fbpx

Video kurs, konfigurimi i SEOPress

Zbuloni si të konfiguroni SEO Press nga fillimi në fund për të optimizuar faqen tuaj në mënyrën më të mirë për motorët e kërkimit si Google, Bing, etj.

Intermediate

Zakonet e njerëzve të suksesshëm

Autore: Marguerite Ward, CNBC

Çfarë i dallon njerëz shumë të suksesshëm si Elon Mask (Elon Musk), Opera Uinfrie (Operah Winfrey), dhe Mark Zukerberg (Mark Zuckerberg) nga pjesa tjetër? Dikush intervistoi qindra prej këtyre milionerëve të vetë-bërë për ta zbuluar.

Tom Korlei (Tom Corley), me profesion llogaritar dhe planifikues financiar, intervistoi 233 individë të pasur, shumica prej tyre ishin vetë-bërë të tillë, në lidhje me zakonet e të përditshme. Më pas, përgjigjet e tyre i krahasoi me ato të 128 individëve të tjerë më të varfër – individë që gjeneronin më pak se $35,000 në vit.

Sipas librit të tij të shumë shitur “ Change Your Habits, Change Your Life ” (Ndrysho zakonet që të ndryshosh jetën tënde), Korlei shpjegon se si individët e pasur e veçojnë vetveten në disa mënyra specifike. Sipas tij këto janë 7 zakonet që i kanë të përbashkëta.

9 Leksione

Bazat

Statusi

I pafilluar

9 Hapa Si Të Hapim Një Biznes Të Suksesshëm

Nëse aktualisht jeni pa punë, pa shumë punë apo të pakënaqur me punësimin tuaj, atëherë ideja e marrjes së kontrollit dhe kthimit në ‘shefin’ e vetvetes mund t’ju duket shumë tërheqëse. ​Mbase, ​keni kohë që po mendoni me veten ' si të ​filloj një biznes ' apo ​duke konsideruar me dikë tjetër ​​' si të hapim një biznes '. Cilado qoft​ë situata juaj tani, dekada e kaluar na ka treguar se vendet e punës nuk janë më aq të sigurta siç mund ta kemi menduar në të kaluarën. ​Në të njëjtën kohë, raporti i suksesit për bizneset e reja mbetet mjaft i ulët ku shumica e tyre dështojnë brenda disa viteve . Ndërkohë, asnjëherë nuk ka diçka ‘tërësisht të sigurtë’ ndaj nëse jeni duke menduar ta lini punën aktuale për të filluar biznesin tuaj, ka shumë avantazhe nëse zgjidhni të përgatiteni mirë para se t’i futeni sipërmarrjes private . Këto janë nënë këshilla ​që të siguroheni nëse jeni përgatitur mjaftueshëm para se të ​ filloni biznesin tuaj , duke i dhënë vetes shanset maksimale për të qenë të suksesshëm. Këto hapa janë përshtatur nga libri ​i autores me titull ‘ The Entrepreneur Equation ’.

9 Leksione

Bazat

Statusi

I pafilluar

Si ta kthejmë pasigurinë e ndryshimit në një mundësi - Elvira Rama

Regjistrimi i plotë i sesionit që zhvilluam me znj. Elvira Rama, ekperte ndërkombëtare për burimet njerëzore dhe zhvillimin organizativ.

Si ta kthejmë pasigurinë e ndryshimit në një mundësi

Prezantuese: Elvira Rama

Eksperte ndërkombëtare për burimet njerëzore dhe zhvillimin organizativ

  • Mbi 20 vite eksperiencë
  • Udhëheqëse karriere
  • Zhvillim organizativ dhe zhvillim udhëheqje
  • Eksperte për menaxhimin e ndryshimit
  • Trajnere për ndërtimin e skuadrave
  • Eksperte për organizatat ndërkulturore dhe kulturën e organizatës

 

Axhenda

  • Ndryshimi, si përkufizohet
  • Menaxhimi i vetes gjatë ndryshimit
  • Përqafimi i ndryshimit
  • Mbështetja e të tjerëve

 

70:20:10 Modeli si mësojmë dhe zhvillohemi

5 faktorët për rritje pozitive

4 mënyrat se si ne mësojmë

Menaxhimi i vete gjatë ndryshimit

Si reagojmë ndaj ndryshimit që nuk e duam

Ri-ngritja pas sfidave

Ndryshimi = mundësi të reja

Proaktiv vs. Reagues

5 gjëra të rëndësishme përballë ndryshimit

Zhvillimi personal gjatë ndryshimit

Si të kuptojmë që kemi qëndrueshmëri përballë ndryshimit

Si të mbështesim të tjerët

Komunikimi dhe zhvillimi

Tranzicioni: Mbarimi, Zona neutrale dhe Fillimi i ri

Pyetje & Përgjigje

Advanced

WordPress Editors & Pagebuilders - Tirana WordPress Meetup

Ky është regjistrimi i sesionit që u zhvillua me Tirana WordPress Meetup, me datë 5 nëntor 2020, ku prezantues ishte Elvis Plaku. 

