Dy sherbime qe mund t’ju interesojne!

Dy shërbime që mund t’ju interesojnë! ProtonMail & Amazon Drive

Këto janë dy shërbime që për disa sipërmarrës apo biznese mund të jenë zgjidhja që keni kërkuar prej kohësh, sidomos nëse dëshironi email të sigurtë dhe hapsirë të lirë online.

Protonmail.com- shërbimi email me privaci të lartë

Proton MailJavën e kaluar u frymëzova duke lexuar buletinin e një mikut dhe bashkëpunëtorit të ngushtë në këtë faqe – Baki Goxhaj – i cili me profesion është zhvillues (developer) por është një sipërmarrës i vërtetë në shpirt. Bakiu shkruan te WPlancer.com

Përmbajta e mesazhit të Bakiut ishte kryesisht i natyrës teknike por ajo që më tërhoqi më shumë ishte sugjerimi i një shërbimi për email që quhet ProtonMail. Ofruesit e shërbimit janë me bazë në Zvicër dhe zhvilluesit janë e njëjta kategori njerëzish që krijuan internetin, pra janë shkencëtarë të bazuar në CERN.

Veçantia e këtij shërbimi për email-in është fakti që ata synojnë të ofrojnë një garanci privacie që nuk e ofrojnë dot shumica e kompanive, veçanërisht ato amerikane por edhe Europiane. Thënë ndryshe, Gmail, Hotmail apo Yahoo janë ligjërisht të varura nga ligjet e privacisë së vendit nga ku operojnë – SH.B.A.ja. Ndërkohë që ndërhyrjet e qeverisë amerikane në llogaritë private të përdoruesve të këtyre shërbimeve u bënë edhe më të dukshme falë ekspozimit që bëri Edward Snowden.

Nuk e gjykoj që është aq i rëndësishëm si shërbim për ne si shqiptarë, por ideja e një shërbimi të tillë më intrigoi dhe madje aplikova për një llogari që shpresoj nuk do më duhet realisht ndonjë herë.

 

Amazon Cloud Drive

Amazon Cloud DriveNisur nga nevoja e një klientit tim për të pasur një ‘backup’ të besueshëm dhe stabël por jo shumë të shtrenjtë, rishtazi i tregova për një shërbim shumë të mirë që e kryen këtë gjë në mënyrë të mrekullueshme dhe me kosto shumë të përballueshme për çdo biznes që e merr seriozisht sigurinë e të dhënave që ruan.

Biznesi në fjalë është një agjenci mediatike që merret me prodhime video/audio, etj., dhe si rrjedhojë ata gjenerojnë mjaft materiale të tilla. Sugjerimi im është që nëse jeni në kushte të njëjta, atëherë duhet të keni 3 kopje të të dhënave/materialeve me të cilat punoni.

  1. Working copy – kopje e materialeve me të cilat punoni vazhdimit
  2. Offline copy – kopje në hardisk të jashtëm
  3. Online copy – kopje e ruajtur online për aksesim të shpejtë dhe indeksim

Shërbimi në fjalë është ai i Amazon Cloud Drive që për vetëm $60/vit ju lejon të ruani (bëni backup) të të gjitha materialeve tuaja pa kufizim. Nuk dua t’i bëj reklamë Amazon se nuk ka nevojë, por kam bindjen që ka shumë njerëz që nuk e dinë ende. Personalisht përdor DropBox për materialet me të cilat punoj rregullisht dhe jam shumë i kënaqur, por kam mjaft foto, video dhe materialet të tjera të cilat nuk i përdor rregullisht dhe as nuk kam nevojë t’i mbaj në kompjuter ndaj ky shërbim është mjaft i mirë për këdo. Unë gjithashtu përdor edhe Google Drive për shkak të disa projekteve të përbashkëta me persona të tjerë, OneDrive është gjithashtu një alternativë mjaft e mirë për mbajtjen e dokumenteve të punës, por ideja është që duhet të keni të paktën një kopje të materialeve të ruajtur Offline. Nëse keni ndonjë sugjerim tjetër mos nguroni ta ndani te komentet këtu poshtë.

Read More

RE: Përmbledhje me komentet & sugjerimet tuaja!

