1. Saktësoni dhe shqyrtoni synimet tuaja të vërteta

Është shumë e vështirë të gjesh rrugën për të shkuar diku nëse më parë nuk e dini se ku doni të shkoni. Më tej, edhe nëse keni një synim të saktë, ju duhet të gjeni rrugën më të drejt-për-drejtë që do t’ju çojë aty ku doni të shkoni.

Ndaloni për t’i shqyrtuar mirë arsyet pse i keni thënë vetes 'dua të filloj biznesin tim'.

  • Doni thjesht të bëheni i pasur shpejt?
  • Doni që të tregoni talentin tuaj, idenë për një produkt apo shërbim?
  • Apo thjesht jeni lodhur nga shefi i cili merr vazhdimisht meritat për punën tuaj?

Këto lloj arsyesh mund t’ju udhëheqin në drejtimin e gabuar. Në anën tjetër, nëse ju pëlqen ideja e menaxhimit të një sipërmarrje, nëse ju pëlqen

  • të krijoni sisteme dhe procedura,
  • e adhuroni shërbimin ndaj klientit apo
  • balancimin e shumë përgjegjësive,

atëherë sipërmarrja mund të jetë udha e duhur për ju.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

  • Marba Lleshaj thotë:

    Te jem pjese e ktij kursi

    • Pershendetje Marba,

      ju faleminderit per interesimin. Ky si kurs eshte mjaft i shkurter, por do t’ju inkurajoja te merrni nje bllok apo hapni nje dokument Word ne kompjuterin tuaj per te shkruar ‘synimet tuaja te verteta’ se pse deshironi te filloni nje biznes. Ky proces do t’ju ndihmoje te identifikoni arsyet e verteta qe ju motivojne dhe me pas do mund te keni nje pamje me te qarte pse deshironi te beni filloni nje biznes dhe si mund ta zhvilloni ate me tej.

      Nderkohe, ne kemi disa kohe qe po mendojme te fillojme nje grup te vogel ku te mund te studiojme bashkerisht hapat e nisjes se nje biznesi. Por nuk mund t’ju themi dot ende se kur do jete gati.

  • Ilirjana thotë:

    Do te doja te perifitoja njohuri nga ky kurs,faleminderit

    • Pershendetje Ilirjana,
      ju faleminderit per komentin. Kursi eshte i hapur dhe mund ta ndiqni deri ne fund. Eshte shume kur i shkurter dhe mund te mbarohet lehtesisht.

      Na pyesni serish nese keni ndonje pyetje tjeter.

  • Pershendetje do te doja te angazhohesha ne kete kurs

    • Pershendetje Brisi, ju faleminderit per interesimin.

      ky kurs eshte i hapur dhe ne formatin qe e kemi nxjerre ketu nuk ka shume materiale, por do ju sugjeroja qe te filloni te hapni nje bllok shenimesh, apo nje dokument “Word” ku te mund te shkruani shenimet tuaja sipas keshillave qe ju jepen ne kete kurs te shkurter.

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >