Pse duhet të keni një faqe zyrtare në Facebook?

Nga: Elvis Plaku minuta lexim | 2 komente4711 lexime


Gjatë muajit prill 2013, mu dha mundësia të ndaja me një grup drejtuesish të një prej organizatave zhvillimore në vend, siç është World Vision. Trajnimi, i cili zgjati rreth tre orë, kishte për synim prezantimin e faqes së re në Facebook të organizatës, si dhe përçimin e mundësive që ky kanal i ri komunikimi përfaqëson për informimin dhe angazhimin e mëtejshëm të publikut të gjerë në punën dhe misionin e vetë organizatës.

Realiteti është se, pavarësisht faktit që World Vision është një organizatë e mirënjohur ndërkombëtare, shumica e publikut dhe mbështetësve të mundshëm brenda vendit, janë “injorant” për shumë nga nismat dhe projektet e përhershme përditshme të kësaj organizate me një ndikim të drejt-për-drejtë në jetën e fëmijëve dhe njerëzve ku organizatë punon.

Sfida ime, në këtë rast, si konsulent dhe ndërtues i faqes, ishte që t’i tregoja stafit të organizatës rreth përdorimit praktik të faqes sipas nevojave të organizatës, por më tej, t’i motivoja ata duke u treguar avantazhet e shumëanshme që ky kanal i ri komunikimi mund të sjellë në punën e tyre të përditshme me synim ndikimin dhe përfshirjen e vetë publikut të gjerë në përmbushje të vizionit dhe misionit të organizatës.

Personalisht, prej vitesh, mbetem mbështetës i punës së kësaj organizate kryesisht nisur dhe nga ndikimi që kam parë në jetët e fëmijëve me të cilët ata punojnë dhe që sigurisht kam pasur mundësinë t’i njoh edhe personalisht.

Nevoja e një platforme si Facebook për komunikimin zyrtar

Pa u zgjatur më tej, do doja të listoja disa arsye/argumente pse krijimi i një faqeje zyrtare në Facebook mund të jetë i domosdoshëm për organizatën apo biznesin tuaj. Këto janë arsye të njëjta me ato që lidhen me organizatën e mësipërme, por jam i bindur që vlejnë në shumicën e rasteve, sic mund të jetë edhe organizata apo biznesi juaj.

  • Ekzistenca e faqeve të tjera të ngjashme, qoftë edhe jo zyrtare
  • Përçimi i mesazhit/informacionit ndodh më mirë kur ka më shumë se një kanal komunikimi
  • Publiku i gjerë përfaqëson një potencial të fshehur për nga mbështetja që mund të gjenerojë për vetë punën dhe misionin e organizatës/biznesit tuaj
  • Procesi i informimit/edukimit duhet të jetë i vazhdueshëm për klientët ekzistues dhe ata të mundshëm.
  • Kanalet e reja të komunikimit (si media sociale) janë praktikisht të detyrueshme në kohën që jetojmë, veçanërisht nëse duam të jemi aty ku janë edhe klientët tanë
  • Etj.

Ndonëse, do mund të ndalesha gjatë për të shtjelluar secilin prej argumenteve të mësipërm, po i rikthehem vetëm pikës së fundit mbi domosdoshmërinë e përdorimit të kanaleve të reja të komunikimit si media sociale, të cilat nuk janë thjesht kanale informimi por të një komunikimi të vërtetë me publikun dhe vetë audiencën e synuar të organizatës/biznesit tuaj.

Nevoja e ofrimit të mënyrave dhe kanaleve të reja të komunikimit me publikun, siç mund të jetë faqja juaj në Facebook, kërkon në të njëjtën kohë kurajë dhe një angazhim serioz, dhe si e tillë duhet të bëhet edhe pjesë integrale e strategjisë së kompanisë tuaj për komunikimin me klientët/të interesuarit dhe publikun e gjerë gjithashtu.

P.S. Nëse ju apo organizata/biznesi juaj jeni të interesuar për më tepër informacion, ju lutem mos nguroni të më kontaktoni direkt me email (eplaku+gmail.com).
  • Joni Baboci thotë:

    Nje tjeter aryse, besoj e rendesishme se perse duhet nje faqe zyrtare ne mediat sociale eshte se nese nuk e krijon ai qe eshte perfaqesuesi zyrtar i entitetit ne fjale, kjo faqe do krijohet nga dikush tjeter. Shembulli perfekt eshte https://www.twitter.com/BerishaSali

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


    Gjithashtu mund të lexoni

    Kurs: Si të përdoni SEO Press për WordPress

    Kurs: Si të përdoni SEO Press për WordPress

    Video: Si të shihni prirjen e kërkimeve me Google Trends

    Video: Si të shihni prirjen e kërkimeve me Google Trends

    Si të arrini një audiencë të lartë me një fushatë marketingu

    Si të arrini një audiencë të lartë me një fushatë marketingu

    Testimi A/B: Si ta rrisni performancën e marketingut tuaj me metoda shkencore

    Testimi A/B: Si ta rrisni performancën e marketingut tuaj me metoda shkencore
    Review Your Cart
    0
    Add Coupon Code
    Subtotal

     
    >