Trajnim Online per kurset online
Trajnime

Trajnim për kurset online: Ja si mund të përfitojë biznesi/organizata juaj

E imagjinoni një platformë me të cilën mund të edukoni apo trajnoni punonjësit tuaj?

Po një sistem që ju lejon të përmirësoni aftësitë dhe njohuritë e personave me të cilët punoni?

Ose një platformë me aksese të ndryshme sipas grupeve të ndryshme?

Nuk bëhet fjalë për sisteme apo platforma imagjinare por kurse dhe sisteme që mund t'i përshtaten nevojave të biznesit apo organizatës tuaj.

Në këtë uebinar do flasim për ‘kurset online’ dhe antarësimet online!

Për kë është ky trajnim:
  • Bizneset që punojnë online, por jo vetëm;
  • Sipërmarrjet apo organizatat që kanë mbi 5 punonjës;
  • Sipërmarrësit që synojnë të ofrojnë kurse online për trajnime;
  • Qendra kursesh;
  • Institucione që punojnë me grupe të ndryshme.
Pjesë nga video trajnimi: Nevoja për inovacion (risi)

Customers served!
5 të regjistruar deri tani

Përditësuar më: 12 Kor 202512:40

Ja pse duhet të investoni në kurset online:

  • Automatizojnë një pjesë të proceseve të përsëritura;
  • Lehtësojnë komunikimin, pasi janë në format dixhital;
  • Standardizojnë edukimin/informimin e brendshëm apo të jashtëm të personelit apo klientëve të biznesit;
  • Lehtësojnë opsionet për informimin, edukimin e vazhdueshëm;
  • Mundësojnë përmirësimim/përditësimim i vazhdueshëm për personelin apo klientët;
  • Dokumentim i brendshëm (arkiva materialesh);

Elvis Plaku është sipërmarrës dhe konsulent me eksperiencë korporative dhe private. Aktualisht bashkë-menaxhon dy biznese private dhe shërben si konsulent dhe trajnues për disa biznese/organizata të mirënjohura në vend.

Ekspertiza e tij vjen nga ndërthurja e një sërë përvojash si në botën korporative ashtu edhe në atë private në Shqipëri dhe jashtë. Prirjet dhe dëshira e tij për të eksploruar drejtime të reja e kanë përballur me përvoja në fusha nga më të ndryshmet si: marketingu, psikologjia, komunikimi, burimet njerëzore, teknologjia, etj. Në 2011, përfundoi studimet e nivelit Master për administrim biznesi nga Regent University në Virginia Beach, Virginia, USA.

Read More
Jeorkejda Zhaka (uebinar)

Uebinar: Si të kapërceni pengesat që ju mbajnë larg qëllimeve tuaja!

Vendosja e qëllimeve dhe ndjekja e tyre nuk shkojnë vaj.

Është shumë e lehtë të vendosesh qëllime, sidomos çdo fillim-viti…

Por pse ndodh që të dështojnë shpesh në ndjekjen e tyre?

Pse ndihemi të ngecur vit pas viti me të njëjta qëllime (ose më mirë të themi dëshira) të parealizuara?

Ky uebinar është menduar për ti dhënë përgjigje këtyre pyetje:
  1. 1
    Cili është realiteti i te vendosurit qëllime;
  2. 2
    Cilat janë disa nga pengesat qe përballim;
  3. 3
    Cilat teknika mund te përdorim për të kapërcyer këto pengesa.
Për kë është ky uebinar
  • Profesionistët e rinj;
  • Studentët
  • Çdokush që synon të përparojë në karrierën e vet.

Datë: E enjte, 27 janar 2022

Ora: 18:30-19:30

Pjesëmarrja: Falas, me regjistrim

Vendi: Uebinar online

Customers served!
1 të regjistruar deri tani

Përditësuar më: 12 Kor 202512:40

Jeorkejda Zhaka është një profesioniste me eksperiencë në sektorin jo-fitimprurës. Ajo ka punuar me organizata kombëtare dhe ndërkombëtare në role të ndryshme që lidhen me trajnimin, zhvillimin dhe drejtimin e individëve duke krijuar dhe përmirësuar struktura në vendin e punës.

