6 pyetje përpara se të lini punën që të filloni biznesin ose sipërmarrjen tuaj

6 pyetje përpara se të filloni biznesin ose sipërmarrjen tuaj

Nëse mendoni të filloni biznesin ose sipërmarrjen tuaj dhe doni të keni mundësi që t’i përkushtoni vëmendjen maksimale, ja se çfarë duhet të merrni parasysh përpara se të hiqni dorë nga një punë e qëndrueshme

Të gjithë mund ta mbajmë mend ditën kur e kemi kuptuar se vendi ynë i punës po na e sillte në majë të hundës dhe se ishte koha për një ndryshim në mënyrën sesi e formonim përditshmërinë.

Por përtej mendimit të krisur dhe dëshirës për t’ia mbathur nga një punë e kthyer në kurth për energjitë tona, disa mendime edhe më të thella na fusin më tej në arsyetim për mundësinë e dorëheqjes, gjendjen financiare, karrierën e mëtejshme dhe aftësinë për t’ia nisur nga e para.

Megjithatë, fakti që menduat për të hequr dorë nga puna juaj do të thotë se keni kaluar mjaftueshëm dhe se ka ardhur koha për të bërë një ndryshim thelbësor. Mos i numëroni vitet që ju ka marrë ajo lloj pune, sepse kjo do t’ju pengojë të ecni përpara. Por e mira e të mirave është që të arsyetoni deri në detaj, nëse duhet apo jo të merrni vendimin që ndieni si të domosdoshëm thellë brenda jush.

Gjashtë pyetjet që duhet t’ia bëni vetes:

A keni mjaftueshëm kursime?

Ne të gjithë kemi dëgjuar historitë e suksesit të atyre që heqin dorë nga një vend pune pa asnjë kursim dhe që në fund ia dalin mbanë. Ato histori përbëjnë sidoqoftë, përjashtim. Nuk ndodhin normalisht, ndaj mos i merrni parasysh si mundësi në rastin tuaj. Realiteti është se të ardhurat nga një biznes mund të jenë sporadike për disa muaj dhe ndonjëherë edhe inekzistente.

Keni nevojë për një fond emergjence që të jetë mjaftueshëm i madh për të mbuluar pengesat që do të hasni në fillim në rrugën tuaj. Nëse nuk do t’ju duhet, atëherë do të keni më tepër para për të investuar.

 

A ju paguajnë faturat të ardhurat e biznesit tuaj?

Shumë sipërmarrës kanë probleme kur heqin dorë nga puna e përditshme për t’iu përkushtuar bizneseve, ndërsa janë ende në zhvillim. Ata mund të kenë hasur një nivel të mirë të ardhurash në muajt e parë, por jo mjaftueshëm për t’i paguar faturat. Në këtë rast, mos hiqni dorë nga puna që po bëni.

 

Cilat janë planet tuaja për zhvillim në të ardhmen?

Plani juaj i biznesit duhet të përfshijë shkallën dhe rritjen e tij me kalimin e kohës. Duhet të keni një plan që do t’ju mundësojë të arrini majat që kërkoni. Thjesht përse ju ka lindur një ide e mirë dhe se prodhuat disa para si fillim, nuk do të thotë se jeni gati të hiqni dorë nga puna e vjetër. Keni nevojë për një vizion për të ardhmen.

 

A keni një plan emergjence?

Të gjithë dëshirojmë që gjërat të na ecin siç i planifikojmë, por çfarë ndodh nëse kjo dëshirë nuk realizohet? Ndonjëherë, bizneset falimentojnë dhe kjo është fare normale. Për më tepër, ka raste kur duhet të kaloni në dështim që të gjeni rrugën e duhur për t’u zhvilluar akoma më tepër. Nëse biznesi ju falimenton, duhet të mbështeteni te diçka tjetër, kjo është një arsye më shumë për të mbajtur punën tetorarësh gjatë ditës.

 

Kush mund të preket nëse dështoni?

Nëse keni një familje ose dikë që mbështetet shumë te ju, heqja dorë nga çdo gjë mund ta përkeqësojë shumë situatën. Sipërmarrja është diçka e mrekullueshme. Liria që ju jep, mund të jetë tepër e madhe, por përpara familjes, nuk duhet të mbivlerësoni biznesin. Mendoni për ata që do të prekeshin nëse ju bëni një vendim të gabuar.

 

Çfarë mendimesh enden në kokën tuaj?

Mentaliteti që keni është një pjesë e rëndësishme e suksesit në jetë dhe në biznes. Një sipërmarrës i suksesshëm duhet të jetë në dijeni të kurtheve që mund t’i ngrejë mendja e tij, rreth besimeve që i limitojnë kapacitetin dhe nevojës për të ndryshuar vazhdimisht veten për mirë. Nëse lini një punë me pagesë të rregullt, pa e ditur se keni ende tepër gjëra për të përmirësuar te vetja, atëherë po gaboni.

Bëni mirë që më parë të zgjidhni pengesat brenda vetes për t’ia dalë me sukses në një plan që do të marrë shumë kohë dhe energji tuajën.

Nëse do t’ia hyni një rreziku, sigurohuni që t’ia vlejë 100 për qind. Mos u nxitoni që të hiqni dorë përpara kohe, vetëm se fillimi është i mbarë. Duhet të keni besim të plotë që keni një plan për t’u zhvilluar, se keni mjaftueshëm kursime për të mbuluar çdo të papritur dhe se familja juaj është krah jush e paprekur nga ndryshimet ekonomike që mund të shkaktojë aventura juaj në biznes.

*Burimi: Entrepreneur

Read More
7 ushtrime që të eliminoni dhimbjet e shpinës

7 ushtrime që të eliminoni dhimbjet e shpinës

Rreth 80% e të rriturve vuajnë nga dhimbjet e shpinës, në periudha të ndryshme kohore, gjatë jetës së tyre. Në përgjithësi, dhimbja e shpinës prek njerëzit të të gjitha moshave, por përgjithësisht ndihet më së shumti tek ata mes 35 dhe 55 vjeç. Sipas ekspertëve, dhimbja e shpinës shoqërohet me dhimbje të kockave, të muskujve dhe ligamenteve, të cilat çojnë në funksionimin e shpinës.

Fatmirësisht, vetëm brenda 7 minutash ju mund të bëni disa ushtrime, të cilat ju lehtësojnë dhimbjen dhe ju bëjnë të ndiheni shumë më mirë brenda një kohe shumë të shkurtër.

Tërheqje nga gjuri te kraharori
Tërheqje nga gjuri te kraharori

Tërhiqni gjunjët te kraharori

Shtrihuni mbi shpinë dhe shtriheni tërësisht këmbët tuaja. Më pas, tërhiqni këmbën e djathtë duke e mbajtur kofshën me duar ndërsa e afroni gjurin tuaj te kraharori. Mbajeni gjurin aty për  rreth 30 sekonda. Përsëriteni të njëjtën procedurë me gjurin e majtë.

Zgjatim i këmbës në formë këndiZgjatim i këmbës në formë këndi

Përgjithësisht, ngushtimi i legenit mund të jetë një nga faktorët kryesorë që shkaktojnë dhimbjen e shpinës. Ky lloj ushtrimi ju ndihmon që të çoni në nivelin e dëshiruar hapjen e legenit. Ngrini këmbën e djathtë përpara dhe ulni në tokë gjurin e këmbës tjetër. Këmba e majtë duhet të vendoset sa më pas të jetë e mundur dhe të tendoset mirë. Mbajeni në këtë pozicion për 30 sekonda dhe më pas ndryshoni pozicionin e këmbëve.

 

Tërheqje e muskujve të kofshës
Tërheqje e muskujve të kofshës

Tërheqje e muskujve të kofshës

Shtrihuni përsëri me shpinë. Shtrijeni këmbën e majtë mirë në tokë, ndërsa të djthtën tërhiqeni sa më shumë të jetë e mundur në drejtim të kraharorit. Mbajeni këmbën në këtë pozicion për 30 sekonda, ndërroni këmbën dhe përsëritni të njëjtin ushtrim.