Këtë javë (të mërkurën, datë 7 tetor) ju dërguam një mesazh individual ku kërkuam opinionin apo sugjerimet tuaja në lidhje me faqen dhe shkrimet që botohen këtu.

Në radhë të parë desha të falënderoj publikisht të gjithë ata prej jush që morët mundimin dhe kohën për të na shkruar me komentet/sugjerimet dhe vërejtjet tuaja aq të vyera.

Duke dashur që t’i ndajmë ato edhe me lexuesit e tjerë, po i përmbledhim si më poshtë:

  • Të gjitha ata prej jush që na shkruat, u shprehët mjaft pozitivisht për vlerën e shkrimeve dhe rubrikave.
  • Disa prej jush u angazhuat që të jeni më aktiv me komente/sugjerime në të ardhmen.
  • Një prej jush (me adresë në Yahoo.com) u shpreh se linket e shkrimeve në Email nuk ishin të klikueshëm, ndaj na njoftoni nëse keni probleme të njëjta.

Ndër tematikat që u sugjeruan ishin:

  • menaxhimi i projekteve
  • menaxhimi i ngarkesës/stresit/efikasitetit në punë
  • ndërtimi i një biznesi të vogël
  • mundësitë e për vetëpunësim
  • ide biznesi
  • biznesi social

Duke dashur ta lëmë këtë rubrikë të hapur, ju ftojmë që të kontribuoni edhe publikisht me komentet/sugjerimet tuaja këtu poshtë.

Read More

Biznesi: Sa vlen koha e fansave tuaj në Facebook?

Sipas Facebook, synimi i “News Feed” është që përdoruesve t’u shfaqen postimet dhe të rejat që kanë më shumë rëndësi për ta. Ndaj, rishtazi Facebook njoftoi për zhvillimin e radhës në këtë drejtim duke propozuar se tani do fillojë të marrë parasysh edhe kohën që përdoruesit kalojnë duke parë një postim! (njoftimi nga FB)

Ky “sinjal” (koha e shpenzuar duke parë një postim) i shtohet sinjaleve të tjera, siç janë; “pëlqimet”, “shpërndarjet” “klikimet” apo “komentimet” që Facebook i merr parasysh për të filtruar dhe shfaqur postimet në “News Feed”-in e çdo përdoruesi.

Ndër disavantazhet e sistemit të mëparshëm për bizneset dhe organizatat ishte fakti që fansat jo gjithnjë i pëlqenin, shpërndanin apo komentonin postimet e tyre duke bërë që shumica e Faqeve në Facebook të shihnin një rënie të ndjeshme të qasjes (reach) për postimet e tyre në Facebook. Me këtë zhvillim shpresohet që trendi i mëparshëm do të ndryshohet!

fansa duke pare Facebook

Çfarë do të thotë kjo për biznesin/organizatën tuaj?

Shtimi i këtij filtri (sinjali) të ri në përzgjedhjen e postimeve që dalin me përparësi në “News Feed” është në përgjithësi pozitiv, sepse:

  1. Lexuesit tregojnë interesin e vërtetë

Indirekt, lexuesit tregojnë interesin e vërtetë për Faqen dhe postimet tuaja pa pasur nevojë t’i pëlqejnë, shpërndajnë apo komentojnë ato rregullisht.

  1. Postimet tuaja mund të rriten në interes për ata që zgjedhin t’ju ndjekin

Ndërkohë, kjo nënkupton që postimet tuaja mund të rriten në qasje (reach) për shkak të shikueshmërisë ose të fundosen për të mos iu shfaqur më fansave të Faqes tuaj. Gjithsesi, është pozitive sepse shumica e personave që bëhen “fansa” të një Faqeje në Facebook e bëjnë këtë pasi dëshirojnë të qëndrojnë të informuar mbi zhvillimet/të rejat më të fundit.

 

Çfarë duhet të bëjë biznesi/organizata juaj tani?

  1. Fokusohuni te postime me vlerë për fansat tuaj

Edhe pse zhvillimi më i fundit për “News Feed”-in në Facebook e favorizon biznesin/organizatën tuaj, kjo nuk do të thotë se ju nuk keni nevojë të përgatisni dhe publikoni postime me vlerë dhe interes të mirëfilltë për fansat/ndjekësit tuaj në Facebook.