Ajo ka përzemër të advokojë për të rinjtë dhe ti mbështesë ata në arritjen e qëllimeve të tyre nëpërmjet trajnimeve që ofron. Dy vitet e fundit ajo ka zhvilluar aftësitë e saj për krijimin e përmbajtjes, marketingun bazuar në përgjigje të drejtpërdrejtë dhe planifikimin strategjik.

Momentalisht punon si Drejtore e Administratës në Fondacionin Maratonomak dhe menaxhon projektin ne ndihme te refugjateve afgane. Në të njëjtën kohë ajo ofron ekspertizën e saj në kompaninë EMI-CC Coaching and Consulting në marketing dhe krijim përmbajtjeje për podcast dhe rrjete sociale. Ajo beson se profesionistët e mirë nuk kanë pse të jenë të mërzitshëm!

Read More
Trajnimi Si te kemi sukses me Wordpress
Trajnime

Trajnim: Si të kemi sukses me WordPress

Mëso WordPress për 6 orë

Trajnuesi ka krijuar mbi 120 faqe dhe punuar me faqe të njohura, si:

Pse ky trajnim?

  • Që t'ju tregojmë një mënyrë të provuar si të ndërtoni, publikoni dhe mirëmbani faqen tuaj në internet.
  • Synimi i këtij trajnimi për WordPress nuk është t’ju tregojë për çdo platformë që ekziston apo t’ju bindë pse ju duhet një faqe!
  • Publikimi i faqes tuaj me WordPress nuk është sekret por një mënyrë e provuar dhe e thjeshtë, që ju lejon të shfrytëzoni potencialet, mundësitë dhe opsionet thuajse pafund që ju ofron. Aktualisht, mbi 42% e faqeve që publikohen në internet janë ndërtuar me WordPress. E përsëris, mbi 42%!
  • Kjo platformë e ka treguar që është super e lehtë në përdorim dhe e përshtatshme për thuajse çdo lloj nevoje që ju mund të keni.
  • Tema e ndërtimit dhe publikimit të faqeve me WordPress mbetet ndër temat më të kërkuara nga lexuesit dhe ndjekësit e Sfida Biznesi.

Sfida e mediave sociale

Nëse duam të tërheqim një audiencë të caktuar, të gjithë përdorim mediat sociale sepse na lejojnë të krijojmë profile dhe faqe ‘pa pagesë’. Aty e kemi të lehtë të tërheqim fansa dhe ndjekës me shumicë dhe kështu mund të ngremë një biznes, krijojmë një brand, promovojmë një nismë, apo thjesht marrim pëlqime (likes) nga miqtë dhe ndjekësit.

Por çfarë ndodh nëse thyhen rregullat? 

Ç’ndodh nëse vetë mediat sociale ndryshojnë rregullat e tyre?

Personalisht njoh mjaft raste ku për një nga dy arsyet e mësipërme ose gabime të tjera, klientët e mi dhe persona të ndryshëm më kanë kontaktuar pasi kishin ngelur në baltë nga mediat sociale.

Javë, muaj, madje dhe vite punë të çuara dëm!

Tragjedia më e madhe ishte fakti që tani ata nuk kishin si t’i merrnin ndjekësit/fansat e tyre me vete dhe nëse kishin nerva dhe lekë, do duhet ta fillonin gjithë punën nga fillimi. 

Ajo që dua të them është:

Ata, ju dhe unë, jemi të gjithë ‘qiraxhinj’ në mediat sociale.

Edhe ndonëse disa prej nesh mund të kenë ngritur ‘perandori’ me mijëra e mbase miliona fansa, në fund të ditës, përsëri mbetemi ‘qiraxhinj’ në mëshirën e fatit apo vullnetit të pronarëve të mediave sociale.

A bën sens kjo që po them?


Avantazhet e faqes tuaj

Në morinë e eksperiencave të mia në internet, që në 1999, kur krijova faqen e parë, kam parë me dhjetra e qindra raste ku fatet e projekteve të mia apo të klientëve të mi mbetën peng të një platforme apo sistemi që nuk ishte në dorën tonë. 

