Komunikimi, Marketingu dixhital, Media sociale

2  komentet

Si t’i përdorni videot me plane të shkurtra si tek EriTV?

Videot me plane te shkurtra

Një nga sfidat e komunikimit efektiv sot është fakti se vëmendja e njerëzve po bëhet gjithnjë e më e shkurtër.

Rrjedhimisht, nevojitet përdorimi i teknikave apo mënyrave gjithnjë e më të avancuara për ta kapur e mbajtur vëmendjen e audiencës tuaj, ndryshe ata shpërqendrohen dhe e humbasin interesin lehtësisht.

(Këtu keni një shkrim ku prezantojmë një teknikë tjetër për rritjen e angazhimit të vizitorëve nëpërmjet kuizeve).

Videot me plane të shkurtra janë një nga teknikat strategjike se si marketierët, institucionet dhe bizneset i janë përgjigjur sfidave të vazhdueshme të komunikimit dhe angazhimit të audiencës së synuar.

Në Shqipëri, mbase shembulli më i mirënjohur aktualisht, përveç reklamave që shohim çdo ditë, është edhe E​riTV që të gjithë mund ta kemi parë si rrjedhojë e publikimeve të rregullta nëpër mediat sociale dhe faqet zyrtare të bashkisë së Tiranës, etj.

Kur flasim për video me plane të shkurtra në thelb po flasim për ndërthurjen e fotove, videove, muzikës dhe elementëve grafike me plane që ndryshojnë rregullisht për të krijuar video të shkurtra që komunikojnë qartazi dhe shpejt mesazhin e synuar.

Shembull tjetër nga Instituti i Statistikave..

Pak histori për videot me plane të shkurtra

Në fakt ishte stacioni televiziv muzikor – MTV që e kuptoi dhe implementoi me shumë sukses përdorimin e videove për të ‘jetësuar’ lirikat e këngëve duke prodhuar video me planeve të shkurtra dhe elemente të shumta grafike.

Kur flasim për ‘plane’ bëhet fjalë për skena që ndryshojnë çdo 3-7 sekonda dhe elemente grafike që shtojnë larmishmërinë vizive dhe kanë për synim tërheqjen e vazhdueshme të vëmendjes së shikuesve.

Ndër videot e para kur u lançua MTV në vitin 1981.

​Shembull tjetër i një prej emisioneve të para te MTV.

​Ishte pikërisht shkurtimi i planeve dhe shtimi i elementëve dinamike vizuale në çdo video muzikore, që rezultuan në rritjen e vëmendjes dhe kohëqëndrimin e shikuesve, gjëra të cilat e bënë shumë shpejt të famshëm këtë kanal multimedial.

Ky format u adoptua dhe vazhdon të aplikohet gjerësisht në mediat vizive dhe falë zhvillimeve teknologjike dhe mediave sociale mund të adoptohet dhe përdoret për krijimin e videove me plane të shkurtra për të komunikuar më mirë me audiencën tuaj.

Çfarë nevojitet për të prodhuar video me plane të shkurtra?

Deri më sot, për të prodhuar video të tilla duhet të njohësh dhe përdorësh mirë programe profesionale videografike të cilat jo vetëm kushtojnë shtrenjtë për t’u blerë, por kërkojnë edhe pajisje të shtrenjta për t’i përdorur siç janë:

  • check
    ​Një videokamer profesionale;
  • check
    ​Pajisje për ndriçim;
  • check
    Vende të përshtatura për xhirim;
  • check
    Mikrofona dhe mjete të tjera regjistrimi;
  • check
    Softuerë profesionalë montimi si p.sh. Adobe After Effects apo Apple Final Cut Pro;
  • check
    Kompjuter profesional për montim videosh;
  • check
    etj.

Por falë zhvillimeve të vazhdueshme të teknologjive dhe pajisjeve audio-vizive tashmë është e mundur që me një investim relativisht të vogël mund të filloni edhe ju të krijoni video me plane të shkurtra.

Praktikisht ju duhet:

  • check
    ​një kompjuter me kartë të mirë grafike dhe memorie të mjaftueshme;
  • check
    një aparat fotografik apo celular që të bëni foto & video me cilësi të mjaftueshme dhe
  • check
    një program me kosto të përballueshme, si p.sh. Camtasia;
  • check
    etj.,

çdokush mund të fillojë të prodhojë video me cilësi të mjaftueshme të paktën për publikimet online sidomos nëpër mediat sociale.