Tani që “koha” e shikimit të postimeve do të ndikojë më shumë, kjo do të thotë që ju duhet të përpiqeni t’i bëni postimet tuaja sa më tërheqëse që më pas ato të shikohen, pëlqehen, shpërndahen apo komentohen më shumë nga fansat tuaj.

  1. Vazhdoni të postoni rregullisht

Nëse jeni dekurajuar nga fakti që Facebook, prej kohësh, e ka ulur qasje (reach) të postimeve tuaja për shkak se fansat tuaj nuk ndërvepronin me postimet tuaja tani vetëm fakti që ata mund të kalojnë kohë për t’i parë ato është një plus që ju të vazhdoni komunikimin me ta edhe kur ata nuk ndërveprojnë direkt me postimet tuaja.

  1. Postoni edhe materiale në formate të tjera

Nëse deri tani jeni fokusuar vetëm te postimi i një formati si p.sh. fotove, apo teksteve, mbase duhet të provoni të postoni edhe shkrime apo citime të shkurtra, që rrjedhimisht mund të rrisin kohën që lexuesit shpenzojnë duke i parë ato dhe ndërvepruar me to. Pra zgjeroni gamën/formatet e postimeve dhe testojini për të parë kush janë më tërheqëse apo kanë qasje (reach) më të lartë.

 

Në përfundim

Si mbështetës i “content marketing” (marketingu me përmbajtje) personalisht vazhdoj të mbetem i bindjes që ju duhet të vazhdoni të publikoni postime që mbi të gjitha janë me interes për lexuesit tuaj, dhe jo thjesht të bëni reklama të thata produktesh/shërbimesh. Kjo nuk do të thotë që duhet të ndaloni së postuari ‘reklama’, por ideja është që nëse ju i përgjigjeni nevojave të lexuesve tuaja për t’u informuar/argëtuar/edukuar, atëherë edhe ata do t’ua shpërblejnë në vazhdim duke mbetur ‘fansat’ tuaj në Facebook dhe idealisht klientët tuaj besnikë.

Read More

Si të përballeni me sfidat e suksesit dhe të ardhmen!

Çfarë mund të bësh kur të duket vetja sikur nuk po sjell aq vlerë në punë apo jetë sa mendon se duhet të ishe duke sjellë? Suksesi duket si diçka që u përket të tjerëve por jo ty, të paktën në këtë periudhë ku je tani!

Jam i bindur që të gjithë i përjetojmë këto faza të përsëritura në jetën tonë. Periudha kur ndihemi sikur nuk po japim maksimumin tonë dhe sikur vlera e punës apo sipërmarrjeve tona nuk është atje ku duhet të ishte!

Kjo gjendje bëhet edhe më e dhimbshme kur fillojmë ta krahasojmë veten me njerëz të tjerë të cilët i shohim që – në dukje – po ecin mjaft mirë dhe shpejt drejt një të ardhmeje më të ndritur!

Në fakt, periudha si këto janë gjithnjë të dhimbshme dhe të vështira, dhe thjeshtësisht depresive! Por jini të bindur që këto periudha janë të domosdoshme pasi tregojnë që jeni duke reflektuar mbi gjendjen ku jeni dhe nevojën për të ndryshuar.

Ndaj, pa e humbur fillin dhe pa u zhytur në dëshpërim, fokusohuni te ato që jeni duke bërë!

Shihni si mund t’i shtoni vlerë punës apo sipërmarrjes që ju është besuar.

Jini besnik në gjërat e vogla dhe sigurisht vazhdoni të rriteni profesionalisht me qëllim që ta përgatisni veten për momentin kur do t’ju jepet mundësia për të ndritur sërish!

Read More
Anketa per Forumin

Anketë për krijimin e një Forumi

Përshëndetje miq,

Ideja e krijimit të një forumi për diskutime dhe tematika më të gjera se sa shkrimet që publikojmë ka qenë dhe vazhdon të jetë një ide tërheqëse por që duhet konsideruar me kujdes.

Synimi kryesor është ofrimi i një platforme ku mund të bashkohen interesat dhe nevojat e një audiencë edhe më të gjerë se sa ajo për shkrimet që publikojmë por që lidhet me çështje dhe sfida konkrete biznesi, marketingu, etj.

