NextCloud është një soft me kod-burim të hapur (open source) të cilin ju mund ta instaloni në serverin tuaj, nga ku mund të ruani dhe menaxhoni dokumentet, përdoruesit, kalendarin, email-in, chat-in, punoni me dokumentet e kompanisë/organizatës tuaj, duke ruajtur tërësisht privacinë e të dhënave dhe përdoruesve tuaj.
NextCloud ofron një ndërthurje shërbimesh dhe aplikacionesh që ju lejojnë të zgjeroheni duke e shfrytëzuar në tërësi, pra pa kufizime, sipas nevojave tuaja, pa hequr dorë nga privacia juaj.
Aktualisht, shumica e platformave që ju kemi prezantuar janë platforma të hostura dhe mirëmbajtura në një kompani e cila hoston dhe mundëson ofrimin e shërbimit të video konferencës. Ndonëse, në shumicën e rasteve kjo është një lehtësi shumë e madhe, shpeshherë ky opsion ka edhe kufizimet e veta financiare dhe mbi të gjitha nga ana e privacisë së të dhënave të përdoruesve dhe vetë kompanisë tuaj.
NextCloud Talk vjen si një zgjidhje ideale për ata prej jush që e vlerësojnë privacinë dhe sigurinë e të dhënave tuaja. (linku)