Richard Branson është themeluesi dhe drejtuesi ekzekutiv i Virgin Group, që përfaqëson mbi 400 biznese të suksesshme në sektorë nga më të ndryshmit. Suksesi i tij në biznes është prova mbi të cilën këshillat e tij për biznesin marrin vërtetë vlerë qoftë edhe nëse i konsideroni ato thjesht teorikisht.
Eksperienca e gjatë, si dhe aftësia për të komunikuar qartë e saktë, e kanë lejuar të dallohet edhe në sferën e shkrimeve me këshilla për biznesin. Pikërisht një prej shkrimeve të tij (Five top tips to starting a successful business), e kemi përkthyer për këtë rast. Përveç hyrjes sonë; titulli dhe përmbajtja e mëposhtme janë nga shkrimi i tij.
Këtu mund të lexoni edhe një shkrim tjetër titulluar: 9 hapa si të krijojmë një biznes të suksesshëm
Autor: Richard Branson
1. Dëgjoni më shumë se sa flisni
Ne kemi dy veshë dhe një gojë, ndaj edhe përdorimi i tyre në proporcion nuk është një ide e keqe! Për të qënë një udhëheqës i mirë ju duhet të jeni edhe një dëgjues i mirë. Idetë e shkëlqyera mund të vijnë nga burimet më pak të pritshme, ndaj edhe duhet t’i mbani veshët gjithnjë të hapur ndaj këshillave të vlefshme. Kjo nënkupton që mbase duhet t’i ndiqni komentet nëpër faqet online me të njëjtin interes sa edhe shënimet e takimeve të bordit drejtues, ose t’i pyesni punonjësit që janë direkt në kontakt me klientët për opinionin e tyre po aq sa edhe Drejtorët e Përgjithshëm. Dil jashtë dhe bëhu i dëgjueshëm ndaj njerëzve për të mësuar prej tyre.
Për më shumë, ju ftoj të lexoni një shkrim tjetër ku autor shpjegon nga e ka marrë ai idenë për këtë këshillë, plus një shkrim tjetër ku propozohet e njëjta ide.
2. Mbajini gjërat të thjeshta
Për t’u dalluar në biznes shpesh të duhet të gjesh zgjidhje radikale. Por askush nuk tha që për t’u dalluar duhet të gjesh patjetër një zgjidhje komplekse. Aktualisht ka me mijëra zgjidhje të thjeshta biznesi për probleme të ndryshme që presin të marrin zgjidhjen e re dhe të madhe të biznesit. Mbi të gjitha, duhet të kesh një përqëndrim drejt risive (inovacionit), por pa u përpjekur që të rikrijosh rrotën. Një ndryshim i vogël që sjell përmirësim është më i efektshëm se sa pesë ndryshime të komplikuara që e bëjnë situatën edhe më keq.
Për më shumë ju ftoj të lexoni një shkrim tjetër ku ky koncept shtjellohet edhe më tej. Ja dhe një shkrim tjetër shumë interesant nga Inc.com.
3. Jini krenar për punën tuaj
Javën e kaluar mora pjesë në aktivitetin e përvitshëm “Virgin Stars”, ku vlerësojmë disa prej njerëzve që kanë punuar më fortë nëpër kompanitë e grupit Virgin. Pavarësisht të gjitha kompanive tona, kombësive dhe personaliteteve të ndryshme të mbledhur të gjithë nën një çati, ishte veçanërisht me interes të shihje se çfarë ato kishin të përbashkët. Një prej tyre ishte krenaria për punën e tyre, si dhe në kompaninë që ata përfaqësonin. Mos e harroni kurrë që personeli juaj janë në fakt mbështetësit më të mëdhenj të brandit (emrit) tuaj dhe kur ju i kushtoni vëmendje krenarisë së tyre në punë bën që kjo të tregohet menjëherë në mënyrën se si ata trajtojnë klientët tuaj.
Për më shumë ju ftoj të lexoni edhe këtë shkrim që tregon mbi arsyet pse Rikardi sugjeron që të jemi krenar për punën tonë.
4. Zbavituni, suksesi do të vijë më vonë
Nëse puna që po bëni nuk ju jep kënaqësi, atëherë gjasat janë që jeni duke e bërë gabim! Nëse në mëngjes, kur zgjoheni, ju duket sikur po shkoni të bëni detyrën, atëherë mbase ka ardhur momenti për të bërë diçka tjetër. Në qoftë se ju jeni duke ia kaluar mirë, atëherë gjasat për krijimin e një atmosfere pozitive dhe plot risi do jenë edhe më të larta dhe kështu edhe biznesi juaj do të përparojë. Një buzëqeshje dhe një shaka mund të bëjnë shumë më mirë, ndaj mos nguroni të shikoni edhe anën zbavitëse të punëve.