 

Tërheqja të muskujve të pulpës
Tërheqja të muskujve të pulpës

Tërheqja hamstring

Ndërsa jeni të shtrirë me shpinë, poziciononi mirë në tokë të dyja këmbët, duke i shtrirë ato. Më pas shtrihuni mbi këmbën e djathtë me trupin tuaj, duke prekur me duar shputën e këmbës. Tërhiqeni sa më shumë të jetë e mundur këmbë. Mbajeni për 30 sekonda në atë pozicion dhe më pas përsëritni ushtrimin me këmbën tjetër.

 

Lëvizja e gjunjve ndërsa jeni të shtrirë me shpinë
Lëvizja e gjunjve ndërsa jeni të shtrirë me shpinë

Lëvizje ndërsa jeni të shtrirë me shpinë

Është një tërheqje dhe një ushtrim shumë i mirë për të gjithë ata që kanë dhimbje të fundshpinës. Shtrihuni më shpinë në tokë dhe të dy gjunjët pozicionojini në njërën anë. Kaloni këmbën e majtë mbi të djathtën dhe kthehuni në anën e majtë, ndërsa trupin tërhiqeni fort në të djathtë. Më pas përsëritni ushtrimin duke lëvizur trupin në anën tjetër.

 

Përkulja deri në tokë
Përkulja deri në tokë

Përkulja deri në tokë

Kjo lloj tërheqjeje do t’ju ndihmojë të eliminoni tensionin e tepërt në pjesën e shpinës. Mundohuni të mbani trupin drejtë dhe me duart e bashkuara të përkuleni deri në tokë. Uluni me kujdes deri në fund dhe qëndroni në atë pozicion, duke u munduar që të mos përthyeni gjunjët, për rreth një minutë.

Tërheqja e këmbës
Tërheqja e këmbës

Tërheqja e këmbës

Ky ushtrim ju ndihmon të transferoni tensionin nga pjesa e shpinës. Shtrihuni në anën e majtë. Më pas shtrini drejt në tokë këmbën e majtë dhe të djathtë, e cila ndodhet në pjesën e sipërme, përthyejeni pas. Kapni me dorë pjesën e majës së këmbës dhe tërhiqeni atë. Pas 30 sekondash përsërisni këtë veprim me këmbën tjetër, duke u kthyer në anën tjetër.

Read More

Etika: Si të silleni në mbledhjet e zyrës

Mbledhjet mund të jenë shpesh “vitrina” të profesionalizmit të punonjësve dhe ndihmojnë në zhvillimin e karrierës, pasi punonjësit e kuptojnë më mirë natyrën e kolegëve 

Mbledhjet e zyrës nuk janë argëtuese, megjithatë ju duhet të merrni pjesë në to dhe për më tepër të shfaqni profesionalizëm dhe sjellje të respektueshme për kolegët tuaj.

Barbara Patcher, një këshilluese e karrierës dhe autore e librit “Bazat e etikës së biznesit”, jep disa sugjerime se si të ruani një imazh pozitiv dhe profesional, ndërsa jeni në një mbledhje.

Njihuni me të tjerët

Nëse keni mundësi të prezantoheni te tjerët përpara se të fillojë mbledhja, kjo është diçka që duhet ta bëni. Nëse askush nuk njeh askënd në zyrën e mbledhjes, bëni prezantimet e rastit, por fillojeni nga personi që ka rangun më të lartë.

Jini preciz

Shpreheni mendimin tuaj me pak fjalë. Mos e përsërisni veten dhe mos jepni informacion të panevojshëm. Flisni aq sa është e nevojshme për të thënë atë që mendoni se duhet bërë.

Jepni i pari dorën

Nëse jeni personi me rangun më të lartë në zyrë ose nëse e keni organizuar ju takimin, ju takon që pavarësisht gjinisë të zgjasni dorën për të përshëndetur të tjerët.

Qëndroni gjithnjë në këmbë kur takoni dikë

Nëse jeni në këmbë, kjo ju ndihmon të keni më tepër autoritet dhe kështu është më e lehtë që të bëni figurë të mirë. Nëse qëndroni ulur, të tjerët nuk do ta kenë të vështirë t’ju shpërfillin.

Jini në kohë

Është shumë e rëndësishme të jeni në orar dhe të mos u humbisni të tjerëve kohën duke qenë vonë. Korrektësia është një nga zakonet më të rëndësishme që tregon te një punonjës për profesionalizëm dhe e bën atë të besueshëm për të tjerët.

Uluni siç duhet

Rregullojeni karrigen që të ketë lartësi të njëjtë me këdo tjetër në tavolinë. Si burrat ashtu edhe gratë duhet të shmangin qëndrimin këmbë përmbi këmbë, sepse është shpërqendrues dhe ndonjëherë shumë seksi për një mjedis profesional.

Vishuni sipas ambientit

Veshja duhet t’i përshtatet reputacionit profesional të një personi ose të ngjallë tek ai besueshmëri. Gjithnjë gjeni kodin e veshjes dhe sigurohuni që të ndiqni me përpikëri të gjitha udhëzimet.

Mos tërhiqni karrigen për të tjerët

Kjo është një sjellje që nuk duhet ta bëni kurrë. Është diçka e sjellshme të mbani hapur derën për dikë, por në një mbledhje pune ju duhet t’i lini pas këto rregulla morale të karakterizuara nga gjinia.

Shkoni të përgatitur

Mësoni se për çfarë do të diskutohet në mbledhje dhe përgatituni maksimalisht që të keni çfarë mendimi të jepni. Është po ashtu e rëndësishme të dini të bëni pyetje dhe t’u përgjigjeni paqartësive që mund të kenë të tjerët.

Ndiqni një axhendë

Nëse po e drejtoni ju mbledhjen, është shumë e rëndësishme që t’i përmbaheni planit. Nëse jeni tipa që devijoni nga programi, atëherë merrni pranë një koleg që t’ju ndihmojë të ktheheni atje ku është drejtimi i duhur dhe te çështjet që duhen diskutuar.

Flisni me zë të dëgjueshëm

Një rregull i artë për të lënë përshtypje të mira në një takim me shumë kolegë të tjerë është të flisni me zë të mjaftueshëm për t’u dëgjuar, që kushdo ta kuptojë mendimin tuaj. Gjithashtu gjeni një koment paraprak që i shkon situatës dhe thojeni në mënyrë që të tjerët ta kuptojnë se jeni aty.

Kuptoni rregullat e pashkruara

Nuk është e sjellshme që të ndërprisni të tjerët, por në disa takime mund t’ju duhet të ndërprisni dikë ose ndryshe nuk do të dëgjoheni. Kuptoni se rregullat bëjnë ose zhbëjnë një mbledhje produktive.

Mund të pini kafe ose ujë

Ndonjëherë mbledhjet janë të gjata dhe keni nevojë të konsumoni një pije me vete. Por përpiquni maksimalisht që të kufizoni ushqimet e tjera, të cilat do t’ju bëjnë të dukeni aspak seriozë dhe që do t’ju lëshojnë aroma të ndryshme. Gjithashtu, pas mbarimit të mbledhjes, mblidhini mbeturinat për ta lënë mjedisin siç e gjetët.

Mos e nxirrni celularin

Mos bëni gabimin e zakonshëm të nxirrni celularin dhe ta lini mbi tavolinën e mbledhjes. Kjo jo vetëm që do t’ju shpërqendrojë dhe nuk do të mund të kushtoni vëmendjen e plotë tek ato që po thuhen, por gjithashtu do t’ju bëjë të dukeni sikur keni diçka më të rëndësishme sesa puna për t’u marrë. Nëse është diçka urgjente, largohuni nga dhoma dhe pranoni telefonatën në një mjedis të veçuar.

Mos i kurseni të gjitha pyetjet për në fund

Pavarësisht se është një praktikë e mirë të lini disa pyetje për në fund, bëni pyetje edhe gjatë mbledhjes kur ka diçka që nuk e kuptoni dhe që mund të sqarohet në vend. Gjithashtu mos e filloni mbledhjen duke bërë pyetje.

*Burimi: Business Insider

Read More

Si ju ndihmon fytyra të fitoni zemrat dhe besimin e njerëzve

Studimi – Kërkuesit nga Universiteti i Nju Jorkut kanë analizuar fytyrat mashkullore dhe kanë zbuluar se buzëqeshja dhe një formë e veçantë fytyre ju sjell besim dhe para

Kudo që të vendosni të vini një foto profili duhet të keni parasysh se zgjedhja që do bëni ndryshon mënyrën si e perceptojnë të tjerët karakterin tuaj. Për ata që duhet të duken të besueshëm, një studim i ri rekomandon një këshillë të vjetër: buzëqeshni.

