Përfitimet e një ditari profesional!

Nga: Elvis Plaku minuta lexim | 2 komente5227 lexime


Shpesh merret e mirëqenë që pothuajse çdo profesionist sot duhet të përballet me një mori projektesh, detyrash, kërkesash dhe në përgjithësi ngarkesë e cila e vështirëson punën e kujtdo.

Por, ngarkesa e madhe dhe e vazhdueshme ka edhe mjaft aspekte të tjera negative që nuk karakterizohen vetëm nga simptoma e stresit dhe lodhjes së vazhdueshme por edhe nga:

  • mungesa e përqendrimit,
  • humbja e durimit,
  • kujtesa e sforcuar – thuajse harresë e vazhdueshme,
  • çorientim prioritetesh,
  • mungesë planifikimi,
  • harxhim hemoragjik energjish etj.

Sigurisht, që secila prej simptomave dhe efekteve të lartpërmendura janë jo vetëm të dëmshme për shëndetin dhe mirëqenien tonë, por rrjedhimisht pakësojnë efikasitetin tonë në punë.

Ndaj, dëshiroj t’ju sugjeroj një “terapi” apo “praktikë”, e cila kam bindjen se do t’ju ndihmojë të ripërtërini një pjesë të mirë të pasojave të ngarkesës dhe stresit që përjetoni si profesionist.

Sugjerimi në thelb është mjaft i thjeshtë: mbani një ditar!

Si do të thoni ju? Çfarë janë këto sugjerime? Ose mbase është thjesht “budallallëk”!

Më lejoni t’ju sfidoj që ta provoni vetëm për një javë.

Unë ju sugjeroj që të mbani shënim mendimet, listën e punëve, idetë apo çfarëdo lloj gjëje tjetër që ju vjen në mendje. Formati dhe përmbajtja është plotësisht në dorën tuaj pasi është/dhe duhet të mbetet vetëm për ju.

Nëse ky sugjerim i thjeshtë nuk ju nxit sa duhet, atëherë më lejoni t’ju tregoj për të paktën tre prej përfitimeve direkte që do të keni nga ky proces i hedhjes së mendimeve tuaja në letër (fizike apo dixhitale)!

Përfitimet e një ditari profesional!

Reflektimi

Kur jeni shumë të ngarkuar me punë është praktikisht e keni të pamundur që të gjeni kohën e mjaftueshme për të reflektuar mbi ato që bëni rregullisht, që fundja mund të jenë edhe thjesht punë rutinë. Por gjesti i hedhjes/përshkrimit të asaj që ju bëni çdo ditë në letër ju detyron të ndaloni mjaftueshëm për t’i dhënë kohë mendjes tuaj të reflektojë dhe të përqendrohet në atë që po shkruani. Rrjedhimisht, ju do jeni në gjendje që të kuptoni dhe madje të gjeni zgjidhje më praktike për punët dhe nevojat e përditshme të punës.

Kujtesa

Personalisht jam dëshmitar i faktit se si mbingarkesa në punë, ose edhe thjesht marrja me punë rutinë (pra që nuk kërkojnë të mendohesh shumë) ndikojnë negativisht te kujtesa. Kur them kujtesa, dua të bëj një dallim ndërmjet kujtesës afatgjatë dhe asaj afatshkurtër – ku në rastin konkret po flasim në tërësi. Por mbase është më e qartë nëse e ilustroj.

Kujtesa afatshkurtër – Në punën time të përditshme shpesh më duhet të takohem dhe njihem me njerëz të rinj. Rrjedhimisht, e kam praktikisht të pamundur që të mbaj mend çdo emër apo detaj. Por, fakti që në fund të ditës apo edhe disa herë gjatë ditës, e detyroj veten që të shënoj emrat, detajet, ngjarjet, etj. në ditarin tim, më lejon që të sforcohem të kujtoj detajet, emrat, ngjarjet dhe gjërat e tjera të cilat zakonisht mund t’i harroja brenda pak minutash.

