• Kreu
  • /
  • -
  • /
  • Mashtrimi i radhĂ«s me email!

Mashtrimi i radhës me email!

Nga: Elvis Plaku minuta lexim | 2 komente4557 lexime


Sa herë keni marrë ndonjë mesazh me email për  një “ofertë fantastike” ku ju premtohej një laptop falas apo një dhuratë tjetër tërheqëse. Për ta përfituar duhej vetëm t’ia kalonit me email miqve tuaj apo ta shpërndanit në Facebook duke i dërguar një kopje të mesazheve një adrese tjetër “zyrtare për verifikim” ose duhet të regjistroheshit te një faqe “zyrtare, për verifikim”?

Ndërkohë ju ftoj t’i bëni vetes këto tre pyetje:

  • sa herĂ« keni dĂ«gjuar pĂ«r ndonjĂ« person i cili apo e cila e kishte fituar “dhuratĂ«n”?
  • sa herĂ« keni fituar vetĂ«?
  • Sa herĂ« oferta qĂ« keni marrĂ« nĂ« fakt ka qenĂ« njĂ« mashtrim?

Rast mashtrimi për vjedhje email-ash

Para pak ditësh ri-morra një ofertë për “laptop falas”. Këtë ofertë identike e kisha parë edhe disa muaj më herët, por në fakt kam parë variacione të sajat mbi 10 vjet më parë.

Oferta ishte si më poshtë:

Te nderuar,
Firma ERICSON, ne promovimin e vet ne treg ndan pa te holla Laptop.
Kjo Kompani dĂ«shiron t’i popullarizoje prodhimet e veta.
Nëse ketë e-mail ua dërgoni 8 personave, fitoni dhurate një laptop ERICSON T18. Nëse ua dërgoni me shume se 20 personave, fitoni laptop ERICSON R320.
Kopjen e kĂ«tij e-maili ia dĂ«rgoni pĂ«rfaqĂ«suesit te kĂ«saj Firme, Znj.Pranvera Polani [email protected]

me respekt:
Hamdi Sylejmani

Oferta e mësipërme dukshëm është një formë mashtrimi që përdoret nga “hajdutët e email-ave” të cilët përdorin një adresë false për të mbledhur sa më shumë adresa reale për t’u dërguar më pas mesazhe SPAM.

Zakonisht, janë sipërmarrje të tilla si ato që u ofrojnë bizneseve dërgimin e mesazheve promocionale te 100,000 apo 500,000 adresa te vlefshme, të cilat përfitojnë më shumë nga këto lloj teknikash “vjedhjeje”!

Nuk dua të zgjatem shumë për ta shpjeguar, por duke qenë se kam parë mjaft njerëz që kanë rënë pre e këtyre formave të mashtrimit online, do desha të evidentoj shumë shkurt disa nga aspektet që duhet minimalisht t’ju bëjnë dyshues kur merrni “oferta fantastike” me email.

  1. Oferta nuk dërgohet nga vetë kompania (në këtë rast nga kompania ERICSON), por nga një miku/mikesha juaj, që tashmë ka rënë pre e mashtrimit duke u’a dërguar edhe juve.
  2. Oferta përpiqet të bëhet më e besueshme duke dhënë emra produktesh, në këtë rast laptopë, që duket sikur janë të vërtetë. Por nëse do t’i investigonit, atëherë do të kuptoni që në rastin konkret ERICKSON T18 dhe ERICKSON R320 nuk janë as laptopë, por në fakt modele celulari. Që për më tepër kanë dalë në treg në vitin 2000!!!!!
  3. Oferta kĂ«rkon qĂ« pĂ«r ta pĂ«rfituar, ju duhet t’ia kaloni atĂ« edhe miqve tuaj (nĂ« kĂ«tĂ« rast 8 ose 20 prej tyre). Por ajo qĂ« duhet t’ju bĂ«jĂ« tĂ« dyshoni Ă«shtĂ« fakti se “pĂ«r verifikim” duhet tĂ« pĂ«rfshini edhe njĂ« adresĂ« tjetĂ«r “zyrtare”. NĂ« kĂ«tĂ« rast, kĂ«rkohet qĂ« t’ia “dĂ«rgoni pĂ«rfaqĂ«suesit tĂ« kĂ«saj Firme, Znj.Pranvera Polani [email protected]”!!! e cila nuk ka as adresĂ« zyrtare kompanie si p.sh. [email protected] dhe nĂ«se do ta kĂ«rkonit nga Google do t’ju dilte qĂ« as nuk punon atje e nĂ« mjaft raste as nuk ekziston si person!!!

Ka mjaft aspekte të tjera, disa pak më të fshehta, që do t’ju ndihmonin ta dallonit mashtrimin e këtyre lloj ofertash, por ideja është që nëse e keni pësuar një herë, atëherë përpiquni që mos të bëheni pre për herë të dytë.

Njëherazi, kur ju merrni pjesë në oferta të tilla mashtruese, si kjo e mësipërmja, fakti është që përveç jush, bëhen pre edhe miqtë dhe të njohurit tuaj, adresat e të cilëve u’a keni dorëzuar “hajdutëve” ju personalisht!

Si mund të mbroheni?

Ky do ishte një shkrim tjetër më vete, por shkurtimisht mund t’ju sugjeroj që:

  • Mos e jepni adresĂ«n tuaj tĂ« email vend e pa vend
  • Jepeni vetĂ«m nĂ« faqe apo shĂ«rbime zyrtare tĂ« mirĂ«njohura
  • NĂ«se keni dyshime, atĂ«herĂ« krijoni njĂ« adresĂ« kot, ku nuk do keni probleme nĂ«se ju vijnĂ« SPAM-e (si p.sh. [email protected])

Duke qenë se çdo kush prej nesh ka pasur eksperiencat e veta ndër vite, do i vlerësoja shumë komentet, sugjerimet dhe këshillat tuaja pasi besoj se janë me vlerë për gjithë ata persona të tjera që do jenë duke e lexuar këtë shkrim.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

>

Review My Order

0

Subtotal