I njëjti studim, megjithatë, zbuloi se nuk mund të bëni asnjë lloj shprehje fytyre që të ngjani më kompetent.

“Zbulimet tona tregojnë se tiparet që lidhen me besimin janë të menaxhueshme ndërsa ato që lidhen me kompetencën dhe aftësinë janë më pak”, thotë Jonathan Freeman, një asistent profesor në Universitetin e Nju Jorkut.

Kjo ndodh për shkak se njerëzit e bazojnë gjykimin e tyre nëse duhet t’i besojnë ose jo një personi, në ndryshimin që vërejnë te muskujt e fytyrës.

Njerëzit që duken më të lumtur gjykohen automatikisht si më të besueshëm sesa ata që shfaqen të mërzitur ose të nevrikosur. Por perceptimet e kompetencës zakonisht varen nga struktura e fytyrës, të cilën askush nuk mund ta ndryshojë.

Studimi analizoi një kompetencë në veçanti: aftësinë fizike. Ai zbuloi se burrat me fytyra më të gjëra favorizoheshin më shumë nga të panjohurit. Fytyrat e gjera janë shenjë e më shumë testosteroneve dhe si rezultat, i një fuqie më të madhe.

Studimi përdori katër eksperimente në të cilat subjektet femërore dhe mashkullore ekzaminuan foto dhe imazhe të gjeneruara nga kompjuteri të burrave në moshë të rritur.

Në eksperimentin e parë, vullnetarët panë pesë foto të ndryshme të dhjetë burrave me etni të ndryshme. Këtu, perceptimet e subjekteve mbi besueshmërinë e atyre që shfaqeshin në foto ndryshuan në mënyrë domethënëse, ku fytyrat që dukeshin më të lumtura perceptoheshin si më të besueshme dhe ato që ishin më të zemëruara si më pak të besueshme.

Por perceptimi i subjekteve për aftësinë ose kompetencën, mbeti statik, ku gjykimet ishin njëlloj, pavarësisht se cila foto e individit po gjykohej.

Një eksperiment i dytë e kundërshtoi të parin, por këtu vullnetarët studiuan 40 fytyra të gjeneruara nga kompjuteri të cilat ngadalë evoluonin nga paksa i lumtur në paksa i zemëruar.

Imazhet shfaqën 20 shembuj të ndryshëm neutralë të çdo fytyre individi që kalonte nga shprehja e lumturinë në zemërim. Sikurse në eksperimentin e parë, perceptimi i subjekteve për besueshmërinë ishte i varur nga emocionet e fytyrës.

Sa më shumë e lumtur shfaqej një fytyrë, aq më shumë gjasa kishte t’i besonin të tjerët dhe e anasjella me fytyrat e zemëruara. Por edhe një herë, perceptimi për aftësinë mbeti i pandryshuar.

Eksperimenti i tretë u kërkoi pjesëmarrësve të përzgjidhnin se cilën fytyrë do të zgjidhnin si këshilltar financiar dhe cilën mendonin se do të ishte më e mundur të fitonte një garë ngritje peshash.

Subjektet zgjodhën fytyrën më të lumtur për këshilltar financiar, por ata kishin më shumë gjasa të thoshin se burrat me fytyra të gjera do të fitonin një garë për peshëngritje.

Në eksperimentin e fundit, kërkuesit përdorën fytyra dixhitale të alternuara për të përfaqësuar fytyrat e një këshilltari financiar të besueshëm ose të një peshëngritësi konkurrues. Ata u kërkuan pjesëmarrësve të masnin besueshmërinë dhe kompetencën te secili.

Edhe një herë, u zbulua se fytyrat më të lumtura ngjanin më të besueshme dhe fytyrat e gjera më të afta.

Studimi përfshiu vetëm fytyra meshkujsh dhe u përqendrua në kompetencën fizike, por studime të mëparshme kanë mbështetur këto rezultate.

Kërkuesit në SHBA vitin e shkuar zbuluan se njerëzit me fytyra të gjera kanë më tepër gjasa të marrin një bonus krahasuar me rivalët e tyre me fytyra të imta. Punonjësit me fytyra të mbushura fitojnë 2066 dollarë më shumë sesa ata me fytyra të ngushta kur kërkojnë për një bonus, zbuloi një studim.

Megjithatë, kërkuesit thanë se kjo vjen me një kompromis. Njerëzit me fytyra të gjera, dalin pak më keq kur vjen puna për negociata biznesi. Dhe burrat që janë më tërheqës, janë bashkëpunëtorë më të mirë krahasuar me burrat më pak tërheqës, thanë ata.

Burrat me fytyra të gjera fitojnë më shumë para

Kërkuesit në SHBA vitin e shkuar zbuluan se njerëzit me fytyra të gjera kanë më shumë gjasa të fitojnë më tepër para. Studime të mëparshme mbi raportin gjerësi-gjatësi fytyre zbuluan se individët sillen më me egoizëm kur ndërveprojnë me burra me fytyra të gjera.

Ky studim pretendon se ndërsa burrat me fytyrat më të gjera kanë më shumë gjasa të gënjejnë dhe mashtrojnë, ata priren të drejtojnë më shumë firma të suksesshme financiare.

I.D

*Burimi: Daily Mail.

Read More
7 hapa drejt suksesit të qëndrueshëm financiar me Dave Ramsey

7 hapa drejt suksesit të qëndrueshëm financiar

Arritja e suksesit të qëndrueshëm financiar, si çdo gjë e rëndësishme në jetë, kërkon kohën e vet dhe  mbështetje mbi parime të shëndetshme të menaxhimit financiar.

Njëherazi, sfidat dhe mundësitë e ekonomisë së tregut janë të shumta, ndaj mbështetja te parimet e shëndetshme financiare mbetet thelbësore për suksesin e vazhdueshëm në fushën personale si dhe atë profesionale.

Për shumicën prej nesh, menaxhimi financiar fillon që në gjirin e familjes me parime thelbësore si ‘kursimi’ dhe ‘mirëmenaxhimi i shpenzimeve’. Por nëse duam të jemi të suksesshëm në afat-gjatë, atëherë na nevojiten parime që mund të na udhëheqin përtej kursimit dhe drejt investimit dhe dhurimit!

Nga ky këndvështrim, këshillat dhe sugjerimet praktike të autorit Dave Ramsey (Deiv Ramzei) kanë ndihmuar miliona personave të përparojnë drejt suksesit të qëndrueshëm financiar.

7 hapa drejt suksesit të qëndrueshëm financiar sipas Dave Ramsey
7 hapa drejt suksesit të qëndrueshëm financiar sipas Dave Ramsey

Dave Ramsey është ekspert dhe autor i shumëshitur financiar në Amerikë. Prej mbi 20 vitesh, ai këshillon, shkruan dhe prezanton në lidhje me financat në të gjithë Amerikën veriore, si dhe nëpër botë.

Ky shkrim synon t’ju prezantojë shkurtimisht me këshillat apo ‘hapat’ bazë që ai sugjeron rregullisht.

Këshillat e tij ofrojnë hapa konkretë për të ndryshuar situatën tuaj financiare duke filluar nga:

  • çlirimi nga borxhi;
  • drejt kursimeve; dhe
  • investimeve për një të ardhme më të mirë.

Ai e thekson vazhdimisht se këshillat që jep janë të lehta për t’u kuptuar, por jo të lehta për t’u aplikuar pasi kërkojnë kohë dhe përkushtim për t’u aplikuar siç duhet.

 

Dave i përmbledh këshillat e tij kështu:

Hapi 1: Krijoni një fond urgjencash

Hapi 2: Filloni të paguani borxhet duke filluar me më të voglin

Hapi 3: Krijoni një fond kursimesh për shpenzimet e 3-6 muajve

Hapi 4: Investoni 15% të të ardhurave në një fond pensioni

Hapi 5: Investoni për shkollën e fëmijëve

Hapi 6: Paguani sa më shpejt kredinë e shtëpisë

Hapi 7: Investoni më tej për t’u pasuruar dhe dhuroni!