Ndaj, po e fillojmë procesin e vlerësimit të nevojës duke ju ftuar të votoni në këtë anketë si dhe të na jepni komentet/sugjerimet tuaja konkrete se si duhet të vazhdojmë më tej.


Read More

Prezantim: Fuqizohuni nëpërmjet medias se re

Me date 9 maj, pata nderin të trajnoj një grup përfaqësuesish nga organizata ambientaliste që operojnë në Shqipëri. Tematika e trajnimit (teorik dhe praktik) eksploronte potencialin e përdorimit të medias së re për të rritur efikasitetin, informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut në lidhje me punën që ata bëjnë rregullisht në terren si dhe çështje mjaft të rëndësishme që lidhen me ambientin.

Pjesen teorike te prezantimit tim do e gjeni ketu: https://sfidabiznesi.com/prezantim-fuqizohuni-nepermjet-medias-se-re/#sfidabiznesi

Posted by Sfida Biznesi on Tuesday, May 19, 2015

Read More

Intervistë: Sekretet që diferencojnë të pasurit nga të varfërit

Rishtazi, si përfaqësues i SfidaBiznesi.com isha i ftuar për të diskutuar te emisioni i mëngjesit – Vila 24, me drejtuese znj. Androniki Kolka.

Tematika e asaj pjese të emisionit (Sekretet që diferencojnë të pasurit nga të varfërit) ishte caktuar bazuar mbi një prej shkrimeve të publikuara te SfidaBiznesi.com që u gjykua si tematikë me interes edhe për audiencën e këtij emisioni.

Shkrimi që kemi publikuar është mjaft konciz dhe i përmbledhur në vetvete. Por duke qenë se unë nuk isha aty në rolin e autorit të shkrimit, synova që ta zgjeroj diskutimin tim duke e kanalizuar në dy sfida të cilat i përkufizova si:

  1. Varfëria intelektuale dhe
  2. Përdhosja e modeleve shoqërore brenda shoqërisë shqiptare.

Kuptohet që unë fola nga këndvështrimi dhe botëkuptimi im, ndaj çdo koment dhe diskutim tjetër mbi këtë temë është gjithnjë i mirëpritur te komentet.

Ndërkohë, intervistën e plotë (rreth 20 minuta) mund ta ndiqni këtu.

P.S. Gjatë intervistës nga shpejtësia gabimisht i atribuova Graham Bell shprehjen e Thomas Edison për shpikjen e llambës elektrike (poçit me filament). Me keqardhje nuk pata mundësi ta korrigjoj veten në atë moment edhe pse e kuptova që e kisha cituar gabim nga emocionet e momentit. 

Read More

Efektet e dritës blu: Pse nuk duhet ta përdorni celularin para gjumit

Krijimi i zakoneve (disiplinave) të mira veç se ju ndihmon në çdo aspekt të jetës dhe karrierës tuaj si student, apo profesionist. Në të njëjtën kohë, përdorimi i pajisjeve teknologjike në jetën dhe punën e përditshme janë gjithashtu një ndihmesë e madhe. Por, koha që shpenzoni si dhe mënyrat e përdorimit të pajisjeve teknologjike nuk janë pa ndikim! Sidomos nëse filloni të kuptoni ndikimet negative që zakonet dhe mënyrat e gabuara të përdorimin mund të kenë mbi jetën tuaj.

Dr. Dan Siegel
Dr. Dan Siegel

Përfundimet e Dr. Dan Siegel, profesor i psikiatrisë klinike te Fakulteti i Mjekësisë në UCLA (SHBA), tregojnë se si përdorimi i gabuar i pajisjeve elektronike me ekran (celularë, tablet, laptop, etj.,) ndikojnë negativisht në vetë proceset biologjike që lidhen me gjumin, si dhe vetë mirëqenien tonë mendore dhe fizike.

Sipas tij, drita e reflektuar nga pajisjet elektronike, si celularët, përpara se të flini gjumë krijon efektin e kundërt të gjumit. Drita e ekranit e nxit trurin tuaj të qëndrojë i zgjuar përtej orarit apo kohës që do të flinit normalisht, duke ndikuar drejt-për-drejtë te reduktimi i orëve të nevojshme për gjumë.