Pjesa tjetër e suksesit me këtë format videosh është çështje kohe dhe eksperience që nuk është se varet gjithmonë nga teknologjia.

Personalisht, si konsulent, kam qenë duke eksperimentuar dhe prodhuar video për klientë të ndryshëm prej disa vitesh dhe mund të dëshmoj që i gjithë procesi është bërë shumë më i thjeshtë dhe i menaxhueshëm, qoftë edhe për dikë si unë i cili nuk mund të konsiderohet regjisor apo montazhier profesionist.

Në thelb, synimi kryesor në krijimin e videove me plane të shkurtra është që t’ju ndihmojë në përçimin e informacionit në mënyrë të shpejtë dhe të qartë për vizitorët, klientët dhe audiencën tuaj.  

​Studimet kan​ë treguar se mendja njerëzore i përpunon informacionet vizuale ​me milisekonda (shihni k​ëtu: https://news.mit.edu/2014/in-the-blink-of-an-eye-0116).

Si mund të prodhohen dhe përdoren videot me plane të shkurtra?

Siç e thamë, videot me plane të shkurtra mund të përdoren gjerësisht në çdo lloj fushe komunikimi, sektori biznesi apo institucioni edukativ që ka mundësinë t’i prodhojë dhe transmetojë.

Ato mund të përdoren si formate shumë efikase komunikimi ku reklamat vizive mbeten shembulli më i mirë, por jo i vetëm. Ato mund të përdoren për:

  • Të prezantuar produkte dhe shërbime;
  • Të prezantuar paketa p.sh. turistike, promocionale, etj.;
  • Informacionet bazë për një institucion apo biznes;
  • Koncepte logjike apo leksione bazë;
  • Prezantime dhe ide teknike apo praktike;
  • Etj.

Disa hapa bazë për të realizuar një video çfarëdo:

  1. Caktoni synimin e videos që dëshironi të prodhoni dhe ku do ta transmetoni;
  2. Caktoni mesazhin kryesor (fabulën) që dëshironi të komunikoni;
  3. Mblidhni dhe përgatisni materialet tekst, audio, foto & video që do t’ju nevojiten;
  4. Kalojani këto materiale personit që do bëjë montazhin e videos tuaj;
  5. Modifikojeni videon për qartësi dhe saktësi, kaq!

Pasi të keni një video gati, atëherë mund të filloni ta shpërndani atë në të gjitha kanalet që dispononi si p.sh. faqja ueb, mediat sociale, ekranet në biznesin tuaj, etj.

Disa softe dhe aplikacione që mund të përdoren lehtësisht për prodhimin e videove me plane të shkurtra:

Ndihuni të lirë të sugjeroni programe dhe aplikacion të ngjashme te komentet në fund.

Disa avantazhe & shembuj të videove me plane të shkurtra

Për t’ju dhënë një shembull konkret, ndër përdorimet aktuale për videot me plane të shkurtra ka qenë krijimi i përmbledhjeve për shkrimet e ndryshme te SfidaBiznesi.com

Këto lloj videosh ndihmojnë në përçimin e mesazhit, por edhe në gjenerimin e interesit për faqen tonë nëpërmjet kanaleve të tjera siç janë:

  • YouTube;
  • Facebook;
  • Instagram dhe
  • Twitter, etj.

Pra, videot e shkurtra mund të publikohen lehtësisht nëpër kanalet e ndryshme sociale dhe nuk ka nevojë që të jenë ndryshe nga materialet dhe përmbajtja e shkrimeve që publikohen sakaq në faqen zyrtare.

Nëse do t’i referoheshim hapave për krijimin e një videoje (shihni pak më sipër), ne tashmë kemi gati hapat 1-3, ndërsa për hapat 4-5 përdorim softe dhe të gjithë procesin e mbyllim vetë.

Në thelb, mjafton të keni përmbajtjen dhe videot mund të realizohen relativisht kollaj.

Një avantazh tjetër është diferencimi që ato mund t'ju ofrojnë nga konkurrenca juaj në mediat sociale. Pra, jo të gjithë mund të krijojnë video apo mendojnë të krijojnë video, por ju mund ta bëni këtë gjë për ta diferencuar veten.

