Një mesazh i rëndësishëm për të gjithë ata që duan të investojnë në një biznes

Nga: Autorë të ndryshëm minuta lexim | 0 komente1627 lexime


Shkrim nga Daniel Guçe (botuar fillimisht te BusinessMag.al)

Kur është fjala për fillimin e një biznesi të ri, ideja, studimi i tregut
dhe financat janë kryesore për të marrë vendimin. Një ide e mirë biznesi do të
thotë shumë për një sipërmarrje të qëndrueshme.

Daniel Guçe
Daniel Guçe

Daniel Guçe, tregon se shumë sipërmarrës ndjekin pasionet e tyre kur bie fjala për të filluar një biznes. Zhvillimi i tregut, rritja e konkurrencës, inovacioni në biznes dhe shumë faktorë të tjerë krijojnë mjedisin e duhur për zhvillimin e ideve të reja në sipërmarrje. “Shqipëria ka ende sektorë të pashfrytëzuar, por edhe mundësi financiare nga grante qeveritare apo donatorë ndërkombëtarë, për të mundësuar iniciativën e një ideje për sipërmarrje.”

Duke u bazuar në publikime të ndryshme mbi idetë e fillimit të një biznesi në vitin 2019 nga revista prestigjoze ndërkombëtare, si dhe në një studim mbi performancën e biznesit të vogël dhe të mesëm për periudhën Janar – Shtator 2018 në një anketë me 28 pyetje që i drejtohej bizneseve shqiptare, personalisht konkludoj në 6 ide biznesi të vogël, të mesëm ose të madh, të cilat mund të konsiderohen të suksesshme për vitin që vjen.

Ne shkruajmë vazhdimisht për strategjitë më të mira në fushë e sipërmarrjes,
por më konkretisht Guçe jep ide për të gjithë ata që duan të investojnë në
vitin 2019:

1. Menaxhimi i rrjeteve sociale

Rrjetet sociale përdoren gjerësisht nga kompanitë e mëdha dhe bizneset e reja. Shumë kompani po orientohen te aktiviteti i tyre kryesor. Shumë prej tyre kanë deleguar sektorin e rekrutimit (burimeve njerëzore), financën apo shërbime të tjera administrative, përfshirë dhe marketingun. Menaxhimi i rrjeteve sociale si: Linkedin, Facebook, Instagram, etj,. si një nga aspektet më të rëndësishme të marketingut, është një kërkesë në rritje e kompanive shqiptare, të cilat nuk kanë kohë ose njohuri për t’i menaxhuar ato.

2. Sistemi i Qirave

Sektori “Guest House” i mikëpritjes apo ofrimit të strukturave akomoduese me qira po rritet vazhdimisht. Nëse jetoni në një destinacion turistik, atëherë një ide biznesi është të menaxhoni si biznes shtëpitë e pronarëve, të cilët nuk jetojnë në to ose i japin me qira. Në Tiranë dhe Korçë ka rezultuar shumë e suksesshme dhënia me qira e dhomave të shtëpive për turistët. Përdorimi i Airbnb, gjithashtu e ka ndihmuar shumë këtë kategori, duke gjeneruar shumë të ardhura për përdoruesit. Sigurisht që sot ka dhe shumë platforma të tjera për të reklamuar shtëpitë me qira. Me pak financa mund të jetë një ide e mirë për fillimin e biznesit në 2019.

3. Udhërrëfyesi turistik (Guidat)

Turizmi sportiv sot është një nga trendet e rinisë shqiptare, por jo vetëm. Profesioni i udhërrëfyesit turistik apo fillimi i një biznesi të tillë është një ide e mirë “Start Up” për ata që jetojnë në një zonë turistike. Ju mund të mbështeteni në një sërë vendesh për të reklamuar shërbimet tuaja me kosto minimale në faqe si TripAdvisor ose Viator.

4. Ambalazhimi

Një nga problemet e produkteve shqiptare sot, që i përket standardit dhe
cilësisë, është ambalazhimi i dobët. Kjo, sipas shumë ekspertëve
vendas dhe të huaj, të cilët vlerësojnë apo ofrojnë konsulencën për certifikim.
Prodhimi në sektorin e agropërpunimit apo bujqësisë po vjen çdo vit në rritje
(ref. INSTAT) prandaj investimi në këtë sipërmarrje, të cilat kanë për natyrë
ambalazhimin, mund të ishte një investim i mençur për vitin 2019.

5. Kurset online

Për shkak të pamundësisë për të ndjekur kurse profesionale apo kurse të
gjuhëve të huaja gjatë apo pas orarit zyrtar të punës, shumë individë do të
preferonin t’i ndiqnin online. Njerëzit gjithmonë përpiqen të mësojnë dhe
zgjerojnë aftësitë e tyre duke përdorur internetin. Pra, nëse jeni një ekspert
në ndonjë fushë, ju mund ti ofroni shërbimet tuaja online pavarësisht se ku
jetoni. Në këtë mënyrë, kjo mund të jetë një nga idetë më të mira për fillimin
e biznesit.

6. Web Development & SEO

Zhvillimi i web-it dhe bota e SEO-it është aq specifike sa individë të
zakonshëm apo kompani nuk do ta realizonin dot vetëm me burimet njerëzore që
kane në dispozicion, prandaj ju mund t’i shisni shërbimet tuaja si një
zhvillues SEO ose web.

Për sa më sipër, si përfundim do shtoja që: Përqëndrimi i energjive të
duhura me mençuri dhe strategjinë e duhur, është formulë e sigurtë suksesi.
Ngritja e një biznesi në kohët e sotme, në terrene ndoshta të paeksploruara,
është një garanci për të ardhura dhe punësim.

Burimi: https://businessmag.al/nje-mesazh-i-rendesishem-per-te-gjithe-ata-qe-duan-te-investojne-ne-nje-biznes/

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


Gjithashtu mund të lexoni

Kurs: Si të përdoni SEO Press për WordPress

Kurs: Si të përdoni SEO Press për WordPress

Ka vetëm 3 mënyra për të rritur biznesin tuaj

Ka vetëm 3 mënyra për të rritur biznesin tuaj

9 Hapa Si Të Hapim Një Biznes Të Suksesshëm

9 Hapa Si Të Hapim Një Biznes Të Suksesshëm

(Video) 9 hapa si të filloni një biznes të suksesshëm

(Video) 9 hapa si të filloni një biznes të suksesshëm
>