Shumica e njerëzve kanë nevojë te flenë nga 7 deri në 9 orë në ditë për të rikuperuar energjitë dhe ripërtërirë proceset biologjike në trurin dhe trupin tuaj. Por përdorimi i ekranit përpara gjumit bën që ju të mos ndieni gjumë menjëherë dhe rrjedhimisht edhe nuk ngopeni mjaftueshëm.

Dr. Siegel shpjegon se efektet negative të mungesës së gjumit ndihen menjëherë pasi ju:

  • keni më pak energji për t’u përballur me ditën,
  • përqendrimi juaj bie,
  • kujtesa nuk funksionon siç duhet,
  • aftësia analitike të trurit reduktohen,
  • niveli i insulinës, që rregullon metabolizmin, çrregullohet duke ju nxitur të hani më shumë dhe/ose të shtoni peshë, si dhe
  • rritet niveli i toksinave në qelizat e trurit tuaj, etj.

Rrjedhimisht, Dr. Siegel këshillon fort ndërprerjen e përdorimit të ekraneve të paktën një orë përpara se të flini gjumë. Sipas tij, përdorimi i ekranit është një situatë me efekte negative mjaft serioze, por që mbetet diçka për të cilën ne mund ta ndryshojmë duke vendosur t’i mbajmë ekranet të fikura gjatë natës dhe duke i dhënë kështu gjumit prioritetin e nevojshëm!

Burimi: https://businessinsider.com/smartphone-impact-brain-body-sleep-2015-2

Read More
parimi i parapergatitjes

Mprehe sëpatën para se të fillosh punën!

Parimi i parapërgatitjes

Në një nga shkrimet e mia kam shkruar për meritat e stilolapsit dhe letrës si mjete që na ndihmojnë në organizimin dhe planifikimin e ditës, punës apo projektit të radhës. Direkt dhe indirekt, ky shkrim nxjerr në pah nevojën e gjithkujt që të shpenzojë kohë për t’u përgatitur, planifikuar dhe parapërgatitur si një ‘aspekt thelbësor’ në punën dhe jetën tonë të përditshme.

Parimi i ‘mprehjes së sëpatës’ (i parapërgatitjes) në fakt është shprehur në shumë forma dhe mënyra që tregojnë virtytin e kësaj disipline!

Një ndër personazhet që më vjen vazhdimisht në mendjen time, dhe që duhet të them ishte i pari që më ndihmoi ta ngulisja këtë parim, është ish-presidenti amerikan Abraham Lincoln.

Pavarësisht kalimit të kohës, një prej shumë shprehjeve të tij mbetet ende mjaft koherente: “nëse më jepni gjashtë orë për të prerë një pemë, katër orët a para do t’i shpenzoj duke mprehur sëpatën” (Give me six hours to chop down a tree and I will spend the first four sharpening the axe)!

Në çdo rast, ‘parimi i parapërgatitjes’ e vendos theksin te koha që duhet t’i kushtohet planifikimit dhe organizimit përpara fillimit të një pune apo ndërmarrjes së një projekti, sa do rutinë apo i rendomë që të jetë ai!

Shumë herë e kam gjetur veten duke iu futur një projekti apo pune pa e menduar shumë mirë dhe pa bërë një planifikim paraprak se si do ishte më mirë ta bëja këtë apo atë projekt. Shpesh herë e kam kapur veten duke e hapur gojën pa i lënë kohë mendjes që të gjejë zgjidhjen më të mirë për atë situatë apo nevojë.

Jam i bindur që shumëkush prej nesh është i gatshëm të pranojë se e ka bërë këtë gabim me dhjetra herë edhe vetë. Sfida në rastin konkret është si të vetëdisiplinohemi me qëllim që t’i lejojmë vetes dhe të tjerëve mundësinë për t’u parapërgatitur!

Read More
Fushate e menaxhuar keq - Alo Gjyshja

Marketingu me email: Shembull i një fushate të keqmenaxhuar!

Nëntitulli: Pse duhet ta konsideroni me kujdes, edhe nga këndvështrimi i abonentëve tuaj, mesazhin e fushatës që dërgoni me email!

