Rishtazi po flisja me një mikun tim i cili po më shprehte një shqetësim të mirëfilltë për mesazhet e tij me email të cilat shpesh përfundonin në dosjen SPAM të personave me të cilët po komunikonte.
Ndonëse ky problem mund të mos jetë i vërtetë për mesazhet individuale, ai është vërtetë stres kur ke një biznes apo buletin (newsletter) dhe ke nevojë të komunikosh në masë (marketing me email) me klientët apo bizneset e tjera.
Nëse ky është rasti juaj, atëherë kjo jo çështja e SPAM mund të jetë një ‘kokëçarje’ e vërtetë që nuk ju kushton thjesht kohë, por edhe para!
Ndërkohe, ky miku im, si çdo biznes serioz, përdor një shërbim për dërgimin e email që e lejon të komunikojë brenda doman-it të vetë.
Pra mesazhet që dërgon nisen nga domain-i i biznesit, p.sh. [email protected] apo [email protected]
Pra nuk bëhet fjalë për një adresë individuale si ato që ofrohen nga Gmail; Hotmail; Yahoo; etj.
Shërbimi që i sugjerova ishte mbase edhe zgjidhja më e thjeshtë dhe e shpejtë për rastin e tij, që ju sugjeroj ta provoni edhe për rastin tuaj.
Ky nuk është shërbimi i vetëm por është shumë i mirë për të kuptuar pse mesazhet individuale apo ato në masë përfundojnë apo jo në SPAM.
Komunikimi me email nuk pritet të ndryshojë apo zëvendësohet së shpejti. Pavarësisht pretendimeve të gjithë kompanive të reja që ofrojnë platforma komunikimi, fakti është që për sa kohë që do jeni duke përdorur internetit, do t'ju duhen një ose dy shërbime të cilat do t’i keni si bazën tuaj të komunikimit virtual. Adresat e email nuk kanë humbur vlerën që kur është krijuar interneti dhe vijojnë të shërbejnë si themeli për shumicën dërmuese të shërbimeve apo platformave të tjera që ekzostojnë aktualisht në internet.
Testohuni me Mail-Tester.com
Mail-Test.com është një shërbim që personalisht e përdor periodikisht për të testuar nëse mesazhet që dërgohen për fushatat e marketingut me email që dërgohen për nevojat e brendshme apo të klientëve të mi përmbushin kriteret minimale të dërgimit. Synimi është si të ulim probabilitetin që mesazhet e dërguara mos të përfundojnë në dosjet SPAM të marrësve.
Hapat që duhen ndjekur janë vërtetë shumë të thjeshtë:
- 1Vizitoni faqen dhe kopjoni adresën e përkohshme që ju sugjerohet
- 2Krijoni një email brenda adresës tuaj dhe dërgojeni te adresa e testimit
- 3Bëni verifikimin e mesazhit që dërguat te Mail Tester.
- 4Analizoni raportin dhe ndiqni këshillat që ju sugjerohen aty për të përmirësuar dërgimin e mesazheve tuaja. Sa më afër notës 10 të jeni aq më mirë është.
- 5Nëse nuk arrini t’i bëni ndryshimet vetë, atëherë kontaktoni një specialist.
Ky miku im fillimisht kishte një notë 0.4 nga 10 që është maksimalja. Me pak ndryshime dhe konfigurime brenda domain-it të vetë arriti ta rriste në 8 nga 10.
Edhe testi që bëra vetë për efekt të këtij shkrimi më tregoi që rishtazi isha futur në një prej listave që filtrojnë SPAM, rrjedhimisht do më duhet ta ndjek pasi aktualisht kam marrë notën 7 nga 10 🙁
Në përfundim
Mos u mërzisni nëse nuk merrni një notë 10 në çdo rast sepse kjo nuk është e domosdoshme në shumicën e rasteve, por të paktën tani keni një mënyrë për të kuptuar se pse mesazhet tuaja po ju përfundojnë në SPAM.
A keni ndonjë sugjerim apo shërbim tjetër që ju e keni përdorur për të testuar dërgimin e mesazheve tuaja me email? Atëherë mos nguroni ta ndani me ne te komentet këtu poshtë.
Dërgime ta mbara!
Pershendetje pse NUK Po me vin mesazhat ne Telefon Ju lutem??..
Pershendetje!
Ju faleminderit per pyetjen tuaj. Lutem na ndihmoni te kuptojme me mire problemin qe keni hasur me mesazhet pasi nuk jemi shume te qarte.
Me respekt,
Elvisi