• Kreu
  • /
  • Blog
  • /
  • Blogu
  • /
  • Blog: Parime dhe praktika në punën time si sipërmarres

Blog: Parime dhe praktika në punën time si sipërmarres

Nga: Elvis Plaku minuta lexim | 0 komente3243 lexime


Fundjavën e kaluar (shtator 2013), pata mundësinë të takoja një grup studentësh nga India që kishin ardhur në Shqipëri si pjesë e praktikës gjatë studimeve në nivelin Master për administrim biznesi. Në fakt, prezantimi me ta u aranzhua nga një miku im indian, i cili ishte edhe koordinatori i projektit arsimor i cili i solli në Shqipëri.

Takimi im me ta kishte si synim ndarjen e eksperiencës sime si sipërmarrës privat si dhe diskutimi i disa prej mësimeve të nxjerra deri tani nga kjo eksperiencë, që duhet të pranoj nuk është aq e gjatë (mbi gjatë vjet).

Studentët vinin nga kolegji “Sri Bhagawan Mahaveer Jain College” në Bangalor të Indisë. Pothuajse të gjithë kishin biznese familjare në sektorë që varjonin nga teknologjia te agrikultura dhe argjendaria komerciale, etj. Pjesë e studimeve të tyre ishte ekspozimi ndaj ideve dhe mënyrave të tjera të të bërit biznes, në këtë rast në Shqipëri, si dhe ndjekja e leksioneve mbi marketingun dhe menaxhimin pranë njërit prej universiteteve private në vend.

Takimi me studentët më bëri të reflektoja sërish mbi eksperiencën e deritanishme si sipërmarrës dhe për efekt prezantimi përmblodha disa parime dhe praktika kryesore që udhëheqin punën time të përditshme.

Disa prej këshillave që ndava me studentët ishin parime si:

  • Ndiq pasionin tënd
  • Shfrytëzo parimin Pareto (Pareto principle) 80/20 për çdo gjë në biznes
  • Gjej partnerin/ortakun e duhur në biznes
  • Gjej personin/at e duhur me eksperiencë që mund të të këshillojnë herë pas here
  • Provo ide të ndryshme biznesi dhe mëso nga çdo eksperiencë deri sa të gjesh atë që funksionon për ty.

P.S. Njëri prej studentëve ishte: Aaditya Jain

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


Gjithashtu mund të lexoni

7 mësime nga përdorimi i 4 platformave të ndryshme brenda një jave

7 mësime nga përdorimi i 4 platformave të ndryshme brenda një jave

Kurs: Si të përdoni SEO Press për WordPress

Kurs: Si të përdoni SEO Press për WordPress

Ka vetëm 3 mënyra për të rritur biznesin tuaj

Ka vetëm 3 mënyra për të rritur biznesin tuaj

Një mesazh i rëndësishëm për të gjithë ata që duan të investojnë në një biznes

Një mesazh i rëndësishëm për të gjithë ata që duan të investojnë në një biznes
>