Por kjo ndryshon kur ke faqen tënde të internetit.

Dua të them që në botën e internetit, e vetmja gjë që mund të quhet e jotja është ‘faqja jote’. Aty ti mund të ndërtosh një perandori apo edhe një mini-blog që ta quash tëndin dhe ta menaxhosh si dhe kur të duash, pa pasur frikë se si mund të shkojnë rrymat e mediave sociale apo të platformave ku bazohesh.

Më kujtohen plaftorma sociale dhe blogjesh si GeoCities, Hi5, MySpace, Google+… që ishin vërtetë shumë të mëdha në kohën e tyre por tashmë nuk janë më ose nuk ju kujtohet më as emri

Ndërkohë sot kemi Facebook dhe Instagram, por edhe për sa kohë?

Ja pse ju duhet një faqe dhe tani është koha që të lini pas dore çdo justifikim dhe arsyetim që ju pengon të merrni hapin e duhur.


Pse ju duhet faqja juaj?

Nëse keni një projekt, biznes, organizatë apo jeni profesionist i mirëfilltë, atëherë ju duhet patjetër faqja juaj në internet pasi ajo është referenca e qëndrueshme që ju dhe puna juaj ekzistoni. 

Nuk bëhet fjalë për një preferencë, por për një domosdoshmëri. Faqja juaj është si adresa e shtëpisë tuaj. Pra, nuk po flas për shtëpi me qira, si ato në mediat sociale! Një shtëpi e mirë është ajo te e cila ju investoni kohë, para dhe energji në plan afatgjatë, sepse e dini që do t’i rezistojë kohës dhe nuk ka gjasa të ndryshoni vendodhje peridikisht.

Publikimi i faqeve nuk është më sfidë

Nëse ndërtimi dhe publikimi i një faqeje ju duket ende një sfidë e pakalueshme nuk ka pse të jetë kështu. 

Ndonëse mendoni se mediat sociale i përmbushin të gjitha nevojat për publikime, ato në fakt nuk i shërbejnë mirë kohës dhe nuk ju lejojnë të përmbushni nevojat në rritje të biznesit, projektit apo profilit tuaj si profesionist.

Tani duhet të pranoni faktin që edhe nëse para pak vitesh ishte sfidë të ndërtoje një faqe profesionale, tashmë kjo është mjaft e arritshme, gjë që mund të vërtetohet edhe nga moria e platformave dhe shërbimeve që e mundësojnë.

profile-pic
profile-pic
profile-pic
profile-pic

Pjesëmarrëse në trajnimin për WordPress

Më ndihmoi për të kuptuar më tepër për elementët përbërëse të një website dhe cilat janë disa nga funksionet kryesore për të patur një faqe funksionale dhe të ndërtuar në mënyrë profesionale. Mbi të gjitha më ndihmoi të kuptoja se sa lehtësisht e përdorshme dhe e dobishme është platforma e WordPress. :)

Jeorkejda Zhaka - Fondacioni Maratonomak

Pjesëmarrëse në trajnimin për WordPress

Më ndihmoi jo vetëm të pasuroja njohuritë e mia për krijimin e një faqeje interneti, por edhe me frymëzoi të hapja një të tillë.

Manjola Condi - Colliers International

Pjesëmarrëse në trajnimin për WordPress

Më prezantoi me platformën WordPress dhe sesi mund të krijoj website-in tim në anë të WordPress-it . U njoha me funksionet kryesore, pata mundësi të shihja sesi u krijua një website praktikisht dhe pata mundësi ndërveprimi.

Heligerta Zela - Fondacioni Maratonomak

Pjesëmarrëse në trajnimin për WordPress

Grazie a questo corso sono riuscita a capire molte cose per quanto riguarda la pubblicazione di una pagina web. Se prima pensavo fosse impossibile, oppure molto difficile, ora non è più così! Grazie!!!

