OSCAL 2015

Përshëndetje miq,

Nëse do jeni në Tiranë këtë fundjavë (14-15 maj), atëherë ju ftojmë të bëheni pjesë e konferencës së përvitshme OSCAL 2016 (Open Source Conference Albania). Në vitin e saj të tretë konferenca sjell folës dhe prezantues nga e gjithë bota për t’ju ndërgjegjësuar dhe nxitur për përhapjen e njohurive të hapura, softuerëve të hapur, si pjesë e një lëvizjeje botërore.

Personalisht ndihem i nderuar që do prezantoj një nga minisesionet (workshop-et) në këtë konferencë. Ndaj ju ftojë të takohemi atje madje të njiheni edhe me persona të tjerë që kontribuojnë rregullisht pas kuintave këtu te SfidaBiznesi.com

Edhe sikur të mendoni që nuk e gjeni veten në këtë botë teknikësh dhe zhvilluesish, ju siguroj që ndër ato dhjetëra prezantime do gjeni patjetër diçka që t’ju ndihmojë me zgjidhje për nevojat tuaja si profesionist apo për biznesin/organizatën tuaj.

Shihni axhendën që të bindeni: http://oscal.openlabs.cc/agenda/

Prezantimi im për Mautic (datë 15, ora 9:45AM-10:45AM)

MauticPrezantimi im do jetë për një soft shumë pak të njohur në Shqipëri, por që është me shumë interes për ata prej jush që kërkoni zgjidhje për automatizimin e marketingut tuaj dixhital dhe që nuk keni mundësi të paguani kosto mujore shërbimi që fillojnë nga minimalisht $50/muaj deri në qindra dhe mijëra dollarë në muaj.

Aktualisht, këtë soft e përdor rregullisht për tre biznese/organizata të ndryshme.

Softi në fjalë quhet Mautic por nëse jeni vërtetë të interesuar të kuptoni se si funksionon dhe se si mund ta vini në funksion të biznesit apo organizatës tuaj, atëherë ju ftoj të bëheni pjesë e kësaj konference. Nëse nuk keni mundësi të bëheni pjesë e kësaj konference atëherë mund të më kontaktoni edhe individualisht për më shumë detaje.

 

Informacion për konferencën

Nëse vendosni që të merrni pjesë në konferencë (hyrja është falas, por me regjistrim):

  1. Vizitoni http://oscal.openlabs.cc/ – për informacione të përgjithshme
  2. Regjistrohuni këtu: http://oscal.openlabs.cc/registration/
  3. Shikoni Axhendën e konferencës për të zgjedhur çfarë ju intereson: http://oscal.openlabs.cc/agenda/