​Më poshtë do gjeni tre shembuj videosh me plane të shkurtra që kemi krijuar bazuar mbi shkrime ekzistuese te SfidaBiznesi.com dhe që po shpërndahen edhe nëpër kanalet e sipërpërmendura sociale. Shembulli i 4-të është nga EriTV.

Shembulli 1: tekst + foto + muzikë në sfond

Për këtë video kemi përdorur tekstin dhe foton kryesore nga shkrimin me të njëjtin emër: 9 hapa si të filloni një biznes të suksesshëm

Më pas, kemi gjetur imazhe të tjera ilustruese për secilën prej 9 pikave (hapave) kryesore që përshkruhen në shkrim dhe i kemi lidhur të gjitha bashkë vizualisht, me një muzikë frymëzuese në sfond, për të prodhuar një video me plane të shkurtra që zgjat vetëm 1.46 sekonda në total. Videoja mund të ishte bërë edhe më e shkurtër, por planet ndërmjet çdo pike janë zgjatur pak më shumë për t’i dhënë njerëzve kohën e mjaftueshme për të lexuar lehtësisht tekstet e prezantuara në këtë video.

Shembulli 2: tekst + foto + video + muzikë

I njëjti proces është ndjekur edhe për krijimin e kësaj videoje ku është përdorur teksti dhe fotoja kryesore e shkrimit me të njëjtin titull:

E njëjta video është publikuar më pas edhe në Facebook: ​https://www.facebook.com/sfidabiznesi.online/videos/962341640607603/

Në thelb, videoja ka një format shumë të thjeshtë ku gjatë gjithë kohës jepen citimet e preferuara të Richard Brandson nga autorë apo personalitete të mirënjohur. Citimet kanë të njëjtin format prezantimi brenda një kornize me një sfond të lehtë që e bën tekstin më të lexueshëm, ndërsa fotot mbrapa çdo citimi ndryshojnë për në funksion të përforcimit të mesazhit të vetë citimit. Çdo citim zgjat pak sekonda, mjaftueshëm që teksti të jetë i lexueshëm në tërësi dhe sigurisht duke u përpjekur që mos të humbasim vëmendjen e shikuesve.

Shembulli 3: tekst + foto + video + muzikë

Shembulli i 3-të është disi më i komplikuar për nga efektet që përdor, pasi në këtë rast nuk përdoren vetëm fotot në sfond si mënyra për të përforcuar mesazhin me tekst, por përdoren edhe video të cilat kanë të njëjtin efekt përsëritës dhe përforcues me këshillën që jepet me tekst. Pra, kemi disa elemente grafike dhe tekst të cilat ndërthuren për të përçuar të njëjtin mesazh me tekst.

Shembulli 4 (EriTV): tekst + foto + video + elemente grafike

Siç e përmendëm edhe më sipër, EriTV është një nga shembujt më të mirë aktualisht të përdorimit të këtyre lloj videove të cilat sigurisht ndërthurin me sukses fotot, videot, tekstin dhe elementët grafikë për të komunikuar lajmin apo ngjarjen përkatëse. Në këtë mënyrë, audienca është në gjendje të kapë lehtësisht mesazhin kryesor duke ulur ndjeshëm riskun e humbjes së vëmendjes apo shpërqendrimit me mesazhet e shumta që dalin nëpër mediat sociale si Facebook, Twitter, YouTube, etj.

A mendoni se EriTV është një shembull i suksesshëm i aplikimit të këtij lloj koncepti?

A keni sugjerime të tjera se si mund të përdoren apo prodhohen videot me plane të shkurtra?

Ju ftojmë t’i ndani sugjerimet tuaja te komentet këtu poshtë...



Gjithashtu mund të lexoni

  • Super tutorial i detajuar ;). Faleminderit nga ju .

    P.s: lajmeroni kryeministrin Rama se do i bej konkurence 😛

    • Faleminderit. Uroj vertete t’ju kete ndihmuar. Madje ju ftoj te ndani sugjerimet tuaja ose shembuj nga puna juaj per lexuesit e tjere.

      P.S. Shkrimi nuk ka lidhje me politiken, shembujt jane marre nga konteksti shqiptar qe te kuptohen me kollaj.

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    Review Your Cart
    0
    Add Coupon Code
    Subtotal
    Total Installment Payments
    Bundle Discount

     
    >