Iris Canole - Studente në Itali

Oferta jonë 8,000 Lek nga €14000 Lek

  • Ky trajnim për WordPress ofrohet i gjithi në shqip! Pra, ne flasim shqip.
  • Të gjithë pjesëmarrësit do kenë mundësinë të praktikojnë me një version live në WordPress ku mund të bëni prova dhe mësoni ta përdorni me të gjitha funksionet. Kjo nuk ofrohet askund tjetër.
  • Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit do kenë mundësinë ta blejnë faqen që kanë ndërtuar për ta përdorur dhe përmirësuar më tej.
  • Do ofrohen disa shtojca (plugins) premium pa pagesë, për ata që do blejnë faqen përfshi: SEOPress Pro 4000 lekë/vit / MailPoet 7,000 leke/muaj deri në 10,000 abonentë
  • Përfitoni 50% ulje nëse regjistroheni përpara datës së lancimit.
  • Përfitoni 1 vit hostim pa pagesë nëse paguani shumën e plotë të trajnimit prej 14,000 Lekë

Paketa bazë

  • 6 orë trajnim me video konferencë;
  • faqe e plotë individuale në WordPress për t'u trajnuar;
  • antarësi te grupi privat në Facebook dhe/ose Whatsapp për të mbështetur njëri-tjetrin;
  • video e regjistruar e sesioneve;

8000 Lekë

Me transfertë bankare, kartë debit, krediti ose PayPal

Paketa PLUS

  • gjithë zërat te Paketa bazë
  • hostim + domain të paguar për një vit.

14,000 Lekë

Me transfertë bankare, kartë debit, krediti ose PayPal

Trajnim individual

  • Konsultim individual
  • Sipas nevojave tuaja

Fillon nga
3000 Lek/ora

Me transfertë bankare, kartë debit, krediti ose PayPal

Formati i trajnimit
(do bihet dakord me pjesëmarrësit)

  • 6 orë aktive drejt-për-drejtë me trajnuesin (3 sesione nga 2 orë, me video-konferencë).
  • Detyra shtëpie, maksimumi 1 orë shtesë çdo javë.
  • Grup privat në Facebook, për diskutime, pyetje, mbështetje dhe materiale ndihmëse shtesë.
  • Ofrojmë dhe trajnim individual, klikoni për detajet

Trajnues

Që prej vitit 1999 ai ka krijuar, lançuar dhe menaxhon me dhjetëra faqe, shumica e të cilave të ndërtuara me WordPress. Ai ka ndërtuar dhe menaxhuar faqe për medie si Gazeta Shqip (4 vite), faqe e-commerce si ShtepiaeLibrit.com (mbi 15 vite) dhe faqe për mjaft klientë nga kompani dhe organizata me emër në Shqipëri dhe Amerikë.

Nëpërmjet këtij trajnimi ai do ndajë këshilla praktike nisur nga eksperiencat dhe ekspertiza e tij për këdo që dëshiron të publikojë faqen e vet në internet.

Elvis Plaku është sipërmarrës dhe konsulent me eksperiencë korporative dhe private. Aktualisht bashkë-menaxhon dy biznese private dhe shërben si konsulent dhe trajnues për disa biznese/organizata të mirënjohura në vend.

Ekspertiza e tij vjen nga ndërthurja e një sërë përvojash si në botën korporative ashtu edhe në atë private në Shqipëri dhe jashtë. Prirjet dhe dëshira e tij për të eksploruar drejtime të reja e kanë përballur me përvoja në fusha nga më të ndryshmet si: marketingu, psikologjia, komunikimi, burimet njerëzore, teknologjia, etj. Në 2011, përfundoi studimet e nivelit Master për administrim biznesi nga Regent University në Virginia Beach, Virginia, USA.

Read More
Marketing Strategjik ne Internet
Trajnime

Trajnim: Marketing strategjik në internet

Miq!

Ju ftojmë të bëheni pjesë e trajnimit Marketingu strategjik në internet që e ofrojmë si pjesë e trajnimeve tona profesionale.

