#3 Teknika POMODORO

E ke parasysh që janë disa detyra në listën tënde To-do që nuk arrin ti heqësh kurrë qafe. Nuk po flas për detyra që nuk të doli koha ti bësh sot dhe i mbyll nesër. Bëhet fjalë për detyra që të mbajnë peng për ditë e ndoshta muaj me rradhë. Ka shumë mundësi që kjo detyrë të jetë një nga ato gjëra që nuk ke asnjë lloj dëshire ta bësh, kërkon shumë kohë edhe mund.

Një detyrë e tillë është shpesherë e madhe dhe si e tillë duhet ndarë (ose copëtuar) gjithmonë në pjesë më të vogla. Fillo dhe mendo këtë detyrë që po shmang, nga sa procese përbëhet dhe si mund ta ndash në copëza më të vogla. Jam shumë e sigurtë që pasi ta kesh menduar, do thuash: “Jam gati! Nga tia filloj?” Më lejo të të prezantoj me të shumëpërfolurën “Teknikën Pomodoro”... Si aplikohet?! Shumë thjeshtë:

1. 20 minuta punë e pandrërprerë. Vendos alarmin, pa rrjete sociale, telefoni në Aeroplane mode. (Të premtoj se do mbijetosh…)

2. Pasi të kesh punuar për 20 minuta, bëj 5 minuta pushim. Prapë pa rrjete sociale, cohu dhe lëviz, shtriqu, ec, hidratohu! Trupi yt do të të jetë mirënjohës…

3. Pastaj bëj një raund tjetër me 20 minuta punë dhe 5 minuta pushim, me të njëjtat kushte. Mos bëj me hile!

4. Pasi të kesh bërë 3-4 raunde të tilla, bëj një pushim prej 15 minutash. Dil nga konteksti ku je, mendo për gjëra të tjera… Po pate mundësi të “arratisesh” nga zyra apo ambjenti i punës për pak minuta, akoma më mirë!


Ndalo së punuari dhe vlerëso se si mund ta bësh detyrën më mirë. Është e jashtëzakonshme si metodë nqs ngordh të shtysh për më vonë ose nqs je perfeksionist/e si puna ime. Provoje dhe më falendero më vonë! 🙂

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Review Your Cart
0
Add Coupon Code
Subtotal

 
>