Këtë javë mora disa mesazhe promocionale nga i njëjti biznes, i cili kishte dërguar njoftime te disa prej adresave që unë disponoj! Dukshëm një fushatë marketingu me adresa të vjedhura!

Biznesi për të cilin po flas quhet “Alo Gjyshja” dhe promovon ushqime me shërbimin taksi.

Mesazhet vazhduan të vijnë (2 ditë rresht) edhe pse unë 1) u kërkova të më hiqnin nga lista e tyre që ditën e parë, 2) unë u përpoqa të çregjistrohem, por pa sukses sepse nuk gjeja opsionin/linkun e çregjistrimit brenda mesazhit të tyre, 3) edhe pse e kisha kaluar mesazhin në SPAM, pasi nuk më kishin kthyer fare përgjigje apo hequr nga lista siç u kisha kërkuar.

Pra, unë isha thjesht një numër në listën e tyre dhe askujt, në këtë rast vetë biznesit, nuk i bëhej vonë nëse mesazhet që më dërgonte nuk më interesonin, nuk i kisha kërkuar dhe as lejuar që të mi dërgonin.

Fushate e menaxhuar keq - Alo Gjyshja
Pamje e dosjes “SPAM” ne nje prej adresave ku ishte derguar mesazhi dy dite rresh.

Rezultati i kësaj fushate marketingu me email?

Tani e tutje unë, si klient potencial, do jem më i vetëdijshëm që mos ta përdor shërbimin e ofruar. Por, më konkretisht, ta shfrytëzoj këtë ‘rast’  si një shembull konkret për këtë shkrim që uroj të na ndihmojë sado pak të mendohemi dy herë para se ta nisim fushatën tonë me email!

Rasti i “Alo Gjyshja” është një shembull tipik i abuzimit që ofrojnë disa kompani/agjenci të caktuara marketingu të cilat thjesht shesin adresa të vjedhura email-i te biznese të dëshpëruara dhe që nuk e kuptojnë ose shqetësohen nëse  mesazhet apo emri i biznesit të tyre shkon në “SPAM”!

Sigurisht që “Alo Gjyshja” nuk është rasti i vetëm pasi çdo ditë vijnë mesazhe të tilla të pa-përgjegjshme, por vendosa ta përdor si shembull për arsyet që rendita pak më sipër dhe me dëshirën për të nxjerrë disa mësime konkrete për t’u përmirësuar!

Pse marketingu me email?

Marketingu me email është dhe mbetet një prej mënyrave më efektive dhe me kosto të ulët për të komunikuar me klientët tuaj. Por edhe pse ky mjet komunikimi i ka qëndruar mrekullisht kohëve dhe zhvillimeve në internet, abuzimi është gjithashtu në ekstremet e veta. Sipas disa burimeve, thuajse 99% e të gjitha mesazheve që dërgohen në botë sot janë SPAM. Por gjithsesi, njerëzit nuk kanë ndaluar së përdoruri email-in si mjet komunikimi dhe informimi, ndaj edhe bizneset duhet të mësojnë si ta përdorin atë sa më mirë duke treguar që mbi të gjitha nuk duan thjesht të shesin diçka, por të krijojnë një marrëdhënie me klientët e tyre ekzistues dhe potencialë!

Çfarë mund të mësojmë nga rasti ynë?

(shkarkoje shembullin e mesazhit te derguar si PDF: Alo-Gjyshja-shembull)

