Ndryshe nga mediat tradicionale (televizioni, radio, gazeta, etj.), mediat sociale (shoqërore) janë media e popullit ku çdokush dhe cilido person ka mundësinë të ngrejë zërin duke pasur një shans të barabartë për t’u dëgjuar. Gjithashtu, ndryshe nga mediat tradicionale, reklamat në mediat sociale (si Twitter, Facebook, LinkedIn, etj.) janë shumë më pak të kushtueshme, duke i bërë kështu më të përballueshme për çdokënd, që nënkupton se edhe bizneset e vogla, si ai i yti, mund të bëhen pjesë e këtij dimensioni.
Për ta ilustruar më mirë fuqinë e reklamës në mediat sociale, do desha të përmend dy raste se si kjo medie është përdorur nga një person dhe një kompani në funksion të synimit përkatës.
Klienti kundër British Airways
Mjaft media anglisht folëse raportuan mbi protestën e një pasagjeri të zhgënjyer me shërbimin e kompanisë ajrore British Airways i cili, si rrjedhojë e humbjes së bagazhit të tij nga kompania, vendosi ta zhvendosë protestën e tij në dimensionin e medias sociale.
Konkretisht, klienti shfrytëzoi rrjetin social Twitter, ku për t’i dhënë edhe më shumë peshë pakënaqësisë së tij shfrytëzoi mesazhet e reklamuara. Protesta e tij ndaj neglizhencës së kompanisë në gjetjen e bagazhit të tij gjeneroi mjaft interes brenda pak orësh.
Deri në momentin e këtij shkrimi pasagjeri e kishte vazhduar anti-reklamën e tij në Twitter, ku tashmë protestës së tij i janë shtuar edhe shumë fansa (ose mbase duhet të themi anti-fansa) të British Airways me shqetësime të njëjta. Reagimi i vonuar i kompanisë e bëri edhe më të vështirë situatën dhe ndikimi negativ ndaj imazhit ishte edhe më i madh. E gjitha ishte si një skenë moderne përralle të Davidit kundër Goliatit, ku një klient i pakënaqur gjeti një mënyrë të re për të përdorur median sociale për të sulmuar një korporatë të madhe.
Kompania që prodhon furca dhëmbësh
Një kompani e vogël amerikane që prodhon furça gjuhe (furçe vetëm për të pastruar gjuhën) po mundohej të gjente mënyrën si të binde një nga shitësit më të mëdhenj me pakicë (retail) në Amerikë – Walmart. Ideja gjeniale e grupit të marketingut ishte vendosja e një reklame në Facebook e cila me pas u shënjestrua që të shfaqej vetëm në qytetin ku ndodhen zyrat qendrore të kompanisë Walmart. Reklama duhet t’i shfaqej vetëm personelit prej qindra vetash të kompanisë të cilët ndërkohë ishin duke konsideruar furnizimin ose jo me furçat e kompanisë në fjalë. Rezultati ishte pozitiv, Walmart zgjodhi ta blinte me shumicë furçën e çuditshme dhe si rrjedhojë ndryshoi edhe fatin e vetë kompanisë e cila shkoi nga dhjetëra në miliona furça të shitura.
Konkluzione
Sfida për kompaninë apo biznesin tuaj në radhë të parë është të mësoni dhe kuptoni se si kjo medie funksionon me qëllim, jo vetëm zgjerimin e bazës së klientëve, por mbi të gjitha përforcimin e marrëdhënies me klientët ekzistues e ata potencialë. Kjo marrëdhënie më pas duhet të shërbejë për përmirësimin e produktit/shërbimit tuaj e udhëhequr nga nevojat dhe komunikimi me klientët tuaj.
Çfarë mësimesh të tjera mund të nxjerrim nga shembulli i parë:
- Klientët tuaj nuk janë të detyruar të përdorin vetëm kanalet/procedurat tuaja të ankimimit, ata tashmë janë të fuqizuar edhe nga media sociale.
- Klientët tuaj nuk janë më “xhuxha” që një korporatë e madhe mund t’i shtypë kollaj.
- Media sociale është miku juaj më i mirë dhe njëherazi armiku juaj më i keq, gjithmonë nëse nuk dini të trajtoni klientët tuaj.
Çfarë mësimesh të tjera mund të nxjerrim nga shembulli i dytë:
- Media sociale ju lejon që t’i shënjestroni (filtroni) reklamat tuaja në nivele të pamundura deri tani nga media tradicionale.
- Media sociale ju lejon të reklamoni me çmime dhe efikasitet më të lartë se media tradicionale.
- Media sociale nuk do shkojë gjëkundi në të ardhmen, por veç do të fuqizohet!
- Media sociale është vendi ku ju mund të provoni ide nga më të ndryshmet me shpenzim minimal.
Jam i bindur që këto janë vetëm disa prej mësimeve dhe ideve që mund të nxjerrim, por mbi të gjitha do i vlerësoja shumë komentet dhe sugjerimet tuaja me qëllim edukimin e mëtejshëm të çdo lexuesi.
Si nje person qe e ka perdorur median sociale per marketing e kuptoj mjaft mire idene e autorit te shkrimit. Duke shkuar pertej artikulli permban mjaft informacion te vlefshem qe te ben te mendosh dhe kuptosh qarte se e ardhmja i perket mediave sociale. Lidhja e ketyre mediave me marketingun dhe perdorimi i saj ne funksion te biznesit eshte nje fushe qe eshte ende duke u eksploruar dhe artikulli permes shembujve te dhene hedh drite mbi nje bote te re, potencialin e se ciles nuk mundemi ta perfytyrojme ne te tashmen. Nisur nga ky shkrim jam duke pare mundesine e targetimit te nje grupi te caktuar ne funksion te reklamimit.
bej renovime gjenerale te mbrendshem dhe te jashme,objekteve banesore,banesave,lokaleve etj,punoj glet,fasad,knauf,amstrang,ngjyra,keramika,mozaiqe te ndryshme si dhe bej thyrjen e mureve te betonit dhe renovimin e tyre me nje pervoj mbi 15 vite,nr i telit 044130726