Uebinar: Si të ndërtoni një strategji për krijimin e përmbajtjes së optimizuar për SEO

Nga: Elvis Plaku minuta lexim | 0 komente1198 lexime


Mbi 180 të regjistruar

A dëshironi të rrisni numrin e vizitorëve në blogun apo faqen e biznesit?

A keni provuar t’i rrisni vizitorët nëpërmjet mediave sociale, por me rezultate të dobëta nga që njerëzit nuk i klikojnë ato?

A keni tentuar të bëni SEO por pa arritur suksesin e dëshiruar?

Mbase kjo nuk është një listë e plotë e teknikave apo strategjive që keni provuar, por folësi ynë i parë i vitit ju tregojë një strategji SEO për të krijuar përmbajtjen e duhur për faqen tuaj që do tërheqë vizitorë relevant gjatë gjithë kohës.

Z. Granit Doshlaku, shqiptari nga Kosova, është një ekspert i certifikuar SEO/SEM me eksperiencë ndërkombëtare. Madje, ju mund ta keni dëgjuar edhe si një prej folësve në edicionin më të fundit të AllWeb, në Tiranë.

Ai do ju ndihmojë të krijoni një strategji të mirëfilltë SEO për përmbajtën e faqes tuaj. Një strategji e sprovuara që faqja juaj të rritet në renditjen në motorët e kërkimit. E mbi të gjitha, që ju të tërhiqni vizitorët dhe klientët e duhur.


Për kë është ky regjistrim:

  • Sipërmarrës që menaxhojnë faqen e tyre në ueb;
  • Sipërmarrës të lirë (freelance) që disponojnë faqe në internet;
  • Specialistë të marketingut dixhital që dëshirojnë të rrisin vizitorët nga SEO;
  • Studentë që duan të lançohen në botën dixhitale;
  • Kushdo tjetër që ka interes.
Granit Doshlaku

Granit Doshlaku

Granit Doshlaku është bashkë-themelues dhe udhëheq departamentin e Search Marketing në Manaferra (agjenci digjitale me bazë në Prishtinë, Kosovë).

Në 7 vitet e fundit ai ka sjellë dhe implementuar ide të reja dhe kreative për të ndihmuar klientët që të arrijnë objektivat e caktuara. Në baza të rregullta mund ta gjeni duke folur në evente lokale për tema sikurse SEO, content marketing, link building dhe app SEO.

Agjencia e tij lançoi Picasio në vitin 2016, një prej platformave të para që u mundësonte publikuesve të krijonin përmbajtje ndëraktive. Në 3 vitet e fundit, blogu i tij personal ka parë më shumë ridizenjime sesa artikuj të publikuar mirëpo në të ardhmen e afërt kjo pritet të ndryshoj. Artikujt e tij janë shpërndarë/publikuar nga media më të njohura të industrisë sikurse Search Engine Land, GeekTime, BusinessMag, DigitalSpoiler dhe tjera.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


Gjithashtu mund të lexoni

Webinar anglisht: Vlerat thelbësore të udhëheqjes

Webinar anglisht: Vlerat thelbësore të udhëheqjes

I keni parë kurset tona online?

I keni parë kurset tona online?

Trajnim për kurset online: Ja si mund të përfitojë biznesi/organizata juaj

Trajnim për kurset online: Ja si mund të përfitojë biznesi/organizata juaj

Uebinar: Si të kapërceni pengesat që ju mbajnë larg qëllimeve tuaja!

Uebinar: Si të kapërceni pengesat që ju mbajnë larg qëllimeve tuaja!
>