Prezantim: Si të bëni reklama ‘native’ për biznesin/organizatën tuaj?

Nga: Elvis Plaku minuta lexim | 0 komente1840 lexime


Z.Ingrid Shyti gjatë prezantimit të aktivitetit

Merrni njoftime për trajnimet/prezantimet e ardhshme

Reklamat native (native advertising) janë reklama që ndërlidhen me përmbajtjen e faqes ku ndodhen vizitorët tuaj ekzistues apo ata potencialë.

Këto lloj reklamash aktualisht janë ndër mënyrat më efikase që ju lejojnë të prezantoni mesazhin apo fushatën tuaj në një mënyrë të natyrshme për lexuesit dhe konsumatorët e mediave të ndryshme online.

Facebook e bën këtë sa herë që ju shikoni ‘timeline’ në kompjuterin apo celularin tuaj. Mediat më të mëdhaja në botë vendosin ‘reklama’ që ndërthuren shumë natyrshëm me shkrimet dhe publikimet e tyre dhe nuk krijojnë një eksperiencë negative për vizitorët.

Këto dhe avantazhe të tjera do jenë pjesë e prezantimit të radhës që do zhvillohet me datë 21 nëntor pranë ambienteve të Fondacionit Ivanaj, si pjesë e prezantimeve të hapura nga Sfida Biznesi.

Kush ishte prezantuesi ynë

Prezantuesi ynë do jetë z. Ingrid Shyti i cili është CEO i platformës së vetme për reklamat native në Shqipëri – Boost.al

Ndër këshillat praktike që mund të jenë pjesë e prezantimit do flitet edhe se si:

Ishte një aktivitet i hapur dhe pa pagesë për këdo që dëshironte të regjistrohej dhe ta ndiqte.

Ku: Fondacioni Ivanaj

Kur: 21 nëntor 2019, Ora 18:00-19:00

Si: Pa pagesë, mjafton të regjistroheni (shihni poshtë)


Për kë ishte ky prezantim:

  • Biznesmenë apo menaxherë që menaxhojnë faqen e tyre në ueb;
  • Sipërmarrës të lirë (freelance) që disponojnë faqe në internet;
  • Specialistë të marketingut dixhital që duan të kuptojnë ndikimin e mediave sociale në faqen e tyre;
  • Studentë që duan të lançohen në botën dixhitale;
  • Kushdo tjetër që ka interes.

Merrni njoftime për trajnimet/prezantimet e ardhshme

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


Gjithashtu mund të lexoni

I keni parë kurset tona online?

I keni parë kurset tona online?

Konferencë: Bëhuni pjesë e “Balkan FLOSStival”, 5-6 dhjetor 2020

Konferencë: Bëhuni pjesë e “Balkan FLOSStival”, 5-6 dhjetor 2020

Ofertë: Menaxhoni mediat sociale me Publer – kompani shqiptare në AppSumo

Ofertë: Menaxhoni mediat sociale me Publer – kompani shqiptare në AppSumo
Review Your Cart
0
Add Coupon Code
Subtotal

 
>