Trajnim i hapur për sigurinë online – 30 tetor 2018

Nga: Elvis Plaku minuta lexim | 1 komente1174 lexime


Me mbështetjen e Fondacionit Ivanaj lançova një trajnim të hapur mbi temën e sigurisë online. Siguria online është një çështje për të cilën kam shkruar edhe më parë dhe vijon të mbetet shumë konkrete për këdo që operon online, qoftë edhe thjesht me një celuar.

Tematika ishte e përgjithshme por synote të ndërgjegjësojë pjesëmarrësit drejt adoptimit të disa praktikave të mira që rrisin sigurinë e tyre personale në internet.

Trajnimi ishtë i hapur për këdo që dëshironte të regjistrohej. Në trajnim morrën pjesë mbi 80 pjesëmarrës.

Te ky link mund të gjeni disa nga trajnimet që ofrojmë.

 


#Çfarë: Trajnim për Sigurinë Online
#Ku: @ IvanajFoundation
#Kur: 16:00; 30 tetor 2018
#Pjesëmarrja: Falas, me regjistrim.

Tetori është ‘Muaji i Ndërgjegjësimit për Sigurinë Kibernetike’. Në këtë kuadër  edhe ky trajnim kërkon të rrisë ndërgjegjësimin, të ndryshojë sjelljen dhe të sigurojë informacion për të gjithë se si të mbrohen në internet.

Në ditët e sotme, teknologjia dhe komunikimi në internet janë të mbizotëruese dhe po zhvillohen shumë shpejt. Teknologjitë e shumta online që përdorim vazhdimisht e kanë bërë jetën tonë më të lehtë, por në të njëjtën kohë na kanë ekspozuar ndaj rreziqeve që nuk i njohim plotësisht!

Ne të gjithë jemi qytetarë dixhital dhe ne të gjithë duam që të kemi sa më shumë akses, mundësi, mjete, aplikacione etj. Por, në të njëjtën kohë duhet të pranojmë se duke u dixhitalizuar gjithashtu rrisim ekspozimin tonë ndaj rreziqeve si humbja, vjedhja dhe keqpërdorimi i informacionit tonë personal dhe madje edhe jetës tonë.

Ndërsa ka kaq shumë gjëra për të folur për sigurinë në internet, ky trajnim do të fokusohet në mësimin e disa prej metodave dhe teknikave më efektive për të rritur dhe mbajtur sigurinë tuaj në internet.

Trajnimi do të zhvillohet nga Elvis Plaku. Ai është një konsulent dhe sipërmarrës, ekspozimi dhe eksperienca online e të cilit e kanë ndihmuar të fitojë aftësitë e nevojshme dhe më pas tua mësojë këto aftësi dhe njohuri praktike kujtdo që operon në internet.

Ai është një kontributor i rregullt dhe themelues i SfidaBiznesi.com ku disa nga artikujt e tij më të lexuar janë për sigurinë në internet.

Pjesëmarrja:
Ky është një trajnim pa pagesë dhe i hapur, por për të marrë pjesë ju duhet të regjistroheni dhe të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj, gjë që do të na ndihmojë të organizojmë më mirë këtë trajnim.

Trajnimet e ardhshme:
Ky trajnim i parë do të shërbejë si fillesë për trajnimet e ardhshme që ne do të shpallim në të ardhmen e afërt në tema si marketingu, komunikimi, sipërmarrja dhe të tjera.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


Gjithashtu mund të lexoni

I keni parë kurset tona online?

I keni parë kurset tona online?

Konferencë: Bëhuni pjesë e “Balkan FLOSStival”, 5-6 dhjetor 2020

Konferencë: Bëhuni pjesë e “Balkan FLOSStival”, 5-6 dhjetor 2020

Ofertë: Menaxhoni mediat sociale me Publer – kompani shqiptare në AppSumo

Ofertë: Menaxhoni mediat sociale me Publer – kompani shqiptare në AppSumo
>