Përtej listës së mësipërme që mund të jetë disi e vështirë për t’u përvetësuar plotësisht, ju sugjerojmë të shihni disa prej videove të tij në YouTube, si dhe të lexoni shkrimet që ai publikon rregullisht në faqen e tij në internet (në anglisht).

Burimet:

Dave Ramsey’s Baby Steps — the plan to win with money (YouTube)

Dave Ramsey’s 7 Baby Steps (Website)

Read More

Zbuloni avantazhet e të punuarit në këmbë!

Gjithnjë e më shumë agjenci po i ftojnë vartësit që të çohen nga karriget, ndërsa një pjesë e tyre ka filluar t’i sigurojë tavolinën e punës ku mund të punojnë në këmbë. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të rritur kreativitetin dhe për t’u kujdesur për shëndetin

Rasti

Tavolina e kompjuterit në këmbëLONDËR. Të gjithë në këmbë. Jo vetëm vrapi i përditshëm, palestra ose pishina tre herë në javë, tenisi ose futbolli në fundjavë, mund të zgjidhin problemet e shëndetit prej një jete sedentare. Një studim shkencor britanik ka zbuluar se qëndrimi në këmbë gjatë orëve të punës mund të bëjë mrekulli në këtë drejtim. “Sistemi imunitar mund të përmirësohet, por ju mund të parandaloni edhe shqetësimet kardiake, diabetin, tumorin dhe sëmundje të tjera të cilat lidhen me qëndrimin ulur për një kohë të gjatë”, kanë thënë studiuesit për gazetën “British Journal of Sports Medicine”. Agjencitë duhet të inkurajojnë punonjësit që të çohen më shpesh nga vendi i tyre i punës në zyrë dhe të bëjnë pauza të herëpashershme, për të lëvizur pak këmbët.

Por çështja nuk zgjidhet vetëm me pushimet e shkurtra për ndonjë kafe apo për të ngrënë diçka: raporti këshillon një ide tjetër afatgjatë për mënyrën se si janë të strukturuara zyrat, duke zëvendësuar pozicionet tradicionale të punës me të rejat “standing desk”, tryezat për të punuar në këmbë.

Avantazhi, thonë ekspertët, nuk shkon vetëm për gjendjen fizike të punëtorëve: me këtë mënyrë, mund të fitohen jo vetëm financa private por edhe ato publike, sepse puna më pak sedentare mund të përmirësojë produktivitetin dhe të ulë mungesat e justifikuara nga ana e punëtorëve.

Problemi është relativisht i njohur: nëse do të ktheheshim në mijëra e miliona vjet më parë do të mund të kujtonim njerëzit e parë që zbritën nga pemët dhe filluan të ecnin në këmbë, ata e kalonin pjesën më të madhe të ditës në këmbë.

I njëjti fakt ishte edhe gjatë gjithë kulturës rurale – mbeti kështu, të paktën për pjesën më të madhe të njerëzimit, edhe pas revolucionit industrial, sepse fabrikat ku punëtorët mund të punonin ulur ishin shumë të pakta.

Vetëm kur klasa punëtore ra, sektori i shërbimeve u zgjerua dhe revolucioni teknologjik ndryshoi mënyrën e prodhimit, njerëzimi harroi gradualisht se çfarë do të thotë vlera e të qëndruarit në këmbë dhe e të ecurit. Deri 100-150 më parë, ndër të tjera, këmbët ishin “mjetet” më të përhapura lëvizëse: vetëm të pasurit, ose të paktën poseduesit e një kali, i përdornin ato më pak, për t’u shkuar nga një vend në një tjetër. Më pas, Londra krijoi trenin e parë nëntokësor dhe që nga ai moment, për zhvendosjet, edhe brenda një qyteti, nuk u nevojitën më këmbët (aq më pak ato të një kali).

Sot, shkencëtarët anglezë, kanë llogaritur se 65-75% e punës në zyrë bëhet ulur, dhe më shumë se gjysma e kohës kalohet me “periudha të tejzgjatura” mbi një karrige, divan ose poltron.

Raporti paralajmëron se dëmet e jetës sedentare, nuk mund të eliminohen plotësisht nga aktiviteti sportiv. E vetmja rrugë zgjidhjeje është të punuarit në këmbë, ashtu siç bënin dikur paraardhësit tanë.

“Avantazhi, duke e krahasuar me sportin, është se pjesa më e madhe e individëve mund të qëndrojnë në këmbë, pa shumë sforco dhe pa cenuar diçka nga rendimenti i tyre në punë”, thekson Thomas Yates, një nga autorët e studimit.

Call-center-at ose shoqëri të tjera zyrash që kanë provuar këtë mënyrë të re të të punuarit në këmbë kanë vërejtur se cilësia e tyre e punës është rritur, raporton “Times”.

“Standing desk” mund të bëhen zgjidhja e së ardhmes për një botë pune të shëndetshme: në Skandinavi, sipas disa zërave, 90% e punëtorëve jakë-bardhë kanë pranuar të bëhen pjesë e këtij qëndrimi të ri gjatë kohës së punës. Por në Mbretërinë e Bashkuar, deri më tani këtë zbulim të ri e mbështet vetëm 1% e nëpunësve, ndërsa në vende të tjera perëndimore kjo përqindje është edhe më e ulët. Megjithatë specialistët ofrojnë këshilla të menjëhershme për këdo që dëshiron të ketë një stil të ndryshëm pune: çohuni në këmbë kur bëni një telefonatë, shkëputuni nga kompjuteri çdo 30 minuta, përdorni gjithnjë shkallët, organizoni mbledhje gjatë të cilave mund të diskutoni duke qëndruar në këmbë ose duke lëvizur, shkoni t’i thoni diçka koleges/kolegut në zyrën tjetër në vend që t’i dërgoni një email. Herën tjetër kur të shihni një vartës ose koleg që lëviz këmbët ndërsa punon, mos mendoni se po humb kohë: ai thjesht po mundohet të gjejë një mënyrë të mirë për të ushtruar këmbët e tij. Për më tepër, Ernest Hemingway pjesën më të madhe të romaneve të tij i shkroi në këmbë dhe askush nuk e vë në dyshim rezultatin e tij.

N.A

Burimi: La Repubblica

Read More

Si të qëndrosh mbi shpatullat e gjigandëve!

Autor: John C. Maxwell. (ky shkrimi është publikuar në fillim te blogu i Lincoln Albanian)

Kujt i përkasin meritat për suksesin tuaj? Nëse ju thoni ‘vetja’, mund të jeni përgjithësisht i saktë. Të gjithë duhet të marrim vendimet tona dhe të korrim rezultatet e po atyre vendimeve. Por, arsyeja që them se mund të jeni ‘përgjithësisht i saktë’ është se askush nuk bëhet i suksesshëm nga asgjëja! Unë jam i bindjes se të gjithë njerëzit e suksesshëm i kanë një detyrim mirënjohjeje ndaj të tjerëve. Të vetëm, mund të kemi një ndikim shumë të vogël në këtë botë. Siç kam shkruar edhe më parë, të qenit ‘i/e vetëm’ nënkupton se jemi një numër shumë i vogël për të arritur madhështinë!

Askush nuk është i pazëvendësueshëm!

Ndër vite e kam cituar shpesh një poemë nga Saxon White Kissinger, e cila është një kujtesë shumë e mirë që ilustron faktin se sa të parëndësishëm jemi në vetvete dhe se sa nevojë kemi për njerëzit e tjerë.[divider] [/divider]

THE INDISPENSABLE MAN (poemë nga Saxon White Kissinger)

Sometime when you’re feeling important;

Sometime when your ego’s on bloom;

Sometime when you take for granted,

You’re the best qualified in the room.

Sometime when you feel that your going

Would leave an unfillable hole;

Just follow this simple instruction,

And see how it humbles your soul.

Take a bucket and fill it with water,

Put your hand in it up to the wrist;

Pull it out and the hole that’s remaining,

Is a measure of how you’ll be missed.

You may splash all you please when you enter,

You can stir up the water galore;

But stop and you’ll find in a minute,

That it looks quite the same as before.

The moral in this quaint example

Is to do just the best that you can;

Be proud of yourself, but remember

THERE’S NO INDISPENSABLE MAN!