Ky trajnim prej 4-8 orësh, do ju ndihmojë të krijoni një kornizë pune (strategji) nëpërmjet së cilës mund të bashkëpunojnë sektori i shitjeve dhe i marketingut për arrijen e objektivave. 

Sigurisht, fokusi do jetë te marketingu dhe konceptimi i hapave që do ju lejojnë t’i udhëhiqni klientët tuaj potencialë nga momentet e para të ndërgjegjësimit për produktin/shërbimin tuaj, te interesimi, te dëshira dhe te blerja e shërbimit apo produktit që ju ofroni.

Në këtë trajnim do orientohemi nga nevojat dhe rastet tuaja konkrete. Me anë të ushtrimeve dhe diskutimit të rasteve konkrete, shumicën e kohës do jeni ju vetë ‘në timon’ ndërkohë që do shohim së bashku se si aplikimi i strategjisë do t’ju lejojë të arrini objektivat për biznesin apo organizatën tuaj.

Axhenda dhe tematikat e trajnimit

01. Marketingu strategjik në internet

Hyrja dhe pak teori

02. Krijimi i strategjisë

Ushtrime praktike
Këtu do bëjmë bashkërisht disa ushtrime për të riparë strategjinë e përgjithshme dhe specifike të marketingut duke filluar nga bazat te detajet.

03. Udhëtimi i klientit, hinkat (funnels)

Teori & ushtrime praktike
Kjo është mbase edhe pjesa më interesante pasi do shohim bashkë dy prej koncepteve më praktike që e lejojnë çdo marketier të dijë si të pozicionohet dhe taktikat e ndryshme që mund të përdorë për të tërhequr dhe konvertuar audiencën e synuar.

04. Mjete, taktika dhe ‘analytics’

Raste konkrete
Kjo do jetë kohë për të diskutuar dhe parë bashkërisht raste konkrete bazuar mbi produktet, shërbimet dhe nevojat tuaja specifike. Kohë do t'i jepet edhe rishikimit të statistikave dhe identifikimit të treguesve kryesorë për suksesin e faqeve dhe kanaleve tuaja në internet.

Ndër pozicionet që e kanë përfituar këtë trajnim:

  • Menaxher & specialist marketingu
  • Menaxher & specialist shitjes
  • Menaxher & specialist të shërbimit ndaj klientit
  • Sipërmarrës & drejtues biznesi/organizate

Ndër kompanitë që e kanë përfituar këtë trajnim:

  • Raiffeisen Bank
  • Neptun Albania
  • Tirana Ring Center
  • Tring
  • Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF)
  • Credins Bank
  • NAREA (Real Estate)

Disa foto dhe postim nga trajnimi me Tring

Elvis Plaku është sipërmarrës dhe konsulent me eksperiencë korporative dhe private. Aktualisht bashkë-menaxhon dy biznese private dhe shërben si konsulent dhe trajnues për disa biznese/organizata të mirënjohura në vend.

Ekspertiza e tij vjen nga ndërthurja e një sërë përvojash si në botën korporative ashtu edhe në atë private në Shqipëri dhe jashtë. Prirjet dhe dëshira e tij për të eksploruar drejtime të reja e kanë përballur me përvoja në fusha nga më të ndryshmet si: marketingu, psikologjia, komunikimi, burimet njerëzore, teknologjia, etj. Në 2011, përfundoi studimet e nivelit Master për administrim biznesi nga Regent University në Virginia Beach, Virginia, USA.

Read More
Tirana Wordpress Meetup

Uebinar: WordPress si Content Editor dhe Marketer, 5 nëntor 2020

Tirana WordPress Meetup organizoi uebinarin me temën: 

"WordPress si Content Editor dhe Marketer"

me trajnues ekspertin dhe sipërmarrësin z. Elvis Plaku.

Ju mund ta shihni regjistrimin e plotë të uebinarit duke përdorur linkun e mëposhtëm:

Takimi u zhvillua me 5 Nëntorora 18:00 në platformën Zoom, online.