Për më shumë ju ftoj të lexoni një shkrim tjetër që eksploron mënyrat se si vetë Brandson zbavitet.
5. Bëjeni copa-copa dhe filloni nga e para
Nëse jeni një sipërmarrës të cilit nuk i del me sukses sipërmarrja e parë, atëherë mirë se erdhët në klubin tonë! Çdo biznesmen i suksesshëm ka përjetuar dështime në udhëtimin e vet – ajo që ka rëndësi është se si ju mësoni prej këtyre eksperiencave. Mos u dekurajoni nga një apo disa dështime, përkundrazi, ngrihuni sërish në këmbë, pastrohuni, dhe përpiquni të kuptoni se çfarë nuk funksionoi. Në atë moment do arrini të gjeni pikat pozitive, analizoni pikat ku mund të përmirësoheni, pastaj bëjeni copa-copa nismën tuaj dhe filloni nga e para.
Për më shumë ju ftoj të lexoni një shkrim tjetër ku vetë Rikardi shpjegon se si do t’i fillonte gjërat nga e para.
jam e interesuar sepse po folloj hapje te nje bar-Restorant-Piceri
Nuk e di pse po ky sistemi i komenteve ka marre gabimisht foton e Administratorit. Pra komenti i mesiperm nuk eshte i imi. Ju faleminderit per mirekuptimin.
shikoni pak ky burri ja ka len babai leket edhe kur ke shum shum lek te nevojitet vetem menaxhimi i mir i ambjentit qe ti deshiron te perdoresh per te hapur biznesin tend keshtu fillojm ty te nevojitet te shikosh per vendin ku do ta hapesh kete biznes qe te mos kesh shum ambjente te tjera qe ofrojn ate qe do me ofru ti e dyta duhet te besh dicka ndryshe nga te tjeret qe me pak fjal i bie qe nga menyra e sherbimit te jete ndryshe ok e keshtu me pak fjal ktu ne shqiperi esht vl\
Ne parim jam dakord me Erikun, 1. vendodhja duhet te jete e tille qe mos te kesh shume konkurrence. 2. Duhet te diferencosh veten nga konkurrenca. Por kuptohet qe keto gjera nuk jane aq te lehta per t’u arrire apo jo?
Pershendetje Bashkima,
ne gjykimin tim, keto jane disa nga aspektet qe duhen pasur parasysh:
1. Vend-ndodhja, nese njerezit nuk e gjejne dot, kjo do ndikoje te shitjet
2. Kanale te tjera shitjesh, pervec vend-ndodhjes duhet te shihni seriozisht mundesine e ofrimit te ushqimit me motor, qe nenkupton gjetjen e personit dhe menyres se transportimit te ushqimit, te pakten per zonat perreth si fillim.
3. Sigurohuni qe mund t’i mbuloni shpenzimet e ambientit qe do gjeni me qera, per te pakten 6 muaj
4. Filloni te shisni nga shtepia, qe te kuptoni nese ka vertete nevoje per sherbimin tuaj, mbase ky do ishte hapi nr. 1, pasi keni nevoje te testoni tregun dhe kerkesat e tregut.
Sukesese.
Mendja e shëndoshë në trup të
shëndoshë!
Un kom nje biznes timin ne Kosov ktu kom pun te mjaftueshe por e vetmja gje qe me mungon esht paraja sepse nuk behet pages e kliendit ndaj meje qfar me sugjeroni qe te bej ne kete pune
Pershendetje z. Fatos dhe ju faleminderit per pyetjen.
Nuk mund te them qe e njoh biznesin tuaj por nga sa kuptoj nga situata juaj dhe eksperienca po bej kete koment.
Nese ju nuk jeni ne gjendje te mblidhni parate/pagesat nga klientet, atehere ka gjasa qe do falimentoni shume shpejt, ndaj do ju sugjeroja te konsideroni opsionet e mundshme si mund ta zgjidhni kete situate. Keto jane vete disa:
1. Mos e ofroni sherbimin tuaj pa marre pagesen ne kohe;
2. Fokusohuni te klientet qe ju kryejne pagesen ne kohe dhe me shpesh
3. Reduktoni ato produkte qe nuk ju sjellin para dhe nuk ju sjellin kliente
Mbase keto jane disi drastike por po i referohem nje postimi tjeter qe kemi bere po ketu dhe mund ta gjeni te ky link: 3 menyra per te rritur biznesin.
M trego qfar bisnesi ke dhe un mund te te ndihmoj qe ta rrisesh prezencen e kosnumatorve vetem me nje shperblim t vogel ndaj tyre met tregu ma hollsisht rreth ksaj pjese po le numrin e telit me shkruj ne wcp +393395489149
Jam 19 vjeqare ,jetoj jasht kosoves dhe kam nje pune me te ardhura 1300 1400 euro ne muaj ,por kam deshire te hap nje bar ne kosove ,per momentin nuk kam te ardhura te mjaftueshme per ta hapur ,por kam shum besim te vetja dhe te idet e mia ,1 zgjidhje qe e kam menduar ta hap me kredi ,dua te te pyes eshte zgjidhje e duhur dhe a ja vlen te rrezikohet?