Kujtesa afatgjatë – nuk përpiqem të mbaj mend çdo gjë, madje, nuk synoj ta bëj këtë pasi ka mjaft detaje dhe aspekte të ditës me të cilat nuk ia vlen ta ngarkosh kot mendjen. Ndaj, mbajtja shënim e detajeve të ditës, qoftë edhe thjesht të përmbledhura si një listë gjërash që kam bërë, më lejon që t’i referohem më me lehtësi atyre detajeve në të ardhmen. Por edhe nëse ka kaluar mjaft kohë nga momenti që i kam shënuar, prapëseprapë jam më i kthjellët kur dua të kujtoj detaje dhe gjëra që lidhen me ngjarje që mund të kenë ndodhur javë, muaj dhe ndoshta edhe vite më parë.

Planifikimi

Një nga “surprizat” më të këndshme dhe praktike për mua ishte dhe mbetet ndikimi pozitiv që mbajtja e një ditari ka pasur mbi aftësinë time për të planifikuar ditën, javën dhe më gjatë, të punës. Rezultati është i drejtpërdrejtë për sa i përket efektit pozitiv që ka reflektimi dhe kujtimi i detajeve të ditës së punës mbi aftësinë për ta planifikuar më mirë ditën e nesërme apo edhe vetë javën apo muajin.

Fakti që ti e “detyron” mendjen të reflektojë mbi ndodhitë e ditës të bën të kuptosh më mirë se sa i suksesshëm ke qenë dhe rrjedhimisht vjen edhe nevoja që të përmirësohesh ditën apo javën në vazhdim duke bërë të njëjtën gjë që mund ta kesh bërë me qindra herë më parë.

Rrjedhimisht, je në gjendje që të planifikosh më mirë:

  • Kohën tënde,
  • Energjitë që do të duhen,
  • Burimet dhe mjetet që do të nevojiten etj.

Përfundimi

Ky shkrim është kryesisht i bazuar mbi eksperiencat dhe reflektimet që unë kam bërë mbi jetën dhe punën time nëpërmjet mbajtjes së një ditari, por jam i qartë që nuk është gjithëpërfshirës, ndaj mirëpres pa druajtje të gjitha këshillat dhe sugjerimet tuaja pasi besoj se është me interes mjaft të gjerë.

P.S. në një postim të radhës po mendoj të shkruaj mbi mënyrat që mund të mbahet një ditar profesional, që në fakt nuk ndryshon shumë nga ai “personali”. Kuptohet, mirëpres të gjitha sugjerimet dhe komentet tuaja.

  • Unë ndaj të njëjtën përvojë nga mbatja e një blloku shënimesh. Për shumë kohë jam përpjekur me todo list-a dixhitale, por nuk isha i kënaqur. Blloku i shënimeve prej letre ka efekt krejt tjetër dhe vërtetë që të lehtëson ngarkesën mendore duke e boshatisur gjithë informacionin që më parë duhet ta mbaja në mendje dhe që ishte shkak për stres të vazhdueshem.

    Blloku im akutal është një përzierje mes shëndimeve të ditës, projekteve afatgjata dhe ideve siç vinë në mendje. Edhe pse i rrëmjshëm e bën në mënyrë perfekte rolin që unë pres ta luaj.

    Personalisht do ua këshilloja të gjithëve ta provonin të mbanin një bllok shënimes.

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


    Gjithashtu mund të lexoni

    Webinar anglisht: Vlerat thelbësore të udhëheqjes

    Webinar anglisht: Vlerat thelbësore të udhëheqjes

    Si mund të zgjidhni mes dy punëve?

    Si mund të zgjidhni mes dy punëve?

    7 mënyra për të qenë një lider i suksesshëm

    7 mënyra për të qenë një lider i suksesshëm

    Suksesi në jetë qëndron te inteligjenca emotive

    Suksesi në jetë qëndron te inteligjenca emotive
    Review Your Cart
    0
    Add Coupon Code
    Subtotal

     
    >