[divider] [/divider]

Ndaj, nëse synimi juaj është të shkoni larg, atëherë çfarë duhet të bëni? Ju duhet të qëndroni mbi shpatullat e gjigandëve!

Ja se si:

  1. Qëndroni mbi mësimet e historisë.

Norman Cousins shkruan: “Historia është një sistem i madh paralajmërimi”. Përgjatë shekujve të historisë së njerëzimit janë nxjerrë shumë mësime nga sukseset dhe dështimet e të tjerëve. Ndaj, kur zgjedhim që të studiojmë historinë, në fakt kemi zgjedhur të mësojmë nga mësimet e tyre dhe të përfitojmë mundësinë për t’iu shmangur gabimeve të tyre.

  1. Qëndroni mbi mësimet e të tjerëve.

Përgjatë gjithë jetës time, duke filluar që nga rinia, e kam bërë zakon që të kaloj kohë me njerëz që janë përpara meje në udhëtimin e jetës. Vështrojini dhe bëjini pyetje njerëzve për të cilët keni respekt dhe kështu do të përfitoni shumë mësime të vlefshme të cilat mund t’ia aplikoni jetës tuaj.

  1. Qëndroni mbi mësimet e përvojës

Kur mësoni më parë nga përvoja e të tjerëve, ju jeni duke fituar aftësitë për të shqyrtuar/vlerësuar përvojat që ju lejojnë të rriteni. Shpesh e kam thënë që mësuesi më i mirë nuk është thjesht ‘përvoja’; por ‘përvoja e shqyrtuar’! Shfrytëzojini mësimet e nxjerra nga përvojat e të tjerëve për të shqyrtuar përvojën tuaj dhe si rrjedhojë do mund të shkoni më larg, më shpejt se sa do mund të kishit bërë ndryshe.

Kur të kuptoni se suksesi juaj, të paktën pjesërisht, vjen nga qëndrimi mbi shpatullat e të tjerëve, do të ndiheni më të përulur. Njëherazi, do e kuptoni që nuk qëndroni vetëm dhe i/e pazëvendësueshëm.

Të gjithë kemi nevojë për njerëz të tjerë. Dhe kur jeni të hapur të mësoni nga të tjerët, atëherë i krijoni vetes kushtet për të arritur suksesin e qenësishëm.

Burimi: https://www.johnmaxwell.com/blog/standing-on-the-shoulders-of-giants

Read More
njerezit e suksesshem

Pesë këshilla suksesi nga njerëzit e suksesshëm

Psikologji – Ndoshta secili prej nesh e ka bërë dikur këtë pyetje, kur ka parë se njerëzit e suksesshëm bëjnë me dije sukseset e punës së tyre apo kur vetë puna flet për përpjekjet e tyre; pyetja është e justifikuar: Si ia dalin pra këta njerëz? – Një përgjigje ndaj kësaj pyetjeje tashmë duket se e ka gjetur blogerja amerikane Suzanne Gelb

Si ia dalin ata në fakt? – Ndoshta secili prej nesh e ka bërë dikur këtë pyetje, kur ka parë se njerëzit e suksesshëm bëjnë me dije sukseset e punës së tyre apo kur vetë puna flet për përpjekjet e tyre; kur shihet se menaxhojnë shumë projekte, se punojnë pa pushim, sa kohë marrin për të kryer studimet e se sa të dhënë janë pas punës e suksesit.

Siç ndodh për shembull me të famshmin e fushës së modës, Karl Lagerfeld. Ai lexon sipas thënieve të veta, nga një libër çdo ditë. Ju nuk keni lexuar gjatë gjysmës së vitit të fundit asnjë libër? Apo, ndoshta edhe po?

Të tjerë menaxherë të mëdhenj shkojnë pas pasioneve të tyre e të tjerë angazhohen në drejtimin social. Por edhe në rrethin e të njohurve tuaj mund të ketë gjithashtu disa raste: miku apo shoku, shoqja apo fqinji që menaxhon një biznes të vetin dhe që nga ana tjetër shkruan mbresat apo mendimet në një blog personal – pa harruar të përmbushë detyrimet si një baba shembullor apo një nënë klasike.

Po, pyetja është e justifikuar: Si ia dalin pra këta njerëz të suksesshëm?

Përgjigjen ndaj kësaj pyetjeje tashmë duket se e ka gjetur këshilltarja për karrierat profesionale, amerikania Suzanne Gelb në njërin ndër blogjet ku ajo shkruan. Ajo në SHBA është një lloj trajnere për temat që trajtojnë rubrikën “Lifestyle” dhe shkruan ndër të tjera edhe për platformën e mirënjohur ndërkombëtare “Huffington Post”. Intervistat e saj publikohen në revistat e mëdha si “Time” apo “Newsweek”.

Zonja Gelb ka bërë gati pesë këshilla për ditën e punës që ndjekin njerëzit e suksesshëm e që mund ta “imitojnë” të gjithë ata që e gjejnë motivin, duke arritur shumë më tepër sesa një mediokër që thjesht plotëson tetorëshin dhe ikën në shtëpi në fund të ditës.

  1. Përqendrohuni

Në shikim të parë duket sikur kjo këshillë nuk duket shumë surprizuese. Por çfarë mendon Gelb me këtë: përqendrohuni. Sportistët për shembull, thonë se janë të përqendruar 100% te gara.

Nga kjo lind dhe pyetja, se çfarë duhet bërë ndaj papërqendrueshmërisë? Gelb në këtë rast këshillon që të thuash me zë të lartë “Unë jam sërish këtu” – për aq kohë, sa të gjitha çorientimet apo shpërqendrimet të harrohen. Një masë sjelljeje që bie pak më pak në sy është të kemi një balancë më të mirë mes gjumit dhe aktivitetit sportiv. Ekspertë të tjerë këshillojnë më shumë përqendrim, një klimë më të këndshme në zyrë, ndriçim të mjaftueshëm, më shumë lëvizje – dhe, sigurisht, edhe kafe.

  1. Shmangni fenomenin “multitasking”

multitaskingNëse përqendrimi absolut është vendimtar që t’i kushtohemi 100 për qind një çështjeje, atëherë i ashtuquajturi “multitasking” është helm. Problemi: në ditët e sotme është thuajse e vetëkuptueshme dhe është bërë e ditës që të bëjmë shumë gjëra në të njëjtën kohë. T’u japësh përgjigje email-eve, të shpërndash këshilla për kolegët e t’u kalosh me SMS përgjigjet për pyetjet që bëjnë herë pas here fëmijët.

Gelb shkruan se “multitasking” çon në humbje të vëmendjes e largim nga fokusi i detyrës kryesore. Këtë ndërkaq e mendojnë edhe menaxherët e nivelit të lartë që punojnë në kompaninë Google.

“Përveç kësaj, ne kemi nevojë për më shumë kohë për të plotësuar disa detyra, kur kryejmë në të njëjtën kohë pra shumë gjëra”, shkruan zonja Gelb. Nëse i kryejmë ato një e nga një, atëherë gjërat bëhen më shpejt. Veç kësaj, në këtë rast bëjmë më pak gabime. Gelb rekomandon si kundërmasë ndaj këtij fenomeni, që celularin apo smartin tonë ta vendosim në opsionin pa zë për disa orë ose ta lëmë të zhduket në një sirtar, sikur të mos ekzistonte.

Revista ekonomike “Bloomberg Businessweek” për fenomenin e “multitasking”-ut jep këtë këshillë: Kryeni detyrën më të vështirë qysh në mëngjes e jo të shpërndarë gjatë ditës. Kështu është e garantuar që të jeni me kokën e ftohtë në punë e të mos ia nisni gjithnjë nga e para.

  1. Injoroni bisedat edhe me kolegun që “ua var më shumë”

Ai është kolegu më i këndshëm dhe që gjithnjë do të gjejë kohë t’ua vërë veshin. Por kur ai ka një pyetje, atë e bën gjithnjë në momentin më të papërshtatshëm. Suzanne Gelb e sheh këtë si pikën e saj të tretë, që na e largon shpesh vëmendjen nga puna dhe që na kushton një kohë shumë të kushtueshme.

