Marketingu me email: Shembull i një fushate të keqmenaxhuar!

Nga: Elvis Plaku minuta lexim | 2 komente3974 lexime


Nëntitulli: Pse duhet ta konsideroni me kujdes, edhe nga këndvështrimi i abonentëve tuaj, mesazhin e fushatës që dërgoni me email!

Këtë javë mora disa mesazhe promocionale nga i njëjti biznes, i cili kishte dërguar njoftime te disa prej adresave që unë disponoj! Dukshëm një fushatë marketingu me adresa të vjedhura!

Biznesi për të cilin po flas quhet “Alo Gjyshja” dhe promovon ushqime me shërbimin taksi.

Mesazhet vazhduan të vijnë (2 ditë rresht) edhe pse unë 1) u kërkova të më hiqnin nga lista e tyre që ditën e parë, 2) unë u përpoqa të çregjistrohem, por pa sukses sepse nuk gjeja opsionin/linkun e çregjistrimit brenda mesazhit të tyre, 3) edhe pse e kisha kaluar mesazhin në SPAM, pasi nuk më kishin kthyer fare përgjigje apo hequr nga lista siç u kisha kërkuar.

Pra, unë isha thjesht një numër në listën e tyre dhe askujt, në këtë rast vetë biznesit, nuk i bëhej vonë nëse mesazhet që më dërgonte nuk më interesonin, nuk i kisha kërkuar dhe as lejuar që të mi dërgonin.

Fushate e menaxhuar keq - Alo Gjyshja
Pamje e dosjes “SPAM” ne nje prej adresave ku ishte derguar mesazhi dy dite rresh.

Rezultati i kësaj fushate marketingu me email?

Tani e tutje unë, si klient potencial, do jem më i vetëdijshëm që mos ta përdor shërbimin e ofruar. Por, më konkretisht, ta shfrytëzoj këtë ‘rast’  si një shembull konkret për këtë shkrim që uroj të na ndihmojë sado pak të mendohemi dy herë para se ta nisim fushatën tonë me email!

Rasti i “Alo Gjyshja” është një shembull tipik i abuzimit që ofrojnë disa kompani/agjenci të caktuara marketingu të cilat thjesht shesin adresa të vjedhura email-i te biznese të dëshpëruara dhe që nuk e kuptojnë ose shqetësohen nëse  mesazhet apo emri i biznesit të tyre shkon në “SPAM”!

Sigurisht që “Alo Gjyshja” nuk është rasti i vetëm pasi çdo ditë vijnë mesazhe të tilla të pa-përgjegjshme, por vendosa ta përdor si shembull për arsyet që rendita pak më sipër dhe me dëshirën për të nxjerrë disa mësime konkrete për t’u përmirësuar!

Pse marketingu me email?

Marketingu me email është dhe mbetet një prej mënyrave më efektive dhe me kosto të ulët për të komunikuar me klientët tuaj. Por edhe pse ky mjet komunikimi i ka qëndruar mrekullisht kohëve dhe zhvillimeve në internet, abuzimi është gjithashtu në ekstremet e veta. Sipas disa burimeve, thuajse 99% e të gjitha mesazheve që dërgohen në botë sot janë SPAM. Por gjithsesi, njerëzit nuk kanë ndaluar së përdoruri email-in si mjet komunikimi dhe informimi, ndaj edhe bizneset duhet të mësojnë si ta përdorin atë sa më mirë duke treguar që mbi të gjitha nuk duan thjesht të shesin diçka, por të krijojnë një marrëdhënie me klientët e tyre ekzistues dhe potencialë!

Çfarë mund të mësojmë nga rasti ynë?

(shkarkoje shembullin e mesazhit te derguar si PDF: Alo-Gjyshja-shembull)

  1. Mos dërgoni mesazhe promocionale te lista njerëzish që nuk ju kanë dhënë leje paraprakisht!
  2. Mos dërgoni mesazhe të padëshiruara, pasi ato do shkojnë në SPAM dhe kjo sigurisht nuk do ketë ndikim pozitiv te emri i biznesit tuaj!
  3. Mos dërgoni mesazhe SPAM sepse pastaj ashtu do t’ju shkojnë edhe mesazhet që dërgoni te klientët tuaj ekzistues! Pse? Sepse, nëse adresa juaj futet në ‘listat e zeza’ (blacklisted) të shërbimeve si Google, Yahoo, Hotmail, etj., është shumë, po shumë e vështirë të dilni nga to!
  4. Nëse dërgoni mesazhe promocionale dhe dikush ju thotë që nuk do t’i marrë, atëherë hiqeni menjëherë nga lista dhe madje kërkojini falje të sinqertë për bezdisjen, qoftë edhe kur ai/ajo ka qenë klient i hershëm i juaji! Kjo mbase do ta bëjë që mos t’ju marrë me inat L
  5. Ofroni gjithmonë mundësinë e “çregjistrimit” (unsubscribe) në të gjitha komunikimet në masë që bëni me email. Rasti i kompanisë që po trajtojmë është tipik dhe shumë i gabuar pasi nuk e ofronte fare këtë mundësi!
  6. Nëse e shihni që mesazhet e dërguara nuk kualifikohen si të hapura (open messages), atëherë mos dërgoni mesazhe të tjera te ato adresa pasi gjasat janë që kanë përfunduar në SPAM.

Cila është eksperienca juaj me mesazhe dhe fushata të tilla? Do i vlerësonim komentet tuaja.

  • Orion Kulo thotë:

    Jam shume dakord me artikullin tuaj. Eshte e vertete qe shume nga keto lloj mesazhesh perfundojne ne spam. Pyetja ime eshte: Si te gjejme adresen e emailit te personit/ave vertete te interesuar ne sherbimet qe ne ofrojme?

  • Sfida Biznesi thotë:

    Gjerat e mira kerkojne kohen e vete dhe sigurisht ka mjaft teknika te mira per te krijuar nje baze abonentesh te cilet jane te interesuar ne sherbimin/produktet tuaja. Shembulli i faqes tone eshte i tille qe ne u ofrojme lexuesve mundesine te abonohen per t’i marre mesazhet tona me email. Pra format e abonimit jane ato qe ne perdorim per te mbledhur je liste adresash me persona te interesuar ne shkrimet dhe sherbimet tona.

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


    Gjithashtu mund të lexoni

    Kurs: Si të përdoni SEO Press për WordPress

    Kurs: Si të përdoni SEO Press për WordPress

    Video: Si të shihni prirjen e kërkimeve me Google Trends

    Video: Si të shihni prirjen e kërkimeve me Google Trends

    Si të arrini një audiencë të lartë me një fushatë marketingu

    Si të arrini një audiencë të lartë me një fushatë marketingu

    Testimi A/B: Si ta rrisni performancën e marketingut tuaj me metoda shkencore

    Testimi A/B: Si ta rrisni performancën e marketingut tuaj me metoda shkencore
    Review Your Cart
    0
    Add Coupon Code
    Subtotal

     
    >