Vendosja e qëllimeve dhe ndjekja e tyre nuk shkojnë vaj.
Është shumë e lehtë të vendosesh qëllime, sidomos çdo fillim-viti…
Por pse ndodh që të dështojnë shpesh në ndjekjen e tyre?
Pse ndihemi të ngecur vit pas viti me të njëjta qëllime (ose më mirë të themi dëshira) të parealizuara?
Ky uebinar është menduar për ti dhënë përgjigje këtyre pyetje:
- 1Cili është realiteti i te vendosurit qëllime;
- 2Cilat janë disa nga pengesat qe përballim;
- 3Cilat teknika mund te përdorim për të kapërcyer këto pengesa.
Për kë është ky uebinar
1 të regjistruar deri tani
Përditësuar më: 13 Dhj 2024 | 0:46
Jeorkejda Zhaka është një profesioniste me eksperiencë në sektorin jo-fitimprurës. Ajo ka punuar me organizata kombëtare dhe ndërkombëtare në role të ndryshme që lidhen me trajnimin, zhvillimin dhe drejtimin e individëve duke krijuar dhe përmirësuar struktura në vendin e punës.
Ajo ka përzemër të advokojë për të rinjtë dhe ti mbështesë ata në arritjen e qëllimeve të tyre nëpërmjet trajnimeve që ofron. Dy vitet e fundit ajo ka zhvilluar aftësitë e saj për krijimin e përmbajtjes, marketingun bazuar në përgjigje të drejtpërdrejtë dhe planifikimin strategjik.
Momentalisht punon si Drejtore e Administratës në Fondacionin Maratonomak dhe menaxhon projektin ne ndihme te refugjateve afgane. Në të njëjtën kohë ajo ofron ekspertizën e saj në kompaninë EMI-CC Coaching and Consulting në marketing dhe krijim përmbajtjeje për podcast dhe rrjete sociale. Ajo beson se profesionistët e mirë nuk kanë pse të jenë të mërzitshëm!
Pershendetje,
Ju falenderoj shume per mundesine.
Suksese te metejshme.
Pershendetje Valjeta,
ju faleminderit juve qe beheni pjese e ketyre aktiviteteve virtuale.
Suksese!