Trajnim për Marketingun Strategjik Online

1
421
Strategic Online Marketing

Të dashur lexues te SfidaBiznesi.com

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se me datë 1 Mars, ora 4:00-8:00PM do jemi duke ofruar një trajnim të ri për Marketingun Strategjik në Internet (Strategic Online Marketing). Trajnim do të ofrohet si pjesë e trajnimeve profesionale të Qendrave Lincoln në Shqipëri.

Në çfarë konsiston ky trajnim?

Ky trajnim do t’ju ndihmojë të kuptoni se si prezantohen klientët tuaj me produktin/shërbimin tuaj online? Si mund të pozicionohet organizata juaj për të qenë më pranë klientëve tuaj në internet? Si ta zbuloni dhe përdorni udhëtimin e çdo vizitori online nga njohja te konvertimi në klient duke përdorur kanalet dhe mjetet që ofrohen sot? Ky trajnim ofron një balancë të mirë ndërmjet teorisë dhe praktikës pasi së bashku do shohim fushata dhe raste konkrete mbi të cilat mund të ndërtojmë një strategji dhe procese të mirëfillta për nevojat e organizatës dhe sipërmarrjes tuaj.

Çfarë do mësoni nga ky trajnim?

  • Si të ndërtoni strategjinë tuaj online
  • Si të konceptoni më qartë ‘udhëtimin e klientëve tuaj’ online
  • Si të ndërtoni ‘medien’ tuaj online dhe të funksiononi me një plan redaksional
  • Si të përdorni metrikat e ndryshme analitike për të rritur efikasitetin e fushatave tuaja

Për kë është ky trajnim?

Trajnimi ofrohet kryesisht për menaxherët e marketingut ose marrëdhënieve me publikun, por është i vlefshëm për këdo që dëshiron të riorientojë përpjekjet e biznesit apo organizatës ku operon për të shfrytëzuar edhe më mirë mundësitë që ofron sot bota virtuale.

Data & Vendndodhja e trajnimit

  • 1 Mars 2017, ora 4:00-8:00pm
  • Qendra Lincoln në ish-Bllok

Gjuha e trajnimit

  • Trajnim do të mbahet në shqip, por njohja e anglishtes do t’ju ndihmojë gjatë prezantimit të disa koncepteve të reja.

Çmimi i trajnimit

  • 50 euro (nuk do të ofrohet më me këtë cmim)

Trajnuesi

Z. Elvis Plaku është një konsulent për marketingun dixhital dhe komunikimin me eksperience nga bota e korporatave dhe ajo e biznesit privat. Ai ka shërbyer si trajnues dhe marketier për biznese dhe organizata të ndryshme. Si pjesë e punës së tij z. Plaku ka ndihmuar për të transformuar eksperiencën e klientëve dhe rritjen e raportit të klientëve të konvertuar për bizneset.