Si ta shfrytëzoni më mirë faqen e Facebook-ut?

Nga: Elvis Plaku minuta lexim | 2 komente6462 lexime


Nëse ju keni apo do krijoni një faqe zyrtare në Facebook, atëherë ky shkrim do t’ju ndihmojë të kuptoni si t’i shfrytëzoni më mirë elementët kryesorë të faqes për të promovuar me lehtësi punën tuaj nëpërmjet Facebook-ut.

Konkretisht do të flas shumë shkurt për:

  • imazhin ballor (banner-it),
  • foton e profilit
  • rreth nesh (përshkrimi)
  • butonat (menuja e brendshme) dhe
  • postimet e ndryshme brenda faqes tuaj (timeline).

Imazhi ballor (banner-i)

Tirana Ekspres imazhi ballor
Tirana Ekspres imazhi ballor

Gjëja e parë që shohin vizitorët e faqes tuaj në Facebook është pikërisht imazhi ballor ose “banner-i” siç njihet ndryshe.

Ky imazh është fytyra kryesore për ju në Facebook dhe si e tillë duhet të shprehë vizualisht identitetin dhe seriozitetin e vetë faqes, ndaj duhet përdorur dhe shfrytëzuar me kujdes.

“Imazhi ballor” është lehtësisht i ndryshueshëm dhe sugjerohet përdorimi i fotove/imazheve me cilësi të mirë.

Ju mund ta përdornin dhe ndryshoni këtë imazh sipas rastit dhe nevojës për synime si p.sh.:

  • promovimi i identitetit/funksionit të faqes
  • promovimi i aktiviteteve/nismave/produkteve/shërbimeve të caktuara
  • dhe sigurisht edhe zbukurimi estetik i vetë faqes.
  • Etj.

Foto e profilit

Faqja zyrtare e Gazetes SHQIP në Facebook
Faqja zyrtare e Gazetes SHQIP në Facebook

“Foto e profilit” të faqes tuaj është në funksion e njëjtë me foton e profilit tuaj personal në Facebook, por që në këtë rast duhet zëvendësuar me logon ose një imazh i cili identifikon biznesin/organizatën tuaj. Kjo foto do të shfaqet sa herë që ju postoni diçka të re dhe rrjedhimisht do t’ju identifikojë kur postimi juaj do të shfaqet edhe në profilet e fansave tuaj.

  • Lehtësisht e ndryshueshme
  • Shoqëron çdo postim/shkrim që ju publikoni në faqen tuaj ose kudo tjetër në Facebook
  • Identifikon autorin e postimeve dhe rrit vlerën e profilit të faqes tuaj.

Rreth Nesh (About)

Hapësira e përshkrimit “rreth nesh” është e rrethuar me ngjyrë vjollcë.
Hapësira e përshkrimit “rreth nesh” është e rrethuar me ngjyrë vjollcë.

Kjo hapësirë shërben si një mundësi për një prezantim më të qartë të faqes si dhe biznesit/organizatës që përfaqëson.

  • Duhet një hyrje e shkurtër dhe e saktë.
  • Duhet të përshkruajë biznesin/organizatën tuaj.
  • Mund të përdoret për të vendosur moton apo sloganin tuaj (ndonëse këto mund të shprehen edhe vizualisht te imazhi ballor)

Butonat – Apps (menuja e brendshme)

Hapsira e “butonave” është e rrethuar me ngjyrë vjollcë.
Hapsira e “butonave” është e rrethuar me ngjyrë vjollcë.

“Butonat” shërbejnë si linke të shkurtra për aplikacionet e brendshme (apps), por unë preferoj t’i konsideroj si menu të brendshme për seksione të ndryshme të faqes tuaj që ndihmojnë në promovimin e mëtejshëm të faqes dhe  aktivitetit tuaj. Ato mund të shtohen sipas funksioneve dhe nevojës tuaj.

Disa janë të gatshme por ka edhe plot funksione (aplikacione) të tjera të cilat kërkojnë një nivel më të avancuar teknik për t’u implementuar me sukses.

Disa prej funksioneve/aplikacioneve kryesore përfshijnë:

  • Fotot (krijohet automatikisht kur ngarkoni foto)
  • Videot (krijohet automatikisht kur ngarkoni video)
  • Shënimet (krijohet automatikisht kur i shtoni ju)
  • Link direkt për faqen tuaj zyrtare www.kompania.com (mund të shtohet manualisht)
  • Aplikacione të tjera për fushata, aktivitete, promovime, etj. (mund të shtohen vetë sipas nevojës dhe njohurive teknike)
  • Etj.

Fotot

Për sa i përket përdorimit të fotove në faqen tuaj, unë sugjeroj:

  • Përdorini rregullisht pasi preferohen më shumë se sa shkrimet në Facebook
  • Vendosni përshkrime të sakta dhe të qarta për çdo foto
  • Krijoni albume fotosh (nëse keni më shumë se një)

Videot

  • Sugjerohet t’i ngarkoni të plota brenda Facebook (kjo bën që të aktivizohet butoni i Videove)
  • Mund t’i ngarkoni në YouTube dhe pastaj t’i postoni edhe në Facebook
  • Sugjerohet t’i shoqëroni me përshkrime të sakta dhe të qarta (njësoj si me fotot)

Shënimet

Nëse keni tekste më të gjata të cilët dëshironi t’i publikoni brenda faqes tuaj në Facebook, atëherë një metode shumë praktike do ishte përdorimi i shënimeve (notes).