  1. Mos dërgoni mesazhe promocionale te lista njerëzish që nuk ju kanë dhënë leje paraprakisht!
  2. Mos dërgoni mesazhe të padëshiruara, pasi ato do shkojnë në SPAM dhe kjo sigurisht nuk do ketë ndikim pozitiv te emri i biznesit tuaj!
  3. Mos dërgoni mesazhe SPAM sepse pastaj ashtu do t’ju shkojnë edhe mesazhet që dërgoni te klientët tuaj ekzistues! Pse? Sepse, nëse adresa juaj futet në ‘listat e zeza’ (blacklisted) të shërbimeve si Google, Yahoo, Hotmail, etj., është shumë, po shumë e vështirë të dilni nga to!
  4. Nëse dërgoni mesazhe promocionale dhe dikush ju thotë që nuk do t’i marrë, atëherë hiqeni menjëherë nga lista dhe madje kërkojini falje të sinqertë për bezdisjen, qoftë edhe kur ai/ajo ka qenë klient i hershëm i juaji! Kjo mbase do ta bëjë që mos t’ju marrë me inat L
  5. Ofroni gjithmonë mundësinë e “çregjistrimit” (unsubscribe) në të gjitha komunikimet në masë që bëni me email. Rasti i kompanisë që po trajtojmë është tipik dhe shumë i gabuar pasi nuk e ofronte fare këtë mundësi!
  6. Nëse e shihni që mesazhet e dërguara nuk kualifikohen si të hapura (open messages), atëherë mos dërgoni mesazhe të tjera te ato adresa pasi gjasat janë që kanë përfunduar në SPAM.

Cila është eksperienca juaj me mesazhe dhe fushata të tilla? Do i vlerësonim komentet tuaja.

Read More
Cfare te bej me domain-in tim?

Prezantim: Çfarë ndodh tani që bleva domain-in .AL ?

E gjetët domain-in që deshët, më pas e regjistruat por tani çfarë ndodh?

Ka një numër në rritje personash të cilët kanë regjistruar një adresë me .al apo .com dhe më pas e kanë lënë atë në pritje. Por nëse ju nuk vendosni të bëni diçka me domain-in tuaj, atëherë ajo adresë është praktikisht ‘pa vlerë’ deri në momentin që ju vendosni të ndërtoni edhe një faqe interneti.

Ndërtimi i faqes në internet ju lejon ta shfrytëzoni në maksimum potencialin informues dhe ekonomik të adresës që keni zgjedhur për biznesin, organizatën apo qoftë edhe për hobin tuaj.

Por kjo, me sa duket, është edhe pjesa më e vështirë për ata prej jush të cilët dukshëm nuk kanë arritur ta realizojnë synimin e tyre pasi e kanë lejuar adresën e tyre, jo vetëm që të qëndrojë bosh (pa një faqe interneti), por madje edhe të skadojë fare si domain (shih shembuj te faqja Expired.al).

Në gjykimin tonë, pengesat apo sfidat kryesore janë dy:

  1. Zgjedhja e paketës së hostimit
  2. Ndërtimi i faqes tuaj në internet

Fillimisht, duhet të pranojmë se ‘sfida e parë’ (hostimi) është më e lehtë se sa ajo e dyta (ndërtimi i faqes në internet). Prandaj, do përpiqemi t’ju japim disa këshilla praktike se si mund ta vini në jetë potencialin e domain-it që ju keni regjistruar.

Lexoni shkrimin origjinal: https://webhostblog.al/cfare-ndodh-tani-qe-bleva-domain/

Ose shfletoni prezantimin e plotë këtu poshtë:

Read More
Tabela Facebook për tre qendrat tregtare në Shqipëri
Mediat Sociale

Pse Facebook ka filluar spastrimin e “Like”-ve nga faqet publike në Facebook?

Thënë ndryshe, nëse keni vënë re një rënie të beftë të numrit të fansave në faqen tuaj në Facebook atëherë gjasat janë që sapo keni përfituar “uljen” e numrit të fansave jo-aktivë apo që e kanë mbyllur fare llogarinë e tyre në Facebook.

Si ndikon kjo në ecurinë e faqes tuaj?

Kjo sigurisht që nuk është shumë inkurajuese në pamje të parë, por nga ana tjetër ju ndihmon që të kuptoni se sa fansa të mirëfilltë keni si dhe ju ndihmon të kuptoni se sa aktivë janë ata realisht.

Gjithashtu, kjo është një sfidë për të përmirësuar atë që në gjuhën e statistikave të postimeve quhet “engagement” për fansat tuaj.

Njoftimi zyrtar i Facebook

Këtu do gjeni edhe njoftimin zyrtar nga Facebook: https://facebook.com/business/news/page-likes-update

Një tabelë si shembull

Ndërkohë, kjo është një pasqyrë e tre prej faqeve zyrtare në Facebook për tre qendrat kryesore tregtare në Shqipëri.

Tabela Facebook për tre qendrat tregtare në Shqipëri

Read More