Pershendetje Tina,
ju faleminderit per interesimin tuaj dhe pyetjen.
Ketu kemi nje shkrim mjaft te mire qe mund ta perdorini si reference: https://sfidabiznesi.com/9-hapa-filloni-biznes-te-suksesshem/
Nderkohe, ju sugjerojme te beni nje plan te mire biznesi per veten tuaj.
Duhet te merrni parasysh qe kur te hapni biznesin tuaj duhet te keni 6 muaj – 1vit shpenzime te mbuluara, pra duhet te llogarisni qe nuk do keni te fitime te mjaftueshme per nje periudhe te atille.
Minimalisht duhet te keni ca eksperience me hapjen e ‘bareve’ pas ka mjaft konkurrence.
Sfida tjeter qe duhet te merrni parasysh, jane efektet e “Covid” qe mund te zgjasin deri nga fillimi i veres.
Covid mund t’ju favorizoje per te gjetur nje ambient te mire me qira, pasi kjo ka qene nje periudhe mjaft e veshtire dhe per qiradhenesit, dhe mund te gjeni dicka me cmim te volitshem.
Sugjeroj te gjeni nje kontabilist te mire, pasi do t’ju duhet te kuptoni sa me mire anen financiare te sipermarrjes qe deshironi te filloni.
Me respekt,
Elvisi
po gjithqysh me kontakto
Deshiron ortak ?
Prsh doja nje info per nje biznes vrojtus bregtetar gjate muajve te pushimeve
Pershendetje Ervis,
ju faleminderit per pyetjen dhe interesimin. Normalisht ky eshte nje lloj biznesi specifik qe ka nevoje per licensim nga bashkia perkatese (p.sh. e Durresit) ose bizneset private qe deshirojne ta ofrojne ate ne plazhet ku ato operojne.
Do ju sugjeroja qe te kerkoni fillimisht te e-Albania per licensat dhe procedurat qe mund te duhen dhe me pas mund te interesoheni direkt edhe te bashkia perkatese ku ju synoni te opersoni si biznes.
Nuk jam i sigurte nese kerkohen licensa specifike per kete lloj biznesi por jam i bindur qe duhen minimalisht leje nga bashkite ose ministria e turizmit.
Shpresoj t’ju kemi ndihmuar sado pak.
Përshëndetje jam një zonjë dhe kam 6 muaj qe kam hapur një biznes i tipit fast food creperi .. kto 2 muajt e verës dhe situata e çmimeve e lekundi punen dhe ka ndjerë një rënje gjiro ditore arrin deri tek 200-250mij lek a mund të quhet biznes i sukseshëm në kaq pak kohë ..flm
Kriza na ka prekur te gjithe dhe nuk ka zgjidhje te thjeshte per asnje. Sfida eshte te gjendet menyra per te mbijetuar deri sa situata te permiresohet disi me shume per te gjithe.
Ne situaten dhe biznesin tuaj, gushti do jete akoma problem pasi njerezit levizin per pushime, studentet jane nder ata qe levizin me shume.
Nuk e di nese e keni konsideruar mundesine e ofrimit te sherbimit me motorra, pasi per fushen e ushqimeve te shpejta, kjo ka qene nje zgjidhje mjaft e mire.
Gjithashtu, ju mund te reklamoni me postera te vegel neper lagjet verdalle biznesit, qe njerezit te mund te fillojne te porosisin me telefon.
Bizneset fizike kane nevoje per minimalisht 6muaj deri 1vit qe te stabilizohen dhe krijojne klientelen e rregullt qe iu duhet per te qene te suksesshem dhe kjo gje duhet marre parasysh qe para se te hapet biznesi, qe mund te mos kete fitime te mjaftueshme deri ne 1vit. Nese mbas 1 viti situata nuk eshte stabilizuar, atehere eshte mire te ndryshohet vendodhja ose dhe modeli i biznesit, pa pesuar humbje te metejshme.
Uroj t’ju kemi ndihmuar sado pak.
[…] znj. Milva Ekonomi, zhvilloi sot një vizitë në Durrës, ku u takua me stafin e një prej bizneseve më të suksesshme në sektorin e prodhimit, Pasticerinë Pelikan. Pronari i kësaj pastiçerie, Kostandin Tego, […]
[…] spektakolar duke u renditur në vendin e 12 në botë. Maqedonia renditet e dyta në botë për fillimin e një biznesi, e 10-i për marrjen e lejeve të ndërtimit, e shtata për pagimin e taksave. Para Shqipërisë […]