Publikimi i teksteve të gjata si “shënime” bën që brenda faqes tuaj të krijohet një seksion i ri të cilës vizitorët tuaj mund t’i referohen në çdo kohë.

Shënimet ju lejojnë që ta postoni të njëjtin tekst edhe në të ardhmen duke përdorur linkun e shënimit, pra pa pasur nevojë ta postoni të gjithë tekstin.

Linku direkt

Nëse ju keni një faqe zyrtare (si p.sh. www.kompaniajuaj.com apo www.organizatajuaj.org, etj.) atëherë vendosja e një butoni i cili shërben si link direkt për te faqja juaj, ju ndihmon ta dalloni edhe faqen tuaj në Facebook si faqe zyrtare. Thënë ndryshe, nëse ka disa faqe të tjera që janë krijuar në Facebook me emrin e organizatës/kompanisë tuaj, atëherë vendosja e një “linku direkt” në faqen tuaj të Facebook ju ndihmon ta dalloni atë nga të gjitha faqet e tjera me emër të njëjtë.

Disa prej klientëve të mi (përfshi këngëtarë dhe organizata) e kanë shumë të nevojshëm dallimin e faqes së tyre në Facebook nga faqet e tjera me të njëjtin emër. Krijimi i këtyre butonave me “link direkt” për të faqja juaj, ju ndihmon që ta dalloni faqen tuaj zyrtare në Facebook nga gjithë të tjerat.

Aplikacione të tjera (si butona)

Aplikacione të tjera që mund të përdoren si butona në faqen tuaj në Facebook përfshijnë

  • lojra,
  • linke direkte për faqe të tjera (si p.sh shërbime, produkte, etj.)
  • video, foto, aplikacione të bëra enkas për ju
  • etj.

Implementimi i butonave të tjerë si aplikacione brenda faqes tuaj zakonisht kërkon një nivel më të lartë njohurish teknike, por me zhvillimin e teknologjisë dhe vetë kërkesave të përdoruese, shumë prej këtyre aplikacioneve mund implementohen nga çdokush.

Postimet në Timeline

Hapsira e “Timeline” është e përcaktuar me ngjyrë vjollcë.
Hapsira e “Timeline” është e përcaktuar me ngjyrë vjollcë.

Timeline është hapësira horizontale kohore në të cilën shfaqen postimet e ndryshme që ju bëni në faqen tuaj. Ajo është hapësira ku vizitorët futen për të parë aktivitetin e faqes tuaj sipas renditjes kohore në të cilën janë publikuar.

Ndërkohë, “postimet” janë mënyra kryesore e publikimit të materialeve të ndryshme në faqe (si foto, video, imazhe, etj.).

Nisur nga mënyra se si shumica e përdoruesve të Facebook e përdorin këtë shërbim, sugjerohet që postimet tuaja

  • të jenë shkrime të shkurtra
  • të shoqëruara gjithnjë grafikisht me nga një foto/video apo diçka tjetër ilustruese.
  • të shpeshta
  • të rregullta
  • mund të përsëriten
  • mund të bëhen share edhe në faqe/profile të tjera
  • etj.

Një sugjerim tjetër lidhet me shpeshtësinë  dhe oraret e publikimeve tuaja. Praktikat më të mira kanë treguar që sa më shpesh të postohet aq më shumë rritet edhe ndërveprimi në faqe, por kjo nuk nënkupton vetëm publikime por edhe përgjigje ndaj komenteve të vizitorëve tuaj e shumë gjëra të tjera.

Sqarim: Faqet e përdorura si shembuj për këtë shkrim janë faqe të cilat administrohen nga autori.

  • Pershendetje .jam shume i interesusr te di si mund te hap nje faqe te sigurte ne facebook.qe edhe po te bllokohet ta hap me dokumente identifikimi?Sepse kisha nje faqe shitjeje dhe nga xhelozia i bene spam nje person me adresa te ndreyshme dhe mu bllokua…cfare mund te bej per nje faqe te sigurte facebooku??.flm

    • Pershendetje Genc,

      ndonese nuk mund te zgjatem shume ketu ajo qe mund t’ju sugjeroj eshte kjo:

      1. Ju duhet ta kishit apeluar serish bllokimin e faqes tuaj
      2. Krijoni nje faqe web tuajen pasi Facebook mund t’i ndryshoje politikat e veta ne cdo moment dhe faqja juaj mund te bllokohet serish.

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


    Gjithashtu mund të lexoni

    Kurs: Si të përdoni SEO Press për WordPress

    Kurs: Si të përdoni SEO Press për WordPress

    Video: Si të shihni prirjen e kërkimeve me Google Trends

    Video: Si të shihni prirjen e kërkimeve me Google Trends

    Si të arrini një audiencë të lartë me një fushatë marketingu

    Si të arrini një audiencë të lartë me një fushatë marketingu

    Testimi A/B: Si ta rrisni performancën e marketingut tuaj me metoda shkencore

    Testimi A/B: Si ta rrisni performancën e marketingut tuaj me metoda shkencore
    >