Ekspertët propozojnë alternativa të reja për problemin sedentar dhe të qëndruarit ulur për shumë orë në ditë, në fillim në punë dhe më pas në shtëpi. Do të mjaftonin pak ushtrime për të luftuar efektet negative
Qëndrojmë të ulur, madje shumë të ulur për shumë orë të ditës, ndoshta në punë dhe më pas, pasi kthehemi në shtëpi bëjmë të njëjtën gjë. “Një sondazh i fundit ka zbuluar se shumë nga ne kalojnë pothuajse tetë orë jetë sedentare, pa llogaritur kohën e kaluar në gjumë. Qëndrojmë gjithë ditën të ulur në punë dhe më pas kthehemi në shtëpi dhe ulemi sërish përpara televizorit. Këto lloje qëndrimesh të gjata dhe të pandërprera janë të lidhura me obezitetin, sëmundjet kardiovaskulare, diabetin dhe disa lloje tumoresh. Të gjitha këto padyshim janë të lidhura me vdekshmërinë”, komenton mjeku David Konroi (David Conroy) nga Pensilvania. Duke u nisur nga këto konstatime, prof. Konroi dhe kolegët e tij nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë kanë përfshirë një grup studentësh që duhet të mbanin një ditar ditor në të cilin duhet të raportonin sasinë e kohës që qëndronin ulur dhe qëllimin e tyre për ta reduktuar këtë kohë ditën e nesërme. Pjesëmarrësit në studim u pajisën gjithashtu me një mjet që monitoronte efektivitetin e veprimtarisë fizike ose jo që ishte një ulje apo një veprim. Sipas Konroi, kur qëndrojmë ulur, ka shumë pak aktivitet fizik të muskujve që përdorim për të ndenjur në këmbë dhe për të lëvizur. Rrjedhimisht, metabolizmi i energjisë zvogëlohet. Ashtu siç e tregojnë edhe studime të mëparshme, vetëm qëndrimi në këmbë djeg mesatarisht 50 kalori më shumë. “Kemi gjetur që pjesëmarrësit qëndronin të ulur pothuajse dy të tretën e orës së tyre. Ne kemi zbuluar gjithashtu se qëndrimi ulur ndryshon në varësi të ditëve të javës. Personat kalojnë më shumë kohë të ulur të martave, të mërkurave, të enjteve dhe të premteve dhe më pak të shtunave dhe të dielave”, shpjegon Konroi. “Përveç këtyre ne kemi gjetur se qëndrimi ulur është një zakon. “Për më tepër, ne kemi gjetur se ulur është një zakon. Sa më shumë të jetë i rrënjosur ky zakon te një person, aq më e vështirë është për ta thyer atë”, shton eksperti. Pra zakoni i të qëndruarit ulur është një gjë që vepron si drogë, le të themi sepse sa më shumë të qëndrojmë ulur aq më shumë shtohet “dëshira” e tillë. Për shkak të dëmeve që ky zakon i keq mund të shkaktojnë (të gjitha janë të njohura dhe mjaft serioze), prof. Konroi dhe kolegët e tij, i ftojë njerëzit të synojnë një qëllimin fillestar të vogël, duke i inkurajuar të marrin një pushim për 5 deri 6 minuta në çdo orë. “I ftojmë njerëzit të dalin të freskohen apo të pinë ujë ose të ecin vazhdimisht nëpër zyrat apo ambientet e punës. Nëse bëni ndërprerje të shpeshta gjatë kohës që qëndroni ulur, është e mundshme që me kalimin e kohës të grumbulloni përfitime me vlerë për shëndetin tuaj”, thotë Konroi. Për të dhënë shembullin e mirë, prof. Konrei e ka kthyer tryezën e tij në një lloj mekanizmi që i lejon që të qëndroj si ulur ashtu edhe në këmbë gjatë kohës që punon. “M’u desh pak kohë për t’u mësuar të qëndroja në këmbë gjatë punës. Pjesa e poshtme e shpinës më dhembi shumë për disa ditë. Për ta lehtësuar këtë mënyrë të punuari është më mirë të vishni këpucë të denja apo të rehatshme. E bukura është se pasdite nuk e kam më atë “kolaps” fizik. Kjo është eksperienca ime në të bërit disa ndërprerje gjatë orëve të qëndrimit ulur”, përfundoi Konroi.
Qëndrimi ulur për orë të tëra ul jetëgjatësinë e njeriut
Një kërkim shkencor nga studiuesit e Universitetit të Leisesterit (Angli) ka dalë në përfundimin se të qëndruarit ulur në zyrë apo në kolltukun e shtëpisë ul jetëgjatësinë e njeriut. Jeta e ditëve të sotme bën që të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë të jetë po aq i rrezikshëm sa duhani, alkooli dhe droga. Sipas kërkimit shkencor të publikuar në ‘Daily Mail’, karriget janë një e re në jetën e njeriut, pasi deri në Mesjetë, të vetmit persona që uleshin ishin vetëm mbretërit dhe peshkopët. Vetëm në shekullin XVI karriget u bënë diçka e zakonshme, ndërsa të qëndruarit ulur në punë u bë normal në shekullin XX. Duke përllogaritur të qëndruarit ulur në punë, rrugës për në punë, në kafe dhe në shtëpi, një njeri shpenzon 10 orë në ditë ulur dhe kjo gjë është shumë e rrezikshme sipas kërkuesve shkencorë anglezë. Nga Universiteti i Leisesterit theksojnë se të qëndruarit ulur kaq gjatë bën që në organizëm të grumbullohen nivele të larta yndyrash dhe sheqeri duke rritur rrezikun e diabetit.