Komuniteti i Tirana WordPress meetup bashkohet të enjten e parë të çdo muaji. Në çdo takim diskutohet për WordPress. Programi vendoset nga komuniteti dhe zakonisht në fund të çdo aktiviteti vendoset se për çfarë do të diskutohet në aktivitetin e rradhës. Nëse jeni të interesuar për një temë specifike ju lutemi të shkruani te grupi dhe sugjerimi juaj do merret në shqyrtim nga komuniteti.

Për të qenë pjesë e komunitetit nuk ka nevojë të jeni ekspert i WordPress pasi të gjithë janë të mirëpritur.

Read More
Konferencë: Bëhuni pjesë e “Balkan FLOSStival”, 5-6 dhjetor 2020

Konferencë: Bëhuni pjesë e “Balkan FLOSStival”, 5-6 dhjetor 2020

Balkan FLOSStival është konferencë që zhvillohet këtë vit për herë të parë, në formën e një aktiviteti virtual për promovimin e lirisë së softeve, softeve me kod-burim të hapur, privatësisë dhe të dhënave në internet, si dhe njohurive të hapura, në rajonin e Ballkanit. 

Kjo ide është iniciuar nga Open Labs dhe organizohet në bashkëpunim me GFOSS, FLOSSK, GreekLUG & Share Foundation.

Aktiviteti do zhvillohet në datat 5 & 6 dhjetor 2020, 9:00 AM - 5:00PM (CET).

Pse dhe si të bëheni pjesë?

Ngjarja virtuale në internet do shfaqë formate të ndryshme duke përfshirë, por pa u kufizuar në:

  • punëtori;
  • prezantime; 
  • diskutime dhe në thelb;
  • çdo format që pjesëmarrësit sjelln në tryezën virtuale të kësaj konference. 

Kjo ftesë është për të gjithë individët, organizatat, universitetet, institucionet e financuara nga publiku dhe kompanitë e Ballkanit që bien dakord për rregullat e publikuara në faqen zytare të konferencës 

Thirrja për aplikime 

Thirrja për prezantime është e hapur. Nëse doni të merrni pjesë me një prezantim apo puntori, mund të aplikoni në http://www.balkanflosstival.cc/

Disa nga temat e konferencës janë :

  • Cyber Security
  • Linux
  • Open Data
  • Open Source for business
  • Open Source for education
  • Free Software & Hardware
  • Online Privacy
Read More
Trajnimi per sigurine & privacine ne internet
Trajnime

Trajnim: Siguria & privacia në internet

Si qytetarë dixhital të gjithë jemi të ekspozuar ndaj sulmeve nga më të ndryshmet që mund të na vijnë nga mungesa e dijeve dhe informacionit, hakerat, qeveritë, korporatat, kompanitë e ofrimit të internetit, etj., etj.

Ky trajnim është mjaft praktik dhe konkret dhe mund të përshtatet sipas nevojave tuaja.

Ai synon t'ju njohë me disa prej rreziqeve kryesore që ju kanosen online duke ofruar këshilla dhe teknika praktike se si ju mund të mbroheni më mirë.

Këtë trajnim e kanë përfituar individë dhe organizata të ndryshme, në Shqipëri dhe jashtë saj.

Përmbajtja

  • Siguria e paisjeve që përdorim;
  • Përdorimi i duhur i fjalëkalimeve;
  • Mediat sociale (siguria & privacia);
  • Siguria me dy nivele për llogaritë tuaja;
  • Siguria & privacia në lundrim;
  • Siguria në përdorimin e email;
  • Përdorimi i VPN-ve.
Trajnimi per sigurine ne internet permbajtja

Dëshironi të bëheni pjesë e këtij trajnim ose ta ofroni atë për organizatën/biznesin tuaj, atëherë na kontaktoni që sot për të marrë një informacion më të plotë.

Prezantim te Fondacioni M&M Ivanaj - vizitoni linkun

Read More
Uebinar per trajnimin si te publikoni faqen tuaj ne Wordpress

Uebinar mbi trajnimin: Si të publikoni faqen tuaj me WordPress

27 të regjistruar

Përshëndetje miq!