Dhe Gelb citon një numër të konsiderueshëm për të ilustruar pikëpamjen e saj: mesatarisht zgjat 23 minuta, derisa t’i përkushtohemi sërish të njëjtës detyrë, pasi e kemi ndërprerë vëmendjen ndaj saj. Njerëzit e suksesshëm e dinë këtë. Për këtë arsye, dyert e zyrave të kryemenaxherëve zakonisht janë të mbyllura.

Gelb u rekomandon të gjithëve se nuk janë shumë lart në hierarki, që për disa orë në ditë të kërkojnë një moment reflektimi në punë.

  1. Kërkoni shembuj frymëzues

“Nëse ti je njeriu më i zgjuar në atë zyrë, atëherë t’i gjendesh në zyrën e gabuar”, shkruan Gelb. Këshilla e saj: orientohuni te njerëzit që ju japin energji, që ju tregojnë se si bëhen gjërat dhe që ju frymëzojnë.

Për një avantazh tjetër të të rrethuarit nga njerëz që ju frymëzojnë, shkruan edhe eksperti i menaxhimit, Harvey Deutschendorf: Njerëzit e suksesshëm me të cilët rrethoheni, nuk ju japin vetëm një ndjesi të mirë mbi atë se cilat synime duhet të arrihen. Në bisedë me ta, shkruan ai, lindin edhe ide, se si të përmbushen më mirë e më shpejt detyrat. Një hap më tej për të arritur më shumë.

  1. Shmangni emocionet negative

“Njerëzit e suksesshëm dinë si t’i trajtojnë emocionet negative dhe si t’i shmangin situatat bllokuese”, shkruan Gelb. Pasi kur je me “hënë të keqe” pasojat do të jenë frustracioni, lodhja e rraskapitja, e atëherë përqendrimi ka pësuar një goditje. Kush dëshiron të jetë i suksesshëm, duhet t’i kanalizojë emocionet e t’i tejkalojë ato. Qoftë me anë të sportit, meditimit apo në biseda me një psikolog.

Secili prej nesh, natyrisht se ka një strategji tjetër për ta çmontuar stresin që shkakton frustracioni. Nëse ajo funksionon, nuk është e vështirë të dalësh prej kësaj situate pastaj: pas aktivitetit përkatës, duhet të ndihesh më mirë e më i lehtësuar. Vendimtare është që të mos i mbash ndrydhur për një kohë të gjatë ndjenjat negative, derisa ato të të paralizojnë gjithë trupin dhe mendjen.

Read More
komunikimi ne pune

Shprehjet që njerëzit e suksesshëm nuk i thonë në punë

Disa fraza mund t’ju nderojnë, ndërsa të tjera mund t’ju bëjnë të ngjani keq në sytë e shefave dhe kolegëve tuaj. Ja se çfarë duhet të keni kujdes kur bëhet fjalë për marrëdhënien në punë

Këto fraza (komunikimi) përmbajnë një fuqi të veçantë, ato kanë një aftësi të madhe për t’ju bërë të ngjani keq edhe nëse po thoni të vërtetën. Më e keqja nga të gjitha është se nuk mund t’i tërhiqni pasi i keni thënë. Disa shprehje që mund t’ju paraqesin në sytë e të tjerëve si të paaftë ose pa besim në vetvete, ju dëmtojnë më shumë nga të gjitha.

Pavarësisht se sa i talentuar jeni apo se sa i suksesshëm jeni, ka disa shprehje që ju shpërfytyrojnë në sytë e të tjerëve dhe hedhin te ju një dritë negative. Ato janë të ngarkuara me pasoja jo të mira për punën tuaj.

“Nuk është e drejtë”

Të gjithë e dinë se jeta nuk është e drejtë. Kur thoni se nuk është e drejtë, nënkupton se nuk mendoni që jeta supozohet të jetë e drejtë, gjë që ju bën të dukeni të papjekur dhe naivë. Nëse doni të mos dukeni keq në sytë e të tjerëve, duhet të flisni me fakte dhe të lini mënjanë interpretimet tuaja.

“Kështu e kemi bërë gjithmonë”

Ndryshimi i nxitur nga teknologjia po ndodh aq shpejt, saqë edhe një proces i gjashtë muajve më parë ngjan i vjetër më pas. Nëse thoni se “kështu e kemi bërë gjithmonë”, ju bën të tingëlloni si përtacë dhe rezistentë ndaj ndryshimit, por kjo mund ta bëjë shefin tuaj të mendojë se nuk jeni përpjekur ndonjëherë t’i përmirësoni gjërat vetë. Nëse po i bëni vërtet gjërat siç janë bërë përherë, atëherë ka një rrugë më të mirë.

“Pa problem”

Kur dikush ju kërkon të bëni diçka ose ju thotë faleminderit për diçka që keni bërë, nëse thoni pa problem, nënkupton se kërkesa e tyre duhej të kishte qenë një problem. Kjo i bën njerëzit të ndihen sikur ju kanë hedhur një barrë krahëve. Nëse doni t’u tregoni se jeni i lumtur që i keni ndihmuar apo që keni bërë punën tuaj, mjafton të thoni “ishte kënaqësi” ose “do ta bëj me kënaqësi”. Është thjesht çështje fjalësh, por ka dallim të madh te njerëzit.

“Mund të jetë idiotësi, por …”

Kjo dhe fraza të ngjashme ju bëjnë të ngjani si dikush të cilit nuk mund t’i vihet veshi. Edhe nëse e pasoni frazën me një ide të shkëlqyer, ajo që keni thënë ju ka bërë të dukeni të pabesueshëm dhe kështu të tjerët humbin sigurinë që ju ofroni. Mos jini kritiku më i madh i vetes suaj, nëse nuk keni besim te diçka, lërini të tjerët të shprehen.

“Më duhet vetëm një minutë kohë”

Kur thoni se diçka do vetëm një minutë, kjo i vë në dyshim aftësitë tuaja dhe lë përshtypjen se i bëni detyrat me nxitim. Nëse do ta bëni punën vërtet për një minutë, atëherë përdorni këtë frazë, por nëse do të duhet më shumë kohë se kaq, e keni të kotë.

“Do të përpiqem”

Kjo frazë tregon se ju mungon besimi tek aftësia juaj për të përmbushur një detyrë. Tregoni se i zotëroni 100 për qind aftësitë tuaja. Nëse ju kërkohet të bëni diçka, bëjeni, por mos thoni se do të përpiqeni, sepse tingëllon sikur të gjitha punët e tjera i bëni pa mundim.

“Nuk e kam në përshkrimin e punës”

Kjo shprehje shpesh sarkastike ju bën të tingëlloni sikur jeni të gatshëm të merreni vetëm me minimumin e asaj që ju lejon përshkrimi i punës për të cilën paguheni, gjë që është e keqe për sigurinë në punë. Nëse shefi ju kërkon të bëni diçka që e shihni si të pavend për pozicionin tuaj, atëherë kryejeni punën dhe diskutojeni më pas mosmarrëveshjen.

“Nuk është faji im”

Nuk është kurrë një ide e mirë të largoni fajin nga vetja. Nëse keni pasur gisht sadopak në diçka që nuk shkoi mirë, merrni përsipër ta pranoni fajin. Nëse jo, atëherë bëni një shpjegim të qartë dhe objektiv. Përmbajuni fakteve dhe lërini të tjerët të arrijnë në përfundimin e duhur.

“Nuk mundem”

Nuk mundem dhe nuk është faji im janë dy fraza binjake që do të sjellin të njëjtin problem tek ata që i dëgjojnë. Këta persona do të mendojnë se ju nuk doni të merreni me punën e ngarkuar dhe se nuk jeni në gjendje të bëni ç’është e mundur që ta përmbushni atë. Nëse nuk bëni dot diçka, ofroni më mirë një zgjidhje alternative.

I.D.

*Burimi: Business Insider

Read More

Probleme me gjumin? Shkakun kërkojeni te rrëmuja

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i “St. Lawrence” në Nju Jork, personat të cilët nuk arrijnë të flenë mirë, më shumë sesa probleme me pagjumësinë, mund të kenë probleme me … rrëmujën.

Hulumtimet e kaluara, të bazuara te një grup studentësh dhe te sjelljet e tyre të përditshme, kanë treguar se përgjithësisht, studentët të cilët marrin rezultatet më të mira në mësime, janë ata të cilët studiojnë në një ambient të rregullt, ndërsa ata që jetojnë në kaos, janë më të predispozuar që të humbasin stimujt, motivimin dhe përqendrimin.

