#5 Cikli i Perfeksionizmit

Shumë njerëz do të thoshin se Perfeksionizmi është një fjalë që përdoret kaq rëmdomtë dhe në mënyrë ekstravagante për secilin nga ne që duam të justifikojmë se pse shpesh herë nuk i kemi bërë gjërat që donim. “Epo unë jam perfeksioniste, prandaj…”


Çfarë do të përkufizonte këtë ndodhi? Të jesh perfeksioniste do të thotë të kufizosh sasinë e veprimeve që bën sepse e di që nqs shkon më tutje gjërat do prishen dhe sdo jenë perfekte më. (Të duket sikur ke qenë më para në këtë situatë? Mua,fare…)


Në këtë pikë, mekanizmat e tu mbrojtës janë SHUMË AKTIVË.


Duket sikur mendja po të thotë: NQS nuk është perfekte siç duam ne, nuk mund që ta bëjmë. Fillon të kesh një dialog të brendshëm të tipit: “Nuk ja vlen, cfarë jam duke bërë?Cfarë do të thotë kjo për reputacionin tim? “Po BOTA cdo thotë..?” Ky proces ka gjithmonë të njëjtin cikël…


1: ËNDËRRON! – ke vizioni perfekt në kokë të asaj që do të jesh/ kesh në tregun e punës. E di mirë në kokën tënde si do të duket FEED i faqes që ke hapur, LOGO e biznesit tënd online etj etj. Je shumë e motivuar. Përfytyron Rezultatin perfekt.
2: Hedh HAPi-n e parë: kur fillon, sikur fillon të të merren pak mendtë. Nuk di si të bësh dicka, ose një detyrë po të merr shumë kohë, fillon mendon që ske mjaftueshëm para për ta çuar idenë përpara etj.
3: DYSHIMI futet avash avash në lojë. Kështu që ti e ndalon atë që po bën. Ose e shtyn për më vonë.
4: E SHTYN për më vonë vazhdimisht dhe vazhdimisht. Do shumë që ta bësh, po edhe nuk ke fare dëshirë.


Pastaj… GJYKON veten për këtë që po bën. Do ta bësh vizionin tënd realitet, po smundesh dot. Nuk e kupton çfarë po të ndodh dhe pse je kaq e bllokuar…


Nuk e kuptuar se ajo që ka ndodhur është një proces i gjatë i atij që konsiderohet cikël perfeksionizmi. E vërteta: nuk je as e para as e fundit. Të gjithë perfeksionistët përjetojnë këtë ndjesi. Çfarë të bëjmë për ta tejkaluar?!


E para, merr një hap më tutje për atë idenë/ëndrrën/vizionin që kishe kohë më parë.
E dyta boll e gjykove veten për çfarë nuk ke bërë por fillo dhe mendo se çfarë mundesh të bësh
në këtë moment që po e lexon këtë shkrim.
E treta, mbaj në mendje ciklin! Shiko veten se më çfarë faze je dhe bëj diçka për të dalë nga kurthi që po i bën vetes dhe ëndrrave të tua!
Mund tia dalësh! Kam besim tek ti. 🙂
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Review Your Cart
0
Add Coupon Code
Subtotal

 
>