Rishtazi, si përfaqësues i SfidaBiznesi.com isha i ftuar për të diskutuar te emisioni i mëngjesit – Vila 24, me drejtuese znj. Androniki Kolka.
Tematika e asaj pjese të emisionit (Sekretet që diferencojnë të pasurit nga të varfërit) ishte caktuar bazuar mbi një prej shkrimeve të publikuara te SfidaBiznesi.com që u gjykua si tematikë me interes edhe për audiencën e këtij emisioni.
Shkrimi që kemi publikuar është mjaft konciz dhe i përmbledhur në vetvete. Por duke qenë se unë nuk isha aty në rolin e autorit të shkrimit, synova që ta zgjeroj diskutimin tim duke e kanalizuar në dy sfida të cilat i përkufizova si:
- Varfëria intelektuale dhe
- Përdhosja e modeleve shoqërore brenda shoqërisë shqiptare.
Kuptohet që unë fola nga këndvështrimi dhe botëkuptimi im, ndaj çdo koment dhe diskutim tjetër mbi këtë temë është gjithnjë i mirëpritur te komentet.
Ndërkohë, intervistën e plotë (rreth 20 minuta) mund ta ndiqni këtu.
P.S. Gjatë intervistës nga shpejtësia gabimisht i atribuova Graham Bell shprehjen e Thomas Edison për shpikjen e llambës elektrike (poçit me filament). Me keqardhje nuk pata mundësi ta korrigjoj veten në atë moment edhe pse e kuptova që e kisha cituar gabim nga emocionet e momentit.
Nje gabim i vogel. A. G. Bell nuk ka thene ate shprehjen, sepse as nuk ka shpikur pocin e llambes. Ka qene Thomas Edison qe e ka thene.
Bellit i atribuohet (gabimisht) shpikja e telefonit.
Po shumë e drejtë në fakt duhet ta kisha shënuar edhe te shkrimi sepse në atë moment u hutova pak dhe ia referova atij gabimisht. Të falenderoj. Elvisi