Studimi i shkencëtarëve njujorkezë nxjerr në pah një tjetër fakt të rëndësishëm: individët e prekur nga disposofobia (shqetësimi mendor, i cili çon në grumbullimin e objekteve të panevojshme dhe ndonjëherë të rrezikshme), janë ata të cilët vuajnë më shumë nga pagjumësia dhe nga shqetësimet e mëdha gjatë gjumit.

“Disposofobikët zakonisht kanë probleme vendimmarrjeje dhe për më tepër janë të pasigurt për ato që bëjnë. Mungesa e çlodhjes lidhet ngushtësisht me një funksion të dobët njohës”, ka shpjeguar doktoresha Pamela Thacher.

“Nëse disposofobikët kanë grumbuj rrobash në dhomën e gjumit dhe nëse shtrati bëhet më pak funksional dhe komod për shkak të tyre, atëherë funksionet njohëse janë në rrezik: niveli i depresionit, stresit dhe pagjumësisë do të rritet gjithnjë e më shumë.”

Të qenët të çrregullt nuk është ndonjë problem i madh nëse bëhet fjalë për një gjendje të përkohshme dhe nëse në mes të rrëmujës arrini gjithmonë të gjeni atë që ju duhet.

Megjithatë, nëse mendoni se jeni prekur nga disposofobia, atëherë mundohuni të gjeni një moment për të reflektuar dhe mbi të gjitha, ndonjë ditë për të sistemuar dhomën tuaj.

Nëse për muaj apo për vite të tëra nuk keni përdorur një objekt të caktuar ose një veshje, atëherë mendoni ta hidhni ose ta dhuroni. Mos prisni “rastin e duhur”, që me siguri nuk ka për të ardhur për atë veshje.

Ndër të tjera, ekspertët sugjerojnë që të merrni në konsideratë fshirjen e pluhurave të shtëpisë si një detyrë argëtuese: krijoni një tabelë të qartë ose shënoni mbi kalendar ditët të cilat do t’u përkushtoheni atyre.

Në fund, kur të ndërroheni përgjatë ditës, sistemojini gjithmonë rrobat, të cilat do t’i lëvizni brenda në dollap apo nëpër dhomë. Kështu do të mund të vendosni rregull në mënyrë shumë të thjeshtë pa lodhje e pa stres; mjaftojnë vetëm pak minuta. Nëse mësoheni me këto gjeste të vogla, shumë shpejt gjithçka do ta bëni automatikisht dhe pa shumë sforco. I gjithë studimi është botuar në revistën shkencore “Sleep”.

Ndërkohë, për sa u përket këshillave të tjera në lidhje me bërjen e një gjumi të rehatshëm, ju sugjerohet të bëni kujdes me ambientin në të cilin flini. Mbani një temperaturë jo shumë të ngrohtë. Ekspertët sugjerojnë mes 14 dhe 18 gradëve, por jo më shumë se 20 gradë.

Më pas zgjidhni një shtrat mjaftueshëm të gjerë dhe të gjatë, i cili ndihmon për të gjetur një pozicion të rehatshëm, falë edhe një jastëku, që me mbështetjen e duhur në qafë, përmirëson gjumin.

Kujdes me dritën: ajo mund t’ju bezdisë dhe me sy mbyllur dhe ndihmon procesin që çon në zgjim.

Po kështu, mundohuni të mbani orare të rregullta. I ashtuquajturi “zgjimi biologjik” ndihmon për t’u zgjuar në të njëjtën orë, por edhe për të fjetur me më pak lodhje. Nëse shkohet në shtrat me vonesë, do të ishte mirë që të mos e vononit zgjimin, për të mos shkatërruar fizikun.

N.A.

Burimi: Cover Media

Read More

Gjuha e trupit: Përse nuk duhet t’i kryqëzoni kurrë krahët

Mesazhet joverbale që përcjellim te të tjerët kanë shumë pushtet në mënyrën se si na perceptojnë njerëzit që na rrethojnë. Nëse arrini të ndikoni te trupi juaj, do të arrini çdo sukses të mundshëm 

Gjuha e trupit është më e vjetër sesa gjuha e folur apo mimika e fytyrës. Ajo lind së bashku me ne. Në vitet e fundit, disa studime nga Harvard, Princton dhe universitete të tjera të kategorisë së lartë kanë studiuar gjuhën e trupit dhe na kanë mësuar si ta përdorim atë.

Ne të gjithë jemi rritur duke mësuar si të sillemi me njëri-tjetrin bazuar në mimikën e fytyrës. Megjithatë kjo mund të mos jetë mënyra më e mirë për të gjykuar emocionet e të tjerëve.

Kërkuesit nga Universiteti Princton kryen një eksperiment të thjeshtë. Ata u kërkuan pjesëmarrësve në studim të gjykonin nëse fotografia e një personi shfaqte gëzim, humbje, fitore apo dhimbje. Disa foto shfaqnin vetëm shprehje fytyre, të tjera vetëm gjuhë trupi dhe disa të dyja.

Në katër eksperimente të ndara, pjesëmarrësit hamendësuan më me saktësi emocionet e shfaqura te gjuha e trupit sesa aty ku shfaqej vetëm fytyra.

Emocionet shumë pozitive ose shumë negative janë veçanërisht të vështira për t’u dalluar nga njëra-tjetra, shpjegon kërkues Todorov.

Tani, çështja bëhet më interesante. Gjuha e trupit nuk është thjesht diçka që na duhet ta mësojmë. Shprehjet më emocionale vijnë natyrshëm te ne. Për shembull, shkencëtarët nga Kolumbia vëzhguan sjelljen e njerëzve të verbër në atletikë. Nga të dy atletët që fituan, si i verbri dhe ai që shihte, shprehën të njëjtën gjuhë trupi rreth fitores.

Gjuha e trupit mund të përmirësojë shumë jetën tuaj të përditshme. Amy Cuddy nga Universiteti Harvard shpjegon gjuhën e trupit mbështetur te bota e biznesit dhe si mund të rrisim shanset e suksesit.

Ka dy lloj pozicionesh trupore sipas Cuddy-t. Një nga pozat e fuqishme është kur personi zë sa më shumë vend në hapësirë. Kjo arrihet duke hapur duart apo këmbët dhe me anë të një shtriqje. Nëse shprehni sa më shumë poza pushteti do të mund të gjeni punë më të mira, do të ndiheni më komodë dhe më të suksesshëm në përgjithësi. Kjo shkon përtej hapjes së këmbëve apo duarve. Sipas Cuddy-t, brenda trupit diçka ndryshon kur ne ndryshojmë perceptimin për veten. Këto ndryshime kanë të bëjnë me hormonet. Dy hormone luajnë rolin kryesor: Testosteroni, hormoni i pushtetit që na bën një lider më të mirë dhe më të përqendruar dhe kortizoli, hormoni i stresit që na bën më shumë të stresuar, më pak të kënaqur dhe na bën të ndihemi të pafuqishëm.

Sipas eksperimentit të Harvardit, disa persona u futën në një dhomë dhe për dy minuta iu kërkua të mbanin poza të fuqisë ose mungesës së fuqisë. Më pas shkruan të japin intervistën e punës. Rezultatet ishin tronditëse.

Rekrutuesit neutralë, që nuk e dinin se cili mbajti pozën e pushtetit apo mungesës së pushtetit, zgjodhën të punësonin atë që kishte mbajtur pozë pushteti.

Përveç kësaj, nivelet e hormoneve ndryshuan gramatikisht. Pati rritje të testosteronit dhe rënie të kortizolit pas performimit të pozës së pushtetit ndonëse për vetëm dy minuta. E kundërta ndodhi me ata që bënë pozat e mungesës së pushtetit, ku pati ulje të testosteronit dhe rritje të kortizolit.

Ndryshimi i gjuhës së trupit nuk ndikon te rezultatet. Por ndryshon atë që ne jemi si njerëz. Ja si të arrini të përcillni më shumë pushtet te të tjerët.

