e sotme mund të  bëni të njohur kompaninë e biznesin tuaj pa dashur të shpenzoni shuma të larta parash duke fituar shikueshmëri të lartë dhe sukses të shpejtë. Tashmë çdo gjë po fokusohet tek interneti dhe televizioni po humb gjithnjë e më shumë publik. Mendimi i parë i çdo konsumatori kur kërkon të blejë apo të ketë një shërbim është ta kërkojë në internet.

Nëse para disa kohësh mendonim se interneti është një mjet të cilin mund ta përdorin vetëm të rinjtë tani mendojmë pa dyshimin  më të vogël se interneti është një mjet i domosdoshëm për gjithkënd. Një fushatë marketingu sot ju sjell përfitime të cilat shumë kohë më parë as që i mendonit se do të mund t’i përfitonit, madje paragjykimi për termin internet ka qenë gjithnjë prezent.

Kush mund t’ju ndihmojnë në një fushatë marketing në internet?

Përpara së gjithash duhet të dimë se marketingu online ose marketingu nëpërmjet internetit është një disiplinë e cila studion ecurinë dhe mbarëvajtjen ekonomike të një kompanie e cila është e pranishme në internet. Marketingu në internet nuk fillon e përfundon në një ditë. Ka nevojë për kohë për të arritur në rezultate efikase. Personat të cilat marrin përsipër mbarëvajtjen e kësaj fushate marketingu të biznesit tuaj janë specialistët e marketing në internet.

Çfarë bëjnë këta specialistë?

Hapi i parë është të përcaktojnë atë që ju duhet të paraqisni, shërbimet që do të kryeni dhe formën në të cilën do t’i paraqitet publikut. Duhet të punoni mbi pikat tuaja të forta për të arritur një reputacion të mirë online. Akoma më i rëndësishëm do të jetë mendimi i përdoruesve për faqen tuaj e gjithashtu dhe sugjerimet që ata mund t’ju japin.

Hapi tjetër do të jetë ai i një publiciteti të mirëfilltë online. Ky hap ju lejon të promovoni biznesin tuaj. Specialistët do të kenë si qëllim në këtë fazë tre elemente kryesore:

  • Reklamimin e vetë faqes në internet
  • Rritjen e numrit të klientëve
  • Sjelljen e vizitorëve të rinj

Specialistët e marketingut në internet do të sugjerojnë  një fushatë marketingu online me hapa të avashtë e të kujdesshëm nëpërmjet strategjive të cilat do të çojnë në rritjen e përdoruesve të faqes suaj në internet dhe rritjen e besimit për shërbimet e ofruara nga biznesi juaj.

Hapi i tretë, e jo më pak i rëndësishëm, është pozicionimi i faqes në motorët e kërkimit. Ekspertët do të kujdesen të bëjnë që faqja juaj të ketë një renditje të lartë në motorët e kërkimit dhe si pasojë shikueshmëria e faqes të jetë e lartë.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


Gjithashtu mund të lexoni

Kurs: Si të përdoni SEO Press për WordPress

Kurs: Si të përdoni SEO Press për WordPress

Video: Si të shihni prirjen e kërkimeve me Google Trends

Video: Si të shihni prirjen e kërkimeve me Google Trends

Si të arrini një audiencë të lartë me një fushatë marketingu

Si të arrini një audiencë të lartë me një fushatë marketingu

Testimi A/B: Si ta rrisni performancën e marketingut tuaj me metoda shkencore

Testimi A/B: Si ta rrisni performancën e marketingut tuaj me metoda shkencore
Review Your Cart
0
Add Coupon Code
Subtotal
Total Installment Payments
Bundle Discount

 
>