Nëse keni dëgjuar apo jeni të interesuar të bëheni pjesë e trajnimit: Si të publikoni faqen tuaj me WordPress, atëherë ju ftojmë të ndiqni regjistrimin e këtij uebinari që u zhvillua me datë 28 maj 2020 me pjesëmarrje nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Italia.

Kur: Të enjten, datë 28 maj, ora 18:00-19:00

Ku: Uebinar online (nga laptopi ose telefoni juaj)

Sa: Me regjistrim.

Ndër temat që u trajtuan në këtë uebinar ishin:

  • Njihuni me trajnuesin tuaj;
  • Pse ju duhet faqja juaj;
  • Sfida e mediave sociale;
  • Avantazhet e faqes tuaj;
  • Sfidat e publikimit;
  • Formati & përfitimet e trajnimit.

Hapat si do mund të bëheni pjesë e uebinarit

Read More
kater platforma video konference web

7 mësime nga përdorimi i 4 platformave të ndryshme brenda një jave

Hyrje

Do doja të thoja se ishte një javë normale por fatmirësisht duhet të pranoj se ishte mjaft interesante dhe me intensitet.

Ditën e mërkurë drejtova një trajnim 1.5 orësh me 8 persona duke përdorur EyeOn ku mësuam për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave të klientëve. Sesioni shkoi mjaft mirë dhe me një nivel të kënaqshëm angazhimi nga pjesëmarrësit.

Më pas, të enjten, mora pjesë në një trajnim me Zoom mbi temën e prezantimeve dinakime. Fatkeqësisht, mu desh të largohesha para mbarimit pasi duhet të bëja hapjen e një uebinari tjetër me WebinarNinja i cili filloi në WebinarNinja dhe mbas 45 minutave kaloi në një platformën tjetër - BigBlueButton.

Nuk mund të them që këto janë shumë të zakonshme por përballja me platforma, audienca, tematika të ndryshme mi bëri ditët vërtetë mjaft interesante.

Çfarë mësova nga eksperienca me 4 platforma për video konferenca?

  1. Njerëzit përshtaten shumë më lehtësisht kur kanë dëshirë apo nevojë;
  2. Platformat për video konferenca na ndihmojnë të lidhemi në distancë por edhe krijojnë pengesa pasi ne komunikojmë më shumë në mënyrë jo-verbale;
  3. Shpejtësia e internetit aktualisht është një nga sfidat kryesore pasi jo të gjithë e kanë njësoj;
  4. Adoptimi më i mirë i platformave online vjen vetëm nga përdorimi i rregullt, teoria të çon deri diku;
  5. Njerëzit entuziazmohen fillimisht por pastaj është shumë e lehtë të rikthehen në ‘status-quo’, pra rutinën e zakonshme;
  6. Nëse nuk përdor teknika ri-angazhimi njerëzit bëhen shumë shpejt pasiv, ose shpërqëndrohen nga gjëra të tjera përreth;
  7. Nëse nuk ke një sistem apo kanale të tjera që ti kujtosh, atëherë shumica harrojnë të futen online në kohë;

Këto janë vetëm disa nga vëzhgimet e mia, por jam i sigurtë që ju keni edhe sugjerime apo komente të tjera. Ju ftojmë t'i shtoni këtu poshtë 🙂

Read More
Publer ne AppSumo

Ofertë: Menaxhoni mediat sociale me Publer – kompani shqiptare në AppSumo

Me Ervinin jemi lidhur disa herë virtualisht, madje e kishim lënë për të bërë një uebinar së bashku por situata e covid i vuri shumë plane e dëshira në pritje.

Ndërkohë, u mrekullova kur pashë që kishte arritur të bënte një bashkëpunim me platformën gjigande të aplikacioneve për sipërmarrës dhe biznese – AppSumo.com

Sekreti që duhet ta kisha pranuar

Personalisht kam që në vitin 2012 që e përdor AppSumo si platformë dhe kam bërë me dhjetëra blerje që nga ajo kohë. Por nuk e kisha menduar që ta promovoja deri kur kjo faqe publikoi ofertën për kompaninë e parë shqiptare në këtë platformë, pra Publer Albania.