  1. Përqendrohuni te pozicioni i këmbëve

Carol Kinsey Goman ka bërë kërkime mbi rëndësinë e gjuhës së trupit në vendin e punës për shumë vite. Një nga këshillat e saj kryesore është që tregoni kujdes për këmbët. Nëse i bashkoheni bisedës së dy kolegëve dhe ata kthejnë drejt jush vetëm pjesën e sipërme të trupit, por nuk ndryshojnë pozicionin e këmbëve, kjo do të thotë se nuk duan t’ju përfshijnë në bisedë. Nëse këmbët e tyre hapen për nga ju, atëherë po ju ftojnë të jeni një pjesëmarrës. Për të kuptuar kur një bisedë ka marrë fund, mjafton të shihni nëse këmbët e kolegut janë kthyer për nga dera.

  1. Buzëqeshni

Ne buzëqeshim sepse jemi të lumtur. Por studimet tregojnë se njerëzit që buzëqeshin edhe pa qenë të lumtur, përcjellin të njëjtin mesazh. Gjeni kohën të buzëqeshni përpara se të keni një takim të rëndësishëm, pasi me shumë gjasa do të ndikojë në nivelin tuaj të suksesit.

  1. Praktikoni pozat e suksesit

Praktikoni pozat trupore të njerëzve të suksesshëm përpara një bisede të rëndësishme. Merrni sa më shumë vend për duart dhe këmbët, pasi nëse mbështilleni në vetvete, kjo ju bën të ndiheni më pak të suksesshëm.

  1. Përshtatuni me gjuhën trupore të bashkëbiseduesit

Për të çliruar stresin e ardhur nga ndonjë situatë e pakëndshme, mjafton të përshtateni me gjuhën e trupit të bashkëbiseduesit tuaj. Praktikojeni këtë sidomos te njerëzit e rinj që njihni.

  1. Ulni zërin dhe bëni frymëmarrje të thella

Ndonëse nuk është pozicion trupor, kjo do t’ju ndihmojë shumë. Burrat dhe gratë që kanë zëra më të ulët dhe më të thellë kanë më shumë gjasa të marrin pozicione lidershipi dhe perceptohen me autoritet më të madh.

I.D

*Burimi: Business Insider

Read More
Siguria online

Adresa IP dhe gjurmimi i aktivitetit tuaj online

Teknologji – Çdo kompjuter ka një adresë unike përmes së cilës mund të zbulohen informacione private si vendndodhja dhe aktivitetet që kryen online një përdorues. Mësoni se si mund t’ju gjurmojnë nga çdo cep i botës

Emërtimi i uebit është i gjerë. Por edhe pse fjalët bëhen shpesh shumë të përhapura, njerëzit ndonjëherë nuk ia dinë kuptimin e vërtetë. Por në rastin e teknologjisë, ata duhet ta dinë.

Një adresë IP, për shembull, është një pjesë e kudogjendur e eksperiencës online, por pak persona e kanë idenë se çfarë është. Dhe ç’është më e frikshmja, shumica nuk e dinë llojin e informacionit që zbulojnë adresat IP.

Fillimisht, çfarë është një adresë IP?

Në parim, një adresë IP është një identifikues unik online. Çdo kompjuter ka adresën e tij IP dhe përmes këtij sistemi, kompjuterët mund të lidhen me njëri-tjetrin dhe të ndajnë të dhëna.

Një adresë standarde IP përmban katër numra individualë të ndarë nga një presje dhjetore. Ndërsa çdo kompjuter ka adresën e tij IP, bota e jashtme, rrallë ka akses në të. Modemët e internetit lidhen me kompjuterët individualë dhe më pas lidhen me pjesën tjetër të internetit duke përdorur adresat e tyre individuale të IP-së.

Mendojini modemët si një urë mes rrjetit brenda shtëpisë dhe rrjetit të botës së jashtme që është interneti.

Kur ju dërgoni një e-mail ose vizitoni një uebsajt, adresa IP që ndahet është ajo e modemit tuaj lokal – e dhënë prej ofruesit të Shërbimit të Internetit (ISP) dhe jo adresa individuale e caktuar në kompjuterin tuaj.

Po ashtu, kur dikush e di adresën tuaj të IP ose rrjetit, këto numra mund të tregojnë se kush jeni dhe çfarë lloj uebsajtesh vizitoni.

Çfarë informacioni jep IP?

Informacioni më personal që mund të shpërndajë për ju një adresë IP-je është gjeolokacioni ose vendndodhja. Por lajmi i mirë është se ju jeni të lidhur me një rrjet dhe kështu ndahet adresa IP e rrjetit, por jo vendndodhja e saktë.

Për shembull, ju mund të çoni një e-mail nga shtëpia dhe dikush mund ta kuptojë se nga cili qytet e keni çuar, por ka pak gjasa që ai të mund të kuptojë informacion të detajuar për ju.

Në vend të kësaj, personat e tretë mund të shohin informacionin e ofruesit të Shërbimit të Internetit. Ndërsa kjo mund të japë të dhënat e vendndodhjes së modemit tuaj, nuk jep adresë rruge.

Por ka një kleçkë

Vetëm adresa IP nuk mund të japë më shumë informacion sesa një vendndodhje e përgjithshme ku mund të jeni në një periudhë kohore.

Problemi është se shikuesit e tjerë munden në disa raste të shohin aktivitetin online të lidhur me një adresë IP në veçanti. Më pas ata mund të bashkojnë shumë pjesëza informacioni rreth njerëzve, ose një personi të vetëm që e akseson internetin nga ajo adresë.

Zyra e Komisionerit Kanadez të Privatësisë (OPC) vendosi të zbulojë se çfarë lloj informacioni mund të zbulojë, duke përdorur adresën IP të rrjetit të vet kompjuterik.

Prej andejmi kërkuesit përdorën një motor kërkimi për të zbuluar detajet rreth njerëzve që përdorën internetin përmes atij rrjeti.

Ja disa nga faqet dhe shërbimet që njerëzit të cilët përdorën atë adresë IP vizituan: këshillim ligjor për ligjin e sigurimit, një grup fetar specifik, fitnes, shpërndarje të fotove, rishikim të historisë së një artikulli në Uikipedia.

OPC bëri gjithashtu një eksperiment të dytë ku pa adresën e IP-së së një personi që kishte rregulluar një artikull të Uikipedias dhe më pas e futi adresën e IP në një motor kërkimi. Kështu mori të gjitha llojet e informacionit si për shembull; të gjithë artikujt që kishte redaktuar personi dhe faktin se personi kishte vizituar një faqe mesazhesh të lidhur me preferencat seksuale.

Raporti shpjegoi se duke përdorur këto taktika, nuk ishte vështirë të kuptohej portretizimi që autoritetet mund të bëjnë për individët pa pasur nevojë të marrin autorizim gjyqësor të mëparshëm.

Me pak fjalë, një punëdhënës mund të kuptojë shumë për njerëzit që përdorin internetin nga puna. Ose, në teori, kompania që ju ofron internet, mund të dijë shumë për aktivitetet e atyre që e kanë kontraktuar.

Po kështu, një rrjet reklamimesh online mund të lidhë adresat IP me llojin e informacionit që ky kërkon dhe që do të dëshironte t’i reklamohej.

Cili është skenari më i keq?

Me ndihmën e autoriteteve është e mundur të zbulohet më shumë sesa informacion i parëndësishëm. Për shembull OPC citon një rast në SHBA ku autoritetet, vetëm duke ditur adresën IP, kontaktuan kompaninë e internetit dhe mundën të gjejnë identitetin e personit që çonte e-mail-e kërcënuese.

Ata e bënë këtë duke marrë vendndodhjet e sakta nga ku e-mail-et u dërguan prej kompanisë së internetit. Shumë prej këtyre vendeve ishin hotele dhe FBI mund të gjente një emër të përbashkët në të gjitha listat e klientëve të hoteleve. Më pas, FBI-ja mori një mandat për të hetuar llogarinë e e-mail-it të atij personi.

Kjo kërkon posedimin e një lloj dijeje. Ndërsa është realitivisht e lehtë të gjendet një adresë IP-je, zbulimi i informacionit të përdorshëm prej saj kërkon ca finesë. Por nëse e keni atë finesë, me pak imagjinatë mund të zbuloni disa detaje tmerruese.

I.D
*Burimi: Busniess Insider

Read More