Trajnimi per Wordpress

Mbi 36% e faqeve online sot në internet përdorin WordPress. Ky trajnim synon t'ju njohë me këtë platformë publikimesh që ju lejon të ndërtoni një faqe për biznesin, organizatën apo projektin tuaj pa humbur shumë kohë.

3 Leksione

Intermediate

Statusi

E pafilluar

Uebinari mbi trajnimin: Si të publikoni faqen tuaj me Wordpress

Përshëndetje miq!

Nëse keni dëgjuar apo jeni të interesuar të bëheni pjesë e trajnimit: Si të publikoni faqen tuaj me Wordpress, atëherë ju ftojmë të regjistroheni për këtë uebinar informativ për trajnimin.

Uebinari është pa pagesë dhe ju mund të ftoni edhe miqtë tuaj që ta ndjekin.

2 Leksione

Bazat

Statusi

E pafilluar

Si të arrini një audiencë të lartë për një uebinar dhe jo vetëm!

Nëpërmjet kësaj video ju tregojmë se si arritëm të regjistrojmë 180 pjesëmarrës për një uebinar që zhvilluam rishtazi mbi temën: Si të ndërtoni një strategji për krijimin e përmbajtjes së optimizuar për SEO me z. Granit Doshlaku nga agjencia Manaferra.com

Ky uebinar i tejkaloi të gjitha objektivat tona për nga numri i personave të regjistruar dhe pjesëmarrësve.

Ndaj, duke dashur ta ndajmë këtë eksperiencë edhe me ju, kemi krijuar një video trajnuese që ju tregon kanalet dhe elementët kryesorë që përdorëm për këtë aktivitet.

2 Leksione

Intermediate

Statusi

E pafilluar

Si të ndërtoni një strategji për krijimin e përmbajtjes së optimizuar për SEO

A dëshironi të rrisni numrin e vizitorëve në blogun apo faqen e biznesit?

A keni provuar t’i rrisni vizitorët nëpërmjet mediave sociale, por me rezultate të dobëta nga që njerëzit nuk i klikojnë ato?

A keni tentuar të bëni SEO por pa arritur suksesin e dëshiruar?

Mbase kjo nuk është një listë e plotë e teknikave apo strategjive që keni provuar, por folësi ynë i parë i vitit ju tregojë një strategji SEO për të krijuar përmbajtjen e duhur për faqen tuaj që do tërheqë vizitorë relevant gjatë gjithë kohës.

Z. Granit Doshlaku, shqiptari nga Kosova, është një ekspert i certifikuar SEO/SEM me eksperiencë ndërkombëtare. Madje, ju mund ta keni dëgjuar edhe si një prej folësve në edicionin më të fundit të AllWeb, në Tiranë.

Ai do ju ndihmojë të krijoni një strategji të mirëfilltë SEO për përmbajtën e faqes tuaj. Një strategji e sprovuara që faqja juaj të rritet në renditjen në motorët e kërkimit. E mbi të gjitha, që ju të tërhiqni vizitorët dhe klientët e duhur.

Intermediate

Statusi

E pafilluar

Si të filloni me Google Analytics

Pse ju duhet Google Analytics?

Nëse keni një faqe për biznesin, organizatën apo projektin tuaja, atëherë ky uebinar do t’ju tregoj si:

  • të instaloni Google Analytics në faqen tuaj;
  • të konfiguroni parametrat bazë dhe
  • të interpretoni të dhënat që mblidhen.

Google Analytics ​është platforma më e mirë 'falas' për matjen, monitorimin dhe optimizimin e eksperiencës së vizitorëve në faqen tuaj.

Ky kurs është regjistruar gjatë një uebinari që zhvilluam me pjesëmarrës të ndryshëm.

 

Do mund të shihni të dhëna dhe tabela 'live'. Madje bëmë edhe një krahasim të statistikave ndërmjet Google Analytics dhe Facebook Ad analytics.

 

Intermediate

Statusi

E pafilluar

Si ta administroni biznesin tuaj me Open Source dhe NextCloud

Nëse dëshironi të kuptoni më mirë se si mund të gjeni zgjidhje për nevojat tuaja të biznesit nëpërmjet softeve dhe platformave Open Souce, si dhe të kuptoni si mund t’i menaxhoni të dhënat e biznesit, projektit apo sipërmarrjes tuaj me privaci të plotë, atëherë ndiqni këtë prezantim, regjistruar gjatë një uebinari online.

Intermediate

Statusi

E pafilluar

Uebinari për Sigurinë Online

Mësoni si të përmirësoni sigurinë tuaj online nëpërmjet këtyre parimeve, proceseve dhe teknikave të sprovuara.

Bazat

Statusi

E pafilluar

Kurs: Filloni marketingun tuaj me email

Duhet sqaruar se marketingu me email (email marketing) nuk është thjesht kanali më i vjetër i komunikimit virtual por studimet vërtetojnë se ai vijon të mbetet ndër kanalet më efikase të marketingut për bizneset, organizatat dhe sipërmarrjet e ndryshme online dhe offline.

MailChimp është aktualisht ndër platformat apo shërbimet më të njohura për ofrimin e marketingut me email, ndaj edhe e kemi zgjedhur si shembull për video leksionet e këtij trajnimi mbi Marketingun me Email.

5 video leksionet mbi MailChimp janë të ndara që t'ju ndihmojë të ndërtoni infrastrukturën e nevojshme për të filluar ta përdoni marketingun me email për nevojat e biznesit/organizatës tuaj me MailChimp, si një nga platformat më të njohura aktualisht.

5 Leksione

Bazat

Statusi

E pafilluar
Pen
>