Blog: Promovimi i një trajnimi për komunikimin politik

0
3257
Democracy Village - promovimi i trajnimit

Projekti më i fundit për të cilin pata nderin të jap sado pak ndihmë, ishte një nismë e “Democracy Village” (Fshati i Demokracisë) për organizimin e një trajnimi mbi “komunikimin politik”. Në rastin konkret, ndihmesa ime u kufizua vetëm në promovimin e trajnimit nëpërmjet Facebook-ut.

Reklama per Trajnimin per komunikimin politikNdërkohë, nisur nga fakti se “Democracy Village” ka shumë pak kohë që është prezantuar në botën fizike dhe atë virtuale, nevoja e vendosjes së një reklame për promovimin e shpejtë të trajnimit, ishte e domosdoshme.

Bëhej fjalë për një aktivitet që do të zhvillohej brenda 4 ditësh nga dalja e njoftimit, ndaj me një buxhet të kufizuar u krijua një reklamë dhe që nga dita e parë kur u krijua reklama numri i fansave nëpërmjet “likes” u shtua nga 32 në mbi 192.

Ndonëse, këto lloj shifrash mund të arriheshin relativisht kollaj duke e promovuar vetë trajnimin nëpër faqet e ndryshme apo profilet e miqve, nga ana tjetër koha e kufizuar dhe angazhimi që do kërkonte menaxhimi i kësaj pjese të marketingut, do t’i shtoheshin ngarkesës së madhe të organizatorëve dhe mundësisë së tyre për t’u marrë me aspekte të tjera organizative.

Për më tepër informacion, sigurisht që mund të drejtoheni gjithnjë pranë faqes në FB.