Elvisi ndau për eksperiencën e tij me Wordpress nga viti 2004 deri tani dhe eksperiencat me editorët si dhe faqe ndërtuesit e ndryshëm (Editors & Page builders) që ofrohen për Wordpress.

Sesioni ishte në formë diskutimi dhe këtu mund ta shihni të plotë.

Trajnimi për Wordpress

Mbi 36% e faqeve online sot në internet përdorin WordPress. Ky trajnim synon t'ju njohë me këtë platformë publikimesh që ju lejon të ndërtoni një faqe për biznesin, organizatën apo projektin tuaj pa humbur shumë kohë.

3 Leksione

Intermediate

Statusi

I pafilluar

Të ndryshme

Video udhëzuese të ndryshme pa një tematikë unifikuese, por të krijuara sipas rasteve dhe nevojave të ndryshme.

6 Leksione

Intermediate

Statusi

I pafilluar

Uebinari mbi trajnimin: Si të publikoni faqen tuaj me Wordpress

Përshëndetje miq!

Nëse keni dëgjuar apo jeni të interesuar të bëheni pjesë e trajnimit:  Si të publikoni faqen tuaj me Wordpress , atëherë ju ftojmë të regjistroheni për këtë  uebinar informativ  për trajnimin.

Uebinari është pa pagesë dhe ju mund të ftoni edhe miqtë tuaj që ta ndjekin.

2 Leksione

Bazat

Statusi

I pafilluar

Si të arrini një audiencë të lartë për një uebinar dhe jo vetëm!

Nëpërmjet kësaj video ju tregojmë se si arritëm të regjistrojmë 180 pjesëmarrës për një uebinar që zhvilluam rishtazi mbi temën: Si të ndërtoni një strategji për krijimin e përmbajtjes së optimizuar për SEO me z. Granit Doshlaku nga agjencia Manaferra.com

Ky uebinar i tejkaloi të gjitha objektivat tona për nga numri i personave të regjistruar dhe pjesëmarrësve.

Ndaj, duke dashur ta ndajmë këtë eksperiencë edhe me ju, kemi krijuar një video trajnuese që ju tregon kanalet dhe elementët kryesorë që përdorëm për këtë aktivitet.

2 Leksione

Intermediate

Statusi

I pafilluar

Si të ndërtoni një strategji për krijimin e përmbajtjes së optimizuar për SEO

A dëshironi të rrisni numrin e vizitorëve në blogun apo faqen e biznesit?

A keni provuar t’i rrisni vizitorët nëpërmjet mediave sociale, por me rezultate të dobëta nga që njerëzit nuk i klikojnë ato?

A keni tentuar të bëni SEO por pa arritur suksesin e dëshiruar?

Mbase kjo nuk është një listë e plotë e teknikave apo strategjive që keni provuar, por folësi ynë i parë i vitit ju tregojë një strategji SEO për të krijuar përmbajtjen e duhur për faqen tuaj që do tërheqë vizitorë relevant gjatë gjithë kohës.

Z. Granit Doshlaku, shqiptari nga Kosova, është një ekspert i certifikuar SEO/SEM me eksperiencë ndërkombëtare. Madje, ju mund ta keni dëgjuar edhe si një prej folësve në edicionin më të fundit të  AllWeb, në Tiranë .

Ai do ju ndihmojë të krijoni një strategji të mirëfilltë SEO për përmbajtën e faqes tuaj. Një strategji e sprovuara që faqja juaj të rritet në renditjen në motorët e kërkimit. E mbi të gjitha, që ju të tërhiqni vizitorët dhe klientët e duhur.

Intermediate

Si të filloni me Google Analytics

Pse ju duhet Google Analytics?

Nëse keni një faqe për biznesin, organizatën apo projektin tuaja, atëherë ky uebinar do t’ju tregoj si:

  • të  instaloni  Google Analytics në faqen tuaj;
  • të  konfiguroni  parametrat bazë dhe
  • të  interpretoni  të dhënat që mblidhen.

Google Analytics ​është platforma më e mirë 'falas' për matjen, monitorimin dhe optimizimin e eksperiencës së vizitorëve në faqen tuaj.

Ky kurs është regjistruar gjatë një uebinari që zhvilluam me pjesëmarrës të ndryshëm.

 

Do mund të shihni të dhëna dhe tabela 'live'. Madje bëmë edhe një krahasim të statistikave ndërmjet Google Analytics dhe Facebook Ad analytics.

 

Intermediate
Page 1 of 2
Pen
>