Uebinar 2: Si të rrisni sigurinë tuaj online

Uebina Siguria Online

Merrni njoftime për trajnimet/prezantimet e ardhshme

Nëse ndiheni të sigurt online atëherë ky prezantim nuk është për ju!

Por nëse ju kanë marrë ndonjëherë aksesin e llogarive tuaja online apo dini raste të ngjashme, atëherë ju ftojmë të regjistroheni.

Si qytetarë dixhitalë sot jemi të gjithë të ekspozuar ndaj rreziqeve online nga më të ndryshmet.

Ky uebinar synon t’ju ndërgjegjësojë si dhe mësojë disa teknika thelbësore se si mund të mbroheni më mirë.

Materiali që do trajtoet është prezantuar disa herë dhe mbas prezantimit të fundit, ku morën pjesë mbi 80 persona, vendosëm ta risjellim edhe në formatin e një uebinari.

Kur: Të enjten, 15 nëntor, ora 18:00-19:00
Ku: Uebinar online
Kush: Elvis Plaku, prezantues

Gjatë prezantimit do mund të ndërgjegjësoheni më tej mbi këto tematika:

  • Siguria e pajisjeve që përdorni në internet
  • Fjalëkalimet e sigurta
  • Siguria me dy nivele
  • Siguria e email
  • Lundrimi në internet
  • Mediat Sociale
  • Përdorimi i VPN-ve

Mbas prezantimit do ketë një kohë edhe për pyetjet dhe përgjigje që ju mund të filloni të na i dërgoni që tani, pasi të jeni regjistruar.

Elvis Plaku është sipërmarrës dhe konsulent me eksperiencë korporative dhe private. Aktualisht bashkë-menaxhon dy biznese private dhe shërben si konsulent dhe trajnues për disa biznese/organizata të mirënjohura në vend.

Ekspertiza e tij vjen nga ndërthurja e një sërë përvojash si në botën korporative ashtu edhe në atë private në Shqipëri dhe jashtë. Prirjet dhe dëshira e tij për të eksploruar drejtime të reja e kanë përballur me përvoja në fusha nga më të ndryshmet si: marketingu, psikologjia, komunikimi, burimet njerëzore, teknologjia, etj. Në 2011, përfundoi studimet e nivelit Master për administrim biznesi nga Regent University në Virginia Beach, Virginia, USA.

>