Krijoni, skeduloni dhe analizoni gjithë postimet tuaja në mediat sociale

Nëse keni një agjenci marketingu dixhital, menaxher mediash sociale apo sipërmarrës, atëherë ky është momenti më i mirë për të përfituar nga kjo ofertë që blihet një herë dhe nuk do keni nevojë ta paguani më me kuota mujore.

Nuk dua ta zgjas më tej, por ju ftoj të vizitoni direkt faqen në AppSumo dhe të porosisni licencën për ju.

Read More
BigBlueButton uebinar Redon Skikuli

Video konferencë me BigBlueButton në fushën e edukimit dhe jo vetëm

Gjatë këtij prezantimi 30-minutësh ju do të mësoni rreth:

  • nevojës për t'u adaptuar me punën nga shtëpia;
  • disa prej platformave kryesore të video konferencave;
  • përzgjedhjes midis një platforme falas dhe me pagesë;
  • përdorimit të platformës (open source) BigBlueButon me fokus fushën e edukimit dhe jo vetem.

Ku: Në internet me video konferencë

Kur: 23 prill 2020, Ora 17:00-18:00

Si: Pa pagesë, por duhet të regjistroheni (shih butonin poshtë)

Në epokën e COVID-19 shumë prej nesh tashmë punojnë nga shtëpia. Në një realitet të tillë jemi të detyruar që të mbajmë kontaktet me kolegë dhe bashkëpunëtorë duke përdorur platforma të ndryshme për biseda me video nëpërmjet internetit (video-chat). Një nga platformat që na ndihmon në këtë drejtim është dhe BigBlueButton, një sistem konferencash me kod-burim të hapur.

Përveç shërbimeve të ndryshme të konferencave në internet, ai ka integrime për shumë nga sistemet kryesore të mësimit, prezantimit dhe administrimit të përmbajtjes. BigBlueButton mbështet ndarjen e shumëfishtë audio dhe video, prezantime me aftësi të zgjeruara të tabelës së bardhë, biseda publike dhe private, ndarja e desktop-it dhe mbështetjen për prezantimin e dokumenteve PDF dhe dokumenteve të LibreOffice etj.

Për më tepër, përdoruesit mund të hyjnë në konferencë në një nga dy role: shikues ose moderator.

Audienca – ky prezantim i drejtohet:

  • sipërmarrësve që dëshirojnë që të përdorin video-konferenca për të punuar nga shtëpia;
  • profesionistëve në fushën e edukimit dhe jo vetëm.

Prezantues

Redon Skikuli - portret

Redon Skikuli (Twitter @rskikuli) është një qytetar digjital (netizen) me bazë në 41.3305N,19.7942E. Në vitin 2012 ai bashkëthemeloi Open Labs hackerspace dhe në vijim u angazhua në iniciativa si Open Source Conference Albania, Wiki Loves Monuments, CryptoParty Tirana, CopyFest dhe projekte të tjera rreth teknlogjive me kodburim të hapur (open source). Ai kontribuon në mënyrë aktive vitet e fundit në projekte open source si OpenStreetMap, Wikipedia, ndërkohë që prej disa vitesh është Mozilla Tech Speaker.

Profesionalisht ai është bashkëthemelues i Cloud68.co, ku ofron shërbime Software as a Service individëve dhe SME-ve duke përdorur platforma open source si Nextcloud, Zammad, Mattermost, BigBlueButton, etj.

Read More
SfidaBiznesi faqja permiresuar-prill-2020

Njoftim: SfidaBiznesi.com me faqosje të re

Miq,

Nuk e di nëse e keni vënë re por rishtazi kemi përditësuar faqosjen e faqes tonë. Struktura e faqes është e njëjta por paraqitja e brendshme e shkrimeve dhe kategorive të brendshme ka ndryshuar.

Jemi ende duke e përditësuar ndaj nëse hasni vështirësi apo keni sugjerime, ju ftojmë të na ndihmoni duke na shkruar te komentet!

Ju faleminderit që na ndiqni 🙂

Read More