Si mund të zgjidhni mes dy punëve?

Nga: Autorë të ndryshëm minuta lexim | 0 komente2618 lexime


Këshilla – Në një kohë krize papunësie, ka edhe raste të pakta kur disa persona gjenden mes dilemës së përzgjedhjes së një pune, kur kanë më shumë se një alternativë. Kë të marrin e kë të lënë?! – kjo është çështja. Nëse jeni një prej tyre, atëherë ju ftojmë të lexoni artikullin në vijim

Ka momente të karrierës në të cilën gjendemi domosdoshmërish përballë një zgjedhjeje: të ndryshojmë vend pune apo jo? Ose, cila midis dy mundësive që kemi në dorë, mund të jetë më e mira për ne? Të vendosësh në këtë rast është shumë e vështirë. Duke e ditur se shumë zgjedhje nuk merren me mend, në fund të fundit përgjigjen përfundimtare ju e imagjinoni pak, por si t’ia bëni kur gjendeni në konfuzion të plotë?

Merrni frymë thellë dhe vlerësoni në mënyrë racionale pro-të dhe kundërshtitë: lista jonë mund t’ju ndihmojë shumë. Po ju rendisim disa pika që në këndvështrimin tonë janë thelbësore, në vlerësim.

Vendimi për të ndryshuar punë ose jo, sipas nesh, duhet të kalojë përmes një reflektimi të kujdesshëm mbi këto pika:

– Mundësia për të mësuar

A ju duket sikur puna që po bëni ka mbërritur në një pikë “vdekjeje”? Mos ndoshta të gjitha ditët janë të ngjashme dhe ju i bëni detyrat në një mënyrë mekanike të mërzitshme? Normalisht kjo gjë mund të varet edhe nga karakteri juaj. Disa persona mund të jetojnë më qetë kur puna e tyre bëhet e thjeshtë dhe përsëritëse, por disa të tjerë kanë nevojë për sfida dhe ndryshime për t’u përfshirë në një “lojë” më të hareshme në punë. Ndaj bëjini disa pyetje vetes dhe mundohuni të kuptoni se si mund të evoluojë pozicioni juaj në vitet që do të vijnë.

– Mundësia e rritjes

“Kur mëson, rritesh”, e kur rriteni mund ta përmirësoni pozicionin tuaj dhe të bëni karrierë, duke rritur kështu aftësitë tuaja, përgjegjësitë, por edhe fitimet.

– Rritja ekonomike

Paga nuk është gjëja e parë që duhet menduar, edhe pse, normalisht, nëse ndryshohet punë, bëhet me qëllimin për të përmirësuar pozicionin ekonomik. Por jo gjithmonë ndodh kështu. Mund të jetë rasti që, puna e ofruar nuk parashikon një rritje të madhe rroge, por një përmirësim të kushteve të punës dhe të mundësive të tashme e të ardhme. Mos e vlerësoni një punë ekskluzivisht nga arsyeja ekonomike: kujtohuni se të qenët i/e lumtur përcakton nivelin tuaj ekonomik dhe jo të kundërtën!

– Distanca punë / shtëpi

Mund t’ju duket një marrëzi, por me kalimin e kohës afërsia “paguan”. Kjo padyshim nuk vlen nëse mundësia që ju ofrohet është fantastike, kështu që të pedaluarit (dhënia e biçikletës) për shembull nuk mund t’ju duket një pafundësi. Gjithçka arrihet nëse ia vlen, e sidomos nëse jeni të rinj dhe plot entuziazëm!

– Ekuilibri punë / kohë e lirë

Vlerësoni oraret e punës dhe pritshmëritë tuaja. Keni një familje apo fëmijë për t’i çuar në shkollë? Keni nevojë për orare fleksibël? Gjithçka varet nga situata juaj. Disa punë mund të jenë vërtet jo të përshtatshme për kohën që ju marrin dhe ndoshta nuk janë idealet për situatën tuaj familjare. Përndryshe, nëse qëllimi juaj është të bëni karrierë dhe të jeni të përqendruar në përmirësimin e pozicionit tuaj, nuk ju gjen asgjë nëse do të bëheni vonë në mbrëmje. Dhe në fund, merrni kohën e nevojshme për t’iu dedikuar dhe këtë gjë bëjeni si me mendje edhe me zemër. Fat të mbarë!

Koncepti i punës

Puna përfshin aftësinë mendore dhe fizike të njerëzve për të punuar. Puna është një emërtim që mund të tregojë:

  • në kuptimin e përgjithshëm veprimtarinë trupore apo mendore të qëllimshme e të paramenduar të njeriut, për të kryer apo bërë diçka;
  • punën mekanike, atë që tregon sasinë e energjisë të ushtruar nga një forcë përgjatë një distance të caktuar;
  • punën termodinamike, sasinë e energjisë së përçuar nga njëri sistem në tjetrin;
  • punën në filozofi, veprimtarinë e ndërgjegjshme krijuese të njeriut;
  • punën në ekonomi, sasinë e punës së kryer nga njeriu;
  • në ergonomi, një detyrë apo veprimtari profesionale të personit;
  • punë dore, një qëndisje apo punë me grep;
  • një krijimtari artistike, skulpturë, pikturë, shkrim letrar apo kompozim.

N.A.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


Gjithashtu mund të lexoni

Suksesi në jetë qëndron te inteligjenca emotive

Suksesi në jetë qëndron te inteligjenca emotive

7 zakonet e njerëzve shumë të suksesshëm, sipas një njeriu që shpenzoi 5 vite duke i studiuar ata

7 zakonet e njerëzve shumë të suksesshëm, sipas një njeriu që shpenzoi 5 vite duke i studiuar ata

Përse rutina 8-orarëshe e punës nuk po funksionon

Përse rutina 8-orarëshe e punës nuk po funksionon

Mirësevini në Podcastin e 25të të Karrierës!

Mirësevini në Podcastin e 25të të Karrierës!
Review Your Cart
0
Add Coupon Code
Subtotal
Total Installment